Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 5
  1. #1
    Thirr ne rruge te Zotit! Maska e IslamInfo
    Anėtarėsuar
    09-08-2011
    Vendndodhja
    Ne token e Allahut!
    Postime
    1,457

    Zekati i Fitrit

    Zekati i Fitrit

    Falėnderimi dhe lavdėrimi i takojn Allahut, Zotit tė botėrave, paqja dhe mėshira e Allahut qofshin mbi pejgamberin tonė Muhammed, mbi familjen e tij tė ndershme, mbi shokėt e tij fisnik dhe mbi tė gjithė ata qė e pasojnė rrugėn e tyre deri nė Ditėn e Gjykimit.

    Kjo ėshtė njė paraqitje e shkurtė e dispozitave tė zekatit tė fitrit, e bashkangjitur me argumente, duke u munduar qė ta pasojmė nė tė udhėzimin e tė Dėrguarit dhe sunnetin e tij.

    Dispozita e Zekatit te Fitrit:

    Zekati i fitrit ėshtė obligim mbi ēdo musliman, qoftė i madh apo i vogėl, qoftė mashkull apo femėr, qoftė i lirė apo rob. Argument pėr kėtė ėshtė hadithi i Abdullah Ibn Omerit [Allahu qoftė i kėnaqur me tė], i cili thotė: “E ka bėrė obligim i Dėrguari i Allahut zekatin e fitrit nė Ramazan, qė ėshtė “njė sa’ė” (njėsi matėse) prej hurmave, apo njė sa’ė prej elbi, me kėtė obligohet robi dhe i liri, mashkulli dhe femra, i vogli dhe i madhi prej muslimanėve. Dhe ka urdhėruar qė kjo t’u jepet tė varfėrve para se tė dalin njerėzit pėr ta falur namazin e Bajramit.” [Transmeton Buhariu].

    Pra obligohet muslimani, nė rastin kur ai ka ushqim tė mjaftueshėm pėr veten dhe familjen e tij, dhe ka tepricė nga kjo, apo ka mundėsi materiale, qė ta nxjerrė zekatin e fitrit pėr veti dhe pėr ata qė i ka nėn kujdesin e tij, siē janė gruaja dhe fėmijėt e tij. Sa i pėrket foshnjės qė ėshtė nė barkun e shtatėzėnes, nuk ėshtė e obliguar nxjerrja e zekatit tė fitrit pėr tė, sepse s’ka argument pėr njė gjė tė tillė.

    Ajo qė transmetohet nga Othmani [Allahu qoftė i kėnaqur me tė] se ai jepte zekatin e fitrit edhe pėr foshnjėn nė bark, zinxhiri i kėtij transmetimi ėshtė i dobėt [siē thotė Albani nė Irvaul-galil: 3/330].

    Dispozita e nxjerrjes sė vlerės sė atij ushqimi nė para:

    Nuk lejohet qė t’u jipet tė varfėrve nė vend tė ushqimit vlera e tij nė para, dhe ky ėshtė mendimi i shumicės sė dijetarėve, sepse adhurimet duhet tė bėhet ashtu siē janė pėrmendur nė argumentet fetare, e nuk ka asnjė argument nga i Dėrguari i Allahut e as nga shokėt e tij se ata nė vend tė ushqimit kanė dhėnė para. Kurse Pejgamberi a.s. ka thėnė: “Kush shpikė nė fenė tonė diēka qė nuk ėshtė prej saj, ajo vepėr do t’i refuzohet.” [Transmeton Muslimi].

    Urtėsia e zekatit tė fitrit:

    Urtėsia e kėtij adhurimi ėshtė pėrmendur nė hadithin e Abdullah Iban Abbasit [Allahu qoftė i kėnaqur me tė], i cili ka thėnė: “E ka bėrė obligim i Dėrguari i Allahut zekatin e fitrit si pastrim pėr agjėruesin nga gjėrat e kota qė i ka bėrė gjatė agjėrimit dhe si ushqim pėr nevojtarėt. Kush e jep atė para namazit tė bajramit, ajo do t’i pranohet, ndėrsa kush e jep pas namazit, ajo ėshtė vetėm njė sadaka e thjeshtė.” [Transmeton Ebu Davudi dhe Ibėn Maxhe me zinxhir tė mirė].

    Lloji i ushqimit nga i cili duhet tė jepet:

    Ushqimi tė cilėn e konsumojn njerėzit, qoftė hurme, apo oriz, apo ushqime tjera tė cilat janė mė tė konsumuara nė atė vend. Ebu Seid el-Hudriu [Allahu qoftė i kenaqur me tė] thotė: “Nė kohėn e tė Dėrguarit tė Allahut jepnim njė sa’ė prej ushqimit tonė pėr ēdo tė varfėr, ndėrsa ushqimi i jonė atėherė ishte elbi, rushi i thatė, akiti dhe hurmat.” [Transmeton Buhariu].

    Koha kur duhet tė jepet zekati i fitrit:

    Koha mė e mirė pėr kėtė ėshtė njė ose dy ditė para Bajramit, siē e kishin zakonė sahabėt ta jepnin. Transmetohet nga Nafiu, i cili ishte rob i liruar i Abdullah Ibn Omerit se ka thėnė: “Sahabėt e jepnin atė njė ose dy ditė para Bajramit.” [Transmeton Buhariu]. Poashtu transmeton Ebu Davudi me zinxhir sahih se ka thėnė: “Abdullah Ibn Omeri e kishte zakon ta jep zekatin e fitrit njė ose dy ditė para Bajramit.” Kurse koha e fundit pėr dhėnjen e tij ėshtė namazi i Bajramit, siē u pėrmend nė hadithin e Ibn Omerit dhe Ibn Abbasit [Allahu qoftė i kėnaqur me ta].

    Sasia e zekatit tė fitrit:

    Njė sa’ė (sasi matėse, qė ėshtė e barabartė me katėr grushta tė tė dyjave duarve tė bashkuara me ushqim) pėr ēdo musliman, argument pėr kėtė ėshtė hadithi i Ibn Omerit qė e cekėm mė herėt.

    Ndėrsa sa’u i cili duhet tė merret nė konsideratė nė kėtė rastė pėr tė qenė tė pėrpiktė ėshtė sa’u i banorėve tė Medines nė kohėn e Pejgamberit [paqja dhe mėshira e Allahut qoftė mbi tė].

    Kam pasur mundėsi qė ta gjej njė enė me tė cilėn Zejd Ibn Thabiti [Allahu qoftė i kėnaqur me tė] e bėnte matjen e sa’ut te njėri prej dijetarėve tė Medinės, i cili kishte transmetuar kėtė nga Zejd Ibn Thabiti, andaj unė e mora atė dhe e bėra matjen e peshės sė disa ushqimeve me tė, e pas kėsaj nxora disa pėrfundime:

    I pari: Sa’u nuk mund tė zėvendėsohet me kilogram, sepse pesha e sa’ut dallon varėsisht se cka matet me tė, pasi qė disa ushqime janė mė tė rėnda se tė tjerat, ndėrsa sa’u e bėn matjes e sasisė e jo tė peshės, kėshtuqė madje edhe llojet e hurmave dallojn nė peshė nga njėra-tjetra.

    I dyti: Sa’u i Pejgamberit a.s. ėshtė i barabartė me 3280 ml.

    I treti: E bėra matjen e disa llojeve tė ushqimeve dhe dola me pėrfundimin e mėposhtėm.

    (Kėtu ky dijetar e cek njė listė tė ushqimeve mė tė pėrdorura nė Saudi, pesha e tė cilave ėshtė prej 1.48 kg, deri nė 2.80 kg. Pra qė besimtari tė jetė i sigurtė se e ka dhėnė sasinė e mjaftueshme tė ushqimit, duke mos gabuar nė kėtė, pasiqė kjo njėsi matėse te ne nuk pėrdoret ėshtė qė tė jep pėr ēdo anėtarė tė familjes pėrafėrsisht 3 kg ushqim, qoftė ajo oriz, miell, apo diēka tjetėr prej ushqimeve qė ai mė tepėr i konsumon gjatė vitit, madje mund tė jep pėr njė anėtarė prej kėtij ushqimi, e pėr tjetrin prej ushqimit tjetėr – shėnim i pėrkthyesit).

    Duhet ta tėrhjek vėrejtjen se kjo masė e pėrmendur ėshtė e pėrafėrt andaj mė mirė siē e kam cekur disa herė ėshtė qė Sa’u profetik tė pėrhapet nė mesin e njerėzve dhe ta bėjm matjen e tyre me tė.

    Kujt i takon zekati i fitrit:

    Zekati i fitrit i takon tė varfėrve dhe atyre qė kanė nevojė pėr ushqim, argument pėr kėtė ėshtė hadithi i Ibn Abbasit qė e cekėm mė herėt: “si ushqim pėr nevojtarėt.”

    Vėrejtje: Nuk lejohet t’i jipet atyre qė nuk kanė nevojė, siē e kanė zakon disa njerėz qė kėtė t’ia japin fqinjėve apo tė afėrmve tė tyre nė mėnyrė tė ndėrsjelltė, apo duke ia dhėnė vetėm njė familjeje tė caktuar ēdo vit pa e pa se ajo familja nė kėtė vit a ėshtė prej atyre tė cilėve u jepet zekati apo jo.

    Vendi nė tė cilin e jep zekatin e fitrit:

    Zekati i fitrit i jepet fukarave dhe nevojtarėve tė atij vendi nė tė cilin banon, mirėpo lejohet qė tė transferohet nė ndonjė vend tjetėr nėse ka nevojė pėr njė gjė tė tillė, e ky ėshtė mendimi mė i saktė i dijetarėve, sepse nuk ka ndonjė argument qė e ndalon njė gjė tė tille.

    Shkroi: Dr. Jusuf Ibn Abdullah el-Ahmed.
    Pėrktheu dhe pėrshtati: Omer Zaimi, Medinė.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga IslamInfo : 26-08-2011 mė 06:59

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    08-06-2010
    Vendndodhja
    Aty ku nuk me gjen njeri
    Postime
    106
    Allahu ju shperbleft per kete postim.
    Nje pyetje kam per ju a mundemi te japim Zekatin ne Xhami ne vend qe te ia japim dikujt, a eshte e njejt apo ka ndonje ndryshim?
    Allahu ju shperbleft.

  3. #3
    Thirr ne rruge te Zotit! Maska e IslamInfo
    Anėtarėsuar
    09-08-2011
    Vendndodhja
    Ne token e Allahut!
    Postime
    1,457
    Citim Postuar mė parė nga Shpend Hajdari Lexo Postimin
    Allahu ju shperbleft per kete postim.
    Nje pyetje kam per ju a mundemi te japim Zekatin ne Xhami ne vend qe te ia japim dikujt, a eshte e njejt apo ka ndonje ndryshim?
    Allahu ju shperbleft.
    Ky eshte zekati i fitrit, apo fitrat qe jepen per perfundimin e agjerimit para Bajramit.

    Nese ne xhami mblidhen, blehet ushqim prej tyre dhe ju jepet te varferve, apo nese ndonje shoqate muslimane mbledh ushqim dhe e shperndan kete ushqim tek te varferit lejohet. Mirepo me kusht qe te arrije tek te varferit para namazit te bajramit ne forme te ushqimit.

    Sa i perket xhamis, nese e ke per qellim per harxhimet e xhamise, nuk i jepet fitri, sepse Pejgamberi a.s. e ka caktuar per te varferit qe te ken ushqim te mjaftueshem diten e bajramit, e mos te lypin, sic ceket ne nje hadith: "Mos i lejoni qe edhe kete dite te lypin prej njerezve."

    Pra, eshte special per te varferit, qe ti ushqejm ne kete dite!

    Ndersa xhamis i jepet prej pareve tjera, ata qe kane mundesi, mirepo ajo nuk e shpaguan kete, sepse secila e ka vendin e vet.

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    08-06-2010
    Vendndodhja
    Aty ku nuk me gjen njeri
    Postime
    106
    Allahu te shperbleft per pergjigjje.

  5. #5
    Thirr ne rruge te Zotit! Maska e IslamInfo
    Anėtarėsuar
    09-08-2011
    Vendndodhja
    Ne token e Allahut!
    Postime
    1,457
    Citim Postuar mė parė nga Shpend Hajdari Lexo Postimin
    Allahu te shperbleft per pergjigjje.
    Amin. Ndersa sa i perket zekatit te pasurise qe jepet nje her ne vit, ky i takon 8 grupeve te njerzve qe i ka cek Allahu ne suren "Teube":

    60. All-llahu caktoi obligim qė lėmosha (zeqati etj.) t'ju takojnė vetėm: tė varfėre (nevojtarėve), tė ngratėve (qė s'kanė fare), punonjėsve (qė e tubojnė), atyre qė duhet pėrfituar zemrat (tė dobėtve nė besim), e duhet dhėnė edhe pėr lirim nga robėria, tė mbyturve nė borgje, (luftėtarėve), nė rrugėn e All-llahut dhe atij qė ka mbetur nė rrugė. All-llahu e di gjendjen e robėrve, punon sipas urtėsisė sė vet.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •