Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 7
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e prizrenasi_30
    Anëtarësuar
    18-11-2008
    Vendndodhja
    Prizren
    Postime
    729

    Merita: E vërteta e babait tim vrasës

    Merita, vajza e babait vrasës i cili të hënën vrau bashkëshortën dhe një punonjëse sociale në Pfaffikon të Zvicrës ka folur mbi tmerrin dhe shqetësimet e saj në familje që përfunduan në mënyrë tragjike.

    Merita, 27 vjeçare për gazetën “Blick”, e cila është nënë e një fëmije 9 muajsh ka folur mbi përjetimet dhe dhunën që babai i saj kishte ushtruar në tërë familjen.

    “Me dhunë ishte përpjekur që në çdo mënyrë të çoj një jetë luksoze. Për të paguar borxhet e axhës tonë në Kosovë, ai e kishte detyruar me dhunë nënën që të gjejë një punë”, shpjegon Merita.

    Ajo thekson se vetë ka qenë e rrahur dhe ka marrë lëndime trupore nga babai i saj, ndërsa në spital kishte deklaruar se ishte rrëzuar nga shkallët.

    Merita rrëfen se babai i saj Shaniu ka vrarë punëtoren sociale, për shkak se ajo nuk i kishte rritur ndihmën sociale, një shumë që do të mjaftonte për të pastruar borxhet në Kosovë dhe për të kaluar një jetë luksoze në Zvicër.

    Sipas saj, për këtë çështje Shaniu para pesë viteve kishte atakuar një punëtore tjetër sociale, e cila kishte marrë lëndime trupore, ndërsa Shaniu ishte dënuar vetëm me një gjobë në para.

    Policia zvicerane njoftoi se vrasësi kishte sjellë pistoletën nga Kosova më datën 8 gusht të këtij viti. Ai para gjykatës ka shpjeguar se ka vrarë bashkëshorten pasi që ajo deshti divorcin, ndërsa punëtoren sociale për shkak se nuk i kishte rritur ndihmën sociale.

    Shaniu ka shpjeguar para gjykatës se gjatë qëndrimit në Kosovë, familiarët e tij në Kosovë kanë manipuluar atë duke i thënë se ”një mysliman i gjallë nuk dëgjon gruan dhe se gruaja që don të ndahet nga burri, është një mëkatare e cila meriton vdekjen”.

    Feja islame gjithmon ka ndikuar keq dhe na ka lene mbrapa Evropes!
    Mos ja bëj të tjerëve atë që nuk ke qejf të ta bëjnë ty!

  2. #2
    Τρελάρα Maska e Ksanthi
    Anëtarësuar
    22-12-2007
    Vendndodhja
    Στ'αστέρια
    Postime
    2,763
    Sa te semure psiqik paska fatkeqesisht ne kete bote te poshter .

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    08-06-2010
    Vendndodhja
    Aty ku nuk me gjen njeri
    Postime
    106
    Citim Postuar më parë nga prizrenasi_30 Lexo Postimin

    Feja Islame ndikon keq tek ata qe nuk e kuptojn mire, e jo tek ata te cilet e kuptojn mire dhe i aplikojn ne jeten e tyre ligjet e fese Islame.
    Po me vjen keq dhe po me dhimbet qe kane vdekur dy vete shkaku i ketij te semuri, dhe me vjen keq per vajzen qe ka perjetu dhune shkaku i ketij te semuri, se njeri normal nuk i ben keto.
    Po prap po them nese nuk mundeni me e mbajt fene ne menyre qe njemend te jete fe e paqes mos ia leni fajin fese se feja nuk ka faj.

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    14-01-2009
    Postime
    3,263
    O prizrenali walla kali qe esht kal po ty sta kalon kurre per budallaki. Walla njer ma te semure sit ket nprizren e kosove une sdij cka t them. A ke hap temen per ta shtu fjalen tende se islami tka len pas europes a? O KARanfil pse nuk konsultohesh me psikologun pash zotin,apo as ai nuk te pranon mė?

    Muzat i madh je.
    Jetë e rëndë.......!!!

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Renea
    Anëtarësuar
    12-08-2007
    Vendndodhja
    andej-këndej
    Postime
    3,131
    Citim Postuar më parë nga prizrenasi_30 Lexo Postimin
    Shaniu ka shpjeguar para gjykatës se gjatë qëndrimit në Kosovë, familiarët e tij në Kosovë kanë manipuluar atë duke i thënë se ”një mysliman i gjallë nuk dëgjon gruan dhe se gruaja që don të ndahet nga burri, është një mëkatare e cila meriton vdekjen”.

    Feja islame gjithmon ka ndikuar keq dhe na ka lene mbrapa Evropes!
    Me te par fjalen musliman , me shpejtesi te drites vendose me e sjell lajmin , pajtohem se esht ngjarje e rend , po tye ste intereson dhe aq per personat e vrar , por te intereson per shkak se ka then qe muslimani nuk degjon gruan dhe se gruaja qe kerkon te ndahet nga burri meriton vdekjen.

    Ne gjykat shumica e hajn edhe m9tin e vet , vetem qe te marrin denim sa me te vogel , gjoja.

    Ne Islam shkurorzimi esht i lejuar, sidomos ne raste te ktilla kur mosmarrveshjet jan aq te mdhaja sa qe mund te humbin jeten bashkeshortet.

    Nese Islami e lejon shkurorzimin , parashtrohet pyetja cka ishte ajo qe ndikoi keshtu?

    - Bibla esht kunder shkurorzimit, por sbesoj deri ne ket shkall, po e lejm Biblen anash.

    - Kanuni i Lekes?, me duket se ketu esht pergjigja e ketij veprimi , ja cka shkruan ne Kanun :

    43. Vajza nen unazë nuk ka tager me lshue djalin.

    Vajza e xanun nuk mundet me e lshue djalin edhe në mos e pasët per sy.
    Po s’ndegjoi vajza me shkue m’at fat, qi e ka xanë, e edhe prindja i perkrahen së bis, kjo s’mund të martohet ma per të gjallët e dhandrrit me tjeterkend.

    Po s’nigioi vajza me shkue m’at fat, qi e pat xanë, edhe me perdhuni do t’ia apin atij, qi e ka xanë me “Fishek më shinë”; e per n’i raftë per sy vajza tue hikun, ky e vret me fishek të prindës së saj, e gjaku i vajzës shkon hupës, per arsye qi me fishek të tyne e vrau.

    =

    Me rrahë burri gruen, nuk bie në faj kah kanuja, e as prindja s’mund t’a kerkojn të rrahmen.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Renea : 17-08-2011 më 07:04
    Shqiperi eshte edhe Cameria

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e prizrenasi_30
    Anëtarësuar
    18-11-2008
    Vendndodhja
    Prizren
    Postime
    729
    Citim Postuar më parë nga Njoni-ch Lexo Postimin
    O prizrenali walla kali qe esht kal po ty sta kalon kurre per budallaki. Walla njer ma te semure sit ket nprizren e kosove une sdij cka t them. A ke hap temen per ta shtu fjalen tende se islami tka len pas europes a? O KARanfil pse nuk konsultohesh me psikologun pash zotin,apo as ai nuk te pranon mė?

    Muzat i madh je.
    Kurse ti qe fjalosesh me vellaun tend Shqiptar per nje besim qe na e kan pru Turqit e qe e kane shpikur Arabet e prapambetur je nje gomar i madh!
    Mos ja bëj të tjerëve atë që nuk ke qejf të ta bëjnë ty!

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anëtarësuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676
    Gjithcka eshte burim i mentaliteti. Mentaliteti turk, kanuni kane depertuar thelle ne te shqiptari dhe zor se do ndryshoje dhe nja dy gjenerata. Kryesisht ata qe jane rrit ne zona te thella, larg civilizimit dhe i perkasin nje brezi me te vjeter. Coji ku te duash keta nuk kane per te ndryshuar. Se te varfer e injorante gjen kudo ne bote por me mentalitet te tille zor se gjen. Merr te krishteret e Amerikes latine. Jane te pazhvilluar, te prapambetur por nuk e shikojne gruan si prone te tyren.
    Ky paska qene abuziv ndaj gruas dhe femijeve. Ky nuk quhet burre, por burracak, loser. Vetem nje burracak ushtron dhune ndaj familjes si te vetmen mundesi qe shikon per ta mbajtur familjen prane vetes.
    Feelings change - memories don't.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •