Publikuar: 23.08.2011 -
Prishtinė, 23 gusht Si njė studiues i thellė i Ballkanit, pėrkatėsisht i i shqiptarėve, ai i njeh mirė rrėnjėt tona. Seminari Ndėrkombėtar pėr Gjuhėn, Letėrsinė dhe Kulturėn Shqiptare e sjell atė nė Kosovė pėr tė pestėn herė. Nė edicionin e tridhjetė, albanologu rus Matvej Lomonosov temė tė referimit e ka ēėshtjen ilire nė sfondin e mitologjisė kombėtare shqiptare. Teksa referimi i tij do tė jetė pjesė e programit nė njėrėn nga kėto dy ditėt e ardhshme, nė njė bisedė pėr Kohėn Ditore ai ka folur nė lidhje me atė se si shqiptarėt dhe kosovarėt pėrpos qė po ikin nga miti ilir ata edhe ndahen nė disa gjėra tė tjera kulturore e shoqėrore.
Duke hulumtuar nė literaturėn e re historiane e cila kėrkon fakte dhe argumente qė tė flas diēka shohim se miti ilir ėshtė i kontestueshėm. Por pėrtej kėsaj, miti ilir po kontestohet vetvetiu edhe nė Kosovė, edhe nė Shqipėri, ka thėnė Lomonosov. Por, sipas tij, kjo nuk ėshtė ndonjė gjė e madhe pasi mitologjia kombėtare shqiptare i ngjan mitologjisė nacionale tė ēdo populli tjetėr. Teksa miti i Skėnderbeut dhe miti i Pashko Vasės se feja e shqiptarit ėshtė shqiptaria janė zbuluar goxha shumė, sipas Lomonosovit miti origjinės antike ėshtė lėnė mėnjanė studimeve.
Protokronizmi shqiptar, dalja e tė cilit nė skenėn historike lidhet me periudhėn e Rilindjes, kaloi gjatė dy shekujsh nėpėr katėr etapa. Nė kapėrcyellin midis shekullit XX dhe XXI ai u kristalizua nė trajtėn e lavdėrimit tė sė kaluarės ilire dhe u pėrhap mjaft gjerė, mirėpo ka mbetur nė atė suazė, ka thėnė Lomonsov. Kjo edhe ka bėrė qė nė tė dy vendet si Kosova ashtu edhe Shqipėria ky mit nė elitat kulturore, shkencore dhe politike tė mos gjejė vend tė madh.
Nė Shqipėri, sidomos nė qarqe profesionale miti do tė vazhdojė tė shuhet, sepse librat e rinj atje janė tė rrekur pas metodologjisė evropiane... Nė Kosovė, nevoja e shtetformimit, e sajimit tė identitetit dhe e krijimit tė simboleve tė reja mund tė ēojė mitin dardan pėrpara, ka thėnė Lomonosov. Duke folur pėr Kosovėn ai thotė se ėshtė situata mė ndryshe.
Nėse integrimi evropian bashkė me ndėrtimin e identitetit mė tė gjerė do tė vonohet, mund tė presim pėrforcimin e imazhit tė Kosovės si njė Dardani e ringjallur nė tė gjitha fushat politike, kulturore, arsimore dhe turistike. Kėsisoj miti ilir mund edhe tė shuhet, ka thėnė albanologu rus.
Dallimet ndėrmjet Kosovės dhe Shqipėrisė nė kėtė aspekt, pėr Lomonosovin janė edhe produkt i njė tjetėr historie.
Duke krijuar mite krijohen armiqtė e bashkė me tė edhe heronjtė. Armiku ėshtė shumė i pėrhapur nė mitologji. Megjithatė edhe armiqtė edhe heronjtė dallojnė nė Kosovė dhe Shqipėri, ka thėnė ai.
Pėr Lomonosovin interesante ėshtė sesi nė Shqipėri sllavėt nuk janė armiq madje edhe kanė marrėdhėnie tė mira, ndėrsa nė Kosovė turqit janė miq.
Teksa nė Shqipėri armik janė turqit dhe grekėt nė jug, nė Kosovė armik janė sllavėt pėrkatėsisht serbėt. Pėr kėta tė fundit shqiptarėt kanė njėfarė lloj simpatie teksa kosovarėt kanė simpati pėr turqit, ka thėnė Lomonosov.
Sipas tij, tė kesh njė armik dhe hero ėshtė nevojė shoqėrore jo vetėm nė Kosovė dhe Shqipėri, por nė gjithė popujt e tjerė.
Kemi tė bėjmė me mitin eskatologjik qė u referohet pėrmbysjes sė shtetit, pushtimit nga tė huajt apo humbjes shkatėrrimtare nga ana e armikut, ka thėnė ai.
Sipas Lomonosovit, ky lloj miti prodhon atė heroik qė paraqet njė sėrė heronjsh tė paepur tė cilėt, duke i luftuar armiqtė me tė gjitha forcat qė edhe mė vonė lartėsohet nga ai popull.
Krijoni Kontakt