-
Julian Asange - Dokumentat Sekrete Pėr Vendet Arabe
Nga: Revista Mapo
Vijon botimi i njė interviste tė gjatė qė gazetari Hans Ulrich Obrist i ka marrė pak kohė mė parė themeluesit tė Wikileaks Julian Assange. Nė kėtė pjesė Assange flet pėr revolucionet nė vendet arabe dhe pėr mėnyrėn sesi trajtohet informacioni nė botėn moderne
Ēpo ndodh me Egjiptin? Cili ėshtė qėndrimi amerikan pėr kėtė vend?
Qėndrimi amerikan ėshtė njė hipokrizi. Shihni ēfarė thotė zv.presidenti Bajden. Kėtė vit ai tha se Mubaraku nuk ishte diktator, por demokrat dhe qė sduhej ta lėshonte pushtetin. Shikoni sesi qėndrimi i SHBA drejt kėtij personi ka ndryshuar pak para rėnies sė tij. Pas botimit qė i bėmė disa kabllove diplomatike qė zbulonin marrėdhėniet mes SHBA dhe Mubarakut, nė lidhje me financimin e ushtrisė sė tij nga FBI-ja, zv.presidenti Bajden smund tia lejonte mė vetes deklarata tė tilla. Ishte bėrė e pamundur, sepse vetė ambasadorėt amerikanė kishin treguar, vetėm njė vit mė parė, shkelje masive tė tė drejtave tė popullit egjiptian nga Sulejman dhe Mubarak dhe kjo me njė farė mbėshtetje tė Amerikės.
Kėshtu, nėse do tė krijohen kushtet qė tė ketė ngritje tė protestuesve nė kėmbė, nėse do tė ketė pėrhapje nė kohė tė informacionit dhe me pėrkrahjen perėndimore, do tė shohim shpejt rėnien e njė numri jo tė vogėl regjimesh si ky i Kajros.
A keni kabllo sekrete pėr Jemenin dhe Libinė?
Po. Kemi shumė material pėr Jemenin, i cili zbulonte se presidenti i atyshėm kishte komplotuar me SHBA, nė mėnyrė qė kjo e fundit tė bombardonte territorin e kėtij vendi, me qėllim qė mė pas tė thuhej se kėtė e bėnė forcat ajrore vendase. Ishte njė zbulim i madh qė u botua nė dhjetorin e shkuar. Megjithėse presidenti vijon tė jetė nė detyrė, ai ka bėrė lėshime tė jashtėzakonshme. Kjo po ndodh pak a shumė nė tė gjithė botėn arabe nė kėtė moment disa regjime po shpėrndajnė masivisht para, toka dhe poste ministrore pėr disa figura tė opozitės. Disa tė tjerė kanė lajmėruar mbajtjen e zgjedhjeve, duke njoftuar largimin pėr votimeve. Tė gjitha kėto janė lėshime tė rėndėsishme dhe interesante.
Ato mund tė shndėrrohen edhe nė monarki kushtetuese?
Pikėrisht. Ato pėrpiqen tė ruajnė monarkinė e tyre dhe tė ngrenė njė shoqėri mė tė afėrt me aspiratat e popujve, njė shoqeri mė civile. Por mė lejoni tė ndalem kėtu. Kam marrė lajme nga njerėznė Egjipt e Bahrein, tė cilėt mė kanė pėrshkruar ngjarjet atje. Pėr shembull, duket pozitive qė Mubarak dha dorėheqjen, ndėrsa ishte nė krye tė njė rrjeti nepotik qė shtrihej deri tek presidenti i sindikatave, avokatėt e deri edhe bukėpjekėsit, ushtria, gjithkund. Pas nisjes sė tij, ēdo institucion dhe ēdo kėshill lokal njohu revolucionin e tij tė vogėl. Besoj se kėto ndryshime nė struktura, nė njė masė tė madhe, kufizojnė pushtetin e ēdo diktatori.
Ndėrkaq, duhet kujdes qė tė mos ndodhė diēka e ngjashme me Revolucionin Portokalli, ku pamė forcat liberale qė u paguan hapur nga Perėndimi. Ato e liberalizuan Ukrainėn, por rezultati final bėri qė oportunistėt nga brenda u promovuan dhe oportunistėt nga jashtė erdhėn dhe shkatėrruan indin social nė tė gjithė vendin. Pesė vjet mė vonė, asistuam nė njė regjim ekuilibrist, i cili ėshtė shumė afėr stilit sovjetik dhe Rusisė.
Ēfarė po ndodh me Iranin? A keni ju dokumenta pėr kėtė vend?
Po. Ka pasur manifestime edhe atje, prandaj ne kemi publikuar materiale pėr Iranin nė mėnyrė konstante, qė nga dhjetori i vitit tė shkuar. Dhe arsyeja pėr kėtė vazhdimėsi tonėn ėshtė interesante. Partnerėt tanė nė media Der Spiegel, neė York Times, The Guardian, El Pais dhe Le Monde e kishin pėr zakon qė tė botonin fakte negative pėr kėtė vend. Ata pėrzgjidhnin dokumenta qė godisnin realitetin nė Iran. Por gjithēka mbeti kėtu. Nė nuk punuam me Iranin. Dhe kjo pasi shtypi perėndimor, me sa kam konstatuar, nuk ėshtė i interesuar veēse pėr historitė negative nga ky vend, ēka pasqyron nė fakt interesat gjeopolitike.
Si shkonte strategjia e bashkėpunimit, me ato qė ju i quani partnerė mediatikė?
Bėhej fjalė pėr njė veprim tė pėrbashkėt, pėr shumė arsye. Ne jemi partnerė me rreth 20 gazeta nėpėr botė, pėr tė forcuar efektin global tė lajmeve tona dhe pėr ti bėrė kėto media edhe mė kurajoze. Me pėrjashtim tė Neė York Times, kam pėrshtypjen se mediat e tjera dhanė prova kurajoje.
Jam shumė i interesuar pėr kėto projekte qė nuk panė dot dritėn e botimit. Cilat janė nismat tuaja si Wikileaks, tė cilat nuk u botuan?
Ka shumė tė tilla. Nuk jam i sigurtė qė ėshtė e saktė tė thuhet se ato u dogjėn, pasi ka ende shumė gjėra qė janė nė proces. Ne jemi akoma shumė tė rinj, pėr tė bėrė njė bilanc dhe pėr tė thėnė ah, kjo ėshtė diēka qė duhej ta bėnim. Por mė duhet ta pranoj se kemi pasur edhe dėshtime.
Kam pasur idenė se volumi i informacioneve ėshtė shumė i madh, qė tė mund tė pėrmblidhet vetėm nga ai qė quhet Pushteti i Katėrt, mediat. Pėr tė marrė njė shembull, tė gjithė gazetarėt e botės, nuk mjaftojnė pėr tė bėrė njė analizė tė 400 mijė dokumentave qė kemi publikuar mbi Irakun. Natyrisht njerėzit e shtypit kanė dhe punė tė tjera pėr tė bėrė.
I bėmė thirrje, pėr kėtė arsye, nismave bamirėse, tė gjithė atyre qė kalonin kohėn duke shkruar pėr subjekte qė sjanė shumė tė rėndėsishme. Kjo, pėr ti orientuar ata drejt dokumentacionit qė pėrmbanin mundėsinė e njė ndryshimi tė madh potencial.
Kam bėrė gjithēka, por mė kot. Shihja sesi kėta njerėz qė shkruanin artikuj pėr Wikipedian, ata qė shkruanin nėpėr blogje, sidomos qė trajtonin ēeshtje qė lidhen me luftėn dhe paqen. Dhe mendoja pėr gjithė kėtė energji qė shkonte kot. Kur i kėrkon autorėve tė blogjeve pėrse nuk shkruajnė artikuj origjinalė, tė pėrgjigjen eh, ne nuk kemi burime origjinale pėr tė shkruar njė artikull origjinal. Nė kėtė rast mendja mė shkonte sesi ata shkruanin pėr Wikipedian, rreth subjekteve qė skishin asnjė shans pėr tė pasur ndonjė efekt mbi politikėn, pa u marrė me njė material sekret qė sapo ishte zbuluar faqe botės. Po ju jap njė shembull. Kam publikuar njė raport sekret tė shėrbimeve amerikane, mbi ngjarjet e Falluxhas, gjatė betejės sė parė tė zhvilluar atje mė 2004. Dukej njė dokument shumė i mirė. Pėrmbante njė analizė mbi atė qė SHBA duhej tė bėnin, pėr ta pėrgatitur kėtė qytet, para hyrjes sė tyre atje. Ja shpėrndava kėtė material 3000 personave. Gjatė pesė ditėve askush nuk e publikoi. Pastaj, papritur, njė lajm i vogėl rreth dokumentit zuri vend nė agjencinė UPI, e mė pas nė revistėn Asia Times. Deri atėhere, asnjėri nga intelektualėt e majtė, nga elitat arabe, njerėzit e Wikipedias, askush, nuk kishte reaguar fare. Ēkishte ndodhur? Pėrse asnjeri nuk u mor me kėtė dokument tė jashtėzakonshėm? Kam nxjerrė njė konkluzion me dy aspekte. Sė pari, kėto njerėz nuk dinė tė nxisin njė debat intelektual. Ata dinė tė reagojnė vetėm ndaj mediave tė mėdha. Sė dyti, mė e rėndėsishmja, kjo shtresė bėhet e gjallė vetėm kur lajmet pėrkojnė me listėn e vlerave, pėr tė cilat ata shkruajnė ēdo ditė. Kur Neė York Times boton diēka nė faqe tė parė, kjo tėrheq vėmendjen e tyre. Por kur bėhet fjalė qė ata vetė ta pėrhapin informacionin e tė bėhen epiqendra e tij, aty nis vėshtirėsia.
Ju keni padyshim projekte pėr tė ardhmen...
Po, madje shumė tė tillė. Po ju citoj njėrin prej tyre, qė e konsideroj interesant. Fraza e Oruellit Ai qė kontrollon tė tashmen, kontrollon tė shkuarėn, ai qė kontrollon tė shkuarėn, kontrollon tė ardhmen, nuk ka qenė kurrė mė parė e vėrtetė, sa sot. Me arkivat elektronike, me arkivat numerike, kontrolli i sė tashmes na lejon ta fshijmė tė shkuarėn pa lėnė gjurmė.
Fjalia nė fjalė e Oruellit e ka origjinėn tek ajo qė ndodhi nė vitin 1953 me Enciklopedinė e Madhe Sovjetike. Atė vit Stalini vdiq dhe Beria ra nė fatkeqėsi. Para se ky i fundit tė binte nga pozita, enciklopedia sovjetike pėrmbante njė faqe e gjysėm pėr Berian. U vendos papritur qė trajtimi pozitiv qė i bėhej aty kėtij personazhi, duhej zhdukur. Atėhere u prodhua njė faqe e gjysėm nė shtypshkronjė, e cila ju dėrgua gjithė atyre qė dihej se e kishin enciklopedinė nė fjalė, me ftesėn qė faqja e re tė ngjitej mbi tė vjetrėn. Por lexuesit e enciklopedisė mundėn ta shohin kėtė truk dhe nė fakt e gjithė bota e kuptoi zėvendėsimin e faqeve. Kėtij fakti iu referua Oruelli.
Nė vitin 2008, njėri prej njerėzve mė tė pasur tė Anglisė, Nadhmi Auchi njė irakian qė u pasurua nė sajė tė lidhjeve me naftėn e Sadam Huseinit dhe qė u vendos nė Britaninė e Madhe nė fillim tė viteve 80 u hyri njė liste tė gjatė veprimesh kundėr gazetave dhe blogjeve tė internetit. Ai qe dėnuar nė Francė nė 2003 pėr korrupsion, nė skandalin e famshėm e kompanisė ELF. Nadhmi Auchi ka interesa kudo nė botė. Shoqėria e tij mėmė e Luksemburgut, ka rreth 200 kompani tė tjera nėn kontroll. Faktet mbi lidhjet e tij korruptive dhe sidomos marrėdhėniet me politikanė tė njohur, u zhdukėn nga tė gjitha arkivat elektronike. Disa gazeta britanike nisėn tė shuajnė shkrimet nė arkivat e tyre. Pra, njė pjesė e historisė tonė po fillon tė zhduket njė herė e pėrgjithmonė.
(Vijon nė numrin e ardhshėm)
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt