Close
Faqja 2 prej 6 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 51
  1. #11
    Citim Postuar mė parė nga Endri_ Lexo Postimin
    Ti sa here qe shkrun ja fut si kahu peles

    Ku e lexove nga une qe minatori meriton te marre me shume se deputeti?lol

    Ideja eshte qe nje hajdut ose disa hajdut ose 140 e kusur hajdut ne parlament do ta hane pensionin bashke me gjelin e detit per krishlindje 55 vjec . Nderkohe minatori qe merr 250 mije lek te vjetra, ne pension del 62 vjec ne mos gaboj.

    Oferta eshte 40% e rritjes pages dhe eshte mese reale per nje person qe 365 ditet e vitit eshte 1500 metra nen toke ne gjithe ate lageshtire qe i merr jeten pa mush 60 vjec.
    Cdo profesion vjen me pluset dhe minuset e veta. Pse te krahasojme vetem minatoret me deputetet? Cdo profesion mund te krahasohet me tjetrin apo me ate te politikanit. Jo te gjithe behen politikan, jo te gjithe minator dhe jo te gjithe inxhinjer, pastrues, mesues,...

    Minatoret marrin jo 250 mije leke te vjetra, por 360 euro ne muaj plus 120 euro kompesim per ushqime. Sipas ligjit minatori ka te drejte te dali ne pension 57 vjec. Asnjeri nuk e ve ne diskutim qe kushtet te permiresohen, por mqs punojne 365 te vitit, pse tia rrisin vetem 40%, pse mos ia rrisin 400 %?!

    E thashe edhe tek postimi me lart, kerkesat shikohen ne krahasim me standarte te tjera.
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  2. #12
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425
    Citim Postuar mė parė nga Endri_ Lexo Postimin
    E forta eshte se parlamenti po harton nje ligj qe cdo deputet te dale ne pension 55 vjec ,kur rrogen e kane kush 1 milion kush 2 milion e kusur lek ne muaj. Nderkohe minatoret e shkrete jo vetem qe nuk u plotsohen kushtet baze por dhe pensionin trecereku u tyre se kapin asiher.
    minatori nuk eshte deputet por eshte nje cope puntori qe s`di as te shkruaj emrin e vet.
    drejtusit e minieres duhet te kene te drejten ti nxjerin nga puna, ka shume shqiptare te papune
    le te ndiqet shembulli i amerikes, pa greva, pa protesta per rroge me te larte

  3. #13
    Tension nė Bulqizė, mblidhet komisioni i grevės

    UPDATE- Situata nė hyrje tė minierės sė Bulqizės ėshtė tensionuar sėrish ne mbremje, ne kohen kur Permbarimi i ka kerkuar ndihme policise per ekzekutimin e vendimit te gjykates.
    Nderkohe minatoret jane mbledhur ne nje takim urgjent me komisionin e greves, per te diskutuar per situaten aktuale, prej nga mesohet se mund te dilet me vendime te rendesishme.
    Nė Bulqizė kanė mbėrritur edhe forca tė shumta policie dhe te tjera mesohet se qendrojne ne gatishmeri. Gjithe zona, jo vetem ne hyrje te minieres eshte e blinduar.
    Vete minatoret kane marre te gjitha masat per izolimin e hyrjes dhe bllokimin e ashensoreve, per te penguar hyrjen e permbaruesve ne galeri, ku prej 26 ditesh ata qendrojne te ngujuar ne greven e urise.
    Vendimi parashikon nxjerrjen nga ambientet e minierės tė gjithė minatorėt grevistė.
    Situata aktuale pason ate te pasdites se sotme, kur pėrfaqėsues tė minatorėve dhe tė Pėrmbarimit u pėrfshinė nė njė debat. Disa ditė mė parė, ministria e Ekonomisė urdhėroi qė tė zbatohej vendimi i gjykatės dhė tė nxirreshin nga greva minatoret, pasi nga amortizimi i tepėrt i minierės sė Bulqizės rrezikohet jeta e tyre.
    Vetė minatorėt janė shprehur se nėse do tė tentohet nxjerrja me forcė e tyre, ata do tė hapin tubacionet, veprim i cili rrezikon jetėt e tyre.

    Greva vazhdon, ACR: Gati tė plotėsojmė kerkesat

    Kompania konēesionare ACR pėrsėriti sot gatishmėrinė e saj pėr tė plotėsuar tė gjitha kėrkesat e minatorėve nė mėnyrė qė tė rifillojė menjėherė punė nė minierė dhe tė kthehet normaliteti.
    Nė njė komunikim pėr shtyp, administratori Giga Bedineishvilli tha se kreu i Konfederatės sė Sindikatave, Kol Nikolla po pengon nėnshkrimin e marrėveshjes mes kompanisė dhe minatorėve.
    Mė heret, Komisioni i Grevės nė njė mbledhje ka vendosur vazhdimin e grevės sė urisė sė minatorėve tė Bulqizės.
    Kreu i Konfederatės, Kol Nikolli tha se do tė vazhdojmė tė mbrojmė tė drejtat e minatorėve, duke shtuar, se minatorėt nuk tėrhiqen nė asnjė nga kėrkesate tyre. Minatorėt shprehėn gadishmėrinė e tyre pėr tė firmosur njė aktmarrėveshje, duke ftuar pėrfaqėsuesin e ACR-sė nė Bulqizė.
    Sipas tyre, gjendja e minatorėve grevistė ėshtė mjaft e rėnduar.

    Panorama
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  4. #14
    Natyre e turbulluar... Maska e Robbery
    Anėtarėsuar
    03-11-2007
    Vendndodhja
    Firenze
    Postime
    1,449

    Arrow Greva e minatoreve, Bulqize

    Qė Bulqiza tė fitojė mbi skllavėrinė
    Edi Rama:

    Minatorėt s’kanė asnjė shans t’ia dalin nėse nuk bėjnė tė gjithė qytetin pėr vete dhe qyteti s’ka asnjė shans t’i mbijetojė humnerės sė mjerimit nėse nuk bashkohet me minatorėt. Bulqiza ėshtė njė histori dramatike babėzie, skllavėrie, tradhėtie. Dhune dhe frike. E njoh atė qytet, i trembet dhunės sė tė babėziturve nė pushtet, sepse nuk e di se sa i trembet pushteti i tė

    babėziturve revoltės sė atij qyteti. Babėzia me minierat i ka rrėnjėt nė Tiranė, nė tryezėn e qeverisė tė Saliut, ndėrsa degėt nė ēdo labirinth nėntokė, ku po shkatėrrohet njė pasuri e tėrė kombėtare pėr tė bėrė tė pasur njė grusht barbarėsh tė veshur me pushtet a tė mbrojtur nga pushteti. Kompania e pėrfshirė nė kėtė mesele tė zymtė s’ėshtė veēse njė tentakulė e oktapodhit tė mafias sė minierave, qė po i bėn Shqipėrisė atė qė s’do t’ia bėnte kurrė asnjė pushtim, qė s’ia bėnė as fashistėt as komunistėt jo e jo nė periudhat e sundimit tė tyre tė pamėshirshėm.

    Dėgjova njė minator tė thoshte se kėrkesat e tyre s’janė politike, po ekonomike, dhe tė kėrkonte nga qeveria zgjidhje sepse i kishin dhėnė asaj votėn, sic tha ai. Nuk e di sa vota ka marrė vėrtet Saliu nė Bulqizė nė vitin 2009, di qė me para tė nxjerra nė tė zezėn e zgafellave tė kromit janė blerė shumė vota nė vigjiljen e 8 majit tė shkuar, aq sa duheshin pėr tė mbajtur nė aktivitet njė tentakulė tjetėr, pushtetin e atyshėm lokal, klan i lidhur fort me tunelet e kėrdisė mbi atė pasuri kombėtare. Por ėshtė e sigurtė se nėse kėrkesat e minatorėve s’janė politike, politik ėshtė skllavėrimi i tyre dhe reagimi harbut i qeverisė ndaj tyre ėshtė i gjithi nė mbėshtetje tė politikės sė tradhėtisė ndaj interesit publik, pjellė e babėzisė skllavėruese qė vret, varfėron, rrėnon njerėzit e zakonshėm tė Bulqizės.

    Ky i koncesionit pėr kompaninė e pėrfolur kėtė muaj ėshtė vetėm njė rast ndėr plot tė tjerė i harbimit tė pushtetit tė tė babėziturve. Por ėshtė rasti i vetėm ku koka e oktapodhit, pushteti vetė, ka dalė e gjitha mbi ujin e zi tė nėntokės, me firmėn e njė ministri haptaz ligjshkelės, i cili anashkaloi plotėsisht parlamentin dhe askush nuk di ta thotė pse vazhdon tė disponojė imunitetin parlamentar. Saliu, qė u ka marrė, blerė a vjedhur votėn e bulqizakėve, pėrderisa pretendon gjithėsesi se e kanė votuar, duhet tė angazhohej i pari, si kryetar i qeverisė sė njė vendi tė varfėr qė nuk e ka assesi luksin e shpėrdorimit tė pasurive tė veta kombėtare, pėr tė bėrė transparencėn e plotė tė gjithė asaj katrahure atje dhe rivendosur ligjin bashkė me rendin e shfrytėzimit racional tė minierave. Firma skandaloze e ministrit tė tij duhet tė ishte kėmbana e alarmit pėr tė. Por Saliu mesa duket e ka bekuar atė firmė, e di ai me ēfarė ēmimi, ashtu sic duket se e gjithė paligjshmėria dhe ky rend barbarie nė nėntokėn e Bulqizės ka bekimin e tij tė plotė, me fitimin pėrkatės sigurisht, ndryshe s’ka asnjė shpjegim tjetėr. Ndėrsa Prokuroria e Republikės, e cila ka marrė qysh vitin e shkuar provat e pakundėrshtueshme tė shkeljes sė ministrit, ka deklaruar madje edhe fillimin e hetimeve pėr kėtė ēėshtje, hesht njėsoj si Saliu, duke u bėrė vetiu bashkėfajtore nė kėtė krim tė rėndė tė qeverisė sė tij. Ashtu siē janė tashmė, sa herė i duhet Saliut, bashkėfajtore nė ravijėzimin e kėtij fashizmi oriental qė po i merr frymėn Shqipėrisė edhe gjykatat, Sashenkat e Tomat e rradhės, qė nuk munguan as kėtė herė, duke nxjerrė jashtė ligjit grevėn e skllevėrve tė nėntokės dhe marrė nė mbrojtje, nė emėr tė ligjit, skllavėruesit e bekuar nga Saliu e qeveria e tij.

    Forcat speciale kanė shumė mė tepėr fuqi fizike sesa skllevėrit e vobektė tė minierave tė Bulqizės dhe familjarėt e tyre tė pangrėnė, po e gjitha fuqia represive e pushtetit e mbledhur bashkė s’ka asnjė shans tė pėrballojė forcėn e tė drejtės qė ai qytet ka me vete, nėse e kupton se greva e minatorėve s’ėshtė nė fakt ekonomike, s’ėshtė as ēėshtja private e atyre qė hyjnė pėrditė nėntokė pa ditur nėse do dalin tė gjallė nė fund tė ditės rraskapitėse tė punės pa kushte minimale sigurie, po ēėshtja e tė gjithė qytetit tė marrė peng nga tradhėtarėt e interesit publik dhe shfrytėzuesit e paskrupullt tė pasurisė kombėtare.

    Unė s’kam mėsime e as kėshilla pėr t’u dhėnė bulqizakėve, minatorėt grevistė dhe familjarėt e tyre e kanė gjetur rrugėn pėr ta luftuar tė keqen qė u ka hyrė nė trup e nė shtėpi, i mbėshtes megjithė shpirt nė revoltėn e tyre, por qė ajo rrugė ta nxjerrė tė keqen jashtė minierave dhe Bulqizėn jashtė rrezes mjeruese tė sundimit tė sė keqes, qyteti dhe minatorėt duhet tė bėhen njė. Pėrndryshe asgjė s’e shpėton atė qytet, qė tė gjithin, as njerėzit e tij tė nėntokės e as ata qė mbijetojnė mes varfėrisė mbi tokė, nga rrėnimi mbytės qė do t’i sjellė babėzia skllavėruese.

    Ndėrsa atyre qė duan nga opozita tė bėjė mė shumė pėr tė mbėshtetur grevistėt, u them shumė sinqerisht se nuk kemi harruar tė shkruajmė e lexojmė para kamerave deklarata solidariteti, po ėshtė koha pėr ta harruar qė ky regjim mund tė luftohet me sukses duke bėrė pėrditė deklarata dhe e keqja, qė po e gėrryen Shqipėrinė njėsoj si dallkaukėt e pushtetit minierat e Bulqizės, mund tė dalė duke dalė opozita pėrditė nė konferenca shtypi. Beteja opozitare sot ėshtė beteja e ēdo shqiptari, qė si ata minatorė, po e vuan babėzinė skllavėruese nė trup e nė shpirt, po vuan varfėrinė, padrejtėsinė, rėnien e lirisė, tė ligjit e tė gjykatave, batakēillėkun e paturpėsinė shtetėrore, cėnimin e skajshėm tė dinjitetit qytetar e njerėzor dhe mungesėn marramendėse tė llogaridhėnies sė qeverisė qė vetėm gėnjen, vjedh, tallet me popullin.

    Opozita e ka bėrė dhe do ta bėjė edhe mė mirė padyshim betejėn e saj, duke i treguar popullit, me tė gjitha mėnyrat, njė rrugė tė re pėr tė trajtuar hallet e mėdha e zgjidhur problemet e rėnda. Dhe nėse populli do tė na ribesojė dhe ne, tė gjithė sė bashku, nuk do tė lejojmė mė, me njė ligj mė tė mirė zgjedhor e njė organizim tė fuqishme nė zbatim tė ligjit, qė fitorja jonė tė grabitet nga zullumqarėt e sotėm nė pushtet, shqiptarėt do tė kenė mė nė fund njė qeveri qė do t’u thotė tė vėrtetėn e do bėjė atė qė thotė pėr Shqipėrinė. Kurse Bulqiza do marrė me patjetėr atė qė sot i mohohet egėrsisht, qyteti dhe minatorėt po ashtu. Sepse i pėrbashkėt ėshtė problemi i tyre i vjetėr dhe vetėm bashkarisht mund ta zgjidhin siē duan atė.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Robbery : 20-08-2011 mė 20:34
    https://www.behance.net/robberysk1100

  5. #15
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    miliarderi hajdut.. ed ruci po i qan hallin minatorve..

    ka humor kopili..

    i ka llogaritur si zivera e hekurana ata leshkot atje per 21 janarin e ardhshem qe ka ne plan..

    ketej greva andej zjarre e keshtu krye shefi i shtabit pergatit atmosferen per gjullurdi-kasaphanen e re..

    kan ardhur me energji te reja boset mafioze nga vakancat luksoze ..

  6. #16
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Rd e PD-se na tregon e na bind se ka celsat e kashtes.

    Ja cthote:

    -




    Konkurrencė miliarderėsh nė PS, deputetėt opozitarė rrisin pasurinė me aktivitetet e biznesit


    Biznesmeni i Ramės, 2.4 milionė dollarė nė njė vit


    Deputetėt e Partisė Socialiste pavarėsisht se duhet tė vinin nga shtresat e varfėra dhe fshatare vazhdojnė tė jenė edhe pėr vitin 2010 mė tė pasurit nė Parlament. Deputeti i PS-sė, Sadri Abazi, vazhdon tė shtojė pasurinė e tij nė shuma marramendėse pėrmes biznesit tė ndėrtimit. Vetėm nga kompania "USLUGA", deputeti Abazi ka fituar 244 milionė lekė ose 2.4 milionė USD. Nė tė njėjtėn kohė, ai ka shitur njė makinė 18 mijė euro, ndėrkohė qė paga e bashkėshortes dhe e vajzės gjatė 2010-ės kanė qenė 4.4 milionė lekė tė rinj. Abazi ka deklaruar bilancin negativ me 1.4 milionė lekė nė kompaninė tjetėr "Jeni-Co". I ndihmuar me leje ndėrtimi nga aferat korruptive nga ish-kryetari i Bashkisė Tiranė, Edi Rama, Abazi ka ndėrtuar disa objekte, shumica e tė cilave nė zonat mė tė populluara, ku dhe vlera financiare ėshtė mė e madhe. Me ndėrtimin e kėtyre objekteve, deputeti Abazi e ka rritur fitimin e kompanisė sė tij me mbi 2 miliardė lekė nė vit. Sipas tė dhėnave nė faqen zyrtare tė kompanisė "USLUGA" po punohet nė ndėrtimin e 11 projekteve tė reja, tė cilat janė nė faza tė ndryshme tė ndėrtimit. Rritja e fitimeve tė kompanisė "USLUGA", tregon mė sė miri se bizneset nė Shqipėri po lulėzojnė dhe nuk po falimentojnė. Me lejen e ndėrtimit tė dhėnė nga Edi Rama nė kohėn kur mbante postin e kreut tė Bashkisė Tiranė, kompania "USLUGA" pėrfundoi njė objekt 5-katėsh, i cili pėrbėhet nga njė sipėrfaqe totale prej 421.78 m² pėr kat. Apartamentet kanė sipėrfaqe tė ndryshme qė variojnė nga 50 m² deri nė 90 m². Njė projekt tjetėr i dhėnė peshqesh nga ish-kryetari i Bashkisė Tiranė, ėshtė njė objekt 4-katėsh, i cili pėrbėhet nga njė sipėrfaqe totale prej 214.44 m² pėr kat. Sipėrfaqja e sipėrpėrmendur ndahet nė dy apartamente me sipėrfaqe 113 m² dhe 101 m². Deputeti Abazi ka marrė nga ish-kryetari i Bashkisė Tiranė njė leje ndėrtimi pėr njė objekt 7-katėsh, i cili pėrbėhet nga njė sipėrfaqe totale prej 488.44 m². Tė tre projektet e bėra nga kompania "USLUGA" ndodhen vetėm pak metra larg njėri-tjetrit. Objektet qė ka ndėrtuar deputeti Abazi ndodhen tek Stacioni i Trenit, vetėm 4 minuta larg qendrės sė kryeqytetit. Lejet e ndėrtimit tė pėrfituara nga deputeti Abazi janė konsideruar si pjesė e planit francez pėr Tiranėn, tė cilin Rama e shkeli me kėmbė. Kompania qė zotėron deputeti Sadri Abazi, "USLUGA Co", ėshtė themeluar nė vitin 1993, me aktivitet nė Tiranė dhe Durrės. Tashmė, kompania e deputetit Abazi ofron njė gamė tė gjerė tė produkteve dhe shėrbimeve. "USLUGA Co" ėshtė distributor kryesor i xhamit, profileve tė aluminit, aksesorė alumini, aksesorė dopio xhami, aksesorė grilash, punime alumini, punime grilash, punime dopio xhami, investime dhe zhvillim tė pasurive tė patundshme, arredim i brendshėm dhe i jashtėm, agjenci imobiliare. Aktiviteti kryesor i kompanisė USLUGA ėshtė distribucioni i xhamit, aluminit dhe ndėrtimi. "USLUGA" ėshtė distributori kryesor i xhamit nė Shqipėri. Kompania qė zotėron deputeti Abazi, "USLUGA", zotėron gjithashtu agjencinė e saj "Real Estate" tė specializuar nė shitblerje dhe dhėnie me qira tė ambienteve tė ndryshme dhe pronave tė patundshme. Qėllimi kryesor i kėsaj agjencie ėshtė qė tė informojė mbi tė gjitha alternativat dhe projektet e mundshme pėr tė plotėsuar nė kohė dhe me korrektėsi nevojat e klientit.

    Pasuria e Sadri Abazit

    Fitimi nga "USLUGA" pėr vitin 2010 244.558.499 lekė.

    - Shitje automjeti 18.000 euro.

    - Paga si deputet 1.224.075 lekė.

    - Pagesa TAP nė "USLUGA" si ortak janar-korrik 2010 175.000 lekė.

    - Paga e bashkėshortes 1.425.000 lekė.

    - Paga e vajzės 1.267.280 lekė.

    - Tė ardhurat e vajzės nga paga si administratore nė "USLUGA" 3.000.000 lekė.

    - Shitje automjeti 500.000 lekė.

    - Humbje financiare nga aktiviteti i kompanisė "Jeni-Co" 1.462.908 lekė.


    Toēi, llogari tė shumta bankare, pa pasuri tė paluajtshme


    Deputeti i Partisė Socialiste nė Qarkun e Vlorės, Fatmir Toēi, ka deklaruar pranė ILDKP-sė se gjatė vitit 2010 paga nga Parlamenti ka qenė 1.8 milionė lekė, ndėrkohė qė nė njė llogari personale ku i kalojnė lekėt e Kuvendit, ai ka ende 1.5 milionė lekė. Nė deklaratėn e pasurisė, Toēi ka shėnuar tetė llogari bankare, dy prej tė cilave depozita tė cilat variojnė nga 536 euro deri nė 60 mijė USD. Ndėrsa paga e bashkėshortes si drejtore e Pėrgjithshme e shtėpisė botuese "Toena" pėr vitin 2010 ka qenė 630 400 lekė. Pasuria e deputetit Toēi ėshtė e shpėrndarė nė shumė llogari bankare. Toēi njihet si njė tjetėr deputet milioner i PS, tė cilin nuk e lidh asgjė me filozofinė e sė majtės. Toēi ėshtė njė biznesmen, i cili i ka hyrė rrugės sė politikės pėr tė pasur akoma mė shumė privilegje dhe pėr tė siguruar mė shumė tė ardhura. Nė deklarimin e njė viti mė parė tė pasurisė nė Inspektoratin e Deklarimit dhe Kontrollit tė Pasurive deputeti Toēi, pavarėsisht se ka shuma tė konsiderueshme nė llogaritė bankare, nuk ka nė pronėsi asnjė pasuri tė paluajtshme. Deputeti Toēi, sipas deklarimeve nė ILDKP, nuk ka as apartament dhe as shtėpi tė tijėn. Ai ka deklaruar njė pasuri tė cunguar nė ILDKP, pasi nė formuralin e pasurisė nuk ka vėnė tė ardhurat qė pėrfiton si deputet nė Kuvendin e Shqipėrisė. Deputeti Toēi ėshtė akuzuar shpeshherė nga organet tatimore pėr evazion fiskal me librat qė ka botuar shtėpia botuese "Toena". Nė deklarimin e pasurisė tė njė viti mė parė deputeti Toēi rezultonte se kishte njė llogari personale nė "Raiffeisen Bank", gjendja e sė cilės ishte 201.012.52 lekė. Referuar deklarimit tė njė viti mė parė Toēi kishte nė emrin e tij njė llogari personale nė "Intesa San Paolo" nė shumėn 60402.67 USD. Po nė kėtė bankė deputeti Toēi zotėronte dhe dy llogari rrjedhėse nė shumėn 5000 euro dhe 8561.84 lekė. Gjithashtu nga deklarimi i njė viti mė parė, deputeti Toēi ka nė emrin e tij njė llogari personale nė bankėn "Credins" nė shumėn 264.520 lekė. Deputeti Toēi disponon njė llogari personale nė "Tirana Bank" sė bashku me bashkėshorten nė shumėn 10.025.11 lekė. Referuar deklarimit tė njė viti mė parė, bashkėshortja e deputetit Toēi dispononte njė llogari personale nė "Tirana Bank" nė shumėn 18.388,34 lekė. Bashkėshortja e deputetit Toēi dispononte dy depozita, pėrkatėsisht nė shumėn 90 000 lekė dhe 417 492. 18 lekė. Bashkėshortja e deputetit Toēi disponon njė depozitė nė valutė tė huaj me shumėn 775. 25 USD. Bashkėshortja e deputetit Toēi ka njė llogari personale nė bankėn "Credins" nė shumėn 192 196 lekė. Gjithashtu, bashkėshortja e deputetit Toēi disponon dy llogari personale nė "Intesa San Paolo Bank", pėrkatėsisht nė shumėn 4944,73 euro dhe 340 418, 69 lekė.


    Fatmir Toēi

    - Llogaria personale e bashkėshortes nga paga si botuese 695.108 lekė.

    - Llogari personale e bashkėshortes, shtesa tė vogla interesash 347.887 lekė dhe 4984 euro.

    - Llogari bankare nė Itali 536 euro.

    - Depozitė nė "Raiffeisen Bank" e paprekur gjatė vitit 2010 201.030 lekė.

    - Depozitė nė "Intesa San Paolo" (shtuar interesat 54 USD) 60.457 USD, 4.979 euro dhe 4.961 lekė.

    - Llogari personale nė "Credins Bank" (shtesa nga paga si deputet) 1.596.963 lekė.

    - Llogari personale nė "Tirana Bank" e pėrbashkėt me bashkėshorten 9.575 lekė.

    - Llogari personale nė "Tirana Bank" nė emėr tė bashkėshortes (shtesė vetėm interesat bankare) 1205 lekė, 90.000 lekė (depozitė), 441.848 lekė, 780 USD.

    - Paga si deputet pėr vitin 2010 1.856.405 lekė.

    - Paga e bashkėshortes si drejtore e Pėrgjithshme e shtėpisė botuese "Toena" 630.400 lekė.





    Kreu i PS, pushime nė brigjet e Mesdheut


    Rama zgjat pushimet


    Dy ditė pushime nė bregdetin shqiptar, sa pėr tė thėnė qė ai e frekuenton atė dhe mė pas mbi 30 ditė nė brigjet mė luksoze tė Mesdheut janė pushimet verore mė tė gjata tė kryera nga drejtuesi i Partisė Socialiste, Edi Rama. Mbetet pėr t'u pėrmendur fakti qė edhe pse janė pushimet mė tė gjata tė zyrtarėve me poste tė rėndėsishme, ato nuk kanė pėrfunduar ende. Pushimet e kreut tė PS-sė kanė nisur qė pas datės 21 korrik, ku ai mori pjesė nė ceremoninė e pėrkujtimit tė 4 personave, tė cilėt mbetėn tė vrarė nga demonstrata e dhunshme kundėr policisė. Duke pėrjashtuar kthimin nė punė vetėm njė ditė ku priti ministrin gjerman, Dirk Niebel nė datėn 4 gusht, kreu i PS-sė e ka kaluar kėtė periudhė nė brigjet luksoze tė Mesdheut. Kreu i PS-sė nuk i ndėrpreu pushimet as nė momentin mė tė rėndėsishėm tė vitit, kur OSBE-ODIHR publikoi raportin pėrfundimtar tė zgjedhjeve tė 8 majit. Reagimi mbi kėtė raport u bė nga Rama jo nga selia e PS, por nga kafet e internetit tė hoteleve me shtatė yje superluksoze tė Mesdheut, ku njė natė varion nga 1 mijė deri nė 2500 euro. Ndėrkohė apeli i ndėrkombėtarėve pėr nisjen e dialogut politik pėr realizimin e rekomandimeve tė OSBE/ODIHR-it, si dhe plotėsimin e 12 kritereve tė procesit integrues tė Shqipėrisė po mbetet peng i pushimeve luksoze tė kryesocialistit Edi Rama. Nė njė kohė kur ambasadorėt mė tė rėndėsishėm tė akredituar nė Tiranė po nxisin Partinė Demokratike dhe Partinė Socialiste qė tė ulen nė njė tryezė tė pėrbashkėt pėr realizimin e kritereve tė Komisionit Europian pėr integrimin e Shqipėrisė, kreu i PS-sė vazhdon tė mos u largohet pushimeve miliardere. Pėrqindja e shqiptarėve qė mbėshtesin integrimin e vendit tė tyre nė Bashkimin Europian nga njė raport, ėshtė mbi 90%. Nė vitin 2010, 93.4% e tė anketuarve u pėrgjigjėn se ata do tė votonin pro hyrjes sė vendit tonė nė BE, nė rast se do tė zhvillohej njė referendum pėr kėtė qėllim. Por interesi i madh i shqiptarėve ėshtė vendosur nė plan tė dytė nga kreu i PS-sė, pasi nė plan tė parė ai ka vendosur relaksin personal. Menjėherė pas publikimit tė raportit pėrfundimtar tė zgjedhjeve tė 8 majit treshja e ambasadorėve mė tė rėndėsishėm, tė akredituar nė Tiranė, Aleksandėr Arvizu, Eugen Wollfarth dhe Ettore Sequi apeluan politikėn shqiptare pėr bashkėpunim dhe dialog politik. Edhe pse apeli i drejtohet tė dyja partive politike nė vend, si PD dhe PS, gatishmėrinė pėr zbatimin e 27 rekomandimeve e ka shprehur vetėm kreu i PD-sė dhe njėkohėsisht Kryeministri i vendit, Sali Berisha. Pėrsa i pėrket bashkėpunimit nė realizimin e 12 rekomandimeve tė Komisionit Europian pėr Shqipėrinė, kreu i Partisė Socialiste, Edi Rama i ka kushtėzuar ato me pėrfitime personale dhe ndryshimin e Kushtetutės tre vjet pasi dha miratimin pėr ndryshimet e 2008. Gjithashtu mazhoranca i ka ofruar opozitės tė drejtėn pėr tė propozuar tė gjitha amendamentet pėr ligjet qė kėrkojnė shumicė tė cilėsuar nė Parlamentin shqiptar, nė plotėsimin e 12 kritereve tė vendosura pėr Shqipėrinė nė procesin e saj integrues. Kryeministri Sali Berisha ka ftuar opozitėn shqiptare qė tė japė kontributin dhe tė plotėsojė detyrėn e saj nė kėtė proces. Pjesė e propozimeve qė i janė ofruar opozitės janė tė gjitha kandidaturat qė kėrkojnė 3/5 e votave, si dhe tė bėjė tė gjitha amendamentet qė mendon se pėrmirėsojnė standardet e ligjeve me 3/5, ndėrsa siguroi se ato do tė votohen edhe me mbėshtetjen e mazhorancės. Por tė gjitha ofertat e mazhorancės, si dhe mesazhet e ndėrkombėtarėve pėr dialog politik do tė marrin pėrgjigje nga kreu i Partisė Socialiste vetėm pas mbarimit tė pushimeve miliardere nė brigjet e Mesdheut.

    Kreshnik MERSINLLARI

  7. #17
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    ja si e kan komentuar poplli "hall qaresin" e minatorve..

    --



    (s.g/BalkanWeb)



    Kthehu Dėrgo Printo Home
    Komento


    Dėrguar nga LUAN NURI, BARTOW FL USA mė 21-08-2011 nė 05:50

    Une e mbeshtes greven e urise te minatoreve te Bulqizes. Sa per qeverine me ne krye nje kryeminister i zgjedhur nga (votat e popullit) qe ti sherbej atij duke i ndegjuar ankesat dhe te bej gjithcka qe ti plotesoj ato .Por une kurre nuk kam ndegjuar qe ankesat e popullit tone te vuajtur ne vite qe sakrifikojne jeten e tyre me pune te renda per te ushqyer familjet e tyre ne vend qe ti ndegjosh zerin ja mbyell ate duke i cuar policine .Kjo eshte rruga se si i ndegjon ankest e pupullit Saliu skandal






    Dėrguar nga Alban, USA mė 21-08-2011 nė 04:07

    Linda ti bene kete hartime per maturantet. Ty s'te dhimset familja jote dhe jo me minatoret . O aventurier nuk hoqe dore ti nga shfrytezimi i fatekeqesise per te fituar pushtet . Skllaverine e ndertoi babai i jot dhe daja jot kriminelet Kristaq Rama dhe kryekrimineli Spiro Koleka . Ti vazhdon mer konseguence rrugen e ktrimineleve dhe aty do peerfundosh :Ne hale more arrogane dhe arriviste i padegjuar .






    Dėrguar nga Lul Peqini, Peqin mė 21-08-2011 nė 03:49

    Zoti Rama,per minatoret nuk shkruhen reportazhe nga dhomat luksoze te ndonje hoteli me 5 yje. Edhe pse je i pa pune dhe me 3000 mije euro gjendje.
    Problemi yt eshte obsesioni Sali, por ne si qytetare kemi halle te tjera qe nuk kane asgje te perbashket me obsesionin tend. Ato qe ti shkruan per Saliun i meriton plotesisht, sepse nga ai kallep je edhe ti, po, po. Biles me i keq, sepse je hileqar. Vendi ka nevoje per burra shteti, reformatore dhe jo per burra lezeti te sojit tend. Far' e keqe.....






    Dėrguar nga Silencio mė 21-08-2011 nė 03:23

    Bravo Edi !.
    Let te hehin te gjithe zagaret e Saliut se ti "vetem do te behesh Kryeminister" . Padyshim , Shqiperia meriton o sot o kurr nje njeri te ndershem , intelligjent dhe pse jo te letrave siē jeni ju .

    Sa per kursaret dhe mendjeceket e Saliut let te vertetojne moton e fushates: JU JENI TE PARET!.
    A jane vertete minatoret e Bulqizes te paret te GROPOSEN apo te te paret te NDIHMOHEN.

    Deri me sot Sali Shpellari ka vertetuar se di vetem te GEROPOS DHE JO TE NDIHMOJE.






    Dėrguar nga eris, Tirane mė 21-08-2011 nė 01:55

    o edooo duhet te kishe fol para per minatoret jo tashi, ju si opozite kete duhet te beni, te perkrahni shtresat ne nevoje po dhe ju ashu si qeveria i late vetem minatoret ne kete lufte. TURP per te gjithe klasen politike!!!






    Dėrguar nga leo, usa mė 21-08-2011 nė 01:47

    Shoku Edi je i paturp dhe i deshtuar. Rri urte o kelysh i Enverit dhe Sigurimit!






    Dėrguar nga erion, atlanta mė 21-08-2011 nė 01:41

    Mire ky qe eshte qerruar komplet nga deshira e madhe per tu bere kryeminister...por ata qe e ndjekin nga mbrapa kaq budallenj jane?!






    Dėrguar nga kur edi te zhduket, usa mė 20-08-2011 nė 23:59

    Po si ska turp ky njeri qe del ne publik njehere.Pasi engushellon kryetarin e bashkise per gruan shtatzene qe ja rrahhhhen,tani ngushellon e kerkon te drejta per minatoret.Ky kujtonse te gjithe jane budallenje si puna e tij.Shqiperia duhet pastruar nga keto plehra sa me pare.






    Dėrguar nga Kastriot Haxhiaj, Istanbul mė 20-08-2011 nė 23:54

    Edvini eshte i pafytyre dhe nuk do njeri ne bote sepse eshte pervers..Le tu jape milionat e ndertimeve qe ka marre.Pse tallet me minatoret e shkrete...






    Dėrguar nga Jepu miljonat e tua, Tirane mė 20-08-2011 nė 23:43

    miljonat e eurove vjedhura nga skllevrit e ndertimi ne vite me rradhe jepja ketyre o sanco panco . Cfare di ti se nuk e dime ne miljonat e tua... Po nuk do ti gezosh ato lek te mallkuara o ti qe do lozesh filmin Spartaku por ste ka lezet o hajdut o peme pa kokra... Ha ha ha





    ,,,,,,,,,,

  8. #18
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anėtarėsuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    Mire qe jane sinteza e gjithe te zezave salistet po dhe rrypa fare more.
    Ku do ta gjeni nje krietar opozite me limonate se Ramen qe merreni kaq forte me te.
    Merruni me limonaten se kur te vije dikush tjeter e ne vend te lloqeve tu trgoje griken e topit athere ku do vini o te mjere.
    Albania Uber Alles

  9. #19
    Natyre e turbulluar... Maska e Robbery
    Anėtarėsuar
    03-11-2007
    Vendndodhja
    Firenze
    Postime
    1,449
    Une solla kete "referat" te Edi Rames panvarsisht nga pozita dhe opozita (qe do e fusni gjithmone ne mes, ne menyre edhe te gabuar, politiken) ne radhe te pare per te hapur nje teme serioze duke qene se dhe gjendja e minatoreve po rendohet, doja qe shume ta dinin.
    Pastaj fjalet e Edit nuk mu duken si fjale opozitari por si fjalet e nje qytetari te thjeshte i cili po fton mbi te gjitha qytetaret te jene te lidhur me njeri-tjetrin.
    https://www.behance.net/robberysk1100

  10. #20
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anėtarėsuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676
    Sipas teje Brar ate qe punojne ne kushte mizerje kane hyre ne greve per qejf te Edit? Per qejf te Edit hengren qoftet ne sheshin e Tiranes o Brar por jo te rrezikoje jeten per te. E meritojne rritjen e rroges dhe kushte me te mira se luftojne perdite me vdekjen. Mushkerite e tyre jane te helmuara me pluhurin e mineraleve. Punet me veshtiresi te tilla kudo paguhen mire.
    Si te ngrihet populli per politike si per kushtet e punes e per jetese me te mire prape fajin Edi e paska? Po ai(shteti) qe i ka lene keta minatore ne kushte mizerje s'paska faj hic?
    Feelings change - memories don't.

Faqja 2 prej 6 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •