Close
Faqja 18 prej 106 FillimFillim ... 816171819202868 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 171 deri 180 prej 1055
  1. #171
    Moderator Maska e benseven11
    Anėtarėsuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,821
    A eshte figura ne ekran pozicionuar mire.Puno me funksionin e gjeresise.Width,duke e ndryshuar pak dhe shiko rezultatet.Ndrysho pak OSD dhe shiko cfare ndryshimi do kete.Nqs ke probleme me ngjyren majtas ekranit,si jane ngjyrat,te perziera me njera tjeteren ,me konture jo te qarta?Atehere duhet te shikosh per videokarten,azhurnim.Provo te ndryshosh ngjyren nga 24 bit ne 32 bit,ne 256,dhe shiko se cilen pranon si me te mire.Klik i djathte ne desktop/properties/settings.Aty ke menune per ngjyrat,krahas rezolucionit.
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  2. #172
    ~Alb-Digital~ Maska e viganv
    Anėtarėsuar
    27-12-2004
    Vendndodhja
    Prishtinė
    Postime
    1,771
    Pershendetje Ben,faleminderit prap per pergjigje.U mundova te ndryshoja Width nejse u rregullua pak ne te majte me mire u be,me ka mbet aty lart X pak si keq po nejse prap mire eshte teper teper teper flm per ndihmat.Mire eshte puna tani ende as ekrani nuk pati defekte.

  3. #173
    Ricky Maska e EnRiQu3
    Anėtarėsuar
    02-11-2004
    Vendndodhja
    Rumani
    Postime
    81

    Probleme me figurėn

    Kam nje problem me pc.Deri me perpara nuk me ka ndodh nje gje e tillė por ja qe me ndodhi.Padashje duke dashur te ti gjuaj dikujt me fanta kapen ca pika ne motherboard.e fika dhe e ndeza pc dhe punonte mire.pas disa oresh mori restart dhe kur ndizet arrin deri ne Logon Screen pastaj filloj te prishet display i ekranit dhe del me viza viza dhe fiket ekrani.provoj te ta ndez dhe fik ekranin por prape nuk ben.prap fikur rri.
    Kur i jap restart ekrani ndizet deri ne mometin kur arrin ne Logon Screen dhe po e njejta gje prishet display dhe fiket.Kur hyj ne Safe Mode ekrani rri ndezur dhe nuk ka probleme.Por ne Start Windows Normal nuk ben.I hodha njehere nje sy motherbourd dhe vura re se tek pllaka grafike ishin ca pika nga fanta besoj.Pllaka grafike nuk eshte on board.dhe ato pika ishin (me sa pashe une,se eshte dhe disa si nate) ne vijen ku futet pllaka grafike me fishen ku lidhet me motherboardin.Do doja si mund te ta shikoja ne qofte se e ka windowsi problemin apo e ka pllaka grafike.Do doja te t'ju thoja qe jam ne Safe Mode se nuk hyj dot ne Normal.
    Faqet personale mund ti vendosėsh vetėm nė profilin tuaj dhe jo nė firmė. Stafi i Forumit!

  4. #174
    Programues Softueresh Maska e edspace
    Anėtarėsuar
    04-04-2002
    Vendndodhja
    Filadelfia, SHBA
    Postime
    2,565
    Vėri kapak kompjuterit qė tė mos ndodhin tė tilla gjėra. Problemi duket se ėshtė tek karta grafike dhe mendoj se ndodh kur ndryshohet cilėsia (resolution) e figurės. Nė safe mode kompjuteri pėrdor 640x480 ndėrsa nė Windows normal besoj do e kesh me tė lartė, 800x600 ose 1024x768.

    Kontrollo lidhjen e kartės grafike me motherboard dhe lidhjen e kabllit tė monitorit me kompjuterin. Shiko qė karta tė jetė futur deri nė fund dhe qė dhėmbzat anash tė jenė kyēyr. Hiqe kabllin e monitorit dhe lidhe prapė duke i vidhosur vidhat deri nė fund. Pastaj ndize kompjuterin dhe shiko mos ėshtė rregulluar.

    Po nuk punoi dhe kjo, hiqe kartėn grafike, pastroje pjesėn qė bėn kontakt me motherboard me ndonjė rrobė tė butė tė thatė qė nuk lėshon push, si ato qė pėrdoren pėr pastrimin e syzeve. Po tė kesh ndonjė bombėl me ajėr tė kompresuar, si ato qė pėrdoren pėr pastirmin e tastierave, shfryje pak tek foleja ku futet karta pėr tė hequr ndonjė pluhur. Po s'ke bombul, fryji vetė me gojė. Vendose kartėn me kujdes, vidhose mirė, kontrolloje qė tė mos dalė nga foleja gjatė vidhosjes, lidh kabllin e monitorit dhe ndize kompjuterin. Kujdes qė tė mos dėmtosh pjesėt e tjera, e mos tė tė zėrė korenti.

    Nėse ke ndonjė kompjuter tjetėr, mund t'i ndrosh kartėn grafike pėr tė parė nėse ėshtė vėrtet aty faji.
    Edi

  5. #175
    i/e regjistruar Maska e OO7
    Anėtarėsuar
    07-12-2004
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    3,823

    Karta grafike shkakton ngadalėsim tė ndjeshėm

    Kam nje problem me 2 kompjutera. Qe kur kam instaluar kart grafike 256 NVIDIA GeForce 6200 64 bit ,kompjuteri bllokohet dhe leviz shum avash mausi dhe cdo gje tjeter ne momentin qe hap ndonje videoklip, ose ne momentin qe futem tek nje folder ku ka videoklipe brenda bllokohet menjehere edhe pa klikuar pa e hapur fare videoklipin.
    Me lojra nuk ka asnje problem, punon shum mire.
    I kam pas kompjuterat me kart 128 dhe ecnin shum mire, por ne momentin qe i vura kto kartat 256 filloi te shfaqej ky problem. U ben 5 muaj qe perpelitem ti regulloj dhe perfundimisht kam kuptuar qe fajin e kan Driverat, sepse nqs ēinstaloj driverat ath videot punojne shum mire, por dihet qe pa drivera nuk shtyhet sepse pastaj nuk hapen as lojrat.
    Kam mare disa drivera te fundit per kte lloj karte por nuk me kan dhene rezultat, po i njejti problem. Detyrohem pastaj ose ta fik me dhune dhe te behet restart, ose ti bej LOG OFF, por per ti bere LOG OFF procedura zgjat 5 minuta ,pasi ju thash qe cdo gje bllokohet dhe ngadalesohet, dmth acarohesh me nji llaf.

    Si t`ja bej, se na iku zarri ?
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga OO7 : 22-07-2006 mė 09:33

  6. #176
    Moderator Maska e benseven11
    Anėtarėsuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,821
    Problemin mund ta kesh ne konflikt video/grafik te disa drajverave qe ke ne kompjuter.Normalisht nje kompjuter me karte grafike duhet kete vetem drajverin e videokartes se instaluar dhe drajverin e chipit video ne madherbord.Kur kompjuteri ka me shume se dy video drajvera aty fillon belaja.
    Po te klikosh ne start/run Aty fut devmgmt.msc Klik ok dhe ne figuren e manaxherit te pajisjeve klik ne + perpara "Display drivers"Nen display drajvers cfare shikon?Mire eshte te postosh nje pamje.Perpara instalimit te videokartes 256,a ka pas kompjuteri videokarte te vjeter.Nqs po ka shume mundesi qe ti nuk ke cinstaluar drajverin e videokartes se vjeter.Te duhet te cinstalosh drajverin e videokartes se vjeter dhe pastaj te instalohet nga CD programi me drajverat e videokartes se re.Shkohet ne start/kontroll panel/add remove programs.E gjen dhe heq drajverin e vjeter te videokartes.
    Pastaj fik ndez kompjuterin dhe instalo programin pastrus te drajverave video.
    Drive cleaner profesional http://www.drivercleaner.net/downloa...roSetup_15.zip Ky program pastron regjistrin nga mbetjet e drajverave te vjeter te video kartes.Ne kontroll panel cinstalo edhe drajvera qe i ke shkarkuar nga interneti.Ke disa drajvera ne kompjuter,duke pas shume drajvera kjo te shkakton mosfunksionimin e videokartes.Me shume drajvera video,versione te ndryshme qe ke instaluar behet "lesh arapi".Nuk mund te punoje videokarta ashtu.Pasi disa drajvera videokarte qe ke instaluar nuk i pershtaten videokartes qe ke,jane krijuar per modele te tjera videokartash.Per pasoje videokarta ngec,nuk funksionon.Pasi ke hequr gjithe videodrajverat nga kontroll paneli dhe pastruar me programin"drive cleaner profesional",atehere instalohet drajveri i videokartes nga CD-ja.Shiko me kujdes instruksionet ne instalim,per te evituar ndonje gabim.
    Te seria e drajverave Nvidia Geforce 6200 ke tre modele videokartash
    1. NVIDIA GeForce 6200 GPU
    2. NVIDIA GeForce 6200 Turbo Cashe
    3. NVIDIA GeForce 6200 LE
    Keto videokarta jane te ngjashme,por jo identike dhe secila ka drajverat e veta qe ndryshojne nga njera tjetra.Nuk mund te instalosh drajverin e 1-shit
    ne qoftese videokarta eshte modeli 2-te.Videokarta nuk do punoje pasi drajveri eshte i njeshit.Duhet gjetur me saktesi modeli i videokartes qe ke duke pare manualin.Me pas instalon drajverin qe eshte krijuar ekzakt per ate model dhe qe punon ne windows 64 bit.
    Nqs kompjuteri eshte i vjeter atehere shkak difekti eshte madherbordi i cili nuk suporton shpejtesine bus 8X,per pasoje videokarta ngec.Ne qofte se madherbordi eshte relativisht i ri i prodhuar 3-4 vjetet e fundit,zakonisht keto madherborde suportojne shpejtesine bus 8 x,te percjelljes se sinjalit te procesimit nga videokarta ne procesor.Pasi ke bere instalimin e drajverit qe duhet dhe kompjuteri do punoje ne rregull,te duhet te shkosh ne bios dhe caktivizosh(disable),chipsin e videos ne madherbord,pasi ky chips nuk te duhet me.Komplet proceset video do kryhen nga videokarta.Te manaxheri i pajisjeve shiko dhe sigurohu qe nuk ke probleme me videokodeksat.Klikohet ne shenjen e + perpara"Sound video,game kontrolloret"Ne figuren tjeter shiko qe videokodeks ne fund te listes te mos kete shenje ! te verdhe,ose ? te verdhe, ose kryq te kuq diagonal.
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  7. #177
    i/e regjistruar Maska e OO7
    Anėtarėsuar
    07-12-2004
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    3,823
    Flm per te gjitha Benseven11, do ti bej te gjitha hapat qe me the.
    Duhet te dalloj mire se cili nga 3 driverat do me duhet ( do hap Pc qe ta shof karten direkte se te disku nuk thot gje)
    Kompjuteri ka pas karte Nvidia 5200 dhe nuk ka pas probleme me te. Kur instalova kte te rene i fshiva te vjetrat. Tani mora dhe kte : Driver Cleaner Professional.
    Ja po postoj dhe nje pamje te asaj qe me the ti.



    Po postoj edhe kto te dhenat e tjera te : dxdiag


  8. #178
    Moderator Maska e benseven11
    Anėtarėsuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,821
    Madherbordin e ke te mire me chip video i salduar ne bord NVidia nForce2 400.
    Madherbordi i tipit ATX suporton videokartat me 8x shpejtesi bus,pasi foleja kafe ku ngulet video karta eshte e tipit AGP8x(AGP 3.0).Te figura qe ke vene drajveri duket ne rregull,nuk ka shenje pikcuditse ose pikpyetje te verdhe.
    Mund te klikosh me te djathte te Nvidia Geforce 6200 dhe klik ne cilesite(properties).Aty ne dritaren tjeter klikohet ne butonin driver.Te dritarja tjeter shiko me kujdes ne krye te tabeles qe jep emrin e sakte te videokartes.Me poshte shiko daten e drajverit dhe me poshte,shume e rendesishme versionin a drajverit.Duhet pare mos kerkon ndonje ri instalim te drajverit te videokartes ose azhurnim nga faqja e NVidias.Dyshoj dhe ka mundesi qe difekti te kete origjine nga programi qe perdor per te pare videot.Programi duhet te kete difekt(bug) dhe duket sikur fajin e ka karta.Provo njehere ti luash videot me ndonje program tjeter player.Psh mos perdor windows media player per te pare video por BS player,crystal player,ose ndonje program tjeter qe ke per te pare dvd.Si do reagoje kompjuteri.Nqs video luhet mire dhe videokarta nuk te nxjerr probleme,atehere mbaj ate program,qe i pershtatet mire specifikave te kompjuterit qe ke.E dyta procesori nuk ka shume fuqi.Fuqine e procesorit e ke 1.8 ghz.Ajo qe te ngelet te besh eshte te mos e mbash kompjuterin te ngarkuar kur sheh video ose luan lojra.Kur sheh video,mbaj vetem videon hapur,beji exit dritareve te internetit.Programi qe luan videot mbase nuk e suporton teknologjine 64 bit.Shiko per ndonje program te mire player qe eshte krijuar kohet e fundit dhe e suporton teknologjine 64 bit.Mbaj parasysh qe ai madherbord ATX qe eshte i montuar dhe qendron vertikalisht kerkon ushqyes rryme te tipit ATX.Power supply duhet te jete ATX dhe jo model tjeter pasi krijon shqetesime per videokarten.
    Beje disable ne bios chipsin video NVidia nForce2 400 duke lene ne pune vetem video karten.Nuk eshte mire te mbahen te dyja aktive(njelloj si me karten e zerit qe duhet mbajt aktive dhe chipsi audio te caktivizohet ne bios.Kam vene re qe mbajtja e chipsit audio aktiv dhe kartes se zerit aktive ndikon negativisht,zeri nuk del ne volum te plote si dhe cilesia e zerit eshte njelloj sikur ske karte zeri)E njejta gje edhe me videon,pasi chipsi video merr perparesi ne krahasim me videokarten,nuk shfrytezohen kapacitetet grafike te videokartes por te chipsit video.Per pasoje cilesia e figures i pergjigjet chipsit aftesive te tij te punes dhe jo videokartes.Nvidia ka histori difektesh.Mos mendo asnjehere qe drajverat video te nvidias jane pa faj.Ka shume ankesa qe keto drajvera nuk punojne mire dhe ka pas probleme me luajtjen e lojrave dhe videove.Rendesi ka te merret vesh modeli i sakte i videokartes qe ke dhe drajveri qe kjo karte perdor.Pastaj duhet pare,mbase kerkohet ndonje azhurnim ase patch qe ka nxjerre vete nvidia per korigjim gabimesh ne kodin e drajverit video.Shiko me kujdes dhe kopjo ndonje mesazh gabimi kur luan video.Do jete me e lehte per te identifikuar shkakun.
    Difekti mund te kete edhe shkak explorerin(nqs perdor internet explorer si browser),si dhe vete windowsin.Ne kete rast luaj nje video dhe provoko gabimin e videokartes.Menjehere duhet shkuar ne start/run ketu fut eventvwr.exe Te dritarja qe hapet klikohet ne aplikacione.Ne panelin djathtas klik 2 here ne rreshtat me ikona te gabimit me te kuqe.Aty duhet kopjuar Event ID NR dhe pershkrimi.Pikerisht keto gabime zbulojne misterin se cfare shkakton difektin.Bej te njejten gje duke klikuar ne panelin majtas ne System dhe pastaj djathtas ne rreshtat siper me ikone te kuqe.
    Windowsin e ke te paqendrushem,pa azhurnime ,e ke windows xp pro pa Sp1 pa SP2.Difekti mund te kete si shkak edhe ndonje gabim ne windows.Kerkohet azhurnim i windowsit me pako SP2.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga benseven11 : 22-07-2006 mė 19:01
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  9. #179
    Moderator Maska e benseven11
    Anėtarėsuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,821
    Harrova te shtoj,kur luan video dhe karta te ngec,perpara se te luash videon,mbaj te hapur task manaxherin.Shtyp ne tastjere Alt ctrl del njekohsisht.Do hapet task manaxheri.Klik ne butonin "performance" dhe shiko diagramen e nivelit te ngarkeses se procesorit ne % e cila ndryshon,eshte shume dinamike.Shkon 5% pastaj shkon 30% ulet ne 10% ngrihet ne 40%.
    Luaj videon dhe shiko se sa do shkoje ngarkesa ne % ne procesor.Kur video ngec,nuk vazhdon te luhet,shiko sa eshte % ne procesor.Nqs %-ja eshte tek 100% atehere eshte problem ngarkese.Videoja duhet te jete shume e madhe ne volum 1gb mbase me shume dhe i krijon mbingarkese procesorit qe nuk e perballon.Gjithashtu nje ngarkese e tille mund ta coje memorjen ram ne 0mb memorje e lire.Per pasoje kompjuteri ngrin,video ngrin,miu nuk punon.Perfundimi:Nuk eshte faji i videokartes,por i videos me ngarkese te larte ne gb qe e gjunjezon procesorin e pafuqishem dhe RAm-it qe mbushet shpejt dhe nuk cliron memorje te lire per te vazhduar luajtjen e videos.Te duhet nje program qe manaxhon memorjen ram dhe cliron automatikisht memorje te lire.Shiko per programin falas RAMpage qe tregon nivelin e memorjes ne cep te ekranit dhe cliron memorje te lire automatikisht duke evituar kete difekt.
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  10. #180
    i/e regjistruar Maska e OO7
    Anėtarėsuar
    07-12-2004
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    3,823
    Perfundimisht pasi kam provuar te gjitha llojet e menyrave, del e njejta gje, kompjuteri ngadalesohet. Ngelet vetem e nje gje per te bere: Te provoj karten ne nje motherboard tjeter, ndoshta ka konflikt me kte. po qe se nuk ben ath do iki tja kthej mbrapsht aty ku i kam blere sepse qenkan me defekt kartat
    Benseven11 gjithsesi shum flm nga ana jote

Faqja 18 prej 106 FillimFillim ... 816171819202868 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •