Sot ekzistojne lojera te panumerta. Mjaft gjere eshte dhe diapazoni i temave qe ato trajtojne. Tashme fantazia nuk njeh kufi. Si te tilla ato u pergjigjen kerkesave te nje kategorie te caktuar kerkuesish. Sot mund te themi se gati cdokush mund ta gjeje veten ne nje loje.

Mua,personalisht, me pelqejne lojerat online me nje baze reale. E tille eshte eRepublik. Kjo loje perben nje planet Toke virtual i ndare ne kontinente dhe ne shtete si ne realitet. Shtetet permbajne elemente dalluese te shteteve ne realitet si territorin,flamurin,gjuhen,monedhen etj. Brenda nje shteti nje lojtar mund te luaje role te ndryshme si politikan,biznesmen,lider ushtarak,editor etj.Si i tille ai mund te ndikoje ne lojen e te tjereve po ashtu si ne boten reale.

Deri tani loja ka 70 shtete ku perfshihen te gjitha shtetet me te rendesishme por edhe shtete te tjera. Se fundmi pjese e lojes u be dhe Shqiperia.

Por ashtu si me 1913 kur shteti shqiptar u krijua i cunguar,edhe ketu gezimi i krijimit mbulohet me nje brenge. Kosova mbeti jashte kufinjve tane. Kjo sepse per ceshtjen e Kosoves u zhvillua nje votim nga gjithe lojtaret dhe nga 60 000 vota ne humbem me 400 dhe per pasoje Kosova i kaloi Serbise.

Pra ashtu si dhe ne realitet,plotesimi i objektivave i takon te ardhmes. Por per kete duhen burime njerezore dmth lojtare. Kush ka deshire te testoje aftesite e tij dhe ka kuriozitet te shohe nese shqiptaret do te kene me sukses ne nje loje sesa ne realitet mund te regjistrohet falas.

Per te mesuar me shume per lojen dhe per te proceduar me regjistrimin klikoni ne:

http://www.squidoo.com/erepublik-shqip