Kur Kryeministri Rexhep Tajip Erdogan i shoqëruar nga familja e tij dhe pesë ministra të qeverisë zbritën në Mogadishun e rrënuar nga lufta të premten (19 gusht), ai ishte duke dërguar një mesazh të udhëheqjes dhe bamirësisë turke në botën musliman, si për auditrin e vendit, ashtu edhe për bashkësinë ndërkombëtare.Kryeministri turk Rexhep Tajip Erdogan, i shoqëruar nga e shoqja e tij Emine, ishte udhëheqësi i parë jo-afrikan që viziton Somalinë në mbi 20 vjet. [Reuters]
Turqia po drejton përpjekjet botërore për të zgjeruar ndihmën në Somalinë e goditur nga thatësira, ku llogaritet se 3.2 milionë somalezë janë në rrezik të vdekjes nga uria, me 400,000 fëmijë në rrezik vdekje, sipas OKB-së.
Pas një takimi të Organizatës për Bashkëpunimin Islamik me 57 anëtarë në Stamboll, Erdogani njoftoi se vendet muslimanë kishim premtuar 350 milionë dollarë ndihmë. Kjo është përveç 115 milionë dollarë në dhurime privatë të bërë nga publiku turk gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit.
Anija e parë turke që transportonte 7,000 ton ndihma -- duke përfshirë pajisje mjekësore, veshje, tenda, batanie si dhe ambulanca dhe gjeneratorë -- u nis nga Stambolli për në Somali javën e kaluar.
"Një anije tjetër do të niset për në Somali brenda disa ditësh," i tha SETimes Ajdin Ozdemir, një specialist në Gjysmë-hënën e Kuqe turke, që drejton programin e ndihmës për Somalinë. Ai thotë se Gjysmë-hëna e Kuqe ka ngritur tashmë 2,000 tenda në Somali dhe do të qëndrojë atje aq gjatë sa të duhet.
Sipas Forcave të Armatosura turke, një fregatë do të shoqërojë anijen e ndihmave dhe pastaj do të bashkohet me forcat ndërkombëtare në rajon për të luftuar piraterinë.
Sa për ndikimin e Turqisë, Erdogani u zotua që të rihapë një ndërtesë spitali, të ndërtojë rrugë, shkolla dhe puse, përveç ndihmave të tjera.
Ali Ashliku, anëtar i parlamentit nga Partia për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP) e Erdoganit, thotë se vizita e kryeministrit rrit interesin publik për bamirësi.
"Koha po ikën për popullin somalez dhe nuk mund të rrimë të heshtur për këtë," i tha ai SETimes, duke shtuar se vizita e Erdoganit ka shpejtuar gjithashtu ndihmën ndërkombëtare.
Mehmet Altan, gazetari kryesor i së përditshmes turke Star, i cili e ndoqi Erdoganin në Somali, thotë se vizita e tij ndonse kishte qëllime humanitarë, pas saj kishte disa dimensione politike gjithashtu.
"Duket sikur, për disa nga politikanët tanë, të ndihmosh Somalinë ka të ngjarë të jetë pjesë e propagandës së mbështetur politikisht të qeverisë," thotë ai, duke argumentuar se ishte pa kuptim të tregosh se ndihma e Turqisë për Somalinë ishte më e madhja në botë.
Ekzistojnë dy lloj qëndrimesh në Turqi lidhur me ndihmën ndaj Somalisë, thotë Altani.
"Për ata që mbështesin qeverinë e AKP-së, shpërndarja e kësaj ndihme është një shfaqje e unitetit musliman dhe ndjeshmërisë islamike, ndërsa shumë njerëz të tjerë në fakt dhuruan ndihmë për shkak të ndjenjave humanitare të tyre."
Për Ajtun Çirajin, një anëtar i Komitetit për Çështje Shoqërore të parlamentit nga Partia Republikane Popullore (CHP) kryesore e opozitës, ndihma e Turqisë për Somalinë nuk duket sistematike për shkak të interesit politike të brendshëm të qeverisë turke.
"Ndihma humanitare nuk duhet të përdoret për reklamë poilitike; kjo nuk duhet të kthehet në një shfaqje," i tha ai SETimes. "Duhet t'i ndihmojmë menjëherë këta njerëz. Vdekja e fëmijëve somalezë nga infeksioni është e papranueshme," tha ai.
Ndihma humanitare për somalezët duhet të fillojë nën një mandat ndërkombëtar, të tillë si OKB-ja, tha Çiraji, sesa nga disa individë.
Ndërkohë, ai u bëri thirrje votuesve të tij që të dhurojnë aktivisht në fushatën për Somalinë. Udhëheqësi i CHP-së Qemal Kiliçdaroglu do të niset për në Mogadishu më 30 gusht -- dita e parë të fundit të festës së Ramazanit, 'Sheqer Bajrami'.
Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Krijoni Kontakt