Close
Faqja 15 prej 26 FillimFillim ... 5131415161725 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 141 deri 150 prej 254
  1. #141


    Shiheni me kujder arkitekturen e kulles se z.Manojlovski, qe nuk ka asnje ndryshim nga kullat shqiptare.
    Ndryshuar për herë të fundit nga DYDRINAS : 15-02-2012 më 16:42

  2. #142
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    21-01-2012
    Postime
    6

    Nuk ësht leht ta kthejsh kohën

    Citim Postuar më parë nga Sharri-Liburna Lexo Postimin
    Un kam than ne shum postime te mija,qe nese shqiptaret vetdijsohen dhe i pranojn si vellezer te nje trungu edhe shqiptaret orthodox,jam shum i bindur dhe me nji garanc shum te fort qe me sllavet beteja u fitua,pse them u fitua,pasi qe nese shqiptaret qe i takojn besimit orthodoks sot,por edhe ata qe i kan takuar ne te kaluaren keti besimi do ti mbushin kishal e shqiptareve ne kosov,do ta marrin nen mbrojtje paurin komtare te shqiptareve,e qe me ket do tua presin sllavit ato politika me te cilat thirret neper gjith boten se shqiptaret po na i shkatrrojn kishat,e po qjerren se ne nuk i lshojm kishat se aty eshte djepi i sebizmit,dmth,serbet thirren ne ate se djepin e kan ne kishat orthodokse te lana nga shqiptaret nga dhunat me te pa para qe jan ba mbi ta qe tu lirojn dhe ti harrojn nji her e mir kishat e othodoxe shqiptare.
    Kjo që thua nuk ësht e leht. Të vetdijsohet shqiptari musliman në krishter ësht njësoj e rënd si të vetdijsohet ish shqiptari krishter i asimiluar në maqedon në gjuhën shqipe. Ai ish shqiptari krishter nuk ësht më shqiptar i pastër. Ai ndoshta ka marr grua bullgare ose greke ose serbe dhe ndoshat edhe baba/nëna e ati ësht e përzier. E njëjta gjë shihet te turqit ë Maqedonis. Edhe ato nuk jan turq të pastër. Jan më tepër shqiptar se turq.
    E vetmja mënyr e kthimt të ndjenjës krenare shqiptare ësht ngritja e idealit shqiptar në kulturë, dituri dhe financa. Por ideli shqiptar duhet të jet sekular dhe jo fetar. Dhe kjo duhet të vazhdohet deri atëher kur shqiptari krishter do të mundet të krijojë familje me nji shqiptare muslimane dhe e kundërta. Kjo gjë ndodh shpesh në vende të civilizuar kur jaudiu mirret me krishter dhe muslimani me krishter.
    Un për veti i përkas shqiptarve musliman të maqedonis. Nuk jam fetar dhe nuk kam problem të vizitoj kisha dhe katedrala por ësht shum rënd ta ve veten tim në nji besimtar krishter kur aty më mungon tradita krishtere. Esht shum rënd të dahesh prej fisit dhe krejt rrethit që offron një shtypje gruppore që ësht shum e madhe. E njëjta gjë u ndodh atyre ish shqiptarve të krishter që duan ta ven veten në anën e shqiptarve.
    Kto gjëra duhet të diskutohen në mjedise publike dhe të mirren hapa në at drejtim por kto nuk do t´bëhen menjëher, dhe armiqt e bashkimit kombtar me ndihmën e kishës dhe xhamis nuk do rrin me duart kryq.
    Ndryshuar për herë të fundit nga ShpendiMadh : 19-02-2012 më 15:33 Arsyeja: gabme shkrimi

  3. #143

    Wink

    Citim Postuar më parë nga ShpendiMadh Lexo Postimin
    Kjo që thua nuk ësht e leht. Të vetdijsohet shqiptari musliman në krishter ësht njësoj e rënd si të vetdijsohet ish shqiptari krishter i asimiluar në maqedon në gjuhën shqipe. Ai ish shqiptari krishter nuk ësht më shqiptar i pastër. Ai ndoshta ka marr grua bullgare ose greke ose serbe dhe ndoshat edhe baba/nëna e ati ësht e përzier. E njëjta gjë shihet te turqit ë Maqedonis. Edhe ato nuk jan turq të pastër. Jan më tepër shqiptar se turq.
    E vetmja mënyr e kthimt të ndjenjës krenare shqiptare ësht ngritja e idealit shqiptar në kulturë, dituri dhe financa. Por ideli shqiptar duhet të jet sekular dhe jo fetar. Dhe kjo duhet të vazhdohet deri atëher kur shqiptari krishter do të mundet të krijojë familje me nji shqiptare muslimane dhe e kundërta. Kjo gjë ndodh shpesh në vende të civilizuar kur jaudiu mirret me krishter dhe muslimani me krishter.
    Un për veti i përkas shqiptarve musliman të maqedonis. Nuk jam fetar dhe nuk kam problem të vizitoj kisha dhe katedrala por ësht shum rënd ta ve veten tim në nji besimtar krishter kur aty më mungon tradita krishtere. Esht shum rënd të dahesh prej fisit dhe krejt rrethit që offron një shtypje gruppore që ësht shum e madhe. E njëjta gjë u ndodh atyre ish shqiptarve të krishter që duan ta ven veten në anën e shqiptarve.
    Kto gjëra duhet të diskutohen në mjedise publike dhe të mirren hapa në at drejtim por kto nuk do t´bëhen menjëher, dhe armiqt e bashkimit kombtar me ndihmën e kishës dhe xhamis nuk do rrin me duart kryq.
    Ti ke thene shume te verteta!
    Por nuk mendon veshtiresine qe kaluan gjysherit tane..., kur u nderruan, me dhune , ne kohen e osmaneve! Pasi ishin pikerisht ata mbrojtesit e idealit dhe te Beses ( te krishtere ), qe aspironin liri ne dheun e tyre, ku rrinin me te drejte ne vendin perreth sofres evropiane ku me merita e kishin fituar ate te drejte, me pas u detyruan nga "kushtet" te ktheheshin ne delen e zeze, mendo sa zor e veshtire e paten...!
    Ti shton me lart;" E njëjta gjë u ndodh atyre ish shqiptarve të krishter që duan ta ven veten në anën e shqiptarve."
    As'pak e vertete! Perkundrazi do te shtoja une, jane pikerisht ata shqiptare te krishtere,qe ngjarjet bashkohore duke i sjelle ne siperfaqe perbejne rrenjet e Trungut gjenealogjik, jane PROVA e identitetit tone Kombetar, jane si ato rrenjet qe edhe pse te shperndara kerkojne ne menyre llogjike dhe te vazhdueshme te rikthejne ne jete Trungun nga ku vjen edhe origjina e jon!
    Shiko dhe eshte shume domethenese, sa patriote ( pa shperdorur kuptimin e vertete te kesaj fjale fisnike ), jane arbereshet, arvanitet, por edhe pakicat e tjera ne Ballkan o ne Lindje por edhe realitete te ndryshme ( komunitete shqiptaresh ) neper bote, qe ndonese larg Trungut, jane me zemer te paster shqiptare, ata jane pikerisht bartesit historik te identitetit..., kush e mohon kete, rremon kunder rrymes dhe te vertetes historike! Eshte pa dashur antishqiptar, per injorance o me vetedije, por eshte kanceri qe i duhet dhene nje ekspuls! ( flakur tej urgjent )...
    Ne rradhe te pare shqiptari duhet te mposhte urrejtjen ndaj vet shqiptarit, pastaj edhe karshi popujve qe e rrethojne..., kur te kete bere kete, eshte bere gjysma e punes...
    Pra fillon me afrimin e atyre shqiptareve qe mbajne ende ne dna te tyre, identitetin..., qofshin keta te bashkangjitur grupimeve te nje kombi tjeter, por jane puro..., e çdo te thonin per ata qe per plot 500-vjet u perzien me rrancen mongole e ku per meritat qe mund te imagjinohen lehte, sot perbejne nje mbrekulli natyrore, flas per transformimin e popullit turk ne nje popull evropian, duke filluar nga lekura e deri tek stili i jeteses, por qe kete "dhurate" ja ka borxh deri ne nje fare mase popullsise shqiptare..., e kam gabim!?! ..., e çfare at'here, ata qe u perzine me turkun prej rrethanave historike dhe ndeshkimeve ushtarake sistematike, ku per rrjedhoje u konvertuan, si pra keta "metise" te pretendojne te kene stafeten e te pareve tane...! Si ka mundesi te vene ne diskutim nje te vertete te pamohueshme qe shqiptaret e krishtere te izoluar nga vete bashkeatdhetaret prej fese, u detyruan te gjenin strehim dhe mburoje prej komuniteteve joshqiptare, kur sot po keta kane kurajo te dalin hapur, ja ku na dalin filozofe e "arsyetojne" qe keta jane gjysem shqiptari, pasi kane gruan o nenen bullgare o greke..., me ngadale se po te thellohemi del qe nje bullgar eshte me i ngjashem me nje shqiptar se sa turku, por do te shtoja qe eshte edhe me shqiptar se ata qe vetem flasin shqip por zemra u rreh me sahatin e Ankarase..., e pra te nderuar, po te beheshin hesapet pa tendenca, do te dilte qe shqiptaret e vertete jane ata qe edhe pse jetojne e gjinden mire te perzier me komunitete te tjera, por pohojne me krenari qe jane shqiptar, se sa ata qe dihet qe jane shqiptar por qe sa here munden mohojne rrenjet dhe identitetin e tyre historik, ku duke dashur te manipulojne ngjarjet per interesa, arrijne te hedhin poshte hapurazi edhe figurat me te shquara historike kombetare..., kete nuk ka nevoje per prova, forumi dhe interrneti eshte plot.
    Ketu ne vend qe te shohim nje perqafim me pasionin e duhur per ngjarjen qe shtron tema, dilet me teza fallco, ne vend te gezohemi qoft edhe per nje qe "kthehet" ne hapat e te pareve, jo do flasim perçart sikur kemi çelesat e historise...
    Ngelet me shqiptar nje qe thote; Jam shqiptar me zemer, fe e origjine" edhe pse ne anglisht, italisht o arabisht, se sa nje qe pohon me vetedije duke cilesuar vellaun me; "ai nuk eshte shqiptar puro!", pasi qe ky i fundit vemendjen ja ka kushtuar mizes afer hundes........., por qe hurin nen poture ( ne te ndenjurat ) nuk e veren..., ç'fatkeqesi!
    Pershendetje te gjitheve.
    Niko.
    Mësoi të tjerët me jetën tënde dhe jo me fjalët e tua

  4. #144
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    07-09-2010
    Vendndodhja
    www.arberiaonline.com
    Postime
    1,187
    Citim Postuar më parë nga arbereshi_niko Lexo Postimin
    Bukur fort..., por kur ende sot ka midis shqiptaresh mysliman, te thone per shqiptaret orthodhoks; grek e sllav o vlleh..., o lesh me qime! e ti na vjen e na thua ku jane..., ja ku e ke ujkun e ç'gjurme kerkon ti?!
    Shqiptaret orthodhoks, pa dallim theksi, akcenti o ndonje forme dialektare, jane shqiptare e jo grek e sllave o çobane, por shqiptare a e kupton, ta tha mire nje me lart, jane shqiptare, por kur i emertojme me nofka, detyrimisht langojt ballkanike, kerkojne shesh per te bere pershesh..., eshte forma "moderne" e thenies, "perça e sundo", keshtu ka qene e keshtu eshte akoma...!
    Pra po te fillohet me arsimim dhe istruksion popullata pertej kufirit te RSh qe; Shqiptaret orthodhoks, kudo qofshin, nga Rumania e Ukrahina, deri ne Itali e SH.B.A, jane shqiptare e orthodhoks..., jane si te thuash ata qe i kane mbijetuar dallgeve te historise..., nuk them ka patur e do te kete te krishtere katolike dhe mysliman, por qe historia do qe shqiptaret orthodhoks te jene persekutuar dy here, nje nga pushtuesi turk dhe me e dhimbshmja, nga "vellezerit mysliman shqiptar", qe per ti pelqyer Portes dhe per perfitime, dha nje kontribut te dores se pare, per shfarosjen o per debimin me force te shqiptareve, midis letireve latine, grekeve o sllaveve o pertej kufijve evropian..., keto jane fakte.
    Edhe sot vazhdon, disi e zbehte, por vazhdon nje fare persekutimi kundrejt shqiptareve orthodhoks nga pjesa tjeter, pasi i quajne grek e sllave, por edhe çobane, me thoni juve kush eshte me shqiptar, nje jevg apo nje orthodhoks qe per ti shpetuar urrejtjes fetare, pranoj te quhej sllav, grek o vllah, vetem sepse ishte me lehte te mbijetonte...
    Keshtu kur degjohen zera te ngjirur te quajne nje shqiptar orthodhoks, me nenvleresim si "minoritar", i behet zemra mal atij qe Shqiperine nuk e do!
    Keshtu armiq te deklaruar dhe miq te dyshimte, jane gati te mbeshtesin edhe ndonje incident nderfetar midis shqiptareve..., pasi vete neve u japim shkak, por mendoj se kohet kane ndryshuar, njerezve u jane hapur syte, tash e dine qe ka shqiptare orthodhoks e qe nuk duhet te largohen nga trungu meme!
    Kur kam takuar shqiptare jo te Shqiperise ( Kosove, Mal i Zi, Maqedoni ), nuk dinin qe nje pjese e shqiptareve ishte orthodhoks si nji here motit..., here kete "koiçidence" e nenvleresonin pasi e identifikonin me serbet, por qe kjo vinte nga padija..., sot s'ka llafe, sot e dine te gjithe, jo vetem, por erdhe qe eshte nje nga provat e qendreses se shqiptaret nder shekuj..., sikur te gjithe shqiptaret e tjere.
    Pra po te fillohet me afrimin e ketyre komuniteteve, flas edhe nepermjet angazhimeve zyrtare shteterore, kulturore dhe pse jo, fetare, do te ishte shume here me lehte te riktheheshin pa problem, nder rradhet e kombit.
    Ketu mund te kontribuoje ç'do njeri nga neve, ne masen e mundesive qe kemi!
    Eshte nje detyre.
    Ti shiko se sa kisha kemi ne Kosove..., pse mos te popullohen me shqiptare..., bota i vlereson, Unesku i mbron si pasuri boterore, neve ( shiqiptaret mysliman ) i djegim..., mos harroni se ç'dodhi fill pas luftes..., por te shkuara te harruara..., jane e do te mbeten jo vetem prone dhe pasuri boterore, por me shume akoma, pasuri e tokes shqiptare, Kosoves dhe gjithe shqiptareve...
    Pershendetje.
    E kuptoj une shqetesim tend miko , diku ke te drejte , por nuk duhet harruar qe sllavizmi nuk donte Shqiptare , ndaj perdorte gjitha menyrat per zhdukjen e shqiptareve.
    Ka vendbanime shqiptare me religjion Musliman qe edhe ata i kane "asimiluar" , pra e gjithe kjo dhume ishte qe te pakesoj numrin e shqiptareve , ku e si mundet vetem "sa me pak shqiptare "ishte qellimi i tyre .
    Une per vete nuk e kisha dite me heret qe ka ksi raste sikurse postimi i ri me poshte , dikur edhe vet kundershtoja :

    Llabunishta kërkon të bëhet Labënishtë!
    24/02/2012 12:26:00




    Fshati Llabunishtë i Strugës gjithnjë e më tepër po i kthehet rrënjëve të veta shqiptare. Me kalimin e viteve në këtë fshat me 8.500 banorë shumëfishohet numri i nxënësve që mësojnë në shkollë në gjuhën shqipe. Ky proces që filloi në vitin 2005 pati shumë vështirësi, pasi nga mediat maqedonase prezantohej si proces i asimilimit të maqedonasve myslimanë nga ana e shqiptarëve. Por banorët e fshatit thonë se ata vetëm po i kthehen identitetit të tyre shekullor.

    “Askush nuk po na detyron e as nuk mundet të na detyrojë me dhunë të mësojmë shqipen. Ne tani vetëm po e çojmë në vend amanetin e baballarëve dhe gjyshërve tanë të cilët për aq shumë vite nuk guxonin të mësojnë gjuhën e të parëve. Tani vetëm po përmirësohet një padrejtësi që na është bë më shumë se gjysmë shekulli”, thotë Qamil Iljazi, këshilltar nga Llabunishta në këshillin komunal të Strugës.

    Ai nuk mundet të ndalë shpërthimin e lotëve kur tregon se si fëmijët e këtij fshati po bëhen recitues të njohur të poezive shqipe në tërë rajonin e Strugës dhe me gjerë.

    “Po të vini në manifestimet që mbahen për ditën e alfabetit shqip apo ditën e flamurit shqiptar do të shihni se askush më mirë se fëmijët e Llabunishtës nuk reciton vjershat dhe poemat shqipe. Ata në fakt nuk recitojnë, por cicërojnë si bylbylat”, thotë Iljazi me plotë emocione.

    Mësimi shqip në këtë fshat është kthyer në vitin 2005, kur në klasë të parë janë regjistruar vetëm 12 nxënës për të mësuar në gjuhën shqipe. Mirëpo me kalimin e kohës ky numër është shumëfishuar dhe në vitin shkollor 2011 – 2012 prej gjithsej pesë paraleleve, katër janë në gjuhën shqipe.

    “Për momentin në shkollën tonë kemi katër paralele ku 97 nxënës mësojnë shqip nga klasa e parë dhe një paralele ku maqedonisht mësojnë 23 nxënës. Shkolla shqipe në këtë fshat ka funksionuar deri në vitin 1945, por është mbyllur pas ardhjes së regjimit komunist”, tregon drejtori i shkollës së fshatit, Muhamet Selmani.

    Tani Llabunishta nuk është vetëm një fshat i thjeshtë shqiptar, por me kalimin e kohës po bëhet edhe vatër e zhvillimeve kulturore të shqiptarëve të kësaj ane.

    Dy vite me radhë në këtë fshat organizohen manifestimet qendrore për shënimin e 22 Nëntorit - Ditës së alfabetit shqip dhe 28 Nëntorit, ditës së flamurit. Paralelisht me mësimin nëpër shkolla ëhstë zhvilluar edhe kurs intensiv për mësimin e gjuhës shqipe të cilin e kanë kaluar 2.000 deri 3.000 persona. Për këtë arsye banorët e fshatit por edhe organet komunale të Strugës janë të mendimit të ngrenë iniciativë që në të ardhmen as në dokumentet zyrtare të mos figurojë emri i sllavizuar i fshatit Llabunishtë, por të kthehet emri ilir i tij, Labënishtë. “Do të shohim. Mund të ndodhë edhe kjo, por ende nuk kemi vendosur zyrtarisht”, thotë drejtori i shkollës, Muhamet Selmani.



    50 vite asimilim i ashpër



    Për rreth 50 vite rresht shqiptarët e fshatit Llabunisht kanë qenë të nënshtruar një presioni të hatashëm për tu asimiluar në popullsi sllave.

    “Gjatë komunizmit banorët e Llabunishtës e kemi pasur të ndaluar madje të porosisim urime në gjuhën shqie në Radio Struga. Nëse dikush ka kërkuar këngë në gjuhën shqipe ka pasur pasoja”, thotë këshilltari komunal nga ky fshat Qani Iljazi, duke dhënë një shembull për presionin që kanë përjetuar nga sistemi monist për t’u asimiluar.





    Poshtë “Marshall Tito”, rroftë “Murat Labënishti”!

    Para tre viteve është ndërruar edhe emri i shkollës së fshatit Llabunishtë që deri atëherë ka mbajtur emrin “Marshall Tito”. Tani kjo shkollë mban emrin e intelektualit dhe patriotit të njohur nga ky fshat, Murat Labënishti. Ai para luftës së dytë botërore ka studiuar shkencat shoqërore në universitetin prestigjioz botëror të Sorbonës, ku edhe ka diplomuar. Por pas luftës së dytë botërore është likuiduar nga forcat partizane nën akuzë për veprimtari balliste.

    “Nuk ishte vështirë të ndryshojmë emrin e shkollës. Pati disa probleme, mirëpo me këmbëngulësi arritëm qëllimin tonë”, thotë kryetari i komunës së Strugës Ramiz Merko, duke u përgjigjur në pyetjen nëse kanë pasur pengesa nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës për të bë këtë ndryshim.
    http://lajmpress.com/lajme/maqedoni/12931.html

  5. #145
    i/e regjistruar Maska e Sharri-Liburna
    Anëtarësuar
    13-09-2009
    Vendndodhja
    ne toke
    Postime
    2,171
    1.Pse nuk je fare realist ne bisede,pse nuk thua sikur shqiptaret e asimiluar ne sllav boshnjak turq e tj,po thu shqiptaret e KRISHTER,kur keta qe ty te pengojn kan fillu me u vetedijsu dhe jan duke punuar per ket qashtje,kurse ata te asimiluarit ne turq boshnjak,jo qe nuk u shkon mendja per me u kthy shqiptar,por edhe nji pjes te madhe te shqiptareve po emarrin me vehete.



    Ato jan vleresime qe ti i ban paushall, se me i paster do te ishte ajo kategori se kjo kategoria e dyt vehabe.


    A po e shef tash ketu,shum shqiptare te kategoris se dyt,qe kan kalu ne sektin vehab dhe po e helmojn rinin me te madhe,me par martohet me nji somalez-eze musliman-e,se sa me nji shqiptare te besimit cristian,



    Per ate qe thua se nuk ka tradit krishtene ndoshta gabohesh,se un jam ne kontakt me shum njerez te Makedhonis,gjegjesisht te fshatrave te tetoves dhe ata jan duke punuar ne ket drejtim qe disa fshatra qe nuk po ua permendi emrin,jan duke u pregatit qe masovikish ,komplet si fshat te kthehen ne kisha,kjo eshte ajo qe un te thash,se njerezit po vete dijsohen,dmth un i di 6 fshatra shqiptare deri tash muslimane po punojn ne ket drejtim,aty jan afer 16,000 banor.
    Ne anen tjeter po behen pun te mdha per sensibilizimin e shqiptareve Makedhon qe te bashkohen dhe te regjistrohen shqiptare dhe te marrin shum kisha ne makedhoni,etj .etj.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Sharri-Liburna : 25-02-2012 më 22:05

  6. #146
    ASHT E LEKS ANDRRA Maska e Hillirian-zo
    Anëtarësuar
    29-09-2006
    Postime
    965
    Citim Postuar më parë nga Nuh Musa Lexo Postimin
    Shoku hyllien,

    Ketu je totalisht gabim !!!, nuk e paskam pare kete, se pas kthimit tim te sivjetshem nga pushimet verore me kujtohet se e solla ketu nje lajm te fresket nga "thashethemet" e tetovareve (pra, para shtatorit 2011 ose ish fillimi, tash nuk me kujtohet mire), se orthodokste shqiptare kane regjistruar nje parti politike, por se akoma ende e mbajn te mshehur.


    Dhe me kete "mshehtesi" ka te beje edhe replika ime ndaj teje!!!

    Kete qe te shkruaj e kam nga dorra e pare.

    Nje nder shoket e mi ketu ne vjene eshte nga Orqusha (shih ku gjindet Orcusa) ne harte. Eshte fshati i fundit qe ndan komunen e mavroves me ate te gostivarit, dhe pikerisht fshati i pare pas dufit. Dufi eshte fshat i perzjere me orthodoks dhe musliman (orqusha eshte me musliman). Kurse fushen, arat pra, i kane njera prane tjetren. Shoku im eshte profesor i gjuhes shqipe (mus me thuani tash te shkoj te mesoj tek ai) dhe si femije ai ka jetuar bashkarisht me femijet orthodoks shqiptare.

    Arrsyeja PERSE i "mshehin" (nuk e mohon kush) rrenjat shqiptare ka te beje me represaliet e mundshme te shtetit sllavomaqedon. Vetem nje shembull konkret:

    Kryetari i fabrikes se silikes (behet fjale per fillimin e 80-ave, shoku im asaj kohe ka qen ne shkollen e mesme ne gostivar dhe eshte njohur mire me personin qe e kam ne fjale) i ka thirur koleget e vet per nje dreke ne shtepine e tije me rastin e lindjes se djalit. Kur del nena e tije (e moshuar) ti pershedes miqet, ajo u folen shqip (ngase nuk ka dijtur te fol maqedonisht), dhe keshtu e mesojn koleget se ai, edhe pse me emer sllav dhe mbiemer sllav, ka qen shqiptare, dhe pushohet nga puna.

    Shqiptaret orthodoks kane qene ne dilem te madhe ne kuader te jugosllavise...ASSIMILIMI I TYRE ne sllav fillon mu me instalimin e mbreterise jugosllave mes lufterave dhe vazhdon ne jugoslawine e titos.....ne numer te pakte per mbijetese autonome, kurse shqiptaret muslimane ne pergjithesi kane qene te lene pas dore (shih emigrimin ne gurbet, ngase nuk kane patur pune ne vendlindje) qe te ndihmoheshin njeri me tjetrin, ata orthodokset DETYROHEN ti nenshtrohen procesit te assimilimit per shkaqe mbijetese !!!

    Kjo eshte e verteta mbi fatin e tyre, DHE VETEM KJO....pra, e keni sjelle vetveten te frigoheni nga islami si dreqi prej kryqit......qetesohuni, qetesohuni o njerez.....te kish qene ashtu, nuk do te mbijetonte komuniteti orthodoks shqiptare, qe ka qene 500 vjet nder sundimin musliman.....pikerisht rrethanat e sistemit komunisto/socialist pseudoslav filluan ta asgjesojne kombetarisht.....


    me nderime
    nuho e ke ni reputacion prej meje tash po me dukesh Shqipetar edhe shum i mirefillt.


    edhe pse te kam dhan niher negative do te vjen kohe qe per kete mesazh te te jap vlersimin tim edhe aq te vogel

  7. #147
    Alter ego Moderatus Maska e yllbardh
    Anëtarësuar
    18-08-2007
    Vendndodhja
    as vetë se di.... :)
    Postime
    808
    Po, po. Nuha veç ia ka nis me u kthye nga Kruja por do tabiate shtirë është kah i harron
    Shqiptari që derdhë gjak shqiptari nuk meriton të quhet shqiptarë

  8. #148
    United States of Albania Maska e USA NR1
    Anëtarësuar
    18-01-2010
    Vendndodhja
    KU
    Postime
    5,430
    Citim Postuar më parë nga Nuh Musa Lexo Postimin
    Shoku hyllien,

    Ketu je totalisht gabim !!!, nuk e paskam pare kete, se pas kthimit tim te sivjetshem nga pushimet verore me kujtohet se e solla ketu nje lajm te fresket nga "thashethemet" e tetovareve (pra, para shtatorit 2011 ose ish fillimi, tash nuk me kujtohet mire), se orthodokste shqiptare kane regjistruar nje parti politike, por se akoma ende e mbajn te mshehur.


    Dhe me kete "mshehtesi" ka te beje edhe replika ime ndaj teje!!!

    Kete qe te shkruaj e kam nga dorra e pare.

    Nje nder shoket e mi ketu ne vjene eshte nga Orqusha (shih ku gjindet Orcusa) ne harte. Eshte fshati i fundit qe ndan komunen e mavroves me ate te gostivarit, dhe pikerisht fshati i pare pas dufit. Dufi eshte fshat i perzjere me orthodoks dhe musliman (orqusha eshte me musliman). Kurse fushen, arat pra, i kane njera prane tjetren. Shoku im eshte profesor i gjuhes shqipe (mus me thuani tash te shkoj te mesoj tek ai) dhe si femije ai ka jetuar bashkarisht me femijet orthodoks shqiptare.

    Arrsyeja PERSE i "mshehin" (nuk e mohon kush) rrenjat shqiptare ka te beje me represaliet e mundshme te shtetit sllavomaqedon. Vetem nje shembull konkret:

    Kryetari i fabrikes se silikes (behet fjale per fillimin e 80-ave, shoku im asaj kohe ka qen ne shkollen e mesme ne gostivar dhe eshte njohur mire me personin qe e kam ne fjale) i ka thirur koleget e vet per nje dreke ne shtepine e tije me rastin e lindjes se djalit. Kur del nena e tije (e moshuar) ti pershedes miqet, ajo u folen shqip (ngase nuk ka dijtur te fol maqedonisht), dhe keshtu e mesojn koleget se ai, edhe pse me emer sllav dhe mbiemer sllav, ka qen shqiptare, dhe pushohet nga puna.

    Shqiptaret orthodoks kane qene ne dilem te madhe ne kuader te jugosllavise...ASSIMILIMI I TYRE ne sllav fillon mu me instalimin e mbreterise jugosllave mes lufterave dhe vazhdon ne jugoslawine e titos.....ne numer te pakte per mbijetese autonome, kurse shqiptaret muslimane ne pergjithesi kane qene te lene pas dore (shih emigrimin ne gurbet, ngase nuk kane patur pune ne vendlindje) qe te ndihmoheshin njeri me tjetrin, ata orthodokset DETYROHEN ti nenshtrohen procesit te assimilimit per shkaqe mbijetese !!!

    Kjo eshte e verteta mbi fatin e tyre, DHE VETEM KJO....pra, e keni sjelle vetveten te frigoheni nga islami si dreqi prej kryqit......qetesohuni, qetesohuni o njerez.....te kish qene ashtu, nuk do te mbijetonte komuniteti orthodoks shqiptare, qe ka qene 500 vjet nder sundimin musliman.....pikerisht rrethanat e sistemit komunisto/socialist pseudoslav filluan ta asgjesojne kombetarisht.....


    me nderime
    Me erdh mire shkrymi yt,kam degjuar dhe une kesi raste..
    Pershendetje i nderuar

  9. #149
    Trepca&Chelsea
    Anëtarësuar
    08-03-2009
    Postime
    104
    Per ate qe thua se nuk ka tradit krishtene ndoshta gabohesh,se un jam ne kontakt me shum njerez te Makedhonis,gjegjesisht te fshatrave te tetoves dhe ata jan duke punuar ne ket drejtim qe disa fshatra qe nuk po ua permendi emrin,jan duke u pregatit qe masovikish ,komplet si fshat te kthehen ne kisha,kjo eshte ajo qe un te thash,se njerezit po vete dijsohen,dmth un i di 6 fshatra shqiptare deri tash muslimane po punojn ne ket drejtim,aty jan afer 16,000 banor.
    Ne anen tjeter po behen pun te mdha per sensibilizimin e shqiptareve Makedhon qe te bashkohen dhe te regjistrohen shqiptare dhe te marrin shum kisha ne makedhoni,etj .etj.
    Eshte shume veshtire me besu kete, sepse ne maqedoni shqiptaret jane me shumice musliman dhe e dojne kete fe.

  10. #150
    ILLYRIAN Maska e Tonite
    Anëtarësuar
    09-02-2012
    Vendndodhja
    Tetovë
    Postime
    37
    Citim Postuar më parë nga Sharri-Liburna Lexo Postimin

    Ato jan vleresime qe ti i ban paushall, se me i paster do te ishte ajo kategori se kjo kategoria e dyt vehabe.


    A po e shef tash ketu,shum shqiptare te kategoris se dyt,qe kan kalu ne sektin vehab dhe po e helmojn rinin me te madhe,me par martohet me nji somalez-eze musliman-e,se sa me nji shqiptare te besimit cristian,



    Per ate qe thua se nuk ka tradit krishtene ndoshta gabohesh,se un jam ne kontakt me shum njerez te Makedhonis,gjegjesisht te fshatrave te tetoves dhe ata jan duke punuar ne ket drejtim qe disa fshatra qe nuk po ua permendi emrin,jan duke u pregatit qe masovikish ,komplet si fshat te kthehen ne kisha,kjo eshte ajo qe un te thash,se njerezit po vete dijsohen,dmth un i di 6 fshatra shqiptare deri tash muslimane po punojn ne ket drejtim,aty jan afer 16,000 banor.
    Ne anen tjeter po behen pun te mdha per sensibilizimin e shqiptareve Makedhon qe te bashkohen dhe te regjistrohen shqiptare dhe te marrin shum kisha ne makedhoni,etj .etj.
    Une si musliman por mbi te gjitha si shqiptar me mire do pranoja qe keta njerez te kthehen ne krishterizem se sa te kalojne sektin e poshter vahab!

    Por te them te drejten ne fshatrat e malesise se Sharrit dhe fushes se Pollogut ne pergjithesi nuk besoj te kete fryme krishtere. Popullsia e ketyre vendeve thuajse ka leshuar rrenje ne Islam dhe e mbrojne shume kete religjion.
    Te beheshte fjale per vendbanime nga Dibra, Struga do e besoja kete por ama sic te thashe me larte kete smund ta besoj.

    Respekte.

Faqja 15 prej 26 FillimFillim ... 5131415161725 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •