Close
Faqja 0 prej 6 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 56
  1. #1

    Bisedojmë: të vëmë paralelizma midis pushtuesit otoman dhe atij sllav

    Vërtet nuk e kuptoj pse shqiptarët, jo vetëm populli por edhe burrështetas si të Shqipërisë poashtu edhe nga Kosova, sikur kanë një dashuri ( deri në marrëzi ) të pakutimtë, por kaq të madhe për Turqinë e për shtetet arabe. Nga natyra nuk jam shovinist. Nuk urrej asnjë popull…

    Kjo është dicka tjetër, po dal në temë.

    Afera e para pak ditëve e ministrit të arsimit të Turqisë dhe indiferenca, pse jo edhe gafi i palës sonë më bëri të mendoj dhe ta analizoj historinë me aq sa e njoh atë. U mundova ta analizoj kohën e osmanllinjve dhe kohën e sllavit ( shkaut) duke vënë paralelizma. Për habi të dytë më dolën okupator, pushtues – pse jo dhe shumë të poshtër e barbarë. Hyra edhe në detale të tjera: çfarë të mirash ( nëse ka pasur ) dhe çfarë të këqijash( që vështirë të numërohen ) patëm prej tyre.

    Erdha te një përfundim i keq dhe fatkeqësisht më i keq më doli turku se shkau. Turkut, për të mirë, përveç fesë dhe shumë xhamive s’i gjeta gjë tjetër ...

    Unë këtu, me këtë rast nuk po shprehem në detale. Ju po deshët mund ta bëni këtë.

    Luteni analizës t’i hyni të qetë dhe pa paragjykime. Merreni një fletë ( për secilin akupator - pushtues); ndajeni në dysh dhe në të majtë shënoni të mirat dhe në të djathë të këqijat. Do të habiteni në fund me rezultatin ( siç u habita edhe unë ).

    P.S. Mirë e tha Jusuf Buxhovi: për Turqin e asaj kohe ne shqiptarët nuk kemi tjetër emërtim veç se pushtues.
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    23-07-2011
    Postime
    2
    pushtusi ka vetem nje emer , pa mar parasysh se eshte sllav , rus , kinez apo turke ,pra emri dhe qellimi i tije mbetet i pa ndryshuar .armikun fale ,por emrin kur mos ja haro _per ne shqiptaret sllavet dhe turqit kur zduhet ti nenvlersojme ,sepse si njeri ashtu dhe tjetri te njejtin qellim paten dhe do kene ndaj shqiptareve ,asimilim dhe vetem asimilim .

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Pa_doreza2
    Anëtarësuar
    02-11-2009
    Postime
    1,657
    Shpërngulja e shqiptarëve në Turqi, që kishin mbetur nën Jugosllavi, duhet cekur se u krye në stilin e shitblerjes së skllevërve, pra në marrëveshje mes shitësit e blerësit (Jugosllavisë e Turqisë). Marrëveshja e 11 korrikut 1938 kontraktonte bartjen e 40 mijë familjeve shqiptare brenda 8 viteve të ardhshme. Nga ky dokument mësojmë se, duke u identifikuar si “turq” ose “myslimanë”, ata i kishin lënë tokat e tyre stërgjyshore. Ç`donin turqit nga shqiptarët dhe kush ua jepte të drejtën turqve të bënin konventa të tilla me Serbinë, për një popull që u myslimanizua? Pse nuk merrnin serbë për popullimin e shkretëtirave të Anadollit?

    Ja disa nga detajet e kësaj marrëveshjeje. “Qeveria e Turqisë dhe Qeveria e madhërisë së Mbretit të Jugosllavisë konstatojnë shpërnguljen e “myslimanëve” nga rajoni i Serbisë së Jugut, njëherësh vlerësojnë se kjo popullatë në përgjithësi e ka humbur të drejtën e regjimit të lirë në Jugosllavi dhe së bashku janë përcaktuar ta braktisin territorin e Mbretërisë me dëshirën e tyre legjitime, në mënyrë që t`u bashkohen etnikëve të tyre natyralë në Turqi (!).

    Osmanët le që na rrjepën gjenetikisht për 500 vjet, por marrin të drejtën që edhe t`i ndihmojnë Jugosllavisë në zbrazjen e territoreve tona nga ne në emër të fesë. Të shpërngulurit duhej të nënshkruanin para autoriteteve se me dëshirë heqin dorë nga nënshtetësia jugosllave dhe para autoriteteve turke të pranonin të ndërronin emrin dhe të deklarohen si turq. Pra, në emër të fesë, në emër të dashurisë 500-vjeçare, Kosova, Maqedonia dhe Serbia Jugore zbrazeshin nga “myslimanët
    S’çarmatosem sa t’jetë jeta!

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Pa_doreza2
    Anëtarësuar
    02-11-2009
    Postime
    1,657
    Trojet shqiptare, një fidanishte njerëzore në shërbim ndërkombëtar
    --------------------------------------------------------------------------------

    Shkruan: Gjergj Driloni

    Një territor, i cili ka deri në 300 ditë diell në vit, një territor ku katër stinët e vitit janë të dallueshme me karakteristikat e tyre të veçanta klimaterike, një territor me shumëllojshmëri të konfiguracionit gjeografik, që nga riviera e deri tek malet e mbuluara me borë, një territor me një shumëllojshmëri të florës me më shumë se 3300 specie, një territor me një mundësi kultivimi të të gjitha varieteteve të drithërave, pemëve e perimeve. Do të duheshin edhe disa ditë diell më shumë që në trojet shqiptare të kultivohej edhe banania.
    Një territor me një shumëllojshmëri të resurseve minerare, rreth 54 lloje mineralesh nga më të rrallat, me cilësi dhe bollëk dhe të kërkuara në gjithë botën. Një vend me pasuri të jashtëzakonshme burimesh ujore natyrale dhe minerale. Një vend në udhëkryq të botës së vjetër, ku janë kyçur dhe kyçen rrugët dhe interesat gjeostrategjike e gjeopolitike të të tri kontinenteve të botës së vjetër dhe shtetgrupeve të interesave gjeopolitike e gjeostrategjike edhe nga kontinentet tjera.
    Për të mos u zgjatur në këtë lëmi, besoj që mjafton për fillimin e asaj që kam ndërmend të provoj të shtjelloj në këtë artikull të shkurtër.
    Duke i pasur parasysh kushtet klimaterike, pasuritë dhe shumëllojshmërinë e të mirave materiale, që këtij vendi ia ka dhënë dhuratë nëna natyrë, nuk ka se si që edhe raca njerëzore e këtyre trevave të mos jetë lloj i veçantë dhe të mos zgjoj interesimin e të tjerëve për rigjenerimin e racave të cilat çdo ditë e më tepër po e humbin vitalitetin e tyre dhe po shkojnë nga një pleqëri e pakthim kombesh deri në krizë shuarje të ndonjërit prej tyre. Mu për këtë, e në anën tjetër edhe ato që përmenda më lartë,besoj që qendrat e vendosjes, nuk janë të interesuara për zgjidhjen e drejtë dhe të qëndrueshme të problemit të Ballkanit, kështu që dje, sot dhe në të ardhmen, gjithnjë do të lëine hapur çështjen shqiptare që kur ka nevojë ndonjëri prej popujve, në krizë pleqërie, për të rivitalizuar racën dhe kombin e vetë, apo ca sish, do të riaktivizonin çështjen shqiptare dhe do të hapnin dyert në heshtje, në emër humanizmit dhe të strehimit të atyre fatkeqëve që do të rrezikoheshin nga fqinjët shovinist të nxitur dhe të sëmurë qëllimisht nga një shqiptarofobi që nga mesjeta e hershme.
    - Kujt iu deshtë që në Ukrainë të dërgohen me qindra mijëra shqiptarë, të cilët askush nuk e di se kur dhe nga u vendosën atje!?



    - Kush i shtyri për mërgim kolonitë shqiptare në Egjipt, Siri, Liban, dhe në të gjitha shtetet tjera arabe!?
    - Kujt iu deshtë, kur dhe nga kush u detyruan për mërgim kolonitë shqiptare në Rumani,Bullgari, Turqi,( vetëm në Turqi ka disa miliona shqiptarë që edhe sot e kësaj dita flasin shqip)?
    - Kujt iu deshtë dhe kush i detyroi shpërnguljet drejt Italisë, kryesisht në Kalabri dhe Sicili që edhe sot e kësaj dite njihen si arbëreshë!?
    - Për çka u bë gjenocidi dhe shpërngulja me dhunë e Çamëve nga trojet e tyre stërgjyshore,pse u lejua të behet shpërngulja dhe shfarosja e më se 720 fshatrave të Toplicës, Vrajës, Leskocit dhe Nishit!?
    Jo rastësisht që nga fillimi i shekullit të njëzetë kohë pas kohe, u bënë shpërnguljet e popullsisë shqiptare të Kosovës, Maqedonisë dhe viseve shqiptare në Greqi në drejtim të Turqisë, me marrëveshje ndërshtetërore Jugosllavi-Turqi respektivisht Greqi-Turqi .
    Jo rastësisht në fillim të viteve shtatëdhjeta vëllezërit tanë nga Kosova u shiten dhe stërshiten nga shteti i atëhershëm Jugosllavia e Titos, si të ishin skllevër. Atyre u bëheshin kontrollime shëndetësore deri në detajet më të imëta, siç janë dhëmbët dhe seleksionoheshin nga mjekë specialistë të rekrutuar dhe të paguar nga vetë RFGJ. Këta fatkeqë edhe sot e kësaj dite quhen si;-' Punëtorë me punë të përkohshme në botën e jashtme '(siç?!). Ndoshta politika ka të drejtë, sepse pjesa dërmuese e këtyre njerëzve me 'punë të përkohshme' në botën e jashtme varrosen në vendlindjen e tyre, që aq shumë e deshën,e ndihmuan, po e ndihmojnë, po e duan dhe do ta duanë me nostalgjinë e mërgimtarit. Për këta punëtorë 'me punë të përkohshme në botën e jashtme' që edhe kafshatën e gojës së fëmijëve të tyre e ndanë për ta mbajtur gjallë vendlindjen dhe që aq shumë bënë për Te, nuk kujdeset askush përveç tregtarëve, të cilët , kur vjen koha e pushimeve iu rrinë gati ngritjes së çmimeve në mënyrë që të zhvatin sa më shumë të ardhura të pista nga djersa e dhe gjaku i këtyre fatkeqëve, mërgimtarë.
    -Si mund të quhen 'punëtorë me punë të përkohshme në botën e jashtme' këta njerëz që edhe fëmijët e tyre janë lindur dhe rritur në botën e jashtme dhe tani po rritet edhe brezi i tretë, dmth, nipat dhe mbesat e atyre që janë shitur nga Jugosllavia e Titos që nga demonstratat studentore e gjithëpopullore të vitit 1968 e këndej?!!!...
    -Pse së pakut Qeveria e Republikës së Kosovës,cilado qoftë ajo, nga viti 1999 e këndej nuk e quajnë me emërin e vërtetë këtë pjesë të mërgatës shqiptare.
    Pas vrullit të shitjes së pjesës më vitale të popullit tonë drejt Gjermanisë, filloi shitja, rekrutimi dhe dërgimi, i djemve dhe vajzave më vitale, po me të njëjtat kushte, mos më rigoroze, në drejtim të Zvicrës dhe aty këtu edhe në shtetet tjera për rreth, pastaj në Libi, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në Australi derisa erdhi një ditë që i hapën dyert të gjitha shtetet evropiane dhe në fund edhe shtetet skandinave dhe Mbretëria e Bashkuar (Anglia).
    Sot nuk ka vend në botë që nuk ka shqiptarë,diku më shumë e diku më pak, por janë vendet e industrializuara që kanë përthithë pjesën më të madhe të popullsisë shqiptare. Në Turqi numërohen rreth 4.000.000 shqiptarë, kjo shifër jozyrtarisht mendohet të jetë edhe më e madhe,në Ukrainë mendohet të jenë rreth 250.000 shqiptarë, në Zvicër zyrtarisht janë rreth 250.000 shqiptarë vetëm nga Kosova, në Gjermani zyrtarisht janë rreth 400.000 vetëm nga Kosova, në shtetet e Beneluksit janë diku rreth 200.000, por këto shifër mendohet të jenë më të larta duke pas parasysh që këto shtete, shumicën e emigrantëve i konsiderojnë si jugosllav, Grek, Turq, e të tjerë, varësisht nga shtetësia e tyre, e jo nga kombësia. Në Francë, Spanjë e Portugali duhet të ketë rreth 80.000 shqiptarë,në shtetet skandinave janë diku rreth 145.000 shqiptarë ( kryesisht të ikur pas viteve të '90-ta), në Angli janë rreth 50.000 (pesëdhjetëmijë) shqiptarë, në SHBA janë diku rreth 500.000 shqiptarë, kurse në Australinë e largët janë diku rreth 130.000 shqiptarë. Vetëm në Greqi janë rreth 750.000 shqiptarë, kurse në Itali rreth 650.000 shqiptarë, pjesa dërmuese e tyre nga Shqipëria londineze, të gjithë këta të larguar mbas viteve '90-ta, pa i përmendur disa dhjetëra mijëra nga Kosova, Maqedonia etj.
    Mos të harrojmë që truri dhe intelekti shqiptar i përgatitur me aq mund dhe sakrifica, me djersë dhe gjak nga populli ynë po përthithet nga shtetet perëndimore. Sa për ilustrim, vetëm në Kanada prej vitit 1990 deri më sot kanë emigruar më shumë se 13.000 (trembëdhjetëmijë) intelektualë shqiptarë bashkë me familjet e tyre.
    -A e dimë dhe a do ta ndonjëherë, ne shqiptarët numrin e vërtetë të shqiptarëve që jetojnë në trojet shqiptare?
    -A e dimë dhe a do ta dimë ndonjëherë, ne shqiptarët , numrin e vërtetë të bashkëkombësve tanë që jetojnë jashtë trojeve shqiptare?
    -A thua se trojet shqiptare po përdoren si një fidanishte njerëzore për rigjenerimin e racës njerëzore në planetin tokë?!
    Deri më sot kjo temë nuk është marrë në trajtim të veçantë, përveç përmendjes së herëpashershme të shpërnguljeve të shqiptarëve nga trojet shqiptare, të aneksuara nga ish-Jugosllavia për në Turqi, dhe shkëmbimit të popullsisë myslimane ndaj asaj të krishterë ndërmjet Turqisë dhe Greqisë në fillimshekullin e njëzetë.
    Deri më tani asnjëherë nuk është ngritur zëri i politikës zyrtare shqiptare kundër këtyre padrejtësive, por edhe nismat e shoqatave apo lëvizjeve të ndryshme që kërkojnë vënien e drejtësisë në vend për krimet , gjenocidin shpërnguljet dhe shfarosjet e njëpasnjëshme të popullsisë shqiptare nga ana e fqinjëve tanë sllavo-greko-ortodoksë, për habinë më të madhe, ngulfaten dhe pengohen nga politika zyrtare shqiptare në të gjitha trojet shqiptare!?...
    Unë nuk mund të kuptoj se si është e mundur që politika shqiptare e Kosovës, në negociatat shtesë, dhe me anë të 'Traktatit të miqësisë', apo më mirë me thënë Diktatit të Nënshtrimit, në emër të 'mbrojtjes dhe realizimit' të të drejtave dhe aspiratave të popullit të Kosovës, Serbisë ia falën të gjitha krimet dhe gjenocidin që ushtroi në shekuj ndaj popullit shqiptar, dhe në anën tjetër po i kërkojnë miqësi, kur ne të gjithë e dimë që deri më sot, nga pala serbe nuk është thënë asnjë fjalë pendimi apo kërkim faljeje për krimet dhe gjenocidin e ushtruar në kurriz të popullit tonë, por përkundrazi përditë e më shumë shtohen kërcënimet që vijnë nga ana e tyre,...!?
    -Po a nuk janë Hebrenjët ata të cilët edhe sot e kësaj dite kërkojnë dëmshpërblim nga gjermanët për gjenocidin që ushtroi nazifashizmi mbi ta!?
    -Po sikur të kishin harruar dhe falur krimet që u bënë ndaj tyre, a do të kishin shtetin e tyre dhe a do të ishin izraelitët ata që janë sot,...,!?
    -Po a nuk janë armenët ata që padisin shtetin Turk për krimet dhe gjenocidin e bërë ndaj tyre në fillimshekullin njëzetë? ,...,e shumë raste të tjera të ngjashme si këto.
    -Pse deri më sot, politika shqiptare asnjëherë nuk ka ngritur zërin dhe nuk ka kërkuar drejtësi për gjenocidin serb dhe shfarosjen e popullsisë së Toplicës, Kurshumlisë, Nishit, Vrajës , Leskocit..., etj.
    -Pse deri më sot asnjë qeveri shqiptare nuk ka ngritur zërin kundër gjenocidit shtetëror grek ndaj popullsisë Çame
    -Deri më sot politika shqiptare, Çështjen Çame nuk e ka quajtur me emërin e vërtetë ,gjenocid dhe shfarosje, por vetëm problem pronash!?
    -Deri kur do të heshtim për padrejtësitë, krimet dhe gjenocidin e bërë në kurriz të popullit shqiptar, për pushtimet, kolonizimet e ngushtimet sistematike dhe të vazhdueshme të hapësirave të trojeve Iliro-shqiptare nga fqinjët shovinistë e gjakpirës sllavo-greko-ortodoksë!?
    -Pse u dashka që vetëm ne shqiptarët të harrojmë dhe të falim apo më mirë të themi të mohojmë dhe të shkelim mbi gjakun e brezave që aq shumë sakrifikuan për ruajtjen e qenies kombëtare, gjuhës, kulturës dhe tërësisë territoriale,...,?!
    -Apo ndoshta këta zotërinj të politikës aktuale shqiptare,një ditë do të shkojnë aq larg saqë, nga 'bujaria' dhe 'zemërgjerësia' e tyre, do t'i kërkojnë falje, Turqisë për qëndresën shekullore dhe luftërat e betejat e pandërprera të popullit tonë që nga pushtimet e para të perandorisë Osmane e deri në Çlirimin dhe Shpalljen e Pavarësisë së Shtetit Shqiptarë më 1912, ndoshta këta zotërinj të politikës aktuale shqiptare, do t'i kërkojnë falje edhe Bullgarisë dhe Greqisë për qëndresën e popullit shqiptar për ruajtjen e tërësisë së qenies dhe trojeve shqiptare, dhe në fund , ndoshta këta zotërinj të politikës aktuale shqiptare, do t'i kërkojnë falje edhe Malit të Zi dhe Serbisë për rezistencën që ua bëri populli ynë ndër shekuj dhe sidomos në luftën e fundit me në ballë UÇK-në?!..
    Nuk është për tu habitur që ky lloj stereotipi i politikës shqiptare në përgjithësi dhe kosovare në veçanti, ndoshta edhe do t'i paguajnë dëmshpërblim Serbisë nga djersa dhe gjaku i popullit tonë, për ushtarët, paramilitarët, mercenarët e të gjithë çetnikët dhe kriminelët që lanë kockat në dheun e Kosovës,...,!?
    ****
    Gjyshi im i ndjerë shpesh më thoshte:
    - Biro, një njeri që nuk shitet për pare, për lavire dhe për pushtet, populli thotë se , ai njeri nuk matet, as me ar, as me diamant, as me xhevahir. Jo biro, ari, diamanti dhe xhevahiri janë gurë që nxirren nga dheu. Unë mendoj që një njeri, i cili nuk mashtrohet me këto tri sende, nuk matet me kurrgjë, sepse nuk ka kandar që e peshon atë. Ai qëndron moralisht më lartë se gjithkush tjetër.
    - Po çka do të kishte thënë gjyshi im i ndjerë për këta burreca, këtë lloj sui generis politikanësh, që veten e quajnë 'shpëtimtarë të kombit'?
    Një deputet në parlamentin e Kosovës pat thënë se:
    - 'Juve, anëtarëve të Grupit të Unitetit, duhet me ua marrë imunitetin dhe në vend tuajin të emërohen gra, sepse gratë janë shumë më të lidhura për këtë tokë!'
    - A nuk është kjo një aksiomë për gjithë politikën shqiptare të këtij tranzicioni që nuk i dihet fundi?
    U bëj thirrje të gjithë intelektualëve shqiptarë në Atdhe apo në diasporë kudoqofshin ata dhe Akademisë së shkencave të dy gjysmështeteve shqiptare dhe të gjithë studiuesve që të fillojnë të merren seriozisht me këtë Çështje kaq shkatërrimtare e kaq të dhimbshme për vetë ekzistencën, ardhmërinë, perspektivën dhe mirëqenien e Kombit Shqiptar.

    Bruksel, maj 2008
    S’çarmatosem sa t’jetë jeta!

  5. #5
    Style & Substance Maska e qeveriablu
    Anëtarësuar
    16-05-2011
    Postime
    1,816
    Citim Postuar më parë nga projekti21_dk Lexo Postimin
    Luteni analizës t’i hyni të qetë dhe pa paragjykime. Merreni një fletë ( për secilin akupator - pushtues); ndajeni në dysh dhe në të majtë shënoni të mirat dhe në të djathë të këqijat. Do të habiteni në fund me rezultatin ( siç u habita edhe unë
    Kete qe te jemi te qete dhe pa paragjykime e kuptoj,por ne anen e majte te shenojm gjerat e mira !!!! Je ne vehte ti,pushtuesit ti shenojm te mirat.
    Dhe te duhej lista te vish te ky perfundim !!!
    Mos blej asnje prodhim qe fillon me barkodin 860 (prodhime serbe),dhe ato 520 (prodhime greke) !

  6. #6
    Citim Postuar më parë nga qeveriablu Lexo Postimin
    Kete qe te jemi te qete dhe pa paragjykime e kuptoj,por ne anen e majte te shenojm gjerat e mira !!!! Je ne vehte ti,pushtuesit ti shenojm te mirat.
    Dhe te duhej lista te vish te ky perfundim !!!
    përshëndetje qeveriablu. Nuk thuhet kot "cdo e mirë ka një të keqe dhe cdo e keqe ka një të mirë" ose në popull njihet si: "ku asht hajri del sherri, ku asht sherri del hajri". Edhe në robëri njerëzit kanë jetuar, përndyrshe nuk do të ekzistonim sot.
    Nuk ia kam dhënë pa qëllim titullin : "të vëmë paralelezma" që në zbërthim të mëtejmë i bie: t'i vëmë në peshojë këta dy okupues për të gjetur se cili ka qenë më i poshtër e më barbar.
    Me të mirat duhet të nënkuptohet: edhe pse në robëri, ne si të robëruar sa kemi pasur "liri"( nëse mund të thuhet); sa kemi pasur të drejta në jetë, në punë, në kulturë, në shkollë etj.

    kështu e gjen barabarinë e okupuesit. Bazuar në këto që i dhashë në fund del se halldupi turk del shumë më i keq se shkau. Dhe për habi ky halldupi prapë na jep neve për shkaun dhe ka marrëdhënie diplomatike më të mira me të, se me neve!

    P.S. Edhe dicka. Liri absolute nuk ka në botë. As vetë amerika, apo shtetet superfuqi nuk jenë krejt të lira, mos të flasim për popujt e vegjël!

    P.S.2. Lexo shkrimet e pa_dorëza! Ka dhënë disa fakte të mira.
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-03-2003
    Vendndodhja
    Diku nëpër Botë
    Postime
    528
    Ndjese paste Teki Dervishi .

    Spaskam ndegjuar kure qe paska edhe okuptaor me te mira shoqerore !!!!!!!!!!!!!!!!
    Ishim njehere ne nje ndeje dhe per te mirat e turqise ( qe disa na njihkan edhe te mira te saj ) e tha kete :-

    perendimi per njeqind vite e me pak , la shtete te formuara ne kater kontinente te botes, e turqia e leshit per peseqind vite tek ne ,na la vetem mesimin se si pergaditet sarma .

  8. #8
    Style & Substance Maska e qeveriablu
    Anëtarësuar
    16-05-2011
    Postime
    1,816
    Citim Postuar më parë nga projekti21_dk Lexo Postimin
    Nuk thuhet kot "cdo e mirë ka një të keqe dhe cdo e keqe ka një të mirë" ose në popull njihet si: "ku asht hajri del sherri, ku asht sherri del hajri".
    Kjo thenie e popullit vlen por jo ne te gjitha rastet.P.sh. do vlente per Kroatet te cilet ishin nen pushtimin e qeverise perandorake Austro-Hungareze.Nen pushtimin e tyre ne kroaci u ndertua shumecka ,sot zagrebi eshte qytet barok.U ndertuan shume shkolla,institucione,kanalizime,teatro mu nga Austro-Hungarezet.

    Cberi pushtuesi yne Turk-nuk ndertoi gje ,rrjepi shqiptarin sa mundi,ia mori edhe ate pak grure qe prodhonte.Por meqenese insiston te shenojm te keqijat e pushtimit ,ja disa sipas meje.Asnje ne ane e majte .

    *Humbem periudhen e rilindjes europiane kur zhvilloheshin shkenca,arti...

    *Ne mungese te kesaj faze dhe mungeses se propagandimit te nacionalizmit ne rruge institucionale Shqiptari i sotem ka probleme me identitetin.

    *Marrja e nje religjioni te huaj edhe ate per interesa personale

    *Mos pranimi i gjuhes Shqipe

    *Mospranimi i kombesise Shqiptare

    *Mos hapja e shkollave ne gjuhen Shqipe (Rast i vetem unik ne bote qe pushtuesi nuk lejonte popullaten te mesoje ne gjuhen e vet!!!!!!,ndersa pupujve fqinj jo vetem i lejoi gjuhen por i dha edhe autonomi politike dhe kishen )

    *Imponimi i emrave Turko/Harap e jo emra Shqip , sikur te themi Adem

    *Dembelizmin qe cdo gje do rrjedh nga qielli

    *Pertacin, se punet do kryhen ...ore vet

    *masakra dhe ndeshkime te panderprera

    *Carmatosje te popullates shqiptare para rrezikut sllav 1912

    *Xhamite si kale Troje ne mes te trojeve shqiptare ku vazhdon indoktrinimi dhe propaganda Turko/Harape

    *Vrasja , helmimi dhe burgosja e patrioteve Shqiptare

    *Etc ...etc...etc...etc....etc....etc....etc... me nje fjale Gjenocid !
    Ndryshuar për herë të fundit nga qeveriablu : 22-08-2011 më 18:20
    Mos blej asnje prodhim qe fillon me barkodin 860 (prodhime serbe),dhe ato 520 (prodhime greke) !

  9. #9
    Citim Postuar më parë nga qeveriablu Lexo Postimin
    Kjo thenie e popullit vlen por jo ne te gjitha rastet.P.sh. do vlente per Kroatet te cilet ishin nen pushtimin e qeverise perandorake Austro-Hungareze.Nen pushtimin e tyre ne kroaci u ndertua shumecka ,sot zagrebi eshte qytet barok.U ndertuan shume shkolla,institucione,kanalizime,teatro mu nga Austro-Hungarezet.

    Cberi pushtuesi yne Turk-nuk ndertoi gje ,rrjepi shqiptarin sa mundi,ia mori edhe ate pak grure qe prodhonte.Por meqenese insiston te shenojm te keqijat e pushtimit ,ja disa sipas meje.Asnje ne ane e majte .

    *Humbem periudhen e rilindjes europiane kur zhvilloheshin shkenca,arti...

    *Ne mungese te kesaj faze dhe mungeses se propagandimit te nacionalizmit ne rruge institucionale Shqiptari i sotem ka probleme me identitetin.

    *Marrja e nje religjioni te huaj edhe ate per interesa personale

    *Mos pranimi i gjuhes Shqipe

    *Mospranimi i kombesise Shqiptare

    *Mos hapja e shkollave ne gjuhen Shqipe (Rast i vetem unik ne bote qe pushtuesi nuk lejonte popullaten te mesoje ne gjuhen e vet!!!!!!,ndersa pupujve fqinj jo vetem i lejoi gjuhen por i dha edhe autonomi politike dhe kishen )

    *Imponimi i emrave Turko/Harap e jo emra Shqip , sikur te themi Adem

    *Dembelizmin qe cdo gje do rrjedh nga qielli

    *Pertacin, se punet do kryhen ...ore vet

    *masakra dhe ndeshkime te panderprera

    *Carmatosje te popullates shqiptare para rrezikut sllav 1912

    *Xhamite si kale Troje ne mes te trojeve shqiptare ku vazhdon indoktrinimi dhe propaganda Turko/Harape

    *Vrasja , helmimi dhe burgosja e patrioteve Shqiptare

    *Etc ...etc...etc...etc....etc....etc....etc... me nje fjale Gjenocid !
    përshëndetje qeveriablu, nuk di nëse kam të drejtë të dyshoj se mos po mendon se jam kah i thur himne turkut. Lexoje mirë postimin tim të parë. kuptoje ironinë: kur them se ne na e la fenë dhe shumë xhami....

    dhe mos shko në kroaci hic, por ndalu në Serbi. Në kohën kur ne po hapnim shkollën e parë shqipe, fqinji ynë serbi e kishte Akademinë e Shkencave!! Prandaj turku neve na kursente, nuk donte t¨åe na "prishte" me shkolla. Le të prisheshin serbët me akademi shkence.

    Prandaj dikund në postimin e parë e kam përmendur: më i keq ka qenë turku se shkau!!!!! ( po i bashkangjes ato që ti i ke thënë më lart )
    Ndryshuar për herë të fundit nga projekti21_dk : 22-08-2011 më 20:02
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  10. #10
    Se çdo zemër e çdo shpirt,
    u mërzit nga turku i lik.... ( N. Frashëri )
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

Faqja 0 prej 6 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •