Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 27
  1. #1
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708

    Shqipëria firmos: Pjesë e kuintetit ruso-ballkanik kundër Kosovës

    Shqipëria firmos: Pjesë e kuintetit ruso-ballkanik kundër Kosovës

    Shqipëria firmosi dje me dorën e Ministrit të Brendshëm të qeverisë Berisha një marrëveshje që ngre dy pikëpyetje jo të vogla: E para, Shqipëria (ndryshe nga Maqedonia, Rusia, Serbia, Mali i Zi) është vend anëtar i NATO-s dhe në marrëveshjen ruso-shqiptare parashikohet “shkëmbim informacioni mes agjencive”. Për marrëveshje të tilla, një vend anëtar i NATO-s duhet të marrë miratimin nga Brukseli. E dyta, Rusia merr OK në Tiranë për përfshirjen e Shqipërisë në një “kuintet” rus-ballkanik të drejtuar nga Serbia. Shënjestra është Kosova. Ka shumë arsye për të pyetur: Luftë kundër drogës, apo kundër Kosovës?




    Ministria e Brendshme njoftoi dje se “në Ministrinë e Brendshme u nënshkrua një marrëveshje bashkëpunimi me Shërbimin për Kontrollin e Trafikut të Narkotikëve të Federatës Ruse për luftën kundër trafikut të paligjshëm të lëndëve narkotike”. “Marrëveshja u nënshkrua nga ministri i Brendshëm Bujar Nishani dhe drejtori i Shërbimit Federal të Kontrollit të Trafikut të Narkotikëve të Rusisë, z.Viktor Ivanov. “Sot nënshkruajmë një marrëveshje e cila është një shprehje e qartë e vullnetit të përbashkët politik për t’u angazhuar në këtë bashkëpunim në luftën kundër kësaj sfide të madhe, e cila është një e keqe për jetën dhe shëndetin e qytetarëve të të dyja vendeve tona, por natyrisht edhe për çështje që kanë të bëjnë me sigurinë”, u shpreh Ministri Nishani sipas njoftimit zyrtar të MB-së. Sipas komunikatës për shtyp, marrëveshja parashikon “aspekte te shkëmbimit të informacionit për fushën përkatëse” dhe “organizim dhe planizim të përbashkët të goditjes së grupeve kriminale”.

    Ivanov, shprehu angazhimin për “shkëmbimin e përvojave të agjencive të dy vendeve, zhvillimin e trajnimeve të përbashkëta dhe të punës së përbashkët hetimore për të zbuluar dhe goditur vatrat e kriminalitetit dhe në veçanti të trafikut të lëndëve narkotike”, thuhet më tej në njoftimin zyrtar të Ministrisë së Brendshme. Dita dhe axhenda e vizitës së Ivanovit u mbajt tërësisht në hije nga autoritetet e Tiranës. Dy ditë më parë “Shekulli” njoftoi vizitën e Viktor Ivanovit në Tiranë në një artikull që u referohej medieve ruse (INTERFAKS, Prajm TASS etj). As ambasada ruse në Tiranë nuk dha ndonjë lajm. Vetëm dje, Ministria e Brendshme nxorri papritur njoftimin e nënshkrimit të marrëveshjes mes Nishanit në emër të qeverisë shqiptare dhe Ivanovit në emër të Moskës. Në Serbi dhe Maqedoni gjithashtu janë nënshkruar marrëveshjet. Ivanov ka deklaruar se brenda këtij viti do të nënshkruhet dhe krijimi i kuintetit (grup pesë-vendësh) Shqipëri, Maqedoni, Rusi, Serbi, Mali i Zi për të luftuar “narkotrafikun” në atë që Moska e quan “rajon gjeografik të Kosovës”.

    Pjesa më delikate e marrëveshjes duket një pikë që anashkalohet në komunikatat e varfra me informacion të qeverisë, por që gjendej dje në disa artikuj të medias italiane mbi marrëveshjet. Ato shkruajnë se marrëveshja nuk do kufizohet vetëm në “shkëmbimin e informacionit”, por edhe në mundësinë për t’u dhënë policëve rusë të drejtën për të stërvitur repartet e antidrogës ballkanike dhe për të operuar brenda territorit të këtyre shteteve të vegjël të shtrirë në kufijtë juglindorë të Bashkimit Europian”. Përfytyroni policë rusë që kontrollojnë për drogë në kufirin shqiptaro-kosovar… (!)

    Marrëveshja Rusi Serbi

    Tri ditë më parë radio Zëri i rusisë njoftonte: “Rusia dhe Serbia përfunduan marrëveshjen për bashkëpunimin në luftën kundër trafikimit të paligjshëm të drogës. Dokumenti i ri u nënshkrua gjatë vizitës së Ivanov në Serbi. Ai e quajti marrëveshjen e arritur një hap të rëndësishëm në drejtim të bllokimit të “itinerarit ballkanit të drogës” nga Afganistani në Evropë. “Kosova, sipas të dhënave të policisë anti-drogë, është shndërruar në qendrën kryesore të tranzitit të kontrabandës së drogës nga Azia në Evropë, – tha radio “Zëri i Rusisë”, – duke cituar Viktor Ivanov të jetë shprehur gjatë vizitës në Serbi: “Territori i Kosovës është shndërruar në qendër logjistike parashitjeje, e cila shpërndan më pas drogën brenda vendeve të vetë Bashkimit Evropian”.

    Marrëveshja Rusi-Maqedoni

    Agjensia INA shkruan: “Ministrja e Punëve të Brendshme Gordana Jankulloska dhe drejtori i Shërbimit Federal për Kontroll dhe Lëvizje të Narkotikëve nga Federata Ruse Viktor Ivanov nënshkruan në Shkup Marrëveshjen për bashkëpunim në luftën kundër trafikut të drogës. “Aktivitetet e përbashkëta do të jenë të orientuara drejt zbulimit të personave të dyshuar dhe grupe pjesëmarrësish në kryerjen e veprave penale për tregti të palejuar me drogë me dimensione ndërkombëtare”, – tha ministrja e Punëve të Brendshme. “Maqedonia për shkak të vendpozitës së saj në qendër të Ballkanit është goditja e parë e narko trafikut”, tha Ivanov. Ai tha për Kosovën, se “është qendër e grupeve kriminele të cilat merren me kontrabandim të drogës në Ballkan” – njoftoi agjensia maqedone INA.

    Axhenda e Ivanovit në Tiranë që japin rusët

    Agjensia ITAR-TASS (26 gusht) shkruan: “Me përfundimin e negociatave të Viktor Ivanovit dhe Bujar Nishanit planifikohet nënshkrimi i marrëveshjes mes FSKN-së së Rusisë dhe MB-së së Shqipërisë kundër narko-kërcënimit që vjen, ndër të tjera, nga Afganistani”. Pastaj lajmi citon deklaratat e Ivanovit në Beograd. Ivanovi nuk është takuar me ndonjë kryeministër të Serbisë dhe Maqedonisë, as me ndonjë zëvendës-spikerash Kuvendi në dy vendet sllave. Është takuar vetëm me ministrat e brendshëm, ndryshe nga Shqipëria.

    Njoftimi i djeshëm në sajtin e Antidrogës Ruse

    Dje, më 26 gusht, në sajtin e FSKN-së në rusisht jepet një njoftim i tillë: “Më 29 gusht 2011, ora 12.00 në qendrën e shtypit të Agjencisë së Lajmeve “Interfaks” do të zhvillohet një konferencë shtypi e drejtorit të FSKN, Viktor Ivanov, me temë: “Rezultatet e vizitës së presidentit të GAK-ut, drejtorit të FSKN-së së Rusisë Viktor Ivanov në Serbi, Maqedoni dhe Shqipëri)”. Gjatë konferencës së shtypit drejtori i FSKN-së së Rusisë do t’u përgjigjet pyetjeve të gazetarëve rusë dhe të huaj të medieve kryesore të shtypit dhe atyre elektronike.

    Referati i Ivanov për Kosovën, para ardhjes në Tiranë

    Sikurse njoftoi sajti zyrtar i Antidrogës Ruse (shih fskn.gov.ru) Ivanov mbajti një referat në Beograd në Akademinë Policore të Serbisë. Ndër të tjera Ivanov tha: “Mjaft të tregohet se rajoni gjeografik i Kosovës (shihni termin: rajoni gjeografik i Kosovës) si rezultat e ngjarjeve të njohura është shndërruar në narko-klaster të Evropës. Aty kryqëzohen dy narko-flukse globale: fluksi i kokainës nëpërmjet Afrikës dhe i fluksi i heroinës nëpërmjet Turqisë. Prej aty kryhet transportimi në vendet e Bashkimit Evropian”

    Ndoshta për të përligjur vënien në shënjestër të Kosovës, Moska jep një shifër që nuk është konfirmuar nga drejtoria përkatëse e Antidrogës e OKB-së. Citojmë: “Një nga narkotrafikët, nëpërmjet të cilit në vendet e Evropës hyn 80 për qind e drogave, është itinerari ballkanik…”.

    Dhe më pas Ivanov lëshon një deklaratë vërtet të debatueshme sipas të cilës “kosovarët aktualisht janë bërë forcë kriminale dominuese tashmë jo vetëm e Mesdheut dhe gjithë Evropës Juglindore, por praktikisht e të gjithë Evropës”. (!)

    Shefi i Antidrogës ruse thumboi në fund të referatit në Beograd, edhe BE-në duke thënë se “komuniteti evropian deri tani nuk ka qenë në gjendje as dhe të përmirësojë njëfarsoj situatën me narko-trafikun nëpërmjet Kosovës”.

    Politizim dhe më pas plani rus për “Kuintet”-in

    Borman-i i Kremlinit (një nga nofkat që i kanë vënë rusët Viktor Ivanovit, duke e krahasuar me kriminelin e famshëm nazist Martin Bormann, 1900-1945, sekretar personal i Fyhrerit) e politizon jo pak “luftën kundër drogës”, kur e lidh me krijimin e shtetit të Kosovës, duke bërë fajtore NATO-n.

    “Enklava kosovare lindi si rezultat i veprimeve ushtarake të NATO-s në Ballkan në vitin 1999 dhe u shndërrua me shpejtësi në një një qendër drogash në Evropë, direkt me anë të korridoreve portuale me prodhuesin global të opiateve, Afganistanin” – thote Ivanov, duke shtuar se “është njëfarë shenje ogurzezë që pikërisht Afganistani, në territorin e të cilit lindi fenomeni planetar i prodhimit të heroinës, ishte shteti i parë, i cili njohu zyrtarisht pavarësinë e Kosovës”. (!)

    Dhe pasi lëshon këto deklarime ndaj Perëndimit, Kosovës dhe BE-së, Ivanovi shpalos planin e Moskës: “Dy vitet e fundit Rusia po formon qëllimisht një koalicion global antidrogë. Është i përligjur konsolidimi i përpjekjeve të Rusisë dhe shteteve kufitare me enklavën kosovare për krijimin e një pesësheje antidrogë ballkanike sui generis ose i një kuinteti antidrogë ballkanik. Detyra kryesore e një kuinteti është krasitja e narko-klasterit kosovar”.

    Cilat shtete përbëjnë “pesëshen” apo Kuintetin

    Në veri dhe në lindje të Kosovës është Serbia, në juglindje është Maqedonia, në jugperëndim është Shqipëria dhe në perëndim është Mali i Zi. Shteti i pestë është Ferderata Ruse, që nuk është shtet kufitar me Kosovën! Kuptohet se Moska, në emër të luftës kundër kriminalitetit global, synon të ushtrojë ndikim në Ballkan dhe t’i dalë në mbrojtje Serbisë. Jo vetëm kaq. Rolin e “qehajait” të Moskës ta luajë Serbia, që mund të ëndërrojë të kthejë një pjesë të ish-Jugosllavisë (Serbi, Mali i Zi, Maqedoni, Kosovë), duke i shtuar dhe Shqipërinë. Deri më dje ngrihej pyetja: A do të nënshkruajë Tirana? Prej dje, pyetja e mori përgjigjen. Tirana nënshkroi.

    Kush është Ivanov dhe lidhja me Afganistanin

    Drejtori i Shërbimit Federal të Kontrollit të Qarkullimit të Narkotikëve i Federatës Ruse (inicialet rusisht: FSKN), Viktor Petroviç Ivanov ka lindur më 12 maj 1950 në qytetin e Novgorodit. Shërbeu në ushtrinë sovjetike. Në moshën 27-vjeçare, nga viti 1977, hyn në organet e sigurimit të shtetit. Nisi nga detyra e përfaqësuesit të ish-KGB-së së BRSS për distriktin e Lenigradit dhe arriti më pas deri në postin e zëvendës drejtorit të FSB-së (Shërbimi Federal i Sigurimit), që zëvendësoi KGB-në.

    Në vitet 1987-1988 u komandua me shërbim në Afganistan si oficer i KGB. Në tetor 1994 dha dorëheqjen nga FSK-ja. Nga 5 janari 2000, ka qenë zv.shef i personelit presidencial i emëruar nga Vladimir Putin. Në 2000-2004 mbajti këtë post.

    Nga 4 nëntori 2004 është edhe kryetar i bordit të drejtorëve të kompanisë publike ajrore “Aeroflot”. Më 15 maj 2008 me dekret të Putin emërohet drejtor i Shërbimit Federal të Kontrollit të Qarkullimit të Narkotikëve i Federatës Ruse. Po me dekret të Putin miratohet anëtar i Këshillit të Sigurimit të Federatës Ruse. Ka marrë shumë dekorata të larta. Mban gradën general-kolonel. Është i martuar, ka një djalë dhe një vajzë.

    Ivanov, ‘kaskadori’ i Afganistanit

    Afganistani nuk është i panjohur për Ivanov. Në vitet 1987-88, drejtori aktual i Antidrogës i Federatës Ruse (FSKN), gjeneral-kolonel Viktor Ivanov, ishte në Afganistanin e pushtuar nga ushtria e ish- BRSS. Aty u zhvillua një luftë e ashpër mes forcave të kuqe sovjetike dhe forcave çlirimtare vendase të mbështetura nga SHBA. Ivanov, i cili prej më se 10 vjetësh shërbente në strukturat e shërbimit sekret famkeq të KGB-së u përzodh për një mision ende enigmatik në “një vend ku zhvillohej një luftë e egër dhe e humbur nga strategët e Moskës”, siç shkruan shtypi rus.

    Lufta sovjetike në Afganistan ishte një konflikt nëntëvjeçar. Tërheqja e trupave ruse filloi më 15 maj 1988 dhe përfundoi më 15 shkurt 1989 kur udhëheqësi i fundit sovjetik ishte Mihail Gorbaçov (Nobel i Paqes). Humbjet nga pala sovjetike: vranë gjithsej 14.453, u plagosën 53,753 veta, u zhdukën 312, kurse nga qeveria prosovjetike e Afganistanit pati 18.000 të vrarë. Momenti i zgjedhur për të dërguar një mision të KGB-së në Afganistan në vitet 1987-88 flet shumë. Në dhjetor 1987, presidenti i atëhershëm sovjetik Mihail Gorbaçov gjatë një vizite në SHBA deklaroi se ishte marrë vendimi të tërheqjen e trupave sovjetikë. Më 15 gusht 1988 tashmë ishte larguar gjysma e kontigjentit të kufizuar. Nuk dihet se me çfarë merreshin në këtë kohë grupet e shërbimeve sekrete (specslluzhbi) sovjetike që operonin në territorin e Afganistanit me emrin e koduar “Kaskad”. Por gjithsesi puna që bënin nuk kishte me siguri asgjë të ngjashme me rutinën e përditshme lenigradase. Në vitin 1988 “kaskadori” Viktor Ivanov u kthye në atdhe me medaljen “Për merita në luftë”.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Hyllien : 27-08-2011 më 08:17
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  2. #2
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    11-11-2008
    Postime
    2,899
    Cfare eshte kjo? Nuk po marr vesh gje.

  3. #3
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Tjetër sulm paralel ndaj Kosovës dhe Shqipërisë nga hordhitë Ruse:
    Cuditërisht ky nuk flet për mitin më të madh të të gjitha kohërave pas atij "Grek", miti Sllavo-Maqedonas!


    Albanologu rus Lomonosov: Miti ilir mund te shuhet
    E Marte 23 Gusht 2011 22:15


    Prishtine, 23 gusht – Si nje studiues i thelle i Ballkanit, perkatesisht i i shqiptareve, ai i njeh mire rrenjet tona. Seminari Nderkombetar per Gjuhen, Letersine dhe Kulturen Shqiptare e sjell ate ne Kosove per te pesten here. Ne edicionin e tridhjete, albanologu rus Matvej Lomonosov teme te referimit e ka ceshtjen ilire ne sfondin e mitologjise kombetare shqiptare. Teksa referimi i tij do te jete pjese e programit ne njeren nga keto dy ditet e ardhshme, ne nje bisede per “Kohen Ditore” ai ka folur ne lidhje me ate se si shqiptaret dhe kosovaret perpos qe po “ikin” nga miti ilir ata edhe ndahen ne disa gjera te tjera kulturore e shoqerore.

    “Duke hulumtuar ne literaturen e re historiane e cila kerkon fakte dhe argumente qe te flas dicka shohim se miti ilir eshte i kontestueshem. Por pertej kesaj, miti ilir po kontestohet vetvetiu edhe ne Kosove, edhe ne Shqiperi”, ka thene Lomonosov. Por, sipas tij, kjo nuk eshte ndonje gje e madhe pasi mitologjia kombetare shqiptare i ngjan mitologjise nacionale te cdo populli tjeter. Teksa miti i Skenderbeut dhe miti i Pashko Vases se “feja e shqiptarit eshte shqiptaria” jane zbuluar goxha shume, sipas Lomonosovit miti origjines antike eshte lene menjane studimeve.

    “Protokronizmi shqiptar, dalja e te cilit ne skenen historike lidhet me periudhen e Rilindjes, kaloi gjate dy shekujsh neper kater etapa. Ne kapercyellin midis shekullit XX dhe XXI ai u kristalizua ne trajten e lavderimit te se kaluares ilire dhe u perhap mjaft gjere, mirepo ka mbetur ne ate suaze”, ka thene Lomonsov. Kjo edhe ka bere qe ne te dy vendet si Kosova ashtu edhe Shqiperia ky mit ne elitat kulturore, shkencore dhe politike te mos gjeje vend te madh.

    “Ne Shqiperi, sidomos ne qarqe profesionale miti do te vazhdoje te shuhet, sepse librat e rinj atje jane te rrekur pas metodologjise evropiane... Ne Kosove, nevoja e shtetformimit, e sajimit te identitetit dhe e krijimit te simboleve te reja mund te coje mitin dardan perpara”, ka thene Lomonosov. Duke folur per Kosoven ai thote se eshte situata me ndryshe.

    “Nese integrimi evropian bashke me ndertimin e identitetit me te gjere do te vonohet, mund te presim perforcimin e imazhit te Kosoves si nje Dardani e ringjallur ne te gjitha fushat politike, kulturore, arsimore dhe turistike. Kesisoj miti ilir mund edhe te shuhet”, ka thene albanologu rus.

    Dallimet ndermjet Kosoves dhe Shqiperise ne kete aspekt, per Lomonosovin jane edhe produkt i nje tjeter historie.

    “Duke krijuar mite krijohen armiqte e bashke me te edhe heronjte. Armiku eshte shume i perhapur ne mitologji. Megjithate edhe armiqte edhe heronjte dallojne ne Kosove dhe Shqiperi”, ka thene ai.

    Per Lomonosovin interesante eshte sesi ne Shqiperi sllavet nuk jane armiq madje edhe kane marredhenie te mira, ndersa ne Kosove turqit jane miq.

    “Teksa ne Shqiperi armik jane turqit dhe greket ne jug, ne Kosove armik jane sllavet perkatesisht serbet. Per keta te fundit shqiptaret kane njefare lloj simpatie teksa kosovaret kane simpati per turqit”, ka thene Lomonosov.

    Sipas tij, te kesh nje armik dhe hero eshte nevoje shoqerore jo vetem ne Kosove dhe Shqiperi, por ne gjithe popujt e tjere.

    “Kemi te bejme me mitin eskatologjik qe u referohet permbysjes se shtetit, pushtimit nga te huajt apo humbjes shkaterrimtare nga ana e armikut”, ka thene ai.

    Sipas Lomonosovit, ky lloj miti prodhon ate heroik qe paraqet nje sere heronjsh te paepur te cilet, duke i luftuar armiqte me te gjitha forcat qe edhe me vone lartesohet nga ai popull.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  4. #4
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Këto sulme vijnë pas njohjeve që pati Kosova këto kohë, ku ja kaloi vitit të kaluar të njohjeve, cuditërisht mbasi mori në dorë situatën dhe i tha boll më importimit nga Serbia, dhe sidomos pas ardhjes së Kryeministres Kroate Kosor, e cila praktikisht tha "nuk e pysim Beogradin për asgjë", dhe ftoi dhe Shqiptarët për të njëjtën gje, si dhe arësyeja kryesore e ardhjes së Kroacisë në Kosovë qe marrja e tregut Kosovar. Si përfaqësues i politikave Gjermanike në Ballkan, Kroacia po fillon të lidhet me shumë fije me Kosovën, duke izoluar totalisht Tartaristanin e Ballkanit. Në po të njëjtën kohë vjen dhe Davutoglu me pretendimet e tia absurde, pa anashkaluar problemet në veri, kriza presidenciale në Kosovë, protestat për xhami, përdhunimin e figurave kombëtare, dhe regjistrimin në Shqipëri të popullsisë, vjedhjes së pronave sipas 7501 dhe regjistrimit të ri, dhe pas një periudhe dramatike zgjedhjesh.

    Ky vit deri tani ka qenë ndër më të tmerrshmit politikisht pas 1997 dhe luftës në Kosovë dhe sidomos nga pikpamja nervore për shqiptarët, që po durojnë cdo absurditet të mundshëm.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Hyllien : 27-08-2011 më 08:26
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  5. #5
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    11-11-2008
    Postime
    2,899
    Pervec albanologut rus, a kishte albanologe te tjere (vendas) ne seminarin e Prishtines?

  6. #6
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Citim Postuar më parë nga javan Lexo Postimin
    Pervec albanologut rus, a kishte albanologe te tjere (vendas) ne seminarin e Prishtines?
    Nuk di, media e qeverisë këtë raporton, ky "Albanologu" ishte një herë. Edhe po të kishte Rusi i ka diskretituar mesaduket. Albanologët e ardhshëm janë publicistat si Klosi që me konsensus do e bëjnë shqiptarin jevg, e nga lis e plep në shkurre e barishte.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  7. #7
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    11-11-2008
    Postime
    2,899
    Citim Postuar më parë nga Hyllien Lexo Postimin
    Nuk di, media e qeverisë këtë raporton, ky "Albanologu" ishte një herë.
    Ai paska thene dicka shume te rende:

    ... Ne Kosove, nevoja e shtetformimit, e sajimit te identitetit dhe e krijimit te simboleve te reja mund te coje mitin dardan perpara”, ka thene Lomonosov. Duke folur per Kosoven ai thote se eshte situata me ndryshe.
    I ka thene botes se Kosova nuk ka asgje te perbashket me Dardanine, por nevoja per te SAJUAR identitet do krijoje kete Dardani te paqene, sipas tij.

    Sigurisht, duke i shtuar pjesen tjeter qe "Kosova ka si heronj Turqit" i ka vene kapak pjeses qe Kosova nuk ka hitori, eshte zone muslimane-turke SHQIPFOLESE.

    Bravo ju qofte. Deklarate nga mesi i PRISHTINES. Dhe me e bukura e publikojne si xhevahir. Po filloj te dyshoj mos vertete po flasim per turq te shiptarizuar, pasi nuk ka mundesi qe ne forum po na hidhen ne gryke per Baben Mret dhe nuk po cajne koken kur u thote Sllavi se nuk jeni Shqiptare, por Turq! Cubrillovici po feston.


    E Shqiperia si e ka hallin? Apo i ka zene megalomania se bejen politike te kalibrit duke i perdredh koken te vetit per te marre me te mire armikun? Internacionalizmi dhe mungesa e dinjitetit qe shkon me te ka rrenje te thella...
    Ndryshuar për herë të fundit nga javan : 27-08-2011 më 08:40

  8. #8
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Citim Postuar më parë nga javan Lexo Postimin
    Ai paska thene dicka shume te rende:



    I ka then botes se Kosova nuk ka asgje te perbashket me Dardanine, por nevoja per te SAJUAR identitet do krijoje kete Dardani te paqene, sipas tij.

    Sigurisht, duke i shtuar pjesen tjeter qe "Kosova ka si heronj Turqit" i ka vene kapak pjeses qe Kosova nuk ka hitori, eshte zone muslimane-turke SHQIPFOLESE.

    Bravo ju qofte. Deklarate nga mesi i PRISHTINES. Dhe me e bukura e publikojne si xhevahir. Po filloj te dyshoj mos vertete po flasim per turq te shiptarizuar, pasi nuk ka mundesi qe ne forum po na hidhen ne gryke per Baben Mret dhe nuk po cajne koken kur u thote Sllavi se nuk jeni Shqiptare, por Turq! Cubrillovici po feston.


    E Shqiperia si e ka hallin?Apo i ka zene megalomania se bejen politike te kalibrit duke i perdredh koken te vetit per te marre me te mire armikun? Internacionalizmi dhe mungesa e dinjitetit qe shkon me te ka rrenje te thella...
    Po sigurisht që e ka thënë atë ai. Këtu i ka rënë goja në tokë disave tek tema e Rugovës dhe luftës që ju krye Rugovës dhe vizionit Dardan nga ky fraksion njerëzish që ja vendosi këtij Rusit argumentin e formuluar gati për ta shprehur mu në mes të Prishtinës, që Shqiptarët janë Turq, madje Turq trafikantë droge, organesh(vazhdon dhe andej Dick Marty dhe Del Ponte duke akuzuar), prostitutash etj, një "vrimë e zezë në Ballkan".
    Ndërkohë Maqedonia ndërton "Njëriun Mbi Kal" dhe nuk shoh të paktën këta kozmopolitat tanë në të njëjtën frymë dashamirësie ballkanike ti thonë "Maqedonasit" po boll ore se le nam. Jo, shqetësimi i tyre primar është zhbërja e Skënderbeut, simbolikës kombëtare(sic u pa dhe në forum ku injoranca u mundua me cdo kusht të sundoj por u shkërmoq nga historia) dhe identitetit Shqiptar.

    Nuk ka hall shqipëria, ky është problemi, ka vec rrumpallë. Mua më cudit që askush nuk e ka analizuar vitin deri tani në perspektivë e ti vendosi këto ngjarje një nga një në rresht. Vitin tjetër është 100 vjecari, por po na e bëjnë gati paketën për idetitet të ri dhe histori të re të paketuar më duket për 100 vjecarin tjetër. Sic i thanë Enverit filloje historinë këtu, ne po na thonë filloje në 1600 se më përpara nuk ekzistoje.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Hyllien : 27-08-2011 më 08:44
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  9. #9
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    11-11-2008
    Postime
    2,899
    Citim Postuar më parë nga Hyllien Lexo Postimin
    Po sigurisht që e ka thënë atë ai. Këtu i ka rënë goja në tokë disave tek tema e Rugovës dhe luftës që ju krye Rugovës dhe vizionit Dardan nga ky fraksion njerëzish që ja vendosi këtij Rusit argumentin e formuluar gati për ta shprehur mu në mes të Prishtinës, që Shqiptarët janë Turq, madje Turq trafikantë droge, organesh(vazhdon dhe andej Dick Marty dhe Del Ponte duke akuzuar), prostitutash etj, një "vrimë e zezë në Ballkan".
    Ndërkohë Maqedonia ndërton "Njëriun Mbi Kal" dhe nuk shoh të paktën këta kozmopolitat tanë në të njëjtën frymë dashamirësie ballkanike ti thonë "Maqedonasit" po boll ore se le nam. Jo, shqetësimi i tyre primar është zhbërja e Skënderbeut, simbolikës kombëtare(sic u pa dhe në forum ku injoranca u mundua me cdo kusht të sundoj por u shkërmoq nga historia) dhe identitetit Shqiptar.

    Nuk ka hall shqipëria, ky është problemi, ka vec rrumpallë.
    Ky eshte sulm i kalkuluar nga te gjitha anet. I tille qe Shqiptareve te mos u lere asnje alternative, vec asaj qe te rreshtohen me Turkun dhe te leshojne historine e Shqiperise per ta marre Maqedonia, Serbia, Bosnja. Kjo u konvenon shume sllaveve te cilet e kontrollojne me fije te padukshme tere vendet anetare te Konferences Islamike. I intereson edhe Davutoglit per Bosnjen e shumedashur. Keshtu pra Shqiptaret i kemi tash pa emer, diku mes hordhive aziatike, ndersa Sllavet jane ne Europe.

    Kjo nuk eshte fe, por politike e paster me qellim shfarosjen e kombit Shqiptar.
    Ndryshuar për herë të fundit nga javan : 27-08-2011 më 08:49

  10. #10
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Rikthehet ëndrra e Moskës për ‘të lagur këmbët’ në Adriatik

    Analizë nga Sergio Bagnoli / Itali



    Marrëveshje e rëndësishme ajo e nënshkruar javën e fundit mes Rusisë dhe Serbisë, Maqedonisë, Shqipërisë e Malit të Zi. Marrëveshja është justifikuar në emër të luftës së përbashkët kundër trafikut të drogës, pasi Rusia thotë se sheh tek territori i Kosovës “pikën më të madhe për grumbullimin e drogës afgane dhe shpërndarjen e saj drejt gjithë Evropës”. Kreu antirus i drogës Viktor Ivanov ka marrë jo vetëm miratimin e ministrave të brendshëm, të mbrojtjes dhe të jashtëm në Beograd (Ivica Dacic, Vuk Jeremic e Dragan Sutanovac) por edhe atë të qeverive të Shqipërisë, Maqedonisë dhe Malit të Zi. Marrëveshja nuk do kufizohet vetëm në “shkëmbimin e informacionit”, por edhe në mundësinë për t’u dhënë policëve rusë të drejtën për të stërvitur repartet e antidrogës ballkanike dhe për të operuar brenda territorit të këtyre shteteve të vegjël të shtrirë në kufijtë juglindorë të Bashkimit Europian.

    Në të shkuarën drejtuesit malazezë janë akuzuar nga hetuesitë e vendeve të Europës për lidhje me bosët e narko-trafikut tej e këndej Adriatikut. Vetë ish-kryeministri Milo Gjukanoviç hetohej në Itali për kontrabandë dhe trafiqe ilegale. Problematika e Kosovës dhe Shqipërisë ku klanet mafioze kontrollojnë pjesë të rëndësishme të jetës politike vendore dhe problematika e Serbisë, së cilës nuk ju dha nga BE-ja statusi i vendit-kandidat për të njëjtat arsye, janë gjithashtu të njohura për ne.

    Në këtë panoramë të kriminalitetit në këto vende që shënojnë 20 vjetorin e fundit të komunizmit, Rusia e Putinit ka vendosur të fusë hundët, megjithëse fenomeni i drogës në Beograd, Prishtinë apo Tiranë, nuk është se përbën ndonjë rrezik të drejtpërdrejtë për rendin publik të vendit të madh sllav.

    Moska megjithatë na shfaqet e interesuar të ketë influencë në këto shtete të vogla që ende nuk janë bërë pjesë e BE-së dhe kjo lëvizje që bën kontrast të fortë me planet e zgjerimit të BE-së drejt lindjes, pason ‘daljen’ prej influencës së ish-perandorisë sovjetike të Polonisë, Rumanisë dhe mbi të gjitha të Bullgarisë shumë besnike.

    Moska në fakt është shtyrë gjithmonë nga një pulsion i kundërt me atë që ka karakterizuar politikën europiane: ndërsa Brukseli shenjonte të rikthente brenda sferës së influencës perëndimore zonat e limituara nga harku karpatik, Rusia, ndërkohë, pasi kaloi një dekadë problematike, tenton tashmë të zgjerojë drejt lindjes influencën e vet, duke mos braktisur me sa duket kurrë, ëndrrën e vjetër të daljes në Adriatik, ëndërr e cila u “mbyt” në 1948-n e largët.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •