Nata e Kadrit

Falėnderimi i takon Allahut tė Plotfuqishėm qė urtėsia e Tij pėrfshin tėrė ekzistencėn. Prej urtėsisė dhe dijes sė Tij bėri qė tėrė kjo gjithėsi ti nėnshtrohet Ligjit tė Tij me plotė harmoni, precizitet, korrektėsi dhe maturi absolute. Nga krijesat qė krijoi, Ai dalloi disa prej tyre, qofshin ato krijesa njerėzore, melaike, kohė apo vende. Kėshtu, nga njerėzit dalloi disa prej tyre, duke i zgjedhur pėr tė dashur dhe tė dėrguar, tė cilėt bartėn mesazhin e Tij tek njerėzit nėpėr kohė e shekuj. Gjithashtu, edhe prej tė dėrguarve dalloi disa prej tyre, duke i quajtur “Ulul Azmi”. Kurse, prej Ulul Azmit dalloi mė tė madhin e njerėzisė-Muhammedin, paqa, mėshira dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė. Tė Dėrguarin e fundit, mė tė dashurin, qė pėrsosi mesazhin e Allahut dhe sqaroi rrugėn e drejt, i la njerėzimin nė dritė, pas sė cilės nuk ka ėrrėsirė:

“Ne kemi dalluar disa tė dėrguar (pejgamberė) nga tė tjerėt…” (El-Isra’ė, 55)

Pastaj, nga gjinia njerėzore dalloi disa popuj nga disa tė tjerė, kėshtu Ai e dalloi umetin e Muhammedit a.s. nga ummetet e tjera.

“Ju jeni populli mė i dobishėm, i ardhur pėr tė mirėn e njerėzve, tė urdhėroni pėr tė mirė, tė ndaloni nga veprat e kėqija dhe tė besoni Allahun…” (Ali Imran, 110)

Disa vende si Mekėn, Medinėn dhe Kudsin, nė tė cilat vende zbriti shpalljen hyjnore pėr tė dėrguarit e Tij i dalloi prej vendeve tė tjera, sepse nė kėto qytete tė bekuara edhe gjenden faltoret mė tė mėdha islame: Qabeja - nė Mekėn fisnike, Xhamia e Pejgamberit a.s. - nė Medinėn e ndritshme dhe Mesxhidi Aksaja - nė Kudsin e ndershėm.

Prej muajve, dalloi muajin e Ramazanit, nė tė cilin e zbriti Kur’anin dhe tė cilin e bėri muaj tė begatshėm dhe tė adhurimit tė veēant, agjėrimit: “Muaji i Ramazanit (ėshtė muaj) nė tė cilin filloi tė zbret (tė shpallet) Kur’ani, udhėrrėfyes pėr njerėzit dhe sqarues i rrugės sė drejtė dhe dallues (i sė vėrtetės nga gėnjeshtra)…” (El-Bekare, 185);

Kurse prej netve tė vitit, dalloi dhe bekoi natėn e Kadrit: “Ne e zbritėm atė (Kur’anin) nė njė natė tė bekuar (nė natėn e Kadrit)”. (Ed-Duhan, 3), dhe : “Ne e zbritėm atė (Kur’anin) nė natėn e Kadrit” (El-Kadr, 1), natė nė tė cilėn Xhibrili solli nga Allahu xh.sh. shpalljen e fundit nė tokė, duke i drejtuar Muhammedit a.s. dhe mbarė njerėzimit fjalėt hyjnore: “Ikre’ė”, madhėshtia dhe jehona e tė cilave do ta mbushnin ekzistencėn me besimin e drejtė, tė cilin deri atėherė shumė popuj e ummete e kishin devijuar.

Emėrimi i Natės sė Kadrit:

Ekzistojnė disa mendime pėr emėrimin e kėsaj nate me kėtė emėr tek dijetarėt islam:

- Ka thėnė Muxhahidi: ‘Nata e Kadrit ėshtė nata e vendimit (hukmit-vendimit pėrplot urtėsi).’ Kėshtu mendon edhe Ibn Kutejbe dhe dijetarė tė tjerė, kurse argument kanė fjalėn e Allahut pėr Natėn e Kadrit: ‘Vėrtet, Ne e kemi zbritur atė (Kur’anin) nė njė natė tė begatshme. Nė tė ndahet ēdo ēėshtje me urtėsi (nė mėnyrė tė prerė)’ (Duhan: 3-4) Kjo ka kuptimin se ėshtė quajtur Nata e Kadrit ngase nė tė pėrcaktohet ēdo gjė nė mėnyrėn mė precize, nė kohėn, masėn, vendin, personin dhe formėn e duhur dhe mė tė mirė.

- Disa dijetarė mendojnė se ėshtė emėruar kėshtu pėr shkak tė vlerės, nderit, ēmueshmėrisė dhe pozitės sė saj. Siē thuhet tek arabėt: ‘Filani ka kadr (emėr, famė, pozitė, nderė dhe vlerė).’ Pra ėshtė emėruar kėshtu pėr shkak tė rėndėsisė dhe veēimit tė saj prej netėve tjera. Ėshtė natė qė nderohet dhe ēmohet. Ndėrsa, argument i kėtij mendimi ėshtė fjala e Allahut: ‘Ata (pabesimtarėt) nuk e ēmuan (njohen) Allahun me atė madhėshtinė qė i takon...’ (El-En’am: 91, Ez-Zumer: 67) I kėtij mendimi ėshtė Zehriu dhe tė tjerė.

- Dijetarė tė tjerė mendojnė se ėshtė emėruar kėshtu pėr shkak se nė tė pėrcaktohet dhe ndahet ēdo gjė pėr vitin qė vie pas saj. Kjo d.t.th., se nė kėtė natė vendosen dhe ndahen urdhėrat dhe caktimet pėr vitin e ardhshėm, siē thotė All-llahu:“Nė tė ndahet ēdo ēėshtje me urtėsi (nė mėnyrė tė prerė).” (Duhan: 4)

- Sipas disa dijetarėve tė tjerė kjo natė ėshtė emėruar kėshtu pėr shkak se adhurimet, namazi, leximi i Kur’ani, tė pėrmendurit e Allahut dhe lutjet qė bėhen nė tė kanė vlerė dhe shpėrblime tė mėdha. Ēmohet, vlerėsohet dhe shperblehet ēdo vepėr e mirė e robėrve nė kėtė natė nga Allahu i Mėshirshėm.

- Disa dijetarė mendojnė se ėshtė quajtur kėshtu pėr shkak tė ngushtimit dhe rėndimit tė tokės nga zbritja dhe prezenca e madhe e melaikeve nė ketė natė. Siē thotė Allahu i lartėsuar: ‘Me lejen e Zotit tė tyre nė tė (Natėn e Kadrit) zbresin engjėjt dhe shpirti (Xhibrili) pėr secilėn ēėshtje.’ (el-Kadr: 4) Kurse, agrument se fjala ‘kadr’ ka kuptimin e ngushtimit, rėndimit dhe vėshtirėsisė ėshtė ajeti kur’anor, ku Allahu i Lartėsuar thotė: ‘...e ai qė ėshtė ngusht nga pasuria...’ (Talak: 7) I kėtij mendimi ėshtė el-Halil bn Ahmed dhe komentues e dijetarė tė tjerė.

- Dijetarė tjerė mendojnė se ėshtė quajtur kėshtu ngase ēdo person qė e gjallėron kėtė natė me namaz dhe adhurime tjera, dhe nuk ka patur mė herėt emėr, famė apo nder e vlerė, i garantohet qė do ti ketė tė gjitha kėto. Ėshtė natė qė njeriun e bėnė tė ndershėm, tė ēmueshėm, tė respektuar dhe tė vlefshėm. Kėshtu mendon Ebu Bekr el-Werrak dhe dijetarė tė tjerė.

- Disa dijetarė tjerė mendojnė se kjo natė ėshtė quajtur kėshtu pėr arsye se nė tė ėshtė zbritur Kur’ani, Libri i vlefshėm dhe i ēmuar, nė tė zbret mėshirė e madhe dhe zbresin melaike tė ndreshme, tė mėdha, tė rėndėsishme dhe me pozita tė larta tek Allahu i Lartėsuar. Kėshtu mendon Ali bn Ubejdullah dhe tė tjerė.

Tė gjitha kėto mendime rreth emėrimit tė kėsaj nate madhėshtore tregojnė pėr vlerėn, rėndėsinė dhe karakteristikat e larta tė saj. Ēdo mendim rreth emėrimit tė Natės sė Kadrit paraqet njė aspekt tė madhėshtisė sė saj.

Vlerat e Natės sė Kadrit dhe dobitė e saj pėr besimtarėt:

Nata e Kadrit ėshtė natė e ēmueshme, Allahu e veēoi atė me shumė veēori tė mėdha, tė cilat tregojnė pėr vlerat dhe madhėshtinė e saj, prej tyre:

Ėshtė nata nė tė cilėn ka zbritur nė tė Kur’ani, siē thotė Allahu i Madhėruar: ‘Vėrtet, Ne e kemi zbritur atė (Kur’anin) nė Natėn e Kadrit.’ (El-Kadr : 1) Veēimi i saj me kėtė ėshtė tėrheqje e vėrejtjes pėr ēmueshmėrinė dhe vlerėn e madhe tė saj, ku nė tė Allahu zbriti Pėrkujtuesin mė tė madh dhe Librin mė tė ēmueshėm. Kėtė natė zbriti Kur’ani, nė tė cilin ėshtė tėrė udhėzimi pėr njerėzit, lumturia e tyre dhe shpėtimi nė kėtė dhe nė botėn tjetėr. Me kėtė ngjarje tė madhe qė ka ndodhur pikėrisht nė kėtė natė, forca e mendimit njerėzor nuk mund tė arrijė kuptimin e plotė tė rėndėsisė sė saj. Thotė Allahu: ‘E ēka tė bėri ty tė dish se ēka ėshtė Nata e Kadrit’ (El-Kadr: 2) D.m.th.: tė kuptuarit tėnd nuk mund tė arrijė domėthėnien kulmore tė vlerės dhe rėndėsisė sė saj. Kjo formė e pyetjes ėshtė pėrdorur pėr madhėrim tė vlerės dhe rėndėsisė sė saj, dhe sqaron se kuptimi i vlerės sė saj ėshtė jashtė suazave tė tė kuptuarit njerėzor, nuk di askush pėr madhėshtinė e saj pėrveē Allahut tė Lartėsuar. Tėrė kjo rėndėsi dhe madhėshti e kėsaj nate nuk ka tė bėj asgjė me bestytnitė e kota qė janė pėrhapur mes njerėzve. Kjo natė ėshtė e vlefshme pėr arsye se Allahu e zgjodhi atė pėr fillimin e zbritjes sė Kur’anit. Zbritja e kėsaj drite (Kur’anit) mbi gjithė krijesat, pėrhapja e paqes qė erdhi prej Allahut mbi pėrgjegjėsinė njerėzore dhe mėnyrėn e jetesės sė tyre, dhe ajo qė pėrmban ky Kur’an prej besimit, koncepteve, ligjeve dhe edukatės bėjnė qė tė pėrhapet paqa, rahatia dhe harmonia nė tokė dhe nė pėrgjegjėsinė njerėzore.

Allahu e cilėsoj kėtė natė se ėshtė e begatshme dhe e bekuar, me fjalėn e Tij: ‘Vėrtet, Ne e kemi zbritur atė (Kur’anin) nė njė natė tė begatshme (tė bekuar).’ (Duhan : 3). Kjo natė ėshtė e begatshme pėr tė mirat e shumta dhe vlerat e mėdha tė saj. Gjithashtu, pėr shkak se atij qė kėtė natė e gjallėron me adhurim duke patur iman dhe vetkontroll tė plotė, Allahu i dhuron prej tė mirave tė shumta dhe shpėrblimeve tė panumėrta.

Njoftimi pėr tė nga Allahu i Lartėsuar, me fjalėn e Tij: ‘Nė tė ndahet ēdo ēėshtje me urtėsi (nė mėnyrė tė prerė)’ (Duhan : 4) do tė thotė: ndahet nga Levhi Mahfudh nė fletushkat e melekėve ēdo ēėshtje e caktuar qė ka tė bėj me robėrit, pėr jetėn dhe ēėshtjet tjera nė vitin qė vjen, si rrizku, veprat, ndodhitė, caktimet dhe ēėshtje tjera tė pėrcaktuara sipas dijes sė Allahut tė Lartėsuar, urtėsisė sė Tij, dėshirės dhe fuqisė sė Tij, dhe e tėrė kjo sqaron ēmueshmėrinė dhe rėndėsinė e kėsaj nate.

Fjala e Allahut tė Lartėsuar: ‘Nata e Kadrit ėshtė mė e mirė se njėmijė muaj.’ (Kadr: 3) qė tregon pėr vlerėn e namazit dhe shpėrblimet e veprave nė tė, me gjithė shtimin dhe shumėfishimin e shpėrblimeve tė veprave. Adhurimi ndaj Allahut teala dhe ajo qė fiton robi prej shpėrblimeve nė tė ėshtė mė e mirė sesa adhurimi qė bėhet pėr njėmijė muaj qė nuk ka nė to ndonjė natė tė Kadrit. Kėshtu mendojnė Muxhahidi, Katade, Ferrau, Zuxhaxh, Ibn Kutejbe e komentues tjerė tė Kur’anit dhe shumica e dijetarėve. Kjo ėshtė pėrafėrsisht sa tetėdhjetė e tri vite e katėr muaj. Pėr shkakun pse ėshtė pėrmendur dhe pėrcaktuar vlera e kėsaj nate pikėrisht me njėmijė muaj, dijetarėt kanė dhėnė disa shpjegime:

- Transmeton Muxhahidi se: ka qenė njė besimtar prej Beni Israileve qė kalonte natėn nė namaz e adhurim deri nė agim, pastaj vishej e armatosej pėr ti luftuar pabesimtarėt deri nė mbrėmje. Kėtė e kishte bėrė pėr njėmijė muaj. Pėr kėtė arsye Allahu zbriti kėtė ajet kur’anor: ‘Nata e Kadrit ėshtė mė e mirė se njėmijė muaj.’ (Kadr: 3) qė sqaroj se kalimi i kėsaj nate nė adhurim ėshtė mė mirė se puna e kėtij njeriu. Gjithashtu, transmetohet se i Dėrguari u kishte treguar shokėve tė vet pėr kėtė njeri, kurse ata kishin menduar se e kanė tė vėshtirė arritjen e shpėrblimeve si tė tij, pėr kėtė shkak ėshtė zbritur ky ajet qė sqaron se adhurimi nė kėtė natė ka shpėrblimin mė tė mirė se tė njeriut nė fjalė. Kjo tregon se Allahu u ka dhėnė kėtij ummeti prej tė mirave mė shumė se ummeteve tjera. Arritjen e shpėrblimeve tė mėdha ua ka mundėsuar pėr njė kohė shumė mė tė shkurtėr.

- Tranmetohet se tek popujt e mėhershėm ėshtė dashur qė njeriu ta adhuron Allahu njėmijė muaj pėr tė arritur emėrimin rob (abd). Ndėrsa, Allahu zgjodhi qė ky popull (muslimanėt) tė jenė mė tė denjė dhe meritor tė quhen robėr tė Allahut. Zgjodhi pėr ta njė natė qė adhurimi nė tė u jep epitetin mė tė lartė se tė popujve tė mėhershėm. Adhurimi qė bėjnė pėr njė natė ėshtė mė i mirė se adhurimi i popujve tjerė i bėrė pėr njėmijė muaj.

- Thuhet se me fjalėn e Allahut: ‘...mė e mirė se njėmijė muaj.’ ėshtė pėr qėllim tėrė koha, ngase arabėt pėrdorin fjalėn ‘njėmijė’ pėr shumė ēėshtje qė kanė pėr qėllim zmadhimin e saj (hiperbollimin).

- Thuhet, gjithashtu, se i Dėrguari (s.a.w.s.) ka parė jetėgjatėsinė e ummetit tė tij se ėshtė mė e shkurtėr se e popujve tjerė. Kjo e ka brengosur atė (s.a.w.s.) se ummeti i tij ndoshta nuk do tė arrijė prej tė mirave dhe shpėrblimeve si popujt e tjerė qė kishin jetėgjatėsi mė tė madhe. Pėr kėtė arsye, Allahu ia dhuroj Natėn e Kadrit, dhe e bėri atė mė tė mirė e mė tė vleshme se sa njėmijė muaj tė popujve tjerė.

Kur vepra e mirė numėrohet shumėfish dhe iu shumėfishohen shpėrblimet gjatė Ramazanit, si do tė ishte kur kjo ndodh nė Natėn e Kadrit? Askush nuk e di pėrveē Allahut tė Lartėsuar se sa shpėrblehet pėr tė ai qė e gjallėron kėtė natė me namaz e adhurim duke patur iman dhe vetkontroll tė plotė prej shpėrblimeve tė mėdha dhe tė shumta.

Zbritja e melekėve, nė kėtė natė, nė tokė me tė mira, begati dhe mėshirė pėr besimtarėt; siē ka thėnė i Lartėsuari: ‘Me lejen e Zotit tė tyre zbresin nė atė natė engjėjt dhe Xhibrili pėr ēdo ēėshtje. Ajo ėshtė paqe derisa tė lind dielli.’ (Kadr : 4-5) Ėshtė e ditur se melaiket nuk zbresin veēse me tė mira, begati tė shumta dhe mėshirė. Pėr kėtė arsye, ajo ėshtė natė e qėtėsisė dhe prehjes (rehatisė), shtohet nė tė shpėtimi nga dėnimi (Xhehennemi) dhe shtohet ndihma e lehtėsimi nė nėnshtrueshmėrinė e Falėsit, Pendimpranuesit.

Ėshtė vertetuar nė dy librat e haditheve tė sakta (Sahihan) se i Dėrguari (s.a.w.s.) ka thėnė: ‘Kush e gjallėron Natėn e Kadrit me namaz dhe adhurim duke patur iman dhe vetkontroll e llogaritje tė plotė i janė falur mėkatet e bėra mė heret.’ (Buhariu, 1910; Muslimi, 760).Ėshtė natė nė tė cilėn falen mėkatet, hapen dyert e tė mirės, rriten shpėrblimet dhe lehtėsohen ēėshtjet.

Allahu i Lartėsuar pėr kėtė natė zbriti komplet njė kaptinė (sure) nė Kur’an, e cila lexohet deri nė Ditėn e Gjykimit. Duke u treguar, kėshtu, dhe duke i vetėdijėsuar tė gjithė njerėzimin pėr vlerėn, pozitėn dhe rėndėsinė e saj tek Allahu. Kjo kuptohet mė sė miri gjatė leximit tė kėsaj kaptine, ku lexuesi sheh se vet Allahu publikoj rėndėsinė e saj. Nė kėtė aspekt, shumė komentues tė Kur’anit kanė transmetuar njė hadith, qė nuk dihet vėrtetėsia, nga i Dėrguari (s.a.w.s.): ‘Kush e lexon kaptinėn Kadr, do tė ketė shpėrblimin sikur ta ketė agjėruar Ramazanin dhe ta ketė gjallėruar Natėn e Kadrit me namaz e adhurim.’

Pėr shkak tė kėtyre vlerave tė larta dhe vlerave tjera tė kėsaj nate janė transmetuar shumė hadithe (thėnie tė tė Dėrguarit a.s.) tė vėrteta qė arrijnė shkallėn absolute tė vėrtetėsisė nga i Dėrguari (s.a.w.s.) tė cilat nxisin nė pėrpjekjen e gjetjes sė kėsaj nate nė dhjetė netėt e fundit tė Ramazanit, nė sqarimin e vlerės sė saj, nė mėnyrėn se si i Dėrguari (s.a.w.s.) e gjallėronte kėtė natė me namaz, nė udhėzimin e shokėve tė tij nė pėrpjekjėn e pėrmbajtjės dhe kujdesit ndaj saj; ēka bėnė tė zgjohet interesi i kėrkuesve tė Ahiretit (Botės sė ardhshme) dhe i atyre qė duan lirinė, faljen me shumė shpėrblime dhe tė arritura, nė pasimin e kėsaj me mirėsjellje, duke u pėrmbajtur pėr hir tė kėnaqėsisė sė Mėshiruesit dhe pėr fitorėn e gjėrėsisė sė Xhenneteve.



Nė cilėn natė ėshtė Nata e Kadrit?

Dijetarėt islam kanė mendime tė ndryshme rreth pėrcaktimit tė kėsaj nate. Disa mendojnė se ajo ėshtė nė natėn e njėzet e njė. Disa tė tjerė mendojnė se ajo ėshtė nė natėn e njėzet e tretė. Disa mendojnė se ėshtė nė natėn e njezėt e pesė, dhe disa tė tjerė mendojnė se ėshtė nė natėn e njezėt e shtatė. Kurse, disa mendojnė se ajo lėviz dhe zhvendoset nėpėr netėt tek nė dhjetė netėt e fundit. Megjithatė, shumica e tyre (dijetarėve) janė tė mendimit se ajo ėshtė nė natėn e njėzet e shtatė. Transmeton Ahmedi – me zingjir tė vėrtet- nga Ibn Umer (r.a.) se i Dėrguari (s.a.w.s.) ka thėnė: ‘Kush e kėrkon atė (Natėn e Kadrit) le ta kėrkoj nė natėn e njezėt e shtatė.’ Gjithashtu, transmetojnė Muslimi, Ahmedi, Ebu Dawudi dhe Termidhij –e qė e ka bėrė tė vėrtet- nga Ubejje Ibn Ka’b se ka thėnė: ‘Pasha Allahun, i Cili nuk ka zot tjetėr pėrveē Tij padyshim ajo (Nata e Kadrit) ėshtė nė Ramazan –betohet qė tė pėrjashtoj mundėsit tjera- dhe pasha Allahun unė e di se cila natė ėshtė ajo, ėshtė nata qė na ka urdhėruar i Dėrguari (s.a.w.s.) ta gjallėrojmė me namaz e adhurim, e ajo ėshtė nata e njėzet e shtatė. Kurse, shenja e saj ėshtė qė tė lind Dielli nė mengjesin e ditės sė saj, nė kthjelltėsi i bardhė, pa asnjė rreze nė tė.’

Megjithatė, nuk ėshtė transmetuar nga i Dėrguari (s.a.w.s.) ndonjė tekst i qartė qė tregon se kjo natė ėshtė e caktuar nė ndonjė natė tė veēant, e qė nuk ndryshon pėr ēdo vit. Ndėrsa, ēka ka ardhur prej teksteve qė pėrcaktojnė atė nė ndonjė natė tė veēant ka pėr qėllim – e Allahu e di mė sė miri – natėn e atij viti qė ka treguar i Dėrguari (s.a.w.s.) pėr tė dhe ka nxitur nė gjallėrimin e pikėrisht asaj nate. Me ketė, arrihet bashkimi i haditheve tė cilat nė dukje mund tė kuptohen si kontradiktore. Gjithashtu, nga kėto hadithe kuptohet se kjo natė lėvizė dhe ndryshon prej vitit nė vit. Mund tė ndodhė qė nė njė vit tė jetė nė natėn e njėzet e njė, kurse nė vitin tjetėr nė natėn e njėzet e tretė, e vitin tjetėr nė njėzet e pestėn natė, e kėshtu me radhė.

Ka thėnė Ibn Haxher: ‘Mendimi mė i saktė pėr kėtė natė ėshtė se ajo ėshtė nė netėt tek nė dhjetė netėt e fundit, dhe se ajo lėviz (zhvendoset- ndryshon prej vitit nė vit).’

Dijetarėt kanė aprovuar se prej ēėshtjeve tė kėsaj nate ėshtė edhe ajo se kjo natė kėrkohet edhe nė netėt ēift ashtu siē kėrkohet nė netėt tek. Pėr kėtė shkak, janė transmetuar disa hadithe dhe ėshtė treguar nga disa prej tė parėve tanė tė mirė (selefėve) pėrcaktimi i kėsaj nate, nė disa vite, nė netėt ēift prej dhjetė netėve tė fundit.

Rreth kėsaj ēėshtje Ibn Tejmije ka thėnė: ‘Nėse muaji i Ramazanit ėshtė i plotė, atėherė kėrkohet nė ēdo natė tek prej dhjetshit tė fundit, qoftė duke i konsideruar netėt e kaluara, si natėn e njėzet e njė, apo qoftė duke i konsideruar netėt e mbetura, si natėn e njėzet e dytė. Kurse, nėse muaji ėshtė jo i plotė, atėherė kėrkohet nė netėt tek duke i konsideruar netėt e mbetura me pėrputhje tė konsiderimit tė netėve tė kaluara.’

Si tė pėrfitoj besimtari prej kėsaj nate?

Pėr kėtė arsye duhet qė besimtari ta kėrkoj kėtė natė nė ēdo natė prej dhjetė netėve tė fundit, duke vepruar kėshtu sipas fjalės sė tė Dėrguari (s.a.w.s.): ‘Pėrkujdesuni ta gjeni Natėn e Kadrit nė dhjetė netėt e fundit tė Ramazanit.’ (Muttefekun alejhi)

Allahu ua ka fshehur njohjen e saj robėrve si mėshirė pėr ta pėr shkak tė pėrpjekjeve tė shumta qė i bėjnė nė kėrkimin e saj, shfaqjes sė shpresave dhe qėllimeve tė tyre, shtimit tė adhurimit nė to, nė mėnyrė qė tė arrijnė nė vepra madhėshtore dhe shpėrblime tė shumta me gjallėrimin qė e bėjnė nė kėto net tė begatshme. Pėr ēdo natė mendojnė se vėrtet ajo ėshtė Nata e Kadrit. Kurse, me gjallėrimin e kėtyre netėve qė e bėjnė shpėrblehen pėr gjallėrimin e ēdo nate- sidomos kur mendojnė se ėshtė Nata e Kadrit, e veprat shpėrblehen sipas qėllimit- edhe pse ata padyshim arrijnė Natėn e Kadrit kur gjallėrojnė tė gjitha netėt e fundit me namaz e adhurim.

Transmetohet nga Ebu Hurejre (r.a.) se Aishja (r.a.) ka thėnė: ‘I kam thėnė tė Dėrguarit (.a.s.): O i Dėrguar i Allahut, sikur ta dija se ė cilėn natė ėshtė (i bie) Nata e Kadrit, ēka tė them? I Dėrguari (s.a.w.s.) mė ka thėnė: ‘Thuaj: ‘Allahumme inneke afuwwun tuhibbul afwe, fa’fu anni!’, ‘O Allahu im, Ti je qė fal shumė dhe e do faljen, mė fal mua!’ (Transmetojnė Buhariu dhe Muslimi)

Pėr shkak tė gjitha kėtyre, prej traditės sė tė Dėrguarit (s.a.w.s.) ka qenė qė tė bėj i’tikaf nė dhjetshin e fundit tė Ramazanit. Kjo si pėrpjekje nė adhurim, dhe dhėnie e mundit nė kėrkimin e kėsaj nate, duke u ndarė nė xhami –nė kėtė kohė- prej tė gjitha krijesave, i pėrkushtuar dhe i zėnė me adhurim dhe dėgjueshmėri ndaj Krijuesit, duke e izoluar vetėn pėr shkak tė adhurimit, duke zėnė gjuhen me dua, lutje dhe pėrmendje tė Allahut, duke u larguar nga ēdo gjė, dhe duke bėrė i’tikaf me zemrėn e tij pėr hir tė Zotit tė tij dhe me ēka iu afrohet Atij, nuk i mbet atij asgjė pėrveē Allahut dhe nuk zėhet me diē tjetėr pėrveē me atė qė kėnaq Atė.

Ėshtė e vėrtet, se i’tikafi ėshtė sunnet (traditė e tė Dėrguarit a.s.) i pėrcjellur dhe simbol i islamit i pranuar, dhe gati se ėshtė harruar prej njerėzve, pėr kėtė duhet –kush ka mundėsi- qė ta ringjallim atė dhe tė nxisim nė tė. Vėrtet: ‘Kush trason njė rrugė tė mirė nė Islam, ka shpėrblimin pėr tė dhe shpėrblimin e atyre qė punojnė me tė deri nė ditėn e Kijametit, duke mos iu pakėsuar shpėrblimet e tyre asgjė.’ (transmeton Muslimi) Dhe ka thėnė i Dėrguari (s.a.w.s.): ‘Kush udhėzon pėr nė tė mirė ka shpėrblimin e atyre qė punojnė mė tė.’ (Transmeton Muslimi)

Gjithashtu, prej ēėshtjeve qė duhet vetėdijesuar rreth kėsaj ėshtė edukimi i familjes pėr kujdesin qė duhet patur pėr kėto dhjetė netėt e fundit tė ēmueshme, vėnia nė dukje e rėndėsisė dhe vlerės sė tyre, si dhe praktikimi i traditės sė tė Dėrguarit (s.a.w.s.) nė to. I Dėrguari (s.a.w.s.) e nxiste familjen e tij tė qėndronin tė zgjuar nė kėto net duke bėrė adhurim dhe namaz. Andaj, ēdokush qė ka mundėsi ti gjallėroj kėto net me namaz e pėrmendje tė Allahut, dhe garim nė arritjen e shpėrblimeve tė mėdha, duke u kujdesur pėr shfrytėzimin e kėtyre netėve tė begatshme nė atė qė afron tek Allahu i Lartėsuar, duhet ditur se padyshim kjo ėshtė shansi i jetės dhe shfrytėzimi i tėrė kohės.

Prej ēėshtjeve qė duhet brengosur dhe na bėjnė tė merakosemi ėshtė edhe moskujdesi i disa njerėzve pėr kėto net– Allahu na udhėzoftė neve edhe ata!-, si dhe heqja dorė nga shfrytėzimi i tė mirave tė tyre. Bėhen pėrtac mė shumė se sa ishin nė netėt e para tė kėtij muaji, deri nė atė shkallė saqė i lėn disa prej obligimeve dhe largohen prej xhamive. Gjithashtu, shpeshtojnė qėndrimin e gjatė nėpėr vende tė tregut dhe vende tė sprovave e provokimeve tė ndryshme, tė gjitha kėto duke u arsyetuar se bėjnė pėrgatitje pėr festėn e Bajramit dhe gėzohen pėr pėrfundimin e mirė tė Ramazanit. Lusim Allahun e Lartėsuar qė tė na fal neve dhe atyre, tė na jep shėndet e shpėtim tė pėrhershėm nė kėtė dhe nė botėn tjetėr, tė na bėj prej atyre qė vrapojnė pėr nė falje e Xhennete, dhe qė garojnė nė tė mira! Tė na bėj prej atyre qė arrijnė shperblime tė mėdha dhe Xhennete tė larta, vėrtet Ai ėshtė Dėgjuesi, iu pėrgjigjet duave!