Kur po lexoj shkrime në forum që të futet lënda e religjionit nëpër shkolla po më kap njëfarë frike. Ndoshta nuk kam arsye të frikësohem, por agresiviteti i masës po ma bën këtë.
Nuk e di si mendojnë disa, ndoshta dikush mendon se në shkolla nxënësit duhet të shkojnë me tespihe në dorë dhe atje ta mbajnë "besh" vaktin ( edhe të falen atje). Kjo nuk qëndron.
Problem më vete në kosovë paraqesin konfesionet fetare. Do të dilte shumë punë, spese nëse u lejohet myslimanëve, kjo duhet t'u lejohet edhe të krishtërëve, ortodoksëve, protestantëve e fe të tjera nëse ka në Kosovë.
Mbi të gjitha duhet ta dinë të gjithë se religjioni nëpër shkolla është sipërfaqësor. Nxënësit marrin njohuritë elementare për fenë, ndërkaq për ritualet tjera dhe për thellim njohurish të mëtejme nxënësit i marrin në xhami e në kisha e mejtepe.
Duhet ditur gjithashtu, se mësimdhënës në një shkollë nuk është një hoxhë a një prift. Ligjërimin e bëjnë mësuesit.
Kështu është në Danimarkë. Aty nxënësit nuk do të mësojnë vetëm për religjionin që e përkasin, por për relegjionin në tërësi, ndërkaq fëmijët e një grupi të caktuar religjioz mësojnë më shumë për këtë.
Para pak ditësh, mësuesja e religjionit në shkollën ku punoj më propozoj: po eja një ditë dhe tregoju nxënësve për fenë myslimane. Mbase do ta përgatis një temë për këtë.
Përfundimisht, unë, përsonalisht nuk jam që një herë për njëherë feja të futet nëpër shkollat tona. Vërtet kemi nevojë më shumë të kemi një shkollë të fortë, sepse për fe nuk jemi keq, bile ndoshta dimë më shumë se duhet.
Krijoni Kontakt