AKSH ka thënë se do të hyjë të luftojë në veri të vendit, nëse deri më 30 shtator nuk krijohet ushtria e Kosovës.
E diel 21 Gusht 2011 15:18
Kthehet në skenë AKSH-ja. Nëpërmjet një deklarate për agjencinë e lajmeve nga Tirana NOA, dhe me emër të ri-strukturuar, AKSH ka thënë se do të hyjë të luftojë në veri të vendit, nëse deri më 30 shtator nuk krijohet ushtria e Kosovës.
Forcat e Aramtosira (AKSH&SKSH) të Shqipërisë Etnike (FASHE), i kanë dërguar një kërkesë ultimative Presidentes Jahjaga dhe kryeministrit Thaçi që deri më 30 shtatir, të krijojnë Forcat e Armatosura të Republikës së Kosovës (FARK).
“Pjesë e saj do të duhet të jenë: Armata e Republikës së Kosovës (ARK) dhe Policia e Kosovës”, – tha në një prononcim për agjencinë NOA, në emër të Komandës Supreme të F.A.SH.E., Zëdhënësi Politik, Dr. (Kolonel) Sazan Toplica.
Ai paralajmëroi se “në të kundërtën e kësaj, nëse kjo kërkesë publike e FASHE nuk do merret në konsideratë, por kjo kërkesë, sa modeste po aq edhe dashamirëse, do të injorohet nga Zonja Jahjaga dhe edhe nga z. Thaçi, atëherë Forcat e Armatosura të Shqipërisë Etnike (FASHE) do të detyrohen të rifillojnë veprimet e tyre luftarake në pjesën veriore të Republikës së Kosovës”.
FASHE pohon se këtë gjë “nuk e kemi dëshiruar dhe as nuk e dëshirojmë që të ndodhë; sepse pikërisht pas shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, më 10 maj 2011, ne shpallëm Pezullimin e Përkohshëm të strukturave tona luftarake, të Armatës Kombëtare Shqiptare (AKSH) dhe të Sigurimit Kombëtar Shqiptar (SKSH)”.
FASHE thotë se kjo ndërprerje u bë “me qëllimin e vetëm që institucionet më të larta të Republikës së Kosovës të kenë kohën e mjaftueshme për konsolidimin e Forcave të Armatosura të Republikës së Kosovës (FARK), por një gjë e tillë nuk ndodhi”. /indeksonline/noa/
Krijoni Kontakt