
Postuar mė parė nga
Ndoshta
Aq sa din,aq fflet,vertet ky esht Kulmi i Injorances,Per te Ardhur keq esht ajo se cfar flasin disa Analfabet.
Lexo o injorant Lexo,meso studio e mesohu te komentosh dhe te dish se kur duhet te flasesh dhe qka te flasesh.
P.S :
Agjėrimi si ndikon nė organizėm:
Gjatė agjėrimit shpenzohen dhjamėrat dhe lėndėt e tepėrta tė depozituara nė trup, e mė pas kėto zėvendėsohen me tė reja.
Dr. Alexis Carrel (fitues i ēmimit Nobel nė mjekėsi 1940), nė librin e tij Lhomme cet incanu (Njeriu, ky i panjohur) thotė: Gjatė agjėrimit shpenzohen dhjamėrat dhe lėndėt e tepėrta tė depozituara nė trup, e mė pas kėto zėvendėsohen me tė reja, kėshtu ndodh njė ripėrtėritje nė trup. Agjėrimi, shėrim pėr shumė sėmundje e kanė vėrtetuar mjekėt me renome botėrore si: Dr. Dexey, Dr. Guelp, Dr. Frumusan, Dr. Noman, Dr. Pauchet. Pas studimit tė gjatė, Dr. Noman ka vėrtetuar se agjėrimi gjatė Ramazanit shkakton njė ngritje tė shėnuar tė kolesterolit me densitet tė lartė (HDL) dhe zvogėlon kolesterolin me densitet tė vogėl (LDL). Studimi ėshtė pėrcjellur nė 32 meshkuj tė shėndoshė. Zvogėlimi sinjifikant (7,9%, p < 0,001) nė serum tė koncentrimit tė kolesterolit total dhe triglicerideve (30%, p < 0,001) gjatė muajit tė Ramazanit ėshtė krahasuar me periudhėn para agjėrimit. Pas pėrfundimit tė Ramazanit, serumi HDL kolesteroli ėshtė ngritur dukshėm (14,3%, p < 0,001) dhe ka mbetur i ngritur niveli edhe njė muaj pas Ramazanit nė krahasim me LDL kolesterolin qė ka treguar zvogėlim sinjifikant (11,7%, p < 0,001).
R. Habbal dhe autorėt nga Qendra kardiologjike tė Spitalit Universitar Ibn Roch nė Kazablankė (Marok), nė studimin e pėrfshirė 72 femra dhe 27 meshkuj me hipertension (shtypja e lartė e gjakut) vėrtetuan ulje sinjifikante tė tensionit tė gjakut gjatė muajit tė Ramazanit. Kjo pėr arsye tė natriurezės.
Agjėrimi nxit efektin natriuretik, qė e lejon trupin tė eliminojė natriumin dhe ujin e tepėrt nga organizmi. Kjo lejon zgjidhjen e problemeve kronike me tė ėnjtura (edem), ndihmon nė uljen e volumit tė rritur tė gjakut, bashkė me uljen e tensionit tė lartė tė gjakut.
Agjėrimi i Ramazanit mund tė shėrbejė si model i shkėlqyer pėr hulumtime tė metabolizmit tė njeriut dhe sjelljes sė tė ushqyerit. Gjatė 20 viteve tė fundit janė bėrė pėrpjekje tė shumė shkencėtarėve dhe agjėrimi i Ramazanit ėshtė pėrdorur si model pėr shumė studime metabolike (Iraki et al, Ayabak et al, Husain et al, Malik et al, El Ati et al, Nomani et al, Sėeileh et al dhe Malhotra et al, etj.).
Shkencėtarėt gjatė hulumtimit vėrtetuan se gjatė agjėrimit niveli i magneziumit nė gjak rritet.
Magneziumi ka efekt mbrojtės kardiovaskular dhe shėrben pėr prevenimin dhe shėrimin e sulmeve nė zemėr.
- Ai pėrmban nė vete cilėsi antiplateletale dhe mbron nga pėrhapja e trombeve.
- Ka efekt stabilizues i membranės qelizore qė vepron nė marrėdhėnien e kaliumit dhe kalciumit nė nivelin membranor. Pėr kėtė ai mbron nga disritmitė e zemrės dhe trurit.
- Agjėrimi nėpėrmes efekteve tė magneziumit parapengon formimin e ateromeve (pllakėzat e yndyrės tė cilat krijohen nė enėt e gjakut) dhe zbėrthen kėto pllakėza, tė cilat janė pėrgjegjėse pėr sulme nė zemėr dhe tru.
- Magneziumi rrit aktivitetin fibrinolitik tė gjakut, i cili udhėheq kah prevenimi dhe krijimi i koagulėve tė rinj.
Gjatė agjėrimit tajimi i hormoneve tė gjėndrės hipofizare rritet, sepse ekziston hormoni anabolik pėr sintezėn e proteinave dhe kolagjenit, i cili prodhon baraspeshėn pozitive tė azotit. Ai gjithashtu stimulon eritropoezėn dhe sintezėn e kolagjenit.
Gjatė agjėrimit, namazit dhe pėrvojave tė ndryshme shpirtėrore nė Ramazan, disa substanca tė caktuara endogjene nėpėrmes trurit lirohen nė organizėm. Kėto substanca quhen opoide. Kėto pėrfshijnė eukefalinėn dhe endorfinėn qė janė pėrgjegjėse pėr eufori, qetėsi, disponim dhe ēiltėrsi gjatė kėsaj periudhe.
Beta-endorfinėt janė mė aktivėt. Kėta janė 20 herė mė tė fuqishėm se morfina.
Kėta pėrveē qė eliminojnė dhembjen, shkaktojnė ndjenjėn e fortė tė euforisė. Gjatė agjėrimit arrihet rikalibrimi enzimatik. Organizmi shton ndryshimet enzimatike qė ndikojnė nė rregullimin e shumė sistemeve si detoksifikimi nga substancat helmuese, shpenzimi i rezervave dhjamore dhe rezervimin e proteinave. Ky ėshtė edhe shkaku i pėrmirėsimit tė gjendjeve klinike tė pacientėve.
Atmosfera shpirtėrore gjatė agjėrimit ul stresin. Stresi ndikon nė kualitetin e jetės dhe ėshtė shkak potencial pėr shumė sėmundje.
Agjėrimi lehtėson dhe mobilizon eliminimin e substancave tė dėmshme nga organizmi si: kolesteroli, acidi urik, dioksina dhe mbetje tė tjera toksike.
Agjėrimi ka njė ndikim normalizues nė sistemin autonom nervor. Ul shqetėsimet nė sistemin digjestiv si dhe qetėson gjendjen e ankthit. Agjėrimi pėrbėn njė periudhė pushimi pėr organet e sistemit tretės dhe zemrės:
- Mėlēia (laboratori qendror i organizmit) pushon 4-6 orė.
- Zemra gjatė ditės rreh 14.000 herė mė pak.
- Veshkat gjatė agjėrimit pushojnė dhe ripėrtėrihen.
- Zorrėt kanė njė periudhė pushimi dhe ulet ritmi i punės sė tyre.
Agjėrimi ka efekt stabilizues edhe te diabetikėt, sepse ngrenė nivelin e insulinės.
Po ashtu efekt evident, agjėrimi ka treguar se sėmundja e Alzhajmerit (demencė e hershme e trurit), padyshim si pasojė e efektit detoksifikues tė agjėrimit nė sistemin nervor.
Agjėrimi ėshtė sekret i jetėgjatėsisė
Po ashtu ka efekt antikancerogjen. Agjėrimi ndihmon nė lehtėsimin e sėmundjeve si artriti, koliti, astma, alergjitė e ndryshme dhe largon lodhjen.
Kokėdhembja qė paraqitet nė ditėt e para tė Ramazanit veēanėrisht te konsumuesit e kafesė dhe duhanit, gjithashtu shoqėrohet me humbje tė gjumit dhe me ndjenjėn e urisė. Kėtyre personave u kėshillohet qė tė fillojnė ti lėnė kafenė dhe duhanin dalėngadalė qysh para njė ose dy javė para Ramazanit.
Vendin e kafesė duhet ta zėnė pije pa kafeinė, si bli, ēaj mali dhe pije joalkoolike.
Niveli i ulėt i sheqerit nė gjak (hipoglicemi) shoqėrohet me dobėsi, marramendje, lodhje, dobėsi nė pėrqendrim, djersitje e shpejtė, dridhje (tremor), paaftėsi pėr veprimtari fizike, kokėdhimbje, rrahje zemre e fortė.
Si shkak ėshtė marrja e bollshme e sheqerit veēanėrisht nė syfyr nė formėn e karbohidrateve tė rafinuara. Si pėrgjigje, trupi sekreton shumė insulinė, gjė qė shkakton rėnien e nivelit tė sheqerit nė gjak.
Kėtyre personave u kėshillohet qė nė syfyr tė marrin pak dhe nė mėnyrė tė kufizuar ushqime me sheqer, tė pinė lėngje.
Agjėrimi ėshtė ilaēi mė i mirė
- Paracelsus, mjek i shekullit XV
Hipokrati, Aristoteli, Galen Paracelsus, Plato, Sokrati dhe shumė filozofė tė mėdhenj, shkencėtarė dhe mjekė, profetė tė tė gjitha religjioneve, pėr shekuj me radhė kanė pėrdorur agjėrimin si metodė tė pastrimit, shėrimit dhe rigjallėrimit tė trupit, fizikisht dhe spiritualisht.
Sigurisht qė edhe mė parė keni dėgjuar qė agjėrimi ėshtė njė mėnyrė shumė e mirė pėr humbje peshe. Por pėrveē humbjes sė peshės agjėrimi ka edhe shumė tė mira tė tjera shėndetėsore. Pėrveē tė tjerash, agjėrimi nuk duhet tė mendohet se i takon atyre qė janė besimtarė. Agjėrimi mund tė bėhet kurdoherė pa pasur arsye tė jesh besimtar. E sot mund tė mėsoni pėr shumė tė mira tė tjera shėndeti qė agjėrimi iu sjell.
Agjėrimi ėshtė mė i lehtė se cilado dietė dhe mėnyra mė e shpejtė e humbjes sė peshės.
Agjėrimi ėshtė i adaptueshėm nė jetė intensive. I jep trupit pushim fiziologjik.
Agjėrimi pėrdoret me sukses nė shėrimin e shumė sėmundjeve.
Agjėrimi mund tiu ofrojė humbje tė peshės deri nė 5 kg nė javėn e parė.
Agjėrimi ulė & normalizon kolesterolin, homocisteinen dhe shtypjen e gjakut.
Agjėrimi ėshtė njė pėrjetim qetėsues shpesh duke qetėsuar tensionin dhe insomnin (pagjumėsinė).
Agjėrimi pėrmirėson veset dietale dhe ngre kėnaqėsinė e ngrėnies.
Agjėrimi ėshtė rigjallėrues dhe zvogėlon procesin e plakjes.
Agjėrimi ėshtė stimulant pėr rigjallėrimin e rritjes sė niveleve tė hormoneve.
Agjėrimi jep energji. Ndihmon procesin e eliminimit.
Agjėrimi ėshtė pėrmirėsues i jetės seksuale.
Agjėrimi mund tė eliminojė apo modifikojė pirjen e duhanit dhe fiksimin ndaj alkoolit.
Agjėrimi ėshtė rregullator sepse edukon trupin qė tė konsumojė ushqim vetėm sa i duhet.
Agjėrimi nxjerr nga trupi toksinat duke i dhėnė ati njė tush internal dhe pastrim.
Agjėrimi nuk privon trupin nga materit esenciale ushqyese.
Agjėrimi mund tė pėrdoret pėr tė zbuluar burimin e alergjive nga ushqimet.
Agjėrimi me sukses pėrdoret nė mjekimin e skizofrenisė dhe sėmundjeve tė tjera mentale.
Agjėrimi nėn mbikėqyrje tė duhur mund tė tolerohet deri nė 4 javė.
Agjėrimi nuk akumulon apetitin; dėshira pėr tė ngrėnė zhduket pas 1 deri 2 ditėve.
Agjėrimi ka qenė praktikė e zakonshme qysh nga zanafilla e ekzistencės sė njeriut.
Agjėrimi ėshtė rit nė tė gjitha religjionet (fet); Kurani dhe Bibla qė tė dyja kanė pėrplot referenca nė te.
Agjėrimi ėshtė mjekimi natyror qė Zoti na ka dhėnė.
Krijoni Kontakt