Close
Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 27
  1. #11
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    09-09-2010
    Postime
    351
    Citim Postuar mė parė nga IslamInfo Lexo Postimin
    Keni kujdes nga sekti Kuranij!

    Pejgamberi a.s. eshte ai qe na e ka mesuar Kuranin, dhe padyshim se ai eshte qe na e ka sqaruar ate neve ne menyren me te perpikte, andaj ata qe thone se e pranojm Kuranin mirepo nuk i pranojm Hadithet ata ne te vertete nuk e pranojn as Kuranin.

    Sepse, ata qe na e kane transmetuar Kuranin na i kane transmetuar hadithet, dhe ai qe na e ka mesuar Kuranin na i ka mesuar edhe hadithet!

    Andaj vellezer te ndershem keni kujdes nga ata qe mundohen te bejn kesi lloj hutirash duke thene ne e pranojm Kuranin mirepo si pranojm hadithet, e pastaj e komentojn Kuranin sipas epsheve te tyre.

    Profeti a.s. na e ka terhjekur verejtjen nga ky SEKT, duke thene: "Asnjė prej jush tė mos mbėshtetet nė shtratin e vet, pastaj kur t'i vjen atij njė urdhėr lidhur me ndonjė ēėshtje tė cilėn unė jam urdhėruar tė bėj apo tė mos e bėj, ai tė thotė: 'Nuk e di. Atė qė gjindet nė Librin e Allahut ne e pasojmė'". (Tirmidhi)

    Dijetaret tone te hadithit shume bukur i kane vecuar hadithet e sakta, e kemi koleksionin e Buhariut dhe Muslimit te cilet permbajn vetem hadithe te sakta, dhe e kemi librin "Zinxhiri i haditheve te sakta" te Dijetarit te shekullit, Luanit te Sunetit, te mirenjohurit ne mbare boten islame Muhammed Nasirudin Albanit, ky dijetar i njohur me prejardhje shqiptare i cili jetonte ne Sham, dhe i cili 60 vite nga jeta e tij e ndershme ia kushtoi hadithit!!

    Kalofshi mire!
    O ti smth poetic pyetje ime ishte derivat i ketije shkrimi dhe ishte 100% mbrenda kornizave te temes. Nuk me ngel hatri per nje shkrim te fshire por fjalet e mija apo pyetjen qe e bera une e perdore vet ne shkrimet tua te ralles. Kujdes ne arbitrazh nese je moderator me kete "nuk mund ta qash token e as te arish lartesine e kodrave (Kur'an)"...

  2. #12
    Robi i All-llahut
    Anėtarėsuar
    09-01-2008
    Vendndodhja
    Nė Itali
    Postime
    1,774
    Kujdes nga kjo webfaqe qe per qellim e ka devijimin e Muslimaneve ??


    Xhamiashqiptare.net

    Pyetja:

    Selam alejkum, desha t’ju pyes nė lidhje me kėtė web faqe: xhamiashqiptare.net Para disa ditėsh mė ka ardhur njė letėr nga kjo ėeb faqe dhe fillova ta lexoj, por kam disa dyshime. Titulli ėshtė: XHAMIA SHQIPTARE, kurse brenda kuptimi i saj ėshtė: PĖRKTHIMI I AUTORIZUAR I KURANIT NĖ GJUHĖN SHQIPE Ju lutem me tregoni a duhet t’i besojmė kėsaj ėeb faqe apo jo? Allahu ju shpėrbleftė!



    Pėrgjigjja:

    Falėnderimet i takojnė Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi tė Dėrguarin e Tij Muhamed, mbi familjen e tij, mbi shokėt e tij dhe mbi tė gjithė ata qė ndjekin rrugėn e tij deri nė Ditėn e Gjykimit!



    Webfaqja xhamiashqiptare.net ėshtė njė faqe e cila duke pretenduar se promovon Islam, synon devijimin e muslimanėve nga besimi i saktė. Nuk ėshtė e qartė se kush qėndron pas kėsaj, por nėse shikojmė mundin qė ėshtė bėrė nė pėrkthimin e Kuranit me devijime dhe heqje tė ajeteve, pastaj edhe nė pėrkthimin e videove, atėherė kuptojmė se ekziston njė mobilizim pėr kėtė dhe qėllimi i tyre ėshtė qė ta paraqesin Islamin nė njė formė tjetėr me anė tė sė cilės do tė arrihet futja e dyshimeve nė mesin e muslimanėve tė cilėt nuk kanė njohuri tė mjaftueshme rreth fesė sė tyre, ashtu si ėshtė realiteti i shumė muslimanėve shqipfolės.



    Ideologjia dhe personi i cili promovohet nė atė faqe ėshtė Rashad Halifa, i cili edhe njėkohėsisht konsiderohet shpikėsi i kėtyre ideve devijante. Ai lindi nė vitin 1935 nė Egjipt, emigroi nė SHBA dhe nė vitin 1959 morri doktoraturėn nė fushėn e kimisė dhe fitoi nėnshtetėsinė e Shteteve tė Bashkuara. Njė kohė punoi nė UNESCO, mirėpo mė pastaj filloi tė merret me ēėshtje tė fesė. Ai filloi tė banojė nė qytetin Tucson tė shtetit tė Arizonės dhe nė xhaminė e kėtij qyteti e promovoi veten si imam xhamie. Fillimisht ai fliste rreth mrekullive numerike tė Kuranit dhe kėshtu e bėri njė libėr qė e quajti “Mrekullia e Kuranit Fisnik”. Nė kėtė libėr Rashad Halifa pretendoi se numri 19 ėshtė numėr i shenjtė dhe mrekulli e Kuranit, duke i bėrė disa pėrpjesėtime brenda Kuranit, sikurse numrin e shkronjave tė besmeles, numrin e sureve, numrin e ajeteve brenda sureve, etj.



    Mė vonė filloi tė deklarohet mė qartė pėr disa vėrejtje brenda Kuranit dhe pretendimit se ky libėr ka pėsuar ndryshime dhe kėshtu kur u bėnė tė qarta idetė e tij, muslimanėt e xhamisė e pėrzunė atė nga xhamia.

    Pas kėsaj ai hapi njė qendėr nė tė cilin thėrriste nė idetė e tij. Ai filloi devijimin e tij duke refuzuar tėrėsisht Sunetin, bazėn e dytė tė jurisprudencės islame dhe pėrfundoi nė pretendimin e tij se ėshtė i dėrguar nga Zoti (profet).

    Nga fundi i viteve tė shtatėdhjeta dhe viteve tė tetėdhjeta ishte shumė aktiv dhe pėrdorte tė gjitha metodat e mundshme pėr t’i pėrhapur dyshimet dhe mashtrimet e tij; u shkruante revistave dhe tė pėrditshmeve qė botoheshin nėpėr vendet islame duke i thirrur nė pasimin e tij, prodhonte video nė tė cilat promovonte ideologjitė e tij, disa nga tė cilat tani i gjejmė tė pėrkthyera edhe nė gjuhėn shqipe, etj. Menjėherė pas fillimit tė thirrjes devijante tė tij, ai u bė milioner dhe kishte informacione se mbante kontakte me qarqe tė cilat mundoheshin ta zmbrapsin Islamin. Gjithashtu ai u ballafaqua edhe me akuza dhe u gjykua dy herė, njė here pėr pėrdhunim e njė vajze shtatėmbėdhjetėvjeēare.



    Paraqitja e tij u ballafaqua me njė kundėrshtim dhe refuzim nga ana e dijetarėve islamė tė kohės sė tij, tė cilėt me argumente sqaruan rrezikun e ideve devijante tė kėtij njeriu.



    Jeta e kėtij njeriu i cili pretendonte se ishte i dėrguar dhe se atij shpalljen po ia sillte Xhibrili, pėrfundoi me 31 janar 1990. Ai u gjet i vrarė nė qendrėn e tij dhe nuk u arrit tė kuptohet se kush e kishte kryer kėtė vrasje. Sido qė tė jetė, me vrasjen e tij u kuptua edhe realiteti i tij, ndėrsa veprimet dhe pretendimet e tij tė trilluara mbetėn tė shėnohen nė histori ashtu si janė shėnuar historitė e tė gjitha atyre qė nė tė kaluarėn mashtruan njerėzit duke pretenduar se janė tė dėrguar, pėr tė cilėt edhe paralajmėroi Muhamedi, lavdėrimi dhe paqja qofshin mbi tė. Ai nė njė hadith thotė:

    “Nuk do tė ndodhė dita e kiametit derisa fise nga umeti im do t’u bashkėngjiten idhujtarėve dhe derisa ata tė adhurojnė idhujt. Gjithashtu do tė ketė nga umeti im tridhjetė mashtrues qė do tė pretendojnė se janė Nebij (tė dėrguar), ndėrsa unė jam vula e Profetėve dhe nuk ka tė Dėrguar pas meje.” (Shėnon Termidhiu, ndėrsa Albani e cilėson tė saktė)



    Devijimi i kėtij personi dhe i tėrė kėtij sekti mund tė pėrmblidhet nė kėto pika, ku secila tregon se sa janė larg Islamit:



    1. Pretendimi se Kurani ėshtė i devijuar dhe i shtuar, kėshtu qė ai Kuran i pėrkthyer nė gjuhėn shqipe, i cili gjendet nė ėebfaqe, ėshtė i njėjti Kuran tė cilin e ka pėrkthyer Rashad Halifa nė gjuhėn angleze, duke ia shtuar disa komente devijante tė trilluara dhe duke mėnjanuar disa ajete, me pretendimin se janė tė shtuara. Sikurse ajetet 128-129 tė surės sė nėntė (Teube).



    2. Refuzimi i tėrėsishėm i Sunetit tė Dėrguarit dhe haditheve tė tij dhe thėnia se duhet tė kufizohemi vetėm me Kuranin. Kjo i ka bėrė ata qė tė njihen edhe si sekti i emėrtuar me “Kuranijun”. Dihet qartė se baza e dytė e legjislaturės islame ėshtė Suneti, rruga e Muhamedit, lavdėrimi dhe paqja qofshin mbi tė, dhe refuzimi i kėsaj ėshtė refuzim i tėrėsishėm i Islamit.



    3. Refuzimi dėshmisė nė formėn si qėndron nė Islam “La Ilahe il-la Allah, Muhamdu resulullah”-“Nuk ka Zot qė meriton tė adhurohet me tė drejtė, pėrveē Allahut dhe Muhamedi ėshtė i dėrguar i Zotit”, duke u kufizuar vetėm me frazėn e parė, pa pėrmendur dėshminė se Muhamedi ėshtė i Dėrguar i Zotit.



    4. Ndryshimi i mėnyrės sė kėndimit tė ezanit duke hequr disa fjalė qė thuhen.



    5. Falja e namazit nė njė formė tjetėr nga ajo si duhet falur, duke mos lexuar suret etj.



    6. Pretendimi se Rashad Halife ėshtė i dėrguar i Zotit dhe kėshtu i bėnė shpifje Zotit tė Madhėrishėm.



    Pas kėtij sqarimi i kėshillojmė muslimanėt e sinqertė, tė cilėt dėshirojnė qė besimi i tyre tė jetė larg ēdo ideologjie tė trilluar, qė tė largohen nga kontakti me faqen e lartpėrmendur pasi ata janė njerėz qėllimkėqij, tė cilėt duke veshur petkun e Islamit tentojnė t’i humbin muslimanėt nga Islami burimor. Lusim Allahun e Lartėsuar tė na mbrojė ne dhe tė gjithė muslimanėt nga intrigat e armiqve!



    Alaudin Abazi
    Kush nuk ėshtė robi i All-llahut, ai ėshtė robi i shejtanit.

  3. #13
    i nėnshtruar Maska e master2006
    Anėtarėsuar
    15-09-2006
    Vendndodhja
    Prishtinė
    Postime
    1,238
    Citim Postuar mė parė nga ramazan_it Lexo Postimin

    “Nuk do tė ndodhė dita e kiametit derisa fise nga umeti im do t’u bashkėngjiten idhujtarėve dhe derisa ata tė adhurojnė idhujt. Gjithashtu do tė ketė nga umeti im tridhjetė mashtrues qė do tė pretendojnė se janė Nebij (tė dėrguar), ndėrsa unė jam vula e Profetėve dhe nuk ka tė Dėrguar pas meje.” (Shėnon Termidhiu, ndėrsa Albani e cilėson tė saktė)
    Pershendetje edhe njehere ramazan_it,

    mund ta citosh personin ne fjale kur ka thene se eshte Nebij (profet)?


    p.s. nuk kam qellim te provokoj, thjeshte dua nje pergjigje te sinqerte. Kam lexuar te gjitha shkrimet, librat e tij, por nuk kam pare nje deklarim te tille.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga master2006 : 23-08-2011 mė 18:18

  4. #14
    Ragnald
    Anėtarėsuar
    18-06-2006
    Vendndodhja
    london
    Postime
    4,442
    Master se cfare karakteri kam une , si hyn ne pune njeriu e as me shume ty si njeri. Une jam ketu per te moderuar kete nenforum. Kam lene njerez te debatojne ketu qe skane qene myslimane aspak , por kane pase nje etike diskutimi e nuk hynin ketu per te provokuar apo hapur debate jo-konstruktive. Ńqs ti apo ndonje shok i yti esht i bindur ne dicka pa i lene asaj bindjeje hapesire pranimi te ideve inovative ,atehere eshte e kote te vazdosh debatin sepse nuk ka bereqet ne ate debat . Pra diskutimi behet jo- konstruktiv e secili i hedh idete apo fjalet kot ne ajer , sepse ato nuk zene vend ne trurin e asnje pale . Tani, ky esht nenforum mysliman , e zakonisht nenkuptohet se ne kete nenforum qendron besimi i ehlul sunnah we xhamaat , ku shumica e botes islame ben pjese , qe nenkupton njerezit qe ndjekin fillimisht kuranin e sunetin e xhematin. Pra kjo esht keshilla profetike per grupin e sakte ne islam pasi ai e predikoi se ne islam do lindin shume sekte e ne fakt kjo u provua si e vertete.
    Tani , meqe ky esht nenforumi i ehlul sunnah we xhammat , ti qe vjen me idera sektesh , duhet ti lesh hapesira bindjeve te tua per errore te mundshme . Nqs te esht mbush mendja njehere e mire , atehere esht e kot qe vjen ketu sepse ju keni kohe qe perserisni te njejtat budalliqe. Kur ju shtrohet nje pyetje
    , ne vend qe te pergjigjeni , por me " diplomacine" e juaj ,shume qesharake me duhet ta theksoj , mundoheni ti evitoni ato, kurse ai papagalli tjeter , leshon pastaj tere copy- paste te tiat per te perhape frymen e sektit te tij , sa i le cik liri diskutimi. Prandaj eshte me e mira , cfaredo misioni ju keni ndermar , ta shprehni diku tjeter , jo ketu. Besoj se u kuptuam per kete gje , e kjo te jete hera e fundit.

    Mirembetshi.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Smth_Poetic : 23-08-2011 mė 18:59

  5. #15
    i nėnshtruar Maska e master2006
    Anėtarėsuar
    15-09-2006
    Vendndodhja
    Prishtinė
    Postime
    1,238
    Sms_poetic, se pari pastro fjalorin tend te ndyre qe e qet nga goja, e pastaj eja me trego se si duhet te sillem ne forum, ti as nuk je mesuesi im, e as prindi im te me drejtohesh me fjalet "kjo te jete hera e fundit". E ke treguar veten me shume se nje here se ti nuk je i mesuar te debatosh me njerez. Ne cdo postim tendin verehet tentimi per te fyer cdo anetar qe shpreh mendimet ndryshe nga ti.

    p.s. nuk me prish pune nese me fshine postimet, jeta ime nuk varet nga ky nenforum.

  6. #16
    Ragnald
    Anėtarėsuar
    18-06-2006
    Vendndodhja
    london
    Postime
    4,442
    Shume bukur. Po ta le fjalen e fundit ta thuash vet. Do ishte me e mira tani, nqs keni cik seder si njerez , mos te shkruani me ketu ne kete nenforum.

  7. #17
    E si mos te shkruajm , kur vete dijetaret me te medhenj bien ndesh me fjalet e tyre , psh;

    Kontradikte e dijetarit Salih ibėn Fevzan el Fevzan ne lidhje me Hadithet


    Gjithashtu shkrimi i haditheve ka bazė nė fe, kur Pejgamberi, sal-lallahualejhi ue selem, i ka urdhėruar disa nga shokėt e vet t’i shkruajnė disa hadithe, kur kjo gjė u kėrkua nga disa sahabė tė tjerė.Shkrimi dhe pėrmbledhja e tė gjitha haditheve ka qenė e ndaluar nė kohėn e Pejgamberit,sal-lallahu alejhi ue selem, nga frika e pėrzierjes me Kuranin diēka qė nukėshtė prej tij, mirėpo pas vdekjes sė Pejgamberit, sal-lallahu alejhi ue selem,u hoq kjo ndalesė, sepse nė atė kohė u plotėsua Kurani dhe nuk ekzistontemė ajo frikė. Kėshtu qė sahabėt dhe dijetarėt pas tyre filluan shkrimin ehaditheve kudo qė ata gjendeshin, me tė vetmin qėllim ruajtjen e tyre ngahumbja. Allahu i Lartėsuar i shpėrbleftė ata njerėz me tė mira ndaj Islamit dhe muslimanėve, pasi e ruajtėn Librin e Zotit tė tyre dhe Sunetin e Profetit nga humbja dhe nėpėr kėmbja e tė kotėve.
    Shkėputur nga libri “El Irshad ila sahihil litikad ue raddu ala ehli shirki ueilhad” i dijetarit Salih ibėn Fevzan el Fevzan.Pėrshtati: R. ZYLFIU

    Do ishte me e mira tani, nqs keni cik seder si njeri , mos t'a fish edhe kete postim , sepse nuk eshte genjeshter , e as po e shpik , kotrollojeni nqs them rrene, nqs keni frike nga e verteta , atehere keni problem me veten.
    paqe !
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga bani : 12-09-2011 mė 15:48
    Nuk ka perėndi tjetėr pėrveē ZOTIT

  8. #18
    Thirr ne rruge te Zotit! Maska e IslamInfo
    Anėtarėsuar
    09-08-2011
    Vendndodhja
    Ne token e Allahut!
    Postime
    1,457
    معلومات عن الفتوى


    رقم الفتوى : 7645
    عنوان الفتوى : شبهة منع الصحابة من كتابة الحديث في عهد النبي صلى الله عليه وسلم.
    القسم التابعة له :
    شبهات مثارة حول السنة
    أسم المفتى :
    صالح الفوزان

    نص السؤال

    يقال: إن النبي صلى الله عليه وسلم منع الصحابة من كتابة الأحاديث في البداية منعًا لاختلاطها بالقرآن، فما الحكمة في أنه صلى الله عليه وسلم لم يبين لهم أن يكتبوا القرآن والسنة (لأنهما كلاهما وحي) ولكن يضعوهما منفصلين عن بعضهما؟ ثم لماذا منع عمر بن الخطاب رضي الله عنه الصحابة من كتابة الأحاديث، أفليس في الكتابة حفظ للدين؟ ولماذا لم تكتب الأحاديث وتجمع كلها إلا في وقت متأخر؟ ثم هل أخبر النبي صلى الله عليه وسلم أن أحاديثه باقية إلى قيام الساعة، وأن منها ما ستكون روايته ضعيفة ومنها صحيحة؟


    نص الجواب

    الحمد لله
    منع النبي صلى الله عليه وسلم من كتاب الأحاديث في حياته خوفًا من اختلاطها بالقرآن الكريم، لأن بعض الناس قد لا يميز بينهما، ففي ذلك سد الذريعة.
    ولكنه صلى الله عليه وسلم لم يمنع من ذلك مطلقًا في حق كل الناس، بل رخص لبعض الصحابة في الكتابة لعدم المحذور في حقه، وعمر رضي الله عنه لم يمنع من كتابة الأحاديث، ولكنه أراد التحري والتحقيق فيما نسب إلى الرسول صلى الله عليه وسلم، وقد دونت السنة بعد وفاة النبي صلى الله عليه وسلم لانتفاء المحذور وتحقيقًا لوعد الله سبحانه بحفظ هذا الدين في قوله تعالى: {إِنَّا نَحْنُ نَزَّلْنَا الذِّكْرَ وَإِنَّا لَهُ لَحَافِظُونَ} [سورة الحجر: آية 9.]، وتولى ذلك الحفاظ المتقنون.


    مصدر الفتوى : المنتقى من فتاوى الفوزان

    Bani si s'te vjen turp mor vlla.

    A kujton ti se ska ketu kush i kontrollon fetfat ne arabisht po ti duhet te na tregosh.

    Ja se cka thote Shejh Feuzani ne shkrimin me te kuqe: "Mirepo Pejgamberi a.s. nuk i ka ndaluar nga shkrimi te gjithe njerezit, madje i ka lejuar ata sahab tek te cilet e ka dit se smund t'i perziejn hadithet me Kuranin."

    Pasi qe e sqaron se Pejgamberi a.s. i ka ndaluar vetem ata qe skane dit qe mos e perziejn me Kuranin.

    Transmeton Iben Abdul-beri ne librin e tij "Xhamiu Bejanil-ilmi ve Fadlihi" me zinxhir sahih (te sakte), se Abdullah Ibn Amer Ibn Asi e ka pyetur Pejgamberin a.s. a ti shkruaj edhe hadithet kur eshte i qete edhe kur eshte nervoz. Pejgamberi a.s. i ka thene: "Shkruaj, se vallahi s'del prej gojes sime asgje pos se vertetes, edhe ateher kur nervozohem!"

    Mendimi i dijetareve te Ehlu-Sunetit eshte se hadithet jane shkruar nga disa sahabe qe e kane dit Kuranin permendsh qe ne kohen e Pejgamberit a.s., ndersa ndalesa ka vlere per ata sahabe qe skan pas shume dituri, nga frika qe mos mendojn se keto jane ajete te Kuranit.

    Mjaftni me o KRIMBA se skeni asgje me te cilen mund t'i afroheni haditheve, e jo me t'i kundershtoni.

    Dijetaret tane kane ndertuar fortifikate te forte per t'i mbrojtur hadithet.

    Ju tash vec mund te lehni palidhje, se askush nuk ua degjon fjalen.

    Turp te keni!

  9. #19
    Thirr ne rruge te Zotit! Maska e IslamInfo
    Anėtarėsuar
    09-08-2011
    Vendndodhja
    Ne token e Allahut!
    Postime
    1,457
    Hadithet nga i Derguari i Allahut i kane shkruar disa sahabe:

    1. Abdullah Ibn Amer Ibn Asi, i cili i ka pas fletushkat e veta me hadithe.

    2. Semure Ibn Xhundub, i cili kishte fletushka ne te cilat kishte mbledhur plot hadithe.

    3. Ali Ibn Ebi Talibi, i cili poashtu kishte fletushke me hadithe.

    4. Ebu Rafia, sherbetor dhe rob i liruar i Pejgamberit a.s., i cili kishte fletushke me hadithe, nder to duaja qe thuhet ne fillim te namazit para sures Fatiha.

    5. Ebu Musa el-Eshariu, i cili poashtu kishte fletushka me hadithe.

    6. Ebu Hurejra, i cili kishte fletushka me hadithe, te cilat i transmetoi nga ai Hemmam Ibn Munnebih.

    7. Xhabir Ibn Abdullah el-Ensari, i cili poashtu kishte fletushka me hadithe.

    8. Ebu Bekr es-Siddiku i shkruajti ne fletushk dispozitat e Zekatit sipas asaj qe kishte degjuar nga Pejgamberi a.s. dhe ia dergoi kete fletushk Enes Ibn Malikut.

    9. Omer Ibn Hattabi i ka shkruar disa hadithe dhe ia ka derguar Utbe Ibn Ferkadit.

    10. Poashtu ka transmetime te tjera nga sahabe qe lejojne shkrimin e haditheve si: Aishja, Ebu Hurejra, Muavije Ibn Ebi Sufjani, Abdullah Ibn Abbasi, Abdullah Ibn Omeri, Abdullah Ibn Amer Ibn Asi, Bera Ibn Azibi, Enes Ibn Maliku, Hasen Ibn Aliu, Abdullah Ibn ebi Eufa.

    Krejt kjo deshmon se hadithet jane shkruar qe ne kohen e shokeve te Pejgamberit a.s., mirepo jo cdokush ka guxuar qe ta beje kete, vetem ata qe e kane dite saktesisht Kuranin, nga frika se mos i perziejn hadithet me Kuranin.

    Poashtu hadithet jane shkruar nga nxenesit e sahabeve, disa i kane mare prej sahabeve gojarisht, disa ne forme te shkruar, e keshtu me rradhe.

    Pra shkrimi i haditheve e ka bazen qe ne kohen e Pejgamberit a.s.

  10. #20
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    12-05-2005
    Postime
    288
    Allahu ju ndihmofte
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Ereza : 13-09-2011 mė 15:43

Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •