Close
Faqja 19 prej 106 FillimFillim ... 917181920212969 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 181 deri 190 prej 1055
  1. #181
    i/e regjistruar Maska e bejmellaf
    Anėtarėsuar
    08-04-2005
    Postime
    98

    Ekrani i laptopit shumė i errėt

    Pershendetje te gjitheve

    Kisha nje pyetje rreth ekranit per Laptopin Amitech mod 8640.
    Ndizet shume mire dhe funksionon pa probleme,porse ekrani ju ka dobesuar
    pas nje shuarje normale,kur eshte ndezur prape tani me mezi mund te shofesh ne ekran eshte shume i erresuar,provova me tasten Fn..F6 F7 qe bejne me te ndritshem por ishte e kote!mund te jete problemi ne vete ekranin apo diku tjeter ne KGra..?Kartelen grafike e deinstalova dhe prape e njohu motherbordi,por ishte e kote,nese keni iden ju lutem shkruani,dmth ka qene shume mire duke funksionuar per momentin eshte erresuar Display dhe tani qendron ashtu dhe mezi shifet dicka!!!

    Flm per mundin tuaj
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga edspace : 19-09-2006 mė 22:29

  2. #182
    Programues Softueresh Maska e edspace
    Anėtarėsuar
    04-04-2002
    Vendndodhja
    Filadelfia, SHBA
    Postime
    2,565
    Duket si problem me vetė ekranin, por s'do bėje keq tė instaloje nga e para drejtuesit e kartės grafike. Shko tek faqja e kompanisė qė ka krijuar kartėn grafike (nvidia, ati) ose tek faqja e Amitech dhe shkarko drejtuesit mė tė rinj tė kartės grafike. Instaloji dhe rinise kompjuterin.

    Shko tek paneli i kontrollit > display, dhe shiko se mos ke ndryshuar ndonjė opsion pėr dritėn, kontrastin, gamma, ngjyrat.

    Nėse kėto mė lart nuk japin rezultat, problemi do jetė me vetė ekranin dhe do duhet ta shpiesh tek tekniku.
    Edi

  3. #183
    Moderator Maska e benseven11
    Anėtarėsuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,821
    Kontrollo baterine e laptopit a mbush mire? Provoje ta punosh me prizen ne mur?Mund te jete prishur ndricusi i mbrapem" backlight inverter" qe ndodhet mbrapa ekranit anash midis ekranit dhe mbuleses se mbrapme plastike.Nje pamje http://www.fonerbooks.com/laptop/Sony_8.jpg ku duken 2 konektore te bardhe per hyrjen dhe daljen e rrymes ne voltazh te larte dhe llampa drejtkendeshe katodike e ftohte fluoreshente.Kur ky inverter prishet figura del e erret. Ndricusi i pasem(backlight inverter)riparohet/zevendesohet me lehtesi nga tekniket.Nuk besoj te jete prishur ekrani.Ekrani duhet jete ne rregull.Nqs ekrani eshte me difekt cmimi eshte shume i larte,nuk ja vlen,i bie me lire te blesh nje laptop te ri.Kurse per ndricusin e pasem cmimi varet se ku jeto.Ketu ne amerike shkon te 80-100$.Nje pamje e ndricusit te pasem per Toshiba.Kur e hap ndan ekranin si xham nga mbeshtjellesja plastike,eshte diku ne cep lart te mbulesa e mbrapme plastike e laptopit. http://www.fonerbooks.com/laptop/toshiba7.jpg
    Provoje njehere te ndezesh laptopin dhe ne ndezje mbaj shtypur F2 per tu futur ne bios.Kur je ne bios shtyp ne tastjere njekohsisht Fn dhe F5.
    Pastaj shtyp ne tastjere butonin shigjete me maje qe shkon djathtas.
    Gjithashtu verifiko butonin e fikjes se laptopit se mos eshte prishur nga brenda,ben kontakt te keq.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga benseven11 : 19-09-2006 mė 23:44
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  4. #184
    i/e regjistruar Maska e che_guevara86
    Anėtarėsuar
    21-02-2006
    Vendndodhja
    verdalle anej ktej
    Postime
    641
    bejmellafe lexohet apo direkt fiket dmth motherbordi punon ndersa ekrani nuk arrin te hapet apo hapet!! Belane do gjesh me ate ekranin aman Laptop hesapi dhe mua kete gje me ka bere po dun me shpenzu shume leke .. Ose me mire sa rregullon nje te hapet nje tjeter .... Shpresoj ta rregullosh mer se une kete gje me ka dhene dhe akoma si dihet cfare ka.... Shnet...

  5. #185
    Kur kam perdorur njehere e nje kohe lap top , vura re nje gje , nese iknin dritat ekrani erresoj , kjo gje ndodhte per te kusyer baterine . Per mendimin tim ti ke ndryshuar ndonje opsion tek battery option dhe e ke cuar ne " battery save mode".
    Ky eshte mendimi im (mbase nuk eshte keshtu , por vetem disa ore kam punuar me lap top).

  6. #186
    i/e regjistruar Maska e bejmellaf
    Anėtarėsuar
    08-04-2005
    Postime
    98
    Pershendetje te gjitheve
    Si duket ju ka djegur ai backlicht qe ndricon ekranin pasi qe provat te tjera nga shkrimet tuaja i kame bere te gjitha por pa sukses,ka mbetur vetem ajo qe thote Benseven pa e provuar edhe gjasat jane qe aty te jete problemi.
    Megjithat ne ja beme provat se bashku por ja se duket qe eshte djegur dicka e tille brenda ekranit ose se paku eshte c,rregulluar.

    Flm shume per mundin e te gjitheve

  7. #187
    ~Alb-Digital~ Maska e viganv
    Anėtarėsuar
    27-12-2004
    Vendndodhja
    Prishtinė
    Postime
    1,771

    Nuk ndizet monitori

    Ok tani kam nje problem teper serioz.Kam ne shtepi nje Pentium 3 dhe nje ekran Belinea nuk po ia di momentalisht tipin,ok e kam blere qe 7 vite.Sot quditerisht ndalet rryma dhe kur vjen leshohet kompjuteri por ekrani jo,kablloja te gjitha jane ne rregull,kur e shtypi susten per ndezje nuk ndezet.Kerkoj ndihme se me te vertete jam ne hall te madh.

  8. #188
    Moderator Maska e benseven11
    Anėtarėsuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,821
    Kompjuteri a ka videokarte?Nqs ka provo te futesh ne safe mode dhe instalohet drajveri i videokartes nga CD-ja.A ka pas probleme me ngjyrat monitori me perpara.Nje rast tipik eshte zevendesimi i ngjyrave.psh ikona e kasperskit eshte e kuqe.Kjo ngjyre e kuqe zevendesohet me jeshile te ndezur.te gjitha reklamat qe kane pjese te veten me ngjyre te kuqe shfaqen ne ngjyre jeshile.Anomali te tilla me ngjyrat kane lidhje me kabllin.Nje rast te tille e kam pasur dhe zevendesimi i kabllit e rregulloi figuren.Kabllot e monitorit jane shtrenjte ne dyqan.
    I gjen rreth 24 dollare.Ne kete rast shkaku i difektit eshte pika e kontaktit te videokartes me kabllin.Kunjat e kabllit qe futen te videokarta nuk e percjellin sinjalin mire.Ndonje kunje mund te jete prishur dhe nuk merr sinjal nga videokarta fare.Kur te heqesh kabllin verifiko kunjat,a jane te qendrushme,te forta.Ne qofte se e prek cdo kunje dhe ushtron pak presion me gisht,a zhvendoset kunja majtas ose djathtas.Kunjat duhet te jene shume te forta.Ne qofte se ndonjera nga kunjat e konektorit te kabllit leviz majtas djathtas,duhet ndrruar kablli.Kontrollohet njelloj edhe konektori i kabllit qe lidhet me monitorin.Ne shume raste megjithese konektori eshte lidhur fort ne folene e monitorit/videokartes perseri monitori ka problem sic e ke ti aty pasi nuk percillet sinjali nga ndonje kunje e prishur,mund te kete ndonje problem voltazhi ose duhen pastruar kunjat me pak leng koka kola dhe fshihen,pasi kunjat oksidohen,krijojne nje cipe kafe ne siperfaqe qe mund te ndikoje keq ne kontakt. Ate kabell qe ke provoje ne ndonje kompjuter tjeter.Nqs monitori ne kompjuterin tjeter punon atehere duhet blesh monitor te ri.Perpara se te behet kjo verifiko memorjen ram ne kompjuter
    Hiqi copat e memorjes Ram dhe nguli prape mire.Ngulja e mire e copave ram shoqerohet me nje zhurme kercitje dhe nofullat anesore qe kapin memorjen e kane dhembin te gjysem rrethi i copes anesore te memorjes siper.Ndosh qe monitori te mos jape shenje jete kur memorja ram ka probleme.Eshte montuar,ngulur ne madherbord jo mire,ose memorja ram eshte prishur nga nxehtesia.Nqs kompjuteri ben zhurmen e bootit normal, dhe ska figure ne monitor atehere nuk ka problem me memorjen.Mund te jete kablli ose monitori.Provo nje prize tjeter muri.Mund te jete shkak edhe rryma,qe vjen nga rrjeti elektrik.Rrjete elektrike te vjetra me probleme tokezimi mund te japin si shkak difektin.
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  9. #189
    ~Alb-Digital~ Maska e viganv
    Anėtarėsuar
    27-12-2004
    Vendndodhja
    Prishtinė
    Postime
    1,771
    Hej Ben te faleminderit teper per pergjigjen qe ke dhene.Tani nuk e kuptova shume mire se ka probleme monitori apo ka probleme ram memorja.Monitorit nuk i ndihet era nuk besoj qe eshte digjur.Ato kabllat permas ekranit jan te ngjitura shume mire,se rryma u ndal,erdh pas 30 minutave mirepo susta ekranit kur e prek ate nuk nditzet ekrani.Nuk e di cka ka qe 7 vjet prej qe e kam blere kompjuterin bashk me ekran nuk me ka ndodhur nje anomali e tille.Gjithashtu duhet cekur se isha duke e upgrade Windows Sp2 mirepo nuk u mbushke deri ne fund,e pata restartuar kompjuterin por pastaj duke u lloduar logoja e windows xp ashtu mbetke shkova ne safe mode,e hoqa dhe pastaj bera System Restore,dhe hyra ne kompjuter.Prap Windows Sp2 nuk u mbush krejt dhe ne te nesermen prap hyra ne kompjuter shkova ne safe mode qe prap te bej system restore,duke u futur ne safe mode ndalet rryma,pas ndaljes,vjen prap kompjuteri leshohet mirepo ekrani JO.Nuk vereht ndonje shenje e djegjes nuk vje era asgje....Mund te me tregosh se cfare te bej qe ta shpetoj ekranin,ndonje gje mund te ket,apo nuk mund te rregullohet.Te falenderoj per mundin edhe njehere Ben.Ja kalofsh mire dhe shum faleminderit per ndihmen.

    P.S Ka videokarte,kam pas pak probleme me ngjyrat sepse i hidhke me te ereta nuk e di pse por i shtojsha me ane te programit te Nvidias.

  10. #190
    Moderator Maska e benseven11
    Anėtarėsuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,821
    Me keto qe po thua atehere nuk eshte problem monitori.Kur ke bere upgrade do te thote ke kaluar nga windows 2000 ne XP ose nga windows 98 ne XP.Kjo quhet upgrade.Kur ke bere upgrade(nje lloj instalimi) a eshte bere i plote?Nqs te ka ikur rryma ne momentin e instalimit,upgrade,duhet filluar procesi nga e para me CD.
    Nqs te ka ngec kompjuteri tek logoja e windowsit dhe nuk ka vazhduar me tej,atehere perseri eshte problem windowsi qe duhet riinstaluar.Provo te ndezesh kompjuterin me CD-ne e windowsit brenda per te bere boot nga CD-ja
    a del figure ne ekran?Nqs sdel asgje,atehere provo te futesh ne bios.Fik kompjuterin e ndez.Ne ndezje mbaj shtyp F1 ose F2 ose butonin DEL.A futet kompjuteri ne bios?Nqs futesh ne bios,sigurohu qe te besh ndryshimin qe kompjuteri te bej boot nga CD-romi.Shiko aty edhe per display,VGA qe te jete aktive.Nqs as kjo nuk funksionon atehere te duhen 6 disketa flopy per win xp Sp2
    ne qofte se ke disk win xp me Sp2 bashke.Ka mundesi qe video drajver te windowsi te mungoje,ose te jete prishur,per pasoje monitori nuk jep figure.Sistem restore nuk te punon,pasi nuk ka pika restaurimi.Ato pika i ke fshire kur ke bere (upgrade).Gjithashtu fshirja e pikave te vjetra te resaturimit dhe lenia vetem e datave te reja kalendarike ben qe windows restore te deshtoje.Sistem restore kerkon 50 mb hapesire disku minimumi qe te punoje.Nqs hapesira e lire ne disk eshte nen 50 mb eshte nje shkak qe sistem restore te mos punoje.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga benseven11 : 19-10-2006 mė 07:37
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

Faqja 19 prej 106 FillimFillim ... 917181920212969 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •