Close
Faqja 0 prej 9 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 85
  1. #1

    Feja nuk është obligative nëpër shkollat në Danimarkë

    Kur po lexoj shkrime në forum që të futet lënda e religjionit nëpër shkolla po më kap njëfarë frike. Ndoshta nuk kam arsye të frikësohem, por agresiviteti i masës po ma bën këtë.

    Nuk e di si mendojnë disa, ndoshta dikush mendon se në shkolla nxënësit duhet të shkojnë me tespihe në dorë dhe atje ta mbajnë "besh" vaktin ( edhe të falen atje). Kjo nuk qëndron.

    Problem më vete në kosovë paraqesin konfesionet fetare. Do të dilte shumë punë, spese nëse u lejohet myslimanëve, kjo duhet t'u lejohet edhe të krishtërëve, ortodoksëve, protestantëve e fe të tjera nëse ka në Kosovë.

    Mbi të gjitha duhet ta dinë të gjithë se religjioni nëpër shkolla është sipërfaqësor. Nxënësit marrin njohuritë elementare për fenë, ndërkaq për ritualet tjera dhe për thellim njohurish të mëtejme nxënësit i marrin në xhami e në kisha e mejtepe.

    Duhet ditur gjithashtu, se mësimdhënës në një shkollë nuk është një hoxhë a një prift. Ligjërimin e bëjnë mësuesit.

    Kështu është në Danimarkë. Aty nxënësit nuk do të mësojnë vetëm për religjionin që e përkasin, por për relegjionin në tërësi, ndërkaq fëmijët e një grupi të caktuar religjioz mësojnë më shumë për këtë.

    Para pak ditësh, mësuesja e religjionit në shkollën ku punoj më propozoj: po eja një ditë dhe tregoju nxënësve për fenë myslimane. Mbase do ta përgatis një temë për këtë.

    Përfundimisht, unë, përsonalisht nuk jam që një herë për njëherë feja të futet nëpër shkollat tona. Vërtet kemi nevojë më shumë të kemi një shkollë të fortë, sepse për fe nuk jemi keq, bile ndoshta dimë më shumë se duhet.
    Ndryshuar për herë të fundit nga projekti21_dk : 27-08-2011 më 16:27
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  2. #2
    Ekstremist Islamik Maska e ximi_abedini
    Anëtarësuar
    27-02-2010
    Vendndodhja
    nga KOSOVA e SHQIPERIS
    Postime
    2,800
    Ke frik sepse ti nuk e din qfar eshte feja ather kur te mesosh edhe ti vet do kerkosh qe te futet feja neper shkolla

    As ne vendin ton sdo jet obligative ,qdo prind do zgjedh se ne cilen fe deshiron ti edukoj femijet e tij

    Ajo mesuse te paska ftu por te kisha keshillu mos tento te behesh ligjerues i fes islame mos e merr ket barr te rend se do gabosh rend ,je nje njeri me ate qe kam par ne shkrimet tua qe ske njohuri ne fe ty feja te duket ekstremizem kuptoe njeher e pergjithmon se feja nuk eshte ekstremizem feja te edukon qe te jetosh ne kete jet duke mos e lendu askend te emson drejtesin moralin te meson te jesh i nenshtruar ndaj Zotit dhe qdo njeri qe i nenshtrohet zotit smund te jet kriminel narkoman hajn etj, dhe je nje njeri i ndikuar nga mediat per te perqa muslimanet

    Ne vendin ton me shum se kurr me par kemi nevoj qe te futet mesim besimi neper shkolla sepse sot shkollat tona jan ber aren lufte ,bastion i narkomaneve te cilet po i infekton rinin ton ,sot ne shkollat tona per qdo dit ndodhin rrahje therrja dhe jo rrall her edhe vrasje .E vetmja gje qe do i eleminonte keto gjera te poshtra eshte feja e cila jo rrall her i ka zbut edhe tiranet

    Kemi nevoj per urdherat keshillat e Zotit qe ti zbatojm ne jet ne menyr qe te jemi te sukseshum ne kete jet dhe fitus ne boten tjeter ,ata njerz qe skan nevoj per keshillat e Zotit ata njerz jan kunder Zotit
    Përderisa është dikush në Qiell që më mbron...
    Nuk ka askush në Tokë që më mposhtë...”

  3. #3
    Dëgjojeni Igballe Rugovën.
    Kur shoh femra si kjo them: I kemi punët mirë
    Të lumtë moj sokoleshë!
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    25-05-2008
    Postime
    3,745
    Citim Postuar më parë nga projekti21_dk Lexo Postimin
    Dëgjojeni Igballe Rugovën.
    Kur shoh femra si kjo them: I kemi punët mirë
    !
    Me femra si Igballe Rugova do quhemi Lesbianland

  5. #5
    Citim Postuar më parë nga ane Lexo Postimin
    Me femra si Igballe Rugova do quhemi Lesbianland
    unë nuk kam argumete për këtë. Është turp ta fyesh tjetrin nëse nuk ke fakte.

    e dashur ane, të flasësh me bindje për këtë që po thua, ka vetëm dy mundësi: ose të jesh "partnere" me të ose ta kesh parë me sytë e tu.
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  6. #6
    Citim Postuar më parë nga ximi_abedini Lexo Postimin
    Ke frik sepse ti nuk e din qfar eshte feja ather kur te mesosh edhe ti vet do kerkosh qe te futet feja neper shkolla

    As ne vendin ton sdo jet obligative ,qdo prind do zgjedh se ne cilen fe deshiron ti edukoj femijet e tij

    Ajo mesuse te paska ftu por te kisha keshillu mos tento te behesh ligjerues i fes islame mos e merr ket barr te rend se do gabosh rend ,je nje njeri me ate qe kam par ne shkrimet tua qe ske njohuri ne fe ty feja te duket ekstremizem kuptoe njeher e pergjithmon se feja nuk eshte ekstremizem feja te edukon qe te jetosh ne kete jet duke mos e lendu askend te emson drejtesin moralin te meson te jesh i nenshtruar ndaj Zotit dhe qdo njeri qe i nenshtrohet zotit smund te jet kriminel narkoman hajn etj, dhe je nje njeri i ndikuar nga mediat per te perqa muslimanet

    Ne vendin ton me shum se kurr me par kemi nevoj qe te futet mesim besimi neper shkolla sepse sot shkollat tona jan ber aren lufte ,bastion i narkomaneve te cilet po i infekton rinin ton ,sot ne shkollat tona per qdo dit ndodhin rrahje therrja dhe jo rrall her edhe vrasje .E vetmja gje qe do i eleminonte keto gjera te poshtra eshte feja e cila jo rrall her i ka zbut edhe tiranet

    Kemi nevoj per urdherat keshillat e Zotit qe ti zbatojm ne jet ne menyr qe te jemi te sukseshum ne kete jet dhe fitus ne boten tjeter ,ata njerz qe skan nevoj per keshillat e Zotit ata njerz jan kunder Zotit
    Zoti të ndihmoftë o Abedin djali.
    A po e sheh që po bën mëkat. Ti mua nuk më njeh. Nga erdhe deri te ky përfundim.

    Unë kam zgjedhur edhe një rrugë tjetër t'i shoj i pastër Zotit. Përvec fesë, unë do t'i shkoj pa faje duke mos e lënduar e fyr dikë, sepse Zoti ka thënë: "Me kabahat ( faj) ndaj meje hajde se unë ta fali, por hak të tjetrit mos më hajde se nuk ta fali". Kështu na mësonte feja jonë dikur: për të mos fyr.
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  7. #7
    I love god
    Anëtarësuar
    23-02-2007
    Postime
    8,043
    edhe ne Gjermani nuk eshte obligative Gi,de,masha

    femijet e mij kane dale nga rruga e zotit fale babait.

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    25-05-2008
    Postime
    3,745
    Citim Postuar më parë nga projekti21_dk Lexo Postimin
    unë nuk kam argumete për këtë. Është turp ta fyesh tjetrin nëse nuk ke fakte.

    e dashur ane, të flasësh me bindje për këtë që po thua, ka vetëm dy mundësi: ose të jesh "partnere" me të ose ta kesh parë me sytë e tu.
    Me duket se ai qe fyen je ti,ndersa une nuk e fyeva Igballen sepse ajo nuk fyhet per ate qe eshte, me siguri eshte edhe krenare

  9. #9
    Citim Postuar më parë nga drague Lexo Postimin
    edhe ne Gjermani nuk eshte obligative Gi,de,masha

    femijet e mij kane dale nga rruga e zotit fale babait.
    sa kam njohuri në gjithë vendet e botës nuk është obligative, pro unë kur shkruaj dicka nuk kam dëshir të shkruaj me të dëgjuara. Në Danimarkë e di personalisht.
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  10. #10
    Citim Postuar më parë nga ane Lexo Postimin
    Me duket se ai qe fyen je ti,ndersa une nuk e fyeva Igballen sepse ajo nuk fyhet per ate qe eshte, me siguri eshte edhe krenare

    E dashur ane,
    Nuk po e di në cfarë konteksti po e thua, por unë besoj se të gjithë njerëzit ndihen mirë për atë që janë. Kjo pra është normale.

    respekt
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

Faqja 0 prej 9 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •