Pershendetje,
E kam instaluar StyleXP edhe pasi qe e fshijta m'i shnderroj te gjitha ikonat e Windowsit ne ikona klasike si psh: .mp3 files edhe .zip files .
Pra di dikush se si mund ti rikthej ato ne Windows Default ? *-)
Pershendetje,
E kam instaluar StyleXP edhe pasi qe e fshijta m'i shnderroj te gjitha ikonat e Windowsit ne ikona klasike si psh: .mp3 files edhe .zip files .
Pra di dikush se si mund ti rikthej ato ne Windows Default ? *-)
Nese qellimi i ndryshimit te shpejtesise se bus-it eshte per karten grafike, ka disa programe qe lejojne te ndryshosh shpejtesine e kartes. Zakonisht shpejtesia rritet me qellim qe karta te jape rezultate me te mira, por kjo eshte me rrezik sepse mund te demtohen hardueret nga nxehtesia e madhe. Nese ke karte te nVidia, shiko keto rezultate te google.
Ne lidhje me temperaturen e hard diskut, 47 grade nuk duket dhe aq problematike. Temperatura e hard diskut ngrihet e ulet shpesh. Ne ate cast qe e ke pare ti mund te kete kryer shume rrotullime.
Nese te pelqen te shtysh hardueret ne maksimum duke u ndryshuar shpejtesine mbi ate te rekomanduar nga fabrika, atehere eshte mire te kesh 2-3 ventilatore ne kompjuter.
Edi
Instaloje prape StyleXP dhe zgjidh ikonat me stilin e Windows XP.
Edi
Pershendetje
Kohet e fundit mu dogj VideoCard e kompjuterit dhe meqe e kisha ne garanci morra nje te re nga ATI - modeli 9800 256 MB. Problemi eshte qe kur e vura, me dalin disa vija te verdha. Kur rris rezolucionin e kompjuterit vizat shtohen dhe hollohen, kur e ul ne 800 * 600 psh del gati gjys per gjys.
Gjithashtu kjo gje verehet jo vetem ne Windows por dhe ne Startup Screen ne BIOS !!!
Motherboardin e kam ASUS P4G800 deluxe dhe deri tani kam punuar shume mire me te derisa videocarda u prish.
Ndonje ndihme ... ?
"The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML
Me sa duket nga kerkimet ne google, ky problem ka ndodhur shpesh me kartat ATI 9800. Ne kete teme thuhet se karta eshte difektoze dhe e vetmja zgjidhje eshte te marresh nje karte tjeter.
Megjithate, provo ta instalosh edhe njehere nga e para sipas udhezimeve te manualit. Mund te duhet te ndryshosh konfiguracionin e bios qe t'i pershtatet kartes grafike.
Ne kete rast do eliminoja problemet e Windows sepse ti thua qe gabimi ndodh qe ne hapjen e BIOS. Faji i ngelet ose konfigurimit te gabuar ose eshte karta difektoze.
Mqns qenka djegur dhe nje karte me pare, shiko se mos po nxehet me shume sec duhet kompjuteri. Vendose ne nje vend te hapur ku te kete 2-3 pellembe distance nga te gjitha anet. Nese ke mobilje qe e mbyll kompjuterin ne dollap, lere hapur deren e dollapit qe te qarkulloje ajri. Kur luan lojra ose perdor programe 3D eshte mire te besh pak pushim cdo 2-3 ore qe te mos mbinxehet kompjuteri e sidomos karta grafike.
Edi
Rrofsh per ndihmen. Faktikisht kompjuterin e kam bere vete. Cooling dhe te gjitha i kam ne rregull edhe pse heren e pare qe mu dogj e kisha besoj nga cooling pasi kur e bera nje vit me pare i vura maksimumin e mundshem te konfigurimit por me sa lexova ne shume vende cooling do te me sillte probleme, megjithate arrita ta rregulloj dhe ate problem, dhe me sa shof nga monitori i temperatures gjithshkah eshte ne parametra normal.
Problemi eshte thjeshte tek vizat qe me dalin, dhe zakonisht dalin pika te zeza kur ka ngjyre te hapur ne te bardhe !! ATI nuk e kam marre fare ne telefon se nuk kam pat shume kohe, por thjesht kam frike mos ka ndodh gje tjeter kur u dogj videocarda apo mund te jete dhe kjo me defekt!
"The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML
Por prap se prap kur e hjek StyleXp ato nderrohen...
Faleminderit per pergjigje!!!
Tani cdo gje eshte e mundur, por mendoj se problemi do jete tek karta sepse me sa pashe ne Internet ky ka qene nje problem i shpeshte. Kontakto ATI per nje karte tjeter dhe mendoj se ata nuk do te sjellin probleme sepse do kene ndrruar me mijera karta te tilla difektoze.
Nese ke ndonje kompjuter tjeter, provo te ndrrosh karten per tu siguruar qe e ka fajin karta dhe jo motherboard. Fakti qe vizat shtohen kur ti ndryshon rezolucionin tregon se difekti ka lidhje me funksionet e brendshem te kartes, funksione qe jane pothuajse te pavarur nga pjeset e tjera te kompjuterit.
Edi
1. Perdor Style XP per te zgjedhur opsionin "Windows XP Default" per te gjitha veshjet (ikonat, sfondin, stemat, etj) dhe shtyp butonin Apply.
2. Tek paneli i opsioneve zgjidh "Disable Style XP" dhe shtyp YES.
3. Mbylle Style XP (edhe tek cepi i ores).
4. Shko tek start > run > services.msc, kliko me butonin e djathte mbi sherbimin "Style XP service" dhe zgjidh "stop".
5. Hap listen e proceseve me ctrl+alt+del dhe mbylli proceset "stylexp.exe" ose "stylexp service" duke perdorur butonin end task.
6. Hap start > settings > control panel > display, zgjidh veshjen Windows XP dhe shtyp butonin Apply, pastaj OK.
Tani te gjitha ikonat duhet te jene ikonat origjinale te Windows dhe Style XP eshte e instaluar por nuk eshte e hapur.
7. Fshi dosjen StyleXP tek C:\Program Files\TGTSoft\
8. Rifilloje Windows
Tani duhet te jene ikonat origjinale te Windows XP dhe StyleXP nuk eshte ne gjendje t'i ndryshoje ato perseri. Mund te kene ngelur ca mbeturina te StyleXP por keto nuk sjellin probleme dhe mund te pastrohen me programet e regjistrit si Registry Mechanic. Mund te provosh te instalosh edhe njehere StyleXP dhe ta cinstalosh perseri tek control panel > add/remove programs. Kete here duhet te punoje sic duhet duke ruajtur ikonat origjinale te Windows.
Edi
po kėrkoj njė skeme telivizori por nuk po e gjej dot.kėto jane te dhenat.
Philips- Model:29PT910B/01.
faleminderit.
SPIRIT OF ALBANIAN(asd)
Krijoni Kontakt