Close
Faqja 23 prej 26 FillimFillim ... 132122232425 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 221 deri 230 prej 254
  1. #221
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-03-2012
    Postime
    5
    Sharri,

    Pse permanda UNE ato pasuri te Shqipetreve ne Maqedoni ???

    Sume Shqipetare,ne rruge, ne vendin e punes, ne Gjermani, ne Zvicer,Amerike e gjetiu koheve te fundit, kane fituar bindjen qe vecanerisht keta te Maqedonise ( siqe permendi edhe a.koci qe ka pare dike bartur te Vdekurin te mbeshtjellur me flamur Arab) ,dmth.fitohet bindja qe keta te Ilirides nuk jane aq kombetare sa te tjerret

    I njejti Argument i perbuzjes eshte sikur i Turqeve i Arabeve e te tjrreve ndaj Gjermanise per shembull.

    Keta, Iken nga jeta e varfer,nga lufterat,nga jeta pa drita,ku ne vendet e tyre nga 3 kilometra kane udhetuar per te mbushur UJE diku.e tashti Shajne sa munden Germanet duke shfrrytezuar te gjitha te mirrat

    Edhe Shume Shqipetare ka qe perbuzin me te madhe keta Shtete poashtu duke shfrytezuar te mirat dhe pastaj edhe duke vjedhur.

    Ketu mosme keqkuptoni se,nuk thashe qe Shqipetaret jashte ILIRIDES Punuakan ketu dhe perbuzin kete vend lutem lexoni tekstet me kujdes,por vetem permenda Standardin e ketij vendi.

    Eshte fakt makaberqe keta njerrez ( tanime eshte bere mode ) te quhen flliqesire aziate,vete qe dikush ka pare dike duke u falur apo ndonje hoxheqe predikon ku ta dije une,urrejtje FETARE etj.

    Vete Parulla Aziatike,Arabe, e flliqur e keshtu me rradhe nencmon nje popull te tere
    Vete keto parulla, lene pershtypjen e urrejtej se gjithe popullit e jo ndaj nje GRUPI.

    Shume Shqipetare Shajne Banoret e Sharrit Tetove ,Gostivar ngase gjoja nuk flitkan Shqip; na paskan nje dialet Serb.

    Or Vellezer, padituria eshte e keqe,por Gjysmedituria e Rrezikshme,thuajne Germanet.
    Ky grup Shqipetaresh qe perfol,qe ka keto bindje nuk din as shqipen te te flase. keto fakte i kame hasur cdo kund.

    Nuk eshte aspak e vertete qe keta njerrez ( ne Iliride )nuk e dine Shqipen, por per kundrazi.

    Desha te ceki qe shume njerrez.pa qe kurre ne keto troje,pa pasur nune me kete njerrez ia futin si kau peles e perbuzin nje Popull te tere.

    Po pse protestoj aq kategorikisht ????

    Sepse 10 vjetet e fundit eshte bere MODE kjo.

    Vetem qe kemi pare ca KURDE,a Arabe qe kane sjellje katastrofale; vetem qe kemi bere pak pasuri ( keta 10 vitet e fundit ) ne Itali, Gjermani e gjetiu, nuk duhet qe menjere te ngjesim PARULLA ne qafe e te necmojme nje Pjese te madhe te popullit,vetem qe i takon FESE islame apo flet dialekti qe ndoshta eshte nder mete vjetrit ne popull.

    Per fat te keq, pothuajse te gjitha forumet Shqipetre qe ekzistojne, nje teme kane :
    Sharrje,dhe Urrejtje mesveti.,prandaj Shqipetaret Dy gjera Bashke nuk mund ti bejne.

    me nderime

  2. #222
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-01-2011
    Postime
    713
    Pajtohem plotësisht me shkrimin e mësipërm.Gjërat qëndrojnë krejtësisht ndryshe dhe duhet sajuar përcepcion rrënjësisht tjetërfarë.

  3. #223
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    26-03-2012
    Postime
    28
    Une nuk e di shkakun e paraqitjes te ketyre maqedoncave (origjinal) ,mu tani ne kete kohe ,pas sa shume vitesh ,perse deri tani na kane qene maqedon dhe pernjehere na dolen shqiptare ,patriot dhe atdhetare te mire ,sinqerisht nuk e di por koha do ta tregoje

  4. #224
    Dr. Branisllav Sinadinovski

    Recension për librin: “Jeta fshatarëve shqiptarë në Rekën e Epërme“

    (Paraqitur në provim në Shkup.)

    Që nga fillimi do të doja që të theksoja se pjesëmarrja ime në promovimin e këtij libri është një nder i veçantë dhe kënaqësi e madhe, sepse edhe unë, respektivisht gjyshja ime e ndjerë, Paraskeva, si dhe familja e saj e afërt apo e largët, ishin nga Reka e Epërme, ose më saktë nga fshati Beliçicë, i cili gjendet jo shumë larg fshatit të lindjes, Shtirovicë, të koautorit të librit Bajazit Elmaz Doda. Ashtu si për banorët e fshatrave të Rekës së Epërme, gjuha shqipe ishte gjuhë amtare edhe e gjyshes time dhe prindërve të saj. Në këtë gjuhë fliste edhe babai im i ndjerë, Profesori universitar, Jakim Sinadinovski. Kjo gjuhë, deri në vdekje të gjyshes sime në vitin 1980, ishte gjuhë komunikimi në shtëpi në mes babait tim dhe gjyshes sime, edhe pse gjyshja më pas e mësoi pjesërisht edhe gjuhën maqedonase, dhe me mua mund të komunikonte edhe në gjuhën maqedonase.
    Meqë Babai im ishte qytetar i njohur dhe i respektuar, mysafirë të rregullt të Tij ishin familjarët dhe miq të shumtë shqiptar nga Reka e Epërme, por edhe shqiptarë nga Dibra, Tetova e Gostivari. Edhe pse i vogël, sot e kësaj dite më kujtohet se gjuha e komunikimit në mes babit dhe gjyshes me mysafirët ishte gjuha shqipe, dialekti i pastër dhe burimor i Rekës së Epërme. Edhe sot ende më kujtohet se si bisedat zgjatnin deri vonë, ose deri në mëngjes, se si pihej çaji, se si mbështillnin duhan, i cili si cigare të mbështjella jepej dorë më dorë në mes babait dhe miqve të tij. Këto përjetime nuk i harroi dot.
    Sot e kësaj dite më kujtohet se si gati çdo vit me Babain dhe familjen më të gjerë shkonim gjatë verës në fshatin Beliçicë, si miq të dajës Pavle (vëllai i gjyshes së ndjerë), i cili gjatë kohë ishte kryeplak në këtë fshat dhe shumë i njohur e i nderuar nga bashkëfshatarët, si dhe nga banorët e rrethinës në Rekë të Epërme. Edhe Ai me bashkëshorten dhe fëmijët e tij komunikonin në gjuhën shqipe.
    Meqë e njoh shumë mirë jetën, traditën, zakonet dhe historinë e gjuhës së Rekës së Epërme, lirisht mund të potencoj se libri “Jeta fshatarëve shqiptarë në Rekën e Epërme, malësi e Dibrës” nga rekasi Bajazit Elmaz Doda, me pjesëmarrje të rrëfyesit hungarez, Franc Baron Nopça, përfaqëson një studim të rrallë empirik të këtij tipi, në këto hapësira të trazuara ballkanike. Ky libër, edhe pse i shkruar para një shekulli, është aktuale edhe sot.
    Aktualiteti i kësaj vepre të rrallë shkencor përbëhet nga rrëfimet mjeshtërore, ilustrimet dhe analizat e jetës së pazakontë dhe të lloj-llojshme të fshatit, në mes të fshatarëve të numërt të Rekës së Epërme. Libri studiues është përplot me informacione të përpikta për historinë, për pushtuesit, të cilët ndërroheshin, duke filluar nga osmanlinjtë e gjer tek pushtuesit bullgarë dhe serbë.
    Rëndësi të veçantë ka rrëfimi gjeografiko-pedologjike në fund, dhe tiparet fizike të banorëve lokal. Më pas edhe zakonet specifike, që nga lindja e deri në vdekje, folklori i pasur, veshmbathjet, e drejta e trashëgimisë, shoqëria për pronësi dhe ndarja e pasurisë së patundshme, janë studime tejet të rëndësishme.
    Në libër paraqitet blegtoria dhe jeta e kurbetit, kultura materiale dhe shpirtërore, të dhënat dhe mitet, gjuha e pasur shqipe, duke ju falënderuar vlerave dhe virtyteve të lindura apo të trashëguara, ky popull krenar, stoik dhe i mençur por njëkohësisht edhe punëtor e i zellshëm, i ndershëm e luftarak, arriti të mbijetojë, ta ruaj identitetin e tij shekullor, ti tejkalojë të gjitha trazirat e periudhave të ndryshme historike. Në veçanti e rëndësishme është që të përmendet dhe të nënvizohet se shumica studiusve deri më tani e kanë bërë problematike çështjen e prejardhjes së rekasve, duke e parashtruar më pas edhe dilemën artificiale dhe pyetjen: A janë ata maqedonas, të cilët në periudhën e islamizmit e kanë pranuar gjuhën shqipe, ose janë vetëm shqiptarë, me elemente të kulturës ortodokse?
    Edhe kritikët më arrogant e oportun, kur do të ballafaqohen me karakteristikat e pasura antropologjike të kësaj popullsie, do të binden për origjinalitetin shqiptarë të rekasve të besimit ortodoks. Reka atëherë ka numëruar rreth 10 mijë banorë, të cilët janë si “objekt” për analizë të vet autorëve të këtij libri. Të njëjtin mendim e ndan edhe Franc Baron Nopça, se pavarësisht elementeve të kulturës othodokse, rekasit nuk ishin sllavë të shqiptarizuar, por ishin shqiptarë, tashmë pothuajse të sllavizuar. Kjo përfaqëson SIN QUA për çdo shkencëtar apo ekspert, i cili donë ta studioi prejardhjen e këtij populli malësor të Rekës së Epërme. Për këtë të vërtet shkencore, duke lënë anash anët tjera, duhet çmuar këtë studim.
    Libri i Nopçes dhe Dodës është i rëndësishëm sepse duke skanuar Rekën e Epërme, ofron të dhëna empirike dhe fakte, pra, ofron jo vetëm një dëshmi të gjallë për historinë, kulturën, gjeografinë, linguistikën, folklorin, zakonet dhe vlerat tjera të banorëve të Rekës së Epërme, por edhe më shumë se kaq. Nuk është fare e rastësishme se për këtë anë dhe për Maqedoninë në periudhën e kaluar e deri në fillim të shekullit XX, përshtypjet e tyre I kanë dhënë edhe shumë emra të njohur shkencor, duke filluar nga Vasil Kençov e Toma Smilaniq-Bradina. Deri në formimin e RSFJ-së mund të vlenin fjalët vizionare të dr. Franc Baron Nopçës, se në Evropë ka shumë pak hapësira ku ruhen rrethanat e vjetra të jetës fshatare deri në ditët e sodit, ku sipas tij përmbahet rëndësia e këtij libri.
    Sot, për fat të keq, Reka e Epërme është një botë e së kaluarës, ku me të drejtë, në parafjalë Robert Elsit me shqetësim shkruan në vitin 2007. Sot Reka e Epërme jeton vetëm nga kujtimet dhe rrëfimet e banorëve të mbijetuar të këtij rrethi, të zhvendosur nëpër çdo anë të botës, apo të zhvendosur në pjesë të ndryshme të Maqedonisë. Sot ky regjion magjeps pothuajse ka mbetur pa banorë. Reka e Epërme tashmë është një botë e braktisur.
    Për këtë pjesë më të bukur të Maqedonisë, për jetën e dikurshme gjallëruese dhe të larmishme të popullsisë së vet, dëshmojnë shtëpitë e lëna bosh, xhamitë, kishat dhe kullat, përroskat e shumta dhe lumenj të vegjël, vegjetacioni i dendur dhe bota shtazore, dhe në veçanti zhurma e ujëvarës së Radikës. Por ajo që me shekuj e bënte tërheqëse dhe interesante Rekën e Epërme, për të cilën informojnë edhe vet autorët e librit, për vizitorët e huaj dhe shkencëtarët, ishte prania e popullsisë malore e krenare e besimit mysliman dhe krishterë dhe veset e zakonet si dhe traditat. Kohë pas kohe këto anë vizitohen nga ndonjë adhurues i rrallë i këtyre bukurive natyrore, siç është Ministri i vetëqeverisjes lokale, Zotëri Nevzat Bejta, cili është nga Dufi i kësaj malësie piktoreske, ose Xhaxhai im, Branko Manojlloski, tashmë i afirmuar si misionar ndërgjegjësues i shqiptarëve ortodoks të kësaj krahine, i cili çdo vit vjen nga Amerika dhe nga gjashtë muaj kalon në vendlindjen e tij, Kiçinicën pitoreske, shpesh i shoqëruar nga miqtë tan të përbashkët...
    Kjo nuk është e mjaftueshme. Kjo njëkohësisht është thirrje që të gjithë së bashku, urgjentisht, të ndërmarrin diçka për të kthyer jetën në Rekën e Epërme. Për këtë i kemi borxh, jo vetëm për shkak të kaluarës së famshme. Për këtë arsye, jo rastësisht nëpër vendet e zhvilluara është ndërmarr një proces për kthimin e popullsisë qytetare në rrethet fshatare. Kjo është ardhmëria jonë e përbashkët, gjithsesi po që se duam ta ruajmë Rekën e Epërme, Maqedoninë dhe planetin Tokë. Nëse dëshirojmë që të mbetemi si shoqëri e hapur, e civilizuar, atëherë do të duhet t’ju shmangemi shprehive negative, dhe më tej t’i nënshtrohemi bindshëm dhëmbit shkatërrues të kohës së Rekës së Epërme dhe vendeve të tjera të braktisura në RM. Duhet patjetër të ndalojmë që të vështrojmë të nemitur, se si para syve tanë po venitet një rreth i bukur natyror, siç është Reka e Epërme.
    Vetë ne jemi të thirrur t’i japim përgjigjet e vërteta për zgjedhjen e çështjeve tona esenciale dhe problemet. Nuk guxojmë të vazhdojmë ta humbin kuptimin e jetës reale. Edhe shqiptarët edhe maqedonasit, të barabartë, janë themeli i stabilitetit të ardhmërisë së R.M. Nuk ka ndonjë filozofi të madhe për tu kuptuar. Në këtë kontekst nuk guxojmë të harrojmë se pa rivitalizimin e jetës në Rekën e Epërme dhe rajoneve tjera të braktisura në R.M., nuk do të ketë stabilitet ekonomik dhe prosperitet në vendin tonë të përbashkët. Respekti dhe zhvillimi I jetës tonë fshatare është një synim themelore, jo vetëm për dalje sa më të shpejtë nga kriza ekonomike dhe-sociale, por edhe për një biletë të shpejtë hyrës në BE dhe NATO. Nuk guxojmë të harrojmë se edhe vendet më të zhvilluara, para së gjithash janë vende me bujqësi dhe blegtori të zhvilluar, që do të thotë një jetë të zhvilluar fshatare. Ngecja zhvillimore aktuale është me pasoja afatgjate. Mungesa e kësaj ndjenje elementare është mungesa e realitetit tonë. Orientimi dhe ndërgjegjësimi i ri duhet të përfaqësoj strategjinë nacionale. Për këtë na përkujton ky libër, i cili pavarësisht titullit, së paku është veçse një libër i cili na përkujton në jetën e Rekës së Epërme, dhe jo vetëm kaq.
    Reka e Epërme edhe më tej thellë po hesht. Por kjo është vetëm në shikim të parë, sepse gjatë secilës vizitë të rastësishme të ndonjë kalimtari ajo fillon të qaj e përgjërohet dhe të thërras popullsinë që t’i kthehet asaj, për t’u rigjallëruar kjo Anë.
    Reka e Epërme ju lut që dikush t’ia mbledh frutat e pyllit dhe shegat të cilat çdo dit po shtrenjtohen, që t’i ndez sërish zjarret nëpër vatrat e fikura që moti në shtëpitë e rrënuara të këndojnë hoxhallarët dhe priftërit, të blegërojnë dhentë dhe të dëgjohet bagëtia, të lehin qentë e sharit, krenarja e këtij rrethi, të luajnë sërish fëmijët, të dëgjohen zurlat e tupanat, të gjallërohen dasmat tradicionale.
    Reka e Epërme, shpresoj, nuk heq dorë nga e kaluara e saj. Ajo edhe më tutje do të na thërras, do të na porosis dhe do të na lus që t’ia plotësojmë kraharorin e hapur me plot jetë. Këtë e meriton që moti. Por për këtë duhet vullnet i mirë dhe pak mund njerëzor që t’ia kthejmë vëmendjen opinionit të brendshëm dhe të jashtëm, për ekzistimin e kësaj malësie të mahnitshme. Reka e Epërme qan për zhvillimin e turizmit fshatar. Nuk kemi të drejtë që edhe më tutje të presim dhe të heshtim kur kalojmë nepër Rekë të Epërme. Këtë gaf nuk do të na e falin kurrë as gjeneratat e reja. Për këtë shkak promovimi i këtij libri në gjuhën maqedonase nuk do të jetë fillimi i kësaj përpjekje të përbashkët, por edhe një apel të të gjithë atyre që ia mendojnë të mirën Rekës së Epërme dhe që duan ta kthejnë jetën në krahët e hapur të saj. Reka e Epërme, perlë e Maqedonisë Perëndimore, patjetër duhet të shkëlqej.
    Për fund dua të përuroj botuesin e këtij libri tejet pëmbajtësor, Shoqatën “Josif Bageri”, të cilës i uroj suksese të tjera botuese, kurse qytetarëve maqedonas dhe shqiptarë ua rekomandoj ta lexojnë këtë libër tejet informues dhe analitik. Nga ky libër do të mësojmë shumë më tepër jo vetëm për Rekën e Epërme por edhe për veten tonë.

    Shoqata Josif Bageri

  5. #225

  6. #226
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-04-2012
    Vendndodhja
    Mbi qiellin e shtate.
    Postime
    57
    Shum e dhimbshme kjo histori, tregon se sa urrejtje ka pas Sllavi per ne... Gjith te mirat ketij burrit!

    Gjithsesi, stergjyshja ime ishte Shqiptare Ortodokse dhe martesa mes Shqiptarve Mysliman dhe Ortodoks ishte norm, por keta viteve te fundit me asimilimin e detyruar te ketyre eshte hupur kjo. Kam njohur disa ''Maqedon'' qe e kan folur Shqipen uje por va kane fut emrin pseudoSllav, si pershembull Pavlovski etj., por e njejta ka ndodhur edhe tek Shqiptaret Mysliman me Mehmedovski etj...

    Kjo mund ta shpjegoje humbjen e popullates Shqiptare ne qytetet me shumice Shqiptare, siq ka qene Ohri pershembull, por ka pas raste kur edhe Ortodokset Shqiptar jan vete konvertuar ne Mysliman per ta ruajtur identitetin (mos me keqkuptoni, identiteti nuk bazohet ne besim fetar) dhe e di per disa qe jane shperngullur ne Shqiperi, por prap se prap shumica e Maqedonve jane me prejardhe Slave. I lumte Rekes qe kthehet ne identitetin e te parve, se te tjeret jane plotesisht asimiluar dhe perzier me familjet Slave.

  7. #227
    Skandinavien Maska e TetovaMas
    Anëtarësuar
    20-03-2008
    Vendndodhja
    Te vendi i xhenetit
    Postime
    2,664
    Citim Postuar më parë nga IMadhi. Lexo Postimin
    Shum e dhimbshme kjo histori, tregon se sa urrejtje ka pas Sllavi per ne... Gjith te mirat ketij burrit!

    Gjithsesi, stergjyshja ime ishte Shqiptare Ortodokse dhe martesa mes Shqiptarve Mysliman dhe Ortodoks ishte norm, por keta viteve te fundit me asimilimin e detyruar te ketyre eshte hupur kjo. Kam njohur disa ''Maqedon'' qe e kan folur Shqipen uje por va kane fut emrin pseudoSllav, si pershembull Pavlovski etj., por e njejta ka ndodhur edhe tek Shqiptaret Mysliman me Mehmedovski etj...

    Kjo mund ta shpjegoje humbjen e popullates Shqiptare ne qytetet me shumice Shqiptare, siq ka qene Ohri pershembull, por ka pas raste kur edhe Ortodokset Shqiptar jan vete konvertuar ne Mysliman per ta ruajtur identitetin (mos me keqkuptoni, identiteti nuk bazohet ne besim fetar) dhe e di per disa qe jane shperngullur ne Shqiperi, por prap se prap shumica e Maqedonve jane me prejardhe Slave. I lumte Rekes qe kthehet ne identitetin e te parve, se te tjeret jane plotesisht asimiluar dhe perzier me familjet Slave.

    Eshte histori e verte ,pore me mire do te ishte qe keta shqipetare ortodoks te vazhdojne jeten e tyre sikur me pare , sepse si shqipetare ne maqedoni qofte ortodoks qofte muslimane nuk ka jete .Keto njeres vetem se me shume e kufizojne te drejtat e tyre si qytetare te Maqedonise , se nuk kerkohet te drejta prej Ali Ahmetit dhe Menduh THacit.
    Ndryshuar për herë të fundit nga TetovaMas : 08-05-2012 më 20:54

  8. #228
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-04-2012
    Vendndodhja
    Mbi qiellin e shtate.
    Postime
    57
    Citim Postuar më parë nga TetovaMas Lexo Postimin
    Eshte histori e verte ,pore me mire do te ishte qe keta shqipetare ortodoks te vazhdojne jeten e tyre sikur me pare , sepse si shqipetare ne maqedoni qofte ortodoks qofte muslimane nuk ka jete .Keto njeres vetem se me shume e kufizojne te drejtat e tyre si qytetare te Maqedonise , se nuk kerkohet te drejta prej Ali Ahmetit dhe Menduh THacit.
    Keta Shqiptaret Ortodoks qe nuk u shkriren ne popullaten Shqiptare jane humbur dhe jane bere me Bullgar se vete Bullgaret e Maqedonise, sidomos me presionin e ketij pushteti jo anti-mysliman por anti-Shqiptar... Eshte si shembulli I Shqiptareve ne Turqi, ku jane perzier me Turqet dhe sdine asnje fjale Shqipe me, behet Shqiperia vetem emer origjine, keshtu zene hapat e para te asimilit, dhe kush perfiton? Sllavu, Greku dhe Turku.

    I urroj Brankos gjith te mirat ne jete, por me siguri femijt e shohin kete vetem si nje akt miredashje dhe jane martuar me Maqedone, neser keta hibridet ShqiptaroBullgar behen dhe me keq se vete Bullgaret ne pushtetin tone, fatkeqsisht... Perandaj kombi nuk bazohet kurre ne feje por ne gjak dhe tradite.

    Gjithsesi, je nga Tetova? Me ke mua nga rrethina, nga Tenova dhe Piroku.
    Ah Ali Ahmeti pedofili, e njohin kete shum mire tek ne edhe ne France, sidomos departamenti policor qe meret me abuzimet e femijeve.

  9. #229
    Besimtar Katolik Maska e altint71
    Anëtarësuar
    27-09-2008
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    933

    Pun me men

    Citim Postuar më parë nga Sharri-Liburna Lexo Postimin
    1.Pse nuk je fare realist ne bisede,pse nuk thua sikur shqiptaret e asimiluar ne sllav boshnjak turq e tj,po thu shqiptaret e KRISHTER,kur keta qe ty te pengojn kan fillu me u vetedijsu dhe jan duke punuar per ket qashtje,kurse ata te asimiluarit ne turq boshnjak,jo qe nuk u shkon mendja per me u kthy shqiptar,por edhe nji pjes te madhe te shqiptareve po emarrin me vehete.



    Ato jan vleresime qe ti i ban paushall, se me i paster do te ishte ajo kategori se kjo kategoria e dyt vehabe.


    A po e shef tash ketu,shum shqiptare te kategoris se dyt,qe kan kalu ne sektin vehab dhe po e helmojn rinin me te madhe,me par martohet me nji somalez-eze musliman-e,se sa me nji shqiptare te besimit cristian,


    Per ate qe thua se nuk ka tradit krishtene ndoshta gabohesh,se un jam ne kontakt me shum njerez te Makedhonis,gjegjesisht te fshatrave te tetoves dhe ata jan duke punuar ne ket drejtim qe disa fshatra qe nuk po ua permendi emrin,jan duke u pregatit qe masovikish ,komplet si fshat te kthehen ne kisha,kjo eshte ajo qe un te thash,se njerezit po vete dijsohen,dmth un i di 6 fshatra shqiptare deri tash muslimane po punojn ne ket drejtim,aty jan afer 16,000 banor.
    Ne anen tjeter po behen pun te mdha per sensibilizimin e shqiptareve Makedhon qe te bashkohen dhe te regjistrohen shqiptare dhe te marrin shum kisha ne makedhoni,etj .etj.
    Ju lumte per punen qe jeni duke bere.
    Pune me mend perpara se me u bashku komple trevat shqiptar.
    Keshtu evitohet te ndodhin ngjarjet e Kosoves ku Kopilat e tadicit e ambasadoret rus vijn provokojne shqiptarin per pashket ne shpi te vet duke i than qe kjo eshte kisha ime.
    Dite me te bukra do vin per ate popull,faleminderit o njerz per mundin tuaj Respekt per ju.

  10. #230
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    11-06-2005
    Postime
    360
    Shqipëria e Shenjtë

    Doçve të Padishahut

    Nuk jam kundër fesë s'Allahut
    por veç doçëve t' Padishahut
    që shanë Fishtë edhe Bogdan
    Nanë Terezë e Skanderbeg.
    Që pa turp i thonë lanet
    Kujt luftoi për Atme t'vet.

    Edhe pse gjyshat e tyne
    për çdo javë luteshin n'kishë
    edhe pse me shpatat zhveshë
    mbushën rreshtat e ushtrisë.
    Edhe pse me lot ndër sy
    qajtën ranien e Arbnisë.

    Akrepat e orës s'tyne
    janë taganat e Sulltanit
    janë të tredhun moralisht
    prej spahijve t'Kurdistanit.
    Edhe para syve mbajnë
    portretin e Murad Hanit.

    Murat Hanit, babës Han
    që me lira e jatagan
    e rranjosi m'tokë arbnore
    shtatzaninë shumëshekullore.
    Që vazhdon e pjell xehera
    që shllinë djathi i'u vjen era.

    Hajde, kthehu babë Davlet
    qite fare ket milet
    koka-kolën me salep
    ndërroje ti me Hyrrijet.
    Ndërroje sorrën e shejtanit
    me flamurin e Osmanit.

    Zhduki torta e tortali
    na bje hallve edhe turshi
    ec si moti me ushtri
    ngule shpatën m'qeveri.
    Në Europe nuk duem me hy
    s'duem vllaznim me kaurri...

    Indrit Vokshi. — with Ndue Ukaj

    une menoj se po tmos ishte turku shqiptaret do te ishin shum ma te fort dhe ma te bashkuar, shum shqiptar iken dhe u ben grek dhe serb, se atyne nuk u bante gja turku dhe jeten e kishin ma te let, (turku greku dhe serbi kishin ra ne ujdi per te zhduke shqiptart) ashtu si shum shqiptar te fese myslimane nuk paten rrug tjeter vetem te beheshin mysliman gjat pushtimit turk.
    Sic po vazhdon dhe sot, shum iken dhe vazhdojne te ikin nga shqipria, dhe atje ku shkojne krijojne nje jet te mir qe ne shqipri nuk do ta kishin kurre, pse se tek ne ala drejtojne anadollak, si ne lindjen e mesme, dhe kurr nuk do te ecim per para.

    Cdo shqiptar duhet ti baj pyetjen vetes pse u luftua ma se shumtit feja katolike, nga turqit, por dhe nga greket dhe serbet, sepse turku, greku dhe serbi gjithmon bashkpunuan bashk, dhe kjo ishte nje nga mnyrat qe te kthenin sa ma shum shqiptar ne besimet e tyne dhe ma von te thon, se kta jan vllaznit tane, sic po pretendohet dhe sot.

Faqja 23 prej 26 FillimFillim ... 132122232425 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •