Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 1
  1. #1
    Thirr ne rruge te Zotit! Maska e IslamInfo
    Anėtarėsuar
    09-08-2011
    Vendndodhja
    Ne token e Allahut!
    Postime
    1,457

    Debati i Ibrahimit a.s. me Nemrudin

    “A nuk ke arritur tė dijsh pėr atė qė pėrse All-llahu i kishte dhėnė pushtet, ai (Nemrudi) polemizoi me Ibrahimin rreth Zotit tė tij. Kur Ibrahimi tha: "Zoti im ėshtė Ai qė jep jetė dhe vdekje!" Ai tha: "Edhe unė jep jetė dhe vdekje!" Ibrahimi tha: "Zoti im e sjell diellin nga lindja, sille pra ti atė nga perėndimi?" Atėherė ai qė nuk besoi mbeti i hutuar. All-llahu nuk e shpie nė rrugė tė drejtė popullin mizor.” [Bekare: 258].

    Allahu i Lartesuar na tregon ne Kuranin fisnik histori te ndryshme nga popujt e mehershem me Profetet e tyre, qe nga Ademi a.s., historia mes djemve te tij Habilit dhe Kabilit, pastaj Nuhu a.s. dhe historia e tij me popullin e vet, historine e Jusufit a.s. me vellezerit e vet dhe mbretin e Egjiptit, pastaj historine e Musait a.s. me Faraonin dhe Hamanin, e keshtu me radhe, deri tek historia e Isaut a.s. dhe nenes se tij Merjemit dhe poashtu permend caste nga jeta e Muhamedit a.s.
    Krejt kjo behet ne nje stile te larte rrefimi, duke u koncentruar ne aspektet me te rendesishme dhe me te dobishme per neve, duke ngerthyer mrekulli dhe shenja se diturise se Allahut te paskajshme, duke keshilluar, duke prekur ndjenjat dhe mendjet e njerezve.

    Tek tregimi i Jusufit a.s. udheheqesin e Egjiptit e quajti mbret, sepse ne ate kohe ashtu quheshin mbreterit e Egjiptit, ndersa ne tregimin e Musait a.s. e quajti Faraon, sepse ne kete periudh te historise se Egjiptit mbreterit e Egjiptit e kishin kete titull, poashtu ketu e permendi edhe emrin Haman, i cili ishte krahu i djathte i Faraonit, emer ky i cili u zbulua shume vone me decifrimin e gjuhes se lashte te egjiptasve. Sic thote Allahu I Lartesuar: “Nė tregimet e tyre pati mėsime e pėrvojė pėr tė zotėt e mendjes.” [Jusuf: 111].

    Ne kete ajet te sures Bekare Allahu i Lartesuar na tregon per debatin e Ibrahimit a.s. me Nemrudin, ne menyre te shkurte, koncize dhe shume te qarte, ku edhe njeherit tregohet aftesia e Ibrahimit a.s. per te debatuar dhe per t’i ngritur argumentet e qarta mbi ata qe e kundershtonin thirrjen e tij. Me tutje ne Kuran Allahu e permend debatin ne mes tij dhe ne mes popullit te tij te cilit adhuronin idhuj, ku ne menyre shume te bukur ua tregoi pavlershmerine e adhurimit te idhujve, duke I thyer ato dhe duke e lene vetem idhullin me te madhe. Kur ata u kthyen dhe e pane se cka kishte ngjare me idhujt e tyre iu drejtuan atij: A ti e bere kete me idhujt tane? Tha: Pyetni ate idhullin me te madh se ai u tregon, mbase ai eshte qe e ka vepruar kete.

    Ata u ndalen te hutuar dhe u kthyen kah njeri-tjetri duke thene: Ju e dini se keta nuk flasin. Pastaj i thane atij: Ti e din se keta nuk flasin. Ateher ai u tha: Mjer per ju, si adhuroni dicka qe nuk mund te shprehet, as qe mund ta mbroje veten e tij.

    Kurse ne kete rast Nemrudi paraqiste nje kryenec mohues, I cili nuk njihte askend pos vetvetes, dhe e detyronte popullin e tij qe ate ta adhurojn, pasi sipas tij nuk kishte ndokush tjeter qe meriton te adhurohet.

    Kur i erdh lajmi se Ibrahimi a.s. therriste ne adhurimin e Krijuesit te Universit kjo gje nuk i pelqeu, andaj e mori Ibrahimin a.s. ne pyetje dhe i tha: Kush eshte Zoti yt, tek i cili po i theret njerezit?

    Ibrahimi tha: Zoti im eshte ai qe jep jete dhe vdekje. Duke u argumentuar keshtu me nje argument shume te fuqishem per ata qe kane mend, sepse askush nuk ka krijuar dicka nga mosekzistenca pos te Gjithefuqishmit, dhe as qe do te mundet ndonjeher ndokush ta arrije nje gje te tille.

    Mirepo Nemrudi u tregua kryenec ndaj kesaj dhe i mori dy veta te cilet i kishte ne roberi, njerin e vrau dhe tjetrin e liroi dhe i tha: Ja, edhe une jap jete dhe vdekje. Duke dashur me kete te barazohet me Zotin e gjithesise.

    Ibrahimi a.s. e dinte se kjo nuk eshte pergjigje valide, sepse qellimi i tij ishte ne krijimin e vertete nga mosekzistenca dhe ne vendosjen e ligjit te vdekjes ne kete gjithesi, te cilit ligj nuk i shpeton askush sadoqe i ditur, i pasur apo i fuqishem te jete.

    Mirepo nuk deshti qe ta humbe kohen duke i thene: O i paditur, kjo qe bere ti nuk eshte krijim e as vdekje per te cilen une po flas, po menjeher e goditi me dicka te cilen ai nuk do te mund ta perballonte.

    Ibrahimi a.s. i tha: Zoti im eshte qe e ben Diellin te lind nga lindja, andaj nese ti je ashtu sic pretendon ndryshoje kete ligj te Allahut dhe bere qe Dielli te lind nga perendimi!

    Dhe ky eshte nje argument shume i forte dhe nje sfide shume e madhe drejtuar mohuesve: Nese ju mendoni se “rastesia” apo “natyra jo-inteligjente dhe e pavetdijshme” i ka vendosur keto ligje te gjithesise, ateher ndryshoni ato, sepse ju jeni me inteligjent se natyra dhe me te perpikte se rastesia.

    Ne rastin kur ju si qenie me superiore se rastesia dhe natyra jo-inteligjente s’keni mundesi t’i ndryshoni ato ligje dhe s’keni asnje zgjidhje tjeter pos t’u nenshtroheni atyre, ateher dijeni se nje qenie me superiore se ju qendron pas tyre.

    Ne kete rast Nemrudi ngeli i hutuar sepse s’kishte mundesi ta detyroj diellin te linde nga perendimi dhe cdo pretendim i tij ra ne uje.

    Andaj Allahu i Lartesuar na tregon ne Kuran se atij i nenshtrohet cdokush ne qiell dhe ne toke, madje edhe armiqte e Tij me te flakte, patjeter e kane ti nenshtrohen ligjeve qe Ai i ka vendosur, patjeter te plaken, patjeter te thithin oksigjen per te jetuar, patjeter te vdesin nje dite.

    Ligjet e Allahut jane dy lloje:

    1. Ligjet kosmologjike: Ligjet ne kete gjithesi, te cilave krijesat u nenshtrohen pa vullnetin e tyre dhe s’kane mundesi te largohen nga ky nenshtrim, kushdo qofshin dhe ckado qofshin.

    2. Ligjet sheriatike: Te cilat vlejn per krijesat qe kane liri te zgjedhjes, e te cilat Allahu i ka lene te lire nese deshirojn t’u nenshtrohen atyre duke e adhuruar vetem Zotin dhe duke e zbatuar ligjin e Tij, ose te mos ju nenshtrohen. Mirepo ketu ka pergjegjesi dhe llogari.

    Lusim Allahun e Lartesuar qe te na beje prej atyre qe i nenshtrohen Allahut dhe ligjeve te Tij vullnetarisht, ashtu sic jemi nenshtruar ndaj ligjeve te Tij kosmologjike pa vullnetin tone, ne menyre qe ta arrijme kenaqesine e Tij dhe te shpetojm nga denimi i Tij. Amin.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga IslamInfo : 25-08-2011 mė 21:34

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •