Shqipėria 1 euro nuk ishte batutė. Ishte realisht program politik i ultraliberalit qė na drejton, i cili pasi eksperimentoi pasurimin e shqiptarėve nėpėrmjet rrumpallizimit tė pėrgjithshėm mė anė tė kioskave tė shumta qė mbijnė si kėrpudha, tani po eksperimenton ultraliberalizimin duke vėnė nė shitje ēdo gjė qė ka trajtėn e ngrehinės publike. Pėrdorim termin ngrehinė jo pėr ta denigruar, por pėr tė dhėnė realitetin e situatės sė tė mirave publike sot nė Shqipėri. Ato janė nė njė gjendje katastrofale, nė prag zhdukjeje pėrfundimtare, ashtu siē ėshtė kthyer kalaja e Drishtit, qytetit mesjetar qė i bėnte asokohe hije Shkodrės, por qė tani po kėrkon dėshpėrimisht hijen e vet tė dikurshme, tė humbur nė lėmshin e krijuar nga gurat e ish kalasė dhe gurat e shkėmbinjve tė tanishėm dhe ku nė kėmbė tė saj qėndron pėrvuajtshėm njė fshat nė prag rrafshimi pėr shkak tė harresės
Por nėse kalaja ka vuajtur prej pushtimeve tė njėpasnjėshme dhe prej humbjes sė rėndėsisė sė saj strategjike, nuk e kuptojmė nga ēarmik po luftohet ky shteti shqiptar qė duhet medoemos tė shpallė betejėn si tė humbur pa e filluar ende? Pėrse ėshtė kaq e nevojshme dhe kaq e ngutshme tė shiten mbi 1300 objekte publike? Thuhet se paratė qė do tė vijnė nga kėto privatizime do tė ushqejnė buxhetin e shtetit. Ėshtė e vėrtetė, pjesėrisht. Megjithatė, e kemi tė vėshtirė tė besojmė se njė fitim afatshkurtėr, nėse kėto objekte do tė shiten me ēmime tė arsyeshme, mund tė jetė mė i frytshėm se pėrfitimi afatgjatė qė do tė kishte shteti nėse do tė ruante zotėrimin e kėtyre objekteve. Njė shtet qė nuk ka mjetet e nevojshme pėr tė kryer aktivitetin e tij ėshtė njė shtet i dėnuar tė zhduket dhe tė mos kryejė mė asnjė lloj detyre ndaj shtetasve tė vet.
Nė kėtė kuadėr detyrash tė munguara vendoset dhe shėrbimi shėndetėsor ndaj shtetasve qė me sa duket Qeveria kėrkon qė ta kalojė nė duart e subjekteve private me formulėn e konēesionit. Nėse ligji pėr konēesionet e pranon kėtė formulė (nė fund tė fundit, ligji ėshtė shprehja e politikės sė momentit dhe politika e momentit diktohet prej ultraliberalizimit tė shfrenuar), a ėshtė e nevojshme dhe e dobishme tė kalohet i gjithė sektori shėndetėsor nė duart e subjekteve private nė tė gjithė Republikėn dhe nė tė njėjtėn kohė? Kjo pikė ha interpretim dhe ka shumė mundėsi qė Kryeministri kėtė dispozitė ligjore ta ketė interpretuar siē interpreton rregulloret e Kuvendit spartania Jozefinė, dmth mbrapsht.
Por nuk ėshtė kjo pika kryesore qė duam tė nėnvizojmė nė kėtė shkrim. Ajo qė duam tė theksojmė ėshtė dorėzimi pa kushte i prerogativave tė shtetit nga vet shteti. Me kėtė, ai pranon se nuk merr pėrsipėr energjinė elektrike (furnizim, prodhim dhe shpėrndarje) dhe kėtu duhet tė kujtojmė fushatėn e dhėnies me konēesion tė hidrocentraleve nėpėr Shqipėri, pjesa dėrrmuese e tė cilėve kanė mbetur ende nė fazė projekti, nuk merr pėrsipėr tė investojė te objektet qė zotėron, duke pranuar mė mirė shitjen e objekteve tė mbetura shtetėrore dhe nuk merr pėrsipėr tė zbatojė politika emancipimi tė qytetarėve duke menduar si mė tė vlefshme zėnien e trojeve qė shėrbejnė pėr tė mirėn publike (fushat e sportit pėr shembull) me qėllim ndėrtimin e kutive katrore, tė quajtura gabimisht apartamente, ku mendohet se do tė jetojnė familje dhe sė fundi, nuk merr pėrsipėr tė zbatojė njė politikė publike afatgjatė shėndetėsore duke preferuar mė mirė tė japė shėrbimin shėndetėsor me konēesion, me pretekstin se njė gjė e tillė largon korrupsionin. Policia po bėn ende rezistencė, por me shumėfishimin e shoqėrive tė ruajtjes sė sigurisė fizike (tė cilat rivalizojnė midis tyre nė vėnien e emrave sa mė foklorikė) kemi besim se edhe ajo do ti dorėzohet lavdishėm njė konēesioni tė suksesshėm.
Por, qė tė kthehemi tė shėrbimi shėndetėsor, preteksti i zhdukjes sė korrupsionit nga sektori shėndetėsor me anė tė konēesionit ėshtė farsa e radhės qė na servir bukur dhe me pompė tė madhe Qeveria e njėmijė e njė pėrlyerve nė afera tė dyshimta. Mos duhet vallė ta japim me konēesion dhe Qeverinė? Me siguri dikush do tė thotė se a do tė ketė realisht marrės tė kėtij konēesioni problematik? Ka. Dhe janė pikėrisht qeveritarėt tė cilėt ose kanė shitur ose kanė dhėnė me konēesion pjesė tė detyrės sė tyre, tė territorit shqiptar ose tė dinjitetit tė shtetasve me qėllim pėrfitimin e tyre personal. Nė kėtė kuadėr, nuk na habit aspak dhėnia me konēesion e sektorit tė shėndetėsisė, ashtu sikundėr nuk e pėrtypim dot teorinė e zhdukjes sė korrupsionit me anė tė kėsaj metode. Sepse praktika ka treguar se edhe nė sektorin privat korrupsioni nuk zhduket, por do tė kemi, pėrveē mbijetesės sė kėtij fenomeni, rritje tė ēmimeve dhe shėrbim qė do tė mbetet i dyshimtė (mjafton tė lėvizim paksa qendrėn e gravitetit nga Tirana dhe do tė kuptojmė se si privat ose publik, ndėrgjegjėsimi ndaj qytetarėve ėshtė diku afėr zeros). Kryeministri betohet se ēdo ēmim qė do tė shkojė pėrtej atyre tė miratuar pėr shėrbimet shėndetėsore (?!) do tė merret pėrsipėr nga buxheti i shtetit. Buxheti i cilit shtet? Shteti tė zhvatur apo shtetit tė pasuruar nga objekte qė sot pėr sot nuk kanė vlerė dhe qė do tė shiten pėr pak gjė? Ky ultraliberalizėm alla shqiptar, mė saktė alla Kryeministėr, nuk tė ēon asgjėkundi pėrveēse pasuron ata qė janė tashmė tė tillė, ul nivelin e shėrbimeve parėsore ndaj atyre qė vuajnė nga niveli tashmė i dobėt i kėtyre shėrbimeve dhe, ēėshtė me e keqja, vetėshpall shtetin si tė falimentuar duke i dhėnė sektorit privat tė gjitha frenat e drejtimit tė tij.
Sdo mend qė jemi kundėr kėsaj farse. Korrupsioni nuk zhduket me metoda qė nuk i pėrshtaten Shqipėrisė. Korrupsioni zhduket, nė radhė tė parė duke ēuar nė bankėn e tė akuzuarve ata qė pėrfitojnė prej konēesioneve, Ilir Meta ka shumė pėr tė thėnė nė kėtė fushė, korrupsioni zhduket duke ndihmuar sistemin gjyqėsor tė veprojė dhe jo duke i mėshuar politikave populiste pa bereqet siē ka qėnė shpėrndarja e numrave jeshilė anti-korrupsion. Ndoshta kėto qė thamė mund tė shėrbejnė pėr tu ngritur kundėr drejtimit qė po i jep kėtij vendi kjo Qeveri, ndoshta mund tė ketė ende tė dyzuar, ndoshta ka dhe qė mendojnė se privatizimi ėshtė shpėtimi. Ndoshta jetojnė nė botėn mitike tė tregjeve perfektė, pa probleme, pa tė papunė, pa korrupsion. Por ka ardhur koha tė zgjohen. Nėse kapitalizmit nuk i ėshtė gjetur ende njė zėvendėsues i vlefshėm, jemi tė detyruar tė konstatojmė se as shtetit nuk i kanė gjetur njė tė tillė
Krijoni Kontakt