Close
Faqja 29 prej 106 FillimFillim ... 1927282930313979 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 281 deri 290 prej 1055
  1. #281
    www.trebit.com Maska e Xemlo
    Anėtarėsuar
    20-09-2004
    Postime
    460
    Koncepti i kartes grafike onboard nisi nga Intel per procesoret PIII me skedat meme te sajat qe mbanin chipset 810. Nuk linte asnje mundesi per te shtuar nje karte grafike te jashtme duke detyruar perdoruesit te perdornin vetem karten grafike te integruar. Ishin ne gjendje te mbanin punet me te zakonshme, gje qe beri te eleminonte shume karta grafike nga tregu. Intel me pas nderroi rruge dhe lejoi qe te shtoheshin kartat grafike ne skedat nene te prodhuara prej tij.

    Nga ana teknike, niveli i pare i diferences midis dy kartave eshte pershtatja per librarite grafike. Kartat onboard nuk pershtaten me cdo gje qe sjell DirectX, dhe sikur ta benin nuk do te mbanin versionet me te fundit. Per me teper, te integruarat perdorin nga 8 deri 128mb ram nga memoria e sistemit, ndersa ato te dedikuarat kane sot nga 64 deri ne 768mb. Plus memoriet e kartave grafike punojne shpeshhere ne frekuenca me te larta se sa RAM i kompjuterit. Programet 3D te sotme (qofte pune qofte lojra) jane gjithmone ne kerkim te bandes se punen (banda eshte midis procesimit grafik dhe procesorit). Ne fillim ishin PCI normale me nje bande prej rreth 133Mbps, AGP ishte e dedikuar dhe jo e ndare, nderkohqe qe kjo e fundit arriti deri ne shpejtesi transferimi prej 2.1GBps, qe eshte shume me teper se sa kerkohet sot nga puna e lojrat. Ndersa PCI-Express, (variantet me te reja te ures qe perdor karta grafike) vijne me 4GBps ne nje drejtim (dergim ose marrje) qe eshte pothuajse dyfish i AGP-ve dhe qe mund te nevojiten ne nje te ardhme te afert kur (kryesisht) lojrat do kerkojne sasi te medha procesimi per te dhena gjeometrike dhe texture.

    Memoria e dedikuar eshte e lidhur me sistemin me ate te nje bus te dedikuar (AGP ose PCI-E) qe ka nje efekt pozitiv ne performancat grafike, pasi procesori grafik nuk ka nevoje ta ndaje kete bus me asnje pjese tjeter. Pra eshte e veshtire qe kartat grafike te integruara te arrijne nivelet e atyre te jashtme.
    Ka nje lufte ne tregun e programeve, vecanerisht DirectX dhe OpenGL, qe te prodhojne librari qe mund te konsumojne te gjithe fuqine e kartave grafike me te fundit. Dhe ka nje gare ne fushen e lojrave dhe programeve qe te jene sa me reale. Pjesa me e keqe eshte se prodhuesit e kartave po fokusohen kryesisht ne tregun e lojrave edhe pse skedat e tyre jane ne gjendje te bejne shume me teper. Animime 3D, kinema dhe GIS jane disa fusha qe cfaredolloj sasise fuqie grafike eshte e pamjaftueshme.

    Ndaj per mbyllje, kartat onboard te bejne te kursesh ne xhepa (diferenca min 50euro) ama nese kerkon fuqi, lojra, liri, te duhet te blesh nje te jashtme). Sa per laptopet, aty ku kartat e integruara jane me bollek, te keshilloj te blesh gjithmone me karta jo Intel, por ATI ose nVidia.

  2. #282
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    16-04-2004
    Postime
    674

    Beni...

    Citim Postuar mė parė nga benseven11
    Instalimi nga Cd-ja e programit me drajverat ben modifikimet ne bios.Ske nevoje te nderhysh fare.A ke bere ndonje instalim karte ndonjehere.....se po i mbeshtet ato qe thua vetem ne te lexuara poshte e lart.
    Ate konfigurim si ne figuren qe ke vene,e ben vete cd-ja ne instalim.Kompania qe ka krijuar karten si do i leje drajverat te punojne si sekondare ne bios???? Ashtu eshte dizenjuar te punoje si primare ne bios.
    Lexohet konfiguracioni ne bios prej cd-se dhe behet ndryshimi ne favor te videokartes qe ajo te jete e para,qe do te thote ne bios AGP eshte e para..
    Qe "plaku" po ti jep disa keshilla.
    1- Meso pak se cka eshte BIOS (Basic Input Output System) e cka jane drejtuesit/sistemi operativ
    2- Para se me postu ne ndonje teme lexoj postimet tjera se mos eshte zgjedhur problemi ne menyre qe mos te lodhesh pa nevoj
    3- "Make sure" qe ato qe i poston jane te sakta se perndryshe ndonje "plak" mundet me e pa te udhes me te korigjue.

    Instalimi i drejtuesve (driver-ave) nga CD zakonisht nuk ben kurfar modifikimi te BIOS (ne 15 vitet e karieres sime ende nuk kam hase ne ndonje CD te tille).

    Sa i perket pyetjes: "a instaloj komponente ne kompjuter?". Pergjigja eshte kjo:
    "Jo. Vitet e fundit une nuk merrem me kete detyre, i kemi punesuar dy cuna te ri te cilet merren me ceshtje te imta"

    Pra edhe njehere: Drejtuesit (driver-at) nuk kan lidhje me BIOS!!!

  3. #283
    i/e regjistruar Maska e dardanii
    Anėtarėsuar
    17-02-2007
    Postime
    209
    Shum flm Xemlo shum, shum mir e ke sqaruar ket pun te lumt.
    Gjithashtu kartat grafike jo onboard (jo te integruar ne mother board) jan shum me te mira dhe me te pershtatsheme se ato te onboard, kan fuqi me te madhe, ne raste kur ndodh qe te prishet shum leht behet ndrrimi i saj, ndrrimi i kartes grafike onboard osht i parealizushum si p.sh nese dojm qe te rrisim fuqin e mother board dhe nese karta grafike osht onboard (e integruar) karta grafike e cila osht on board shkon huq sepse ket rast e kam pasur une

  4. #284
    i/e regjistruar Maska e dardanii
    Anėtarėsuar
    17-02-2007
    Postime
    209

    A ka mundesi t'i lidh dy monitore ne nje shtepize?

    Um fal se ju kam lodhur me pytje.
    Kam nej pytje, a ka mundesi qe ti lidh 2 monitor ne nje shtepiz.
    nese ka dikush ndojne mendim ju lutem te me tregoj ose sqaroj, kjo me nevojitet , gjat praktik ne lenden e informatikes dhe qe te jet ma e let per prof. ti lidh 2 monitora me nje shtepiz ( per demostrim me te leht). Ket pytje ma ka ber prof. i informatikes tash une po ju pys juve ne qoft se ka mundesi te me ndihmoj dikush
    FLM shum te gjithve
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga dardanii : 04-04-2007 mė 14:48

  5. #285
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    16-04-2004
    Postime
    674

    Natyrisht se ka

    vetem te duhet kartela grafike e cila eshte per dy monitor. Ja nje liste:
    http://www.superwarehouse.com/ATI_Du...ds/b/29/c/1884

  6. #286
    i/e regjistruar Maska e dardanii
    Anėtarėsuar
    17-02-2007
    Postime
    209
    Flm Uke Topalli. Per sa i perket karteles grafike kam degjuar e di por mendoj qe ka edhe ndojne menyr tjeter shpresoj qe te me ndihmoj dikush

  7. #287
    Olsi
    Anėtarėsuar
    13-02-2006
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    231
    xemlo faleminderit shume.

  8. #288
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    16-04-2004
    Postime
    674

    Ka edhe ....

    menyra tjera. Mundesh me perdor "VGA splitter" i cili e ndan dhe amplifikon sinjalin keshtu qe mund ta distribuosh ne shum monitora ja nje prej produkteve te tilla

    http://www.networktechinc.com/vsplt-pc.html#

    ja edhe lista me produkte te tilla

    http://www.tigerdirect.ca/applicatio....asp?CatId=317

    Mundesh edhe vet me e nda sinjalin duke krijuar nje "Y" konfiguracion, ama sinjali mund te jet shum i dobet.

  9. #289
    Moderator Maska e benseven11
    Anėtarėsuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,821
    Perpara se te postosh imazh dhe japesh koment kuptoje imazhin ne radhe te pare.Jo vetem lexim dhe perkthim.Thua nuk ke instaluar ndonjehere videokarte.
    Atehere si flet kaq me siguri vetem me gjera te lexuara.
    Perse jane vene tre opsione ne bios?Perse PCI eshte vene e para dhe perse AGP e dyta dhe onboard e treta? Perse jane tre opsione.Ti marrim me rradhe.
    Tre opsione e bejn madherbordin te pershtatshem te perdore njeren 2 ose tre komponente grafike.Perse e kane vene Pci ne te paren.Kjo do te thote qe komponenti me i preferuar per ate madherbord eshte PCI karta.Pra nqs kompjuteri ska karte fare atehere ne dyqan duhet blehet nje tip PCI pasi i pershtatet me mire atij modeli,rekomandohet nga prodhusi madherbordit.
    E dyta PCI kartat kane dale me vone jane teknologji me e re,jane me superiore se AGP-te kuptohet jo me diferenca te medha.Flasim gjithmone per karta te reja kur bejm krahasim nje agp kart te modeleve te reja me nje PCI.
    Pse ne bios jane vene edhe PCI edhe AGP.Nje arsye dhe e vetmja qe kerkon nderhyrje ne bios per te vene agp karten apo pci karten te paren eshte kur kompjuteri e ka nje AGP karte te instaluar dhe i instalon nje karte te dyte PCI.Ne kete rast nderhyhet ne bios pasi instalimi i kartes se dyte dhe instalimi i cd mund te krijoje konflikt,mesazh gabimi,pasi eshte nje video karte e instaluar,dhe ajo ne instalim figuron si default e pare.Vetem ne rast si ky nderhyhet ne bios.Nqs ske karte nuk ke nevoje fare te hysh ne bios.Instalimi nga cd-ja ben modifikim,ben ndryshim ne bios dhe ne opsionet e bios do e shohesh si agp ose PCi enabled etj.Pra ben modifikim,ndryshe nuk ka se si te zgjohen drajverat video te kartes kur kompjuteri ndizet.Llogjika e prodhimit te videokartave,kartave te zerit dhe hard drajverave te rinj eshte kjo.Fabrika gjithmone kur dizenjon nje drajver e ben ate qe kur ai instalohet ne kompjuter te dale gjithmone e para(primary) gjithmone.Dhe kane te drejte se nje pajisje e re qe merr ka specifika hardwerike dhe drajverash me superiore se sa nje pajisje e vjeter qe ke ne kompjuter.Kur blen nje hard drajv te ri ai eshte konfiguruar nga fabrika gjithmone si master.Kur blen nje karte zeri ose videokarte,drajverat jane dizenjuar qe te modifikojne biosin dhe te marrin prioritet te dalin te parat krahasuar me chipsin analog ne madherbord.E njejta gje edhe me programet media, jo identike por e ngjashme.Kur instalon nje program player ai ne instalim do tentoje ose do te te ofroje mundesine qe gjithe formatet ti luash me ate program.Po ashtu edhe programet editore shikues te imazheve kur i instalon tentojne gjithmone qe te besh ndryshimet menjeher pas instalimit qe gjithe formatet e imazheve ti shohesh me ate program.Eshte llogjika,mentaliteti,egoja e prodhusve te produkteve hardware/software qe produkti i tyre ne instalim te dale i pare.Pse? Sepse eshte i ri, mendohet te kete specifika me superiore dhe ofron kualitet te larte.Shof nje mani te theksuar,nje deshire te madhe nga disa ketu qe fusin duart ne bios me shkak dhe pa shkak pa i njohur mire gjerat.Nuk eshte cudi pse shume veta kane probleme me windowsin dhe instalimet,pasi behen gafa ne bios.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga benseven11 : 04-04-2007 mė 17:33
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  10. #290
    Moderator Maska e benseven11
    Anėtarėsuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,821
    Zgjidhja me ekonomike,nje kabell me dy porta vga,5 dollare.
    http://www.national-tech.com/prodimages/10h1-27708.jpg
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

Faqja 29 prej 106 FillimFillim ... 1927282930313979 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •