Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 4
  1. #1
    Thirr ne rruge te Zotit! Maska e IslamInfo
    Anėtarėsuar
    09-08-2011
    Vendndodhja
    Ne token e Allahut!
    Postime
    1,457

    Perkujdesja per jetimet!

    “Jetimet dhe perkujdesja per ta”


    Hutbe nga Sedat G. Islami


    Vėllezėr besimtarė!

    Feja Islame ka vlerėsuar, njohur dhe ruajtur tė drejtėn e tė dobėtėve, miskinėve, fukarave, tė vejave dhe jetimėve. Sa mirė do tė ndikonte pėrkujdesi ynė pėr ta e sidomos pėr jetimin, qė ka humbur njėrin apo te dy prindėrit. Ai ka nevoje me se shumti pėr pėrkujdesjen dhe mbikėqyrjen tone ngase ne shtėpi nuk ka dore qe e pėrkėdhel dhe zemėr qe e mėshiron, dhe nėse dikush nuk e edukon gjersa ėshtė fėmijė, ai do te rritet i mishėruar me tipare te ulta morali; shoqėrinė do ta shikoje me sy urrejtės, ngase ajo e harroi, apo e pėrbuzi, nėnēmoi dhe anashkaloi ēėshtjen e tij. Kėshtu ai, ne vend se te jete i dobishėm pėr shoqėrinė e tij, ai do te jete mjerim, shkatėrrim dhe imazh i keq pėr tė.

    Muslimanė tė nderuar!

    Islami i ka kushtuar rėndėsi te madhe ēėshtjes se jetimit nga aspekti i edukimit, trajtimit dhe sigurimit te ekzistencės se tij, ne mėnyrė qe ai te jete njė element dobiprurės pėr shoqėrinė; te kryeje obligimet ndaj saj dhe te jete pėrgjegjės pėr veprimet nė raport me tė.
    Islami ka urdhėruar qe jetimi te respektohet e assesi te mos shqetėsohet. Thotė Allahu: “Pra, mos e pėrul jetimin!”. (ed Duha, 9).

    Mospėrkujdesjen pėr jetimin e ka bėrė si njė shenje qe tregon se ai njeri e ka pėrgėnjeshtruar Ditėn e Llogarisė. Thotė Allahu: “A e ke parė ti (a e sheh) atė, qė pėrgėnjeshtron pėrgjegjėsinė dhe llogarinė nė botėn tjetėr? Po ai ėshtė qė e pėrzė nė mėnyrė tė vrazhdė bonjakun”. (Maun, 1-2)

    Nė Kur’an, paralel me urdhrin pėr besim tė pastėr nė Allahun dhe bamirėsinė pėr prindėr, ka ardhur edhe urdhri pėr pėrkujdesjen pėr jetimin. Thotė Allahu: “Adhurojeni All-llahun e mos i shoqėroni Atij asnjė send, silluni mirė ndaj prindėrve, ndaj tė afėrmve, ndaj jetimėve, ndaj tė varfėrve, ndaj fqiut tė afėrt, ndaj fqiut tė largėt, ndaj shokut pranė vetes, ndaj udhėtarit tė largėt dhe ndaj robėrve. All-llahu nuk e do atė qė ėshtė kryelartė dhe atė qė lavdėrohet “. (en Nisa, 36)

    Pejgamberi, alejhi’s selam ka pėrmendur njė mori hadithesh pėrkitazi me jetimin, qe i tillė ishte edhe vet, alejhi’s selam, ne te cilat sa porositė, kėshillon dhe urdhėron pėr bamirėsi ndaj jetimit, po aq edhe garanton shpėrblime pėr kėtė gjė. Mjafton shpėrblim pėr ne shoqėrimi i tij ne Xhennet, siē thotė vet ai, alejhi’s selam: “Unė dhe kujdestari (i mirė) i jetimit do te jemi sė bashku nė Xhennet kėshtu, duke bėrė me shenje me gishtin tregues dhe atė tė mesėm dhe duke i ndarė pak”. (Transmeton Buhariu)

    Nė hadithe tjera pėrmenden gjera te mrekullueshme pėr atė qė pėrkujdeset pėr jetimin, dhe kėrcėnime pėr atė qė nuk pėrkujdeset pėr tė, e prej tė cilave ne do tė veēojmė:

    - Vlera e atij muslimani apo muslimaneje, qe marrin nė pėrkujdesje dhe mbikėqyrje ndonjė jetim ėshtė sikurse vlera e njė besimtari shume te devotshėm, qe falet natėn e agjėron ditėn dhe qė del pėr tė luftuar nė rrugėn e Allahut. Ja teksti:
    Ai qė ndihmon gruan e vejė dhe meskinin ėshtė sikurse muxhahidi nė rrugėn e Allahut, ose sikur ai qė agjėron ditėn e falet natėn”. (Buhariu)
    - Prej tė parėve qė do tė hyjnė nė Xhennet do tė jenė ata qė pėrkujdesen pėr jetimet. Thotė Pejgamberi, alejhi’s selam:
    Unė – thotė Pejgamberi, alejhi’s selam – do tė jem i pari qė hapi derėn e Xhennetit kur ja njė grua nxiton:
    Ēfarė ke dhe kush je ti – e pyes.
    Thotė: Unė jam grua, qė kam ruajtur disa fėmijė qė mė patėn mbetur jetimė”. (Hadithin e ka pėrmendur Ibni Haxher ne Fet’hul Bari)
    - Pejgamberi, alejhi’s selam ka cilėsuar si mėkat mospėrkujdesjen pėr jetimet e ka thėnė:
    O Allah! Unė e cilėsoj si tė keqe dhe mėkat shkeljen apo anashkalimin e tė drejtės sė dy tė dobėtėve: jetimit dhe gruas”. (Hadith ka graden e hasen-it. Shih: Silsiletu’s sahihah, 1015)
    - Nė njė hadithi tė regjistruar nga Buhariu dhe Muslimi e tė transmetuar nga Ebu Hurejre, Muhammedi, alejhi’s selam ngrėnien e pasurisė sė jetimit e kishte radhitur nė mesin e 7 mėkateve qė shkatėrrojnė njeriun e kishte thėnė: “Largohuni nga shtatė mėkatet shkatėrruese:…(nė mesin e tyre numėroi edhe) ngrėnia e pasurisė sė jetimit”.

    Robėr tė Allahut!

    Tė drejtėn e jetimit pėr pėrkujdesje dhe mbikėqyrje e kane vėrtetuar Kur’ani dhe Sunneti. Kur Pejgamberin, alejhi’s selam e pyeten pėrkitazi me ēėshtjen e jetimit, Allahu shpalli nė Kur’an: “Dhe tė pyesin ty pėr bonjakėt. Thuaj: “Po t’i ndihmoni nė punėt e tyre ėshtė mė mirė, e nėse i pėrzieni (pasurinė e tyre me tuajėn), ata janė vėllezėrit tuaj. All-llahu di tė dallojė qėllimkeqin nga qėllimmirin. E sikur tė dėshironte All-llahu do t’ju rėndojė. All-llahu ėshtė mė i fuqishmi, mė i urti”. (el Bekare, 220)

    Allahu aludoi nė tė drejtėn e patjetėrsueshme tė jetimit pėr pėrkujdesje e tha: “Le tė frikėsohen ata (nė prag tė vdekjes) sikur tė linin pas vete pasardhės tė paaftė pėr tė cilėt kanė dro (si do tė jetė gjendja e tyre) le t’i ruhen All-llahut (dėnimit tė Tij) dhe le t’ju thonė (jetimėve) fjalė prindore”. (en Nisa, 9)

    Nėse dikush ka ne pėrkujdesje ndonjė jetim le tė jetė i sjellshėm me tė nė ēdo gjė, madje edhe nė tė folur. Kur ta thėrras le ta thėrras me emra pėrkėdhelės, si: O biri im!, ashtu siē i thėrret fėmijėt e tij.
    Frikėsojuni Allahut o besimtarė dhe bėhuni tė njerėzishėm ndaj jetimėve dhe tėrė nevojtarėve. Pėrkujtoni ditėn qė do tė dilni para Tij, atė dite kur ēdo kush, pa asnjė padrejtėsi, do tė shpėrblehet pėr atė qė ka bėrė.

    Vėllezėr muslimanė!

    Frikėsojuni Allahut dhe dijeni se Allahu do ta llogarisė ēdokėnd qe ka shkelur te drejtėn e jetimit, ka keqpėrdorur pasurinė e tij dhe ka shfrytėzuar atė nė gjėra qė nuk janė tė ligjshme pėr tė. Allahu urdhėron e thotė: “Provoni bonjakėt derisa tė bėhen pėr martesė, e nėse vėreni te ta pjekuri, atėherė dorėzonju atyre pasurinė e tyre. Mos e hani atė duke shkapėrderdhur dhe duke u ngutur para se tė rriten ata. Kush ėshtė i pasur le tė ruhet (shfrytėzimit tė pasurisė tė jetimėve), e kush ėshtė i varfėr, le tė hajė me maturi. E kur t’ju dorėzoni atyre pasurinė e vet, dėshmoni atė (qė ju dorėzoni). Mjafton qė All-llahu ėshtė llogaritės”. (en Nisa, 6)

    Krahas kėsaj, nė Kur’an, ėshtė pėrmendur edhe ndėshkim i madh pėr ata qė keqpėrdorin pasurinė e jetimit. Thotė Allahu: “Ata qė e hanė pa tė drejtė pasurinė e jetimėve, nė tė vėrtetė ata hanė atė qė mbush barkun e tyre zjarr dhe do tė futen nė zjarrin e xhehennemit.” (en Nisa, 10)

    Edhe Pejgamberi, alejhi’s selam e ka cilėsuar tė tillė ngrėnien e pasurisė sė jetimit, siē pėrmendėm mė lartė, e ka thėnė:
    ” Largohuni nga shtatė mėkate shkatėrruese! Cilat janė ato?-pyetėn njerėzit. Tha:

    • T’i bėsh Allahut shok,
    • Magjia,
    • Mbytja nė mėnyrė mizore,
    • Ngrėnia e kamatės,
    • Ngrėnia e pasurisė sė jetimit,
    • Ikja nga fushėbeteja, dhe
    • Shpifja pėr gratė besimtare tė ndershme dhe tė mbrojtura nga mėkatet”. (Transmetim unanim)

    O Allahu ynė! Na bė bamirės pėr jetimėt!
    O Allahu ynė! Na bashko nė Xhennet me tė dashurin Tėnd, Muhammedin, dhe tė gjithė pejgamberėt, alejhimu’s selam, dėshmorėt dhe tė sinqertit, ngase ata me tė vėrtetė janė shokė tė mirė!
    O Allahu ynė! Na udhėzo ne dhe udhėzo me ne, na bė pionier tė dritės islame dhe prijės tė tė devotshmėve!
    O Allahu ynė! Na mundėso qė tė kėshillohemi me fjalėn Tėnde, ta pasojmė atė dhe tė jemi prej atyre qė flasin dhe veprojnė drejt!
    O Allahu ynė! Dėrgo pėrshėndetjet mė tė ngrohta pėr Pejgamberin tonė, Muhammedin, familjen, shokėt dhe mbarė pasuesit e tij!
    Amin! Amin! Amin!, dhe lutja jonė e fundit ėshtė: Falėnderimi i takon Allahut, Zotit tė botėve!

  2. #2
    Atje ku je ti........ Maska e tetovarja87
    Anėtarėsuar
    26-11-2009
    Vendndodhja
    Tetove
    Postime
    7,660
    s.Alejkum Z.islamiinfo...

    ne rradh te pare u falenderoj per temat qe sillni ne forum,nga te cilat mesojm edhe ne,zoti u shperbleft...


    shkruaj ne kete tem ngase edhe une llogaritem si nje jetime,edhe pse e rritur ne mosh,por kam vella,moter dhe nje vell a tjeter qe tani me ka 13 vite,ishte vec 7 vjet kur vdiq babi,11 kur vdiq nena....

    dua te ndrelidh pak historin time me disa fjal qe ju keni sjellur...

    "kur mbeta pa babin,te gjith me keshillonin e me thonin,por edhe vet kurajoja veten,se " pa Nene femiu eshte jetim,sepse nena eshte ajo qe mbledh femijet"
    u mesova me te...pas 4 viteve,dy vitet te fundit ajo u semur rende,e morem ne shtepi nga spitali te pregaditur se ajo se shpejti do te ik per ne boten tjeter....

    Perderisa lexoja Kura'n,i lutesha Zotit duke i thene "te lutem Zote edhe Nenen mos ma mer"
    kete lutje e beja vazhdimisht,dy dite Nena pa asnje permisim,kur e shihja ne ate gjendje e smundsha t'i ndihmoj,kerkoja nje lehtesim per te,dhe me veten time thoja,mendja ime thoshte: sa e sa pejngamber kan mbetur pa Nene e pa Baba,po,Muhamedin a.s qe aq shum e deshte edhe ate e le Jetim,kjo me ishte forca ime e vetme ne ato caste perderisa Nenes sime i kishin mbetur edhe 12 ore Jete...

    U beme shume te fort ne ate moment,dhe sot e mot them elhamdulila Qe Zoti me ka bere muslimane.....

    Te jetosh pa mesuesin me te mire (nene e baba) ditet e sodit,kur bota eshte mbushur me plot gabime,mekate,etj etj,eshte veshtir,teper veshtir,por vec Feja,Besimi ne zote te bene qe te vazhdosh ate rruge qe pate nisur......

    gjithmon Falemnderimi i takon veten Zotit qe jemi musliman,qe musliman kam edhe xhaxhin,dajen,djalin e xhaxhit,fqinjet-qe: ata nje Jetim nuk e lan qe sot te endet rrugeve te botes,atyre rruge te errta,te deshtuara....

    Baba e Nene s'te behet askush,edhe po te than bij apo bire,nuk e ndjen,por mjafton nje kujdes,nje keshill,nje mesim....


    dola nga tema,por shpresoj se do me kuptoni....

    Zoti na ndihmoft dhe na shpebleft te gjitheve,na falt mekatet dhe na mbusht zemrat tona me te mira,na forcoft imanin, ( kete te fundit e them per ate mp qe u shkrova )
    sepse e di se Zoti nuk duhet falenderuar vec me fjal por edhe me vepra,por inshalla ate rruge sot e tutje do ecin,vecse kemi nis hapat e para....


    Zoti u shperbleft....
    Loti nuk sjell dhimbje,por dhimbja sjell lot,mos thuaj o Zot kam 1 dhimbje,por o dhimbje kam 1 Zot

  3. #3
    Thirr ne rruge te Zotit! Maska e IslamInfo
    Anėtarėsuar
    09-08-2011
    Vendndodhja
    Ne token e Allahut!
    Postime
    1,457
    Pejgamberi a.s. poashtu ishte jetim, mirpo ishte krijesa me e dashur e Allahut. Andaj te gjithe njerzit ngushllohen me te ne cdo aspekt, sepse po ta shikosh jeten e tij do ta shohesh se edhepse ishte njeriu me i dashur tek Allahu ne kete bot u sprovua me te gjitha sprovat e mundshme, mirepo Allahu per te kishte pregaditur me te miren ne ahiret.

    Elhamdulilah qe Allahu te ka udhezuar, ben dua per prinderit e tu, jep sadaka per tu shkuar shperblimi atyre dhe lute Allahun qe t'ju bashkoj ne xhenet me ta, sepse padyshim atje eshte kenaqesia e pafundme.

    Ai qe nuk eshte sprovuar me nje gje te tille kurr smund ta dije realisht se si eshte. Mirepo dije se Allahu i Lartesuar ka kushtuar nje kujdes te vecante per ata qe jane jetim. Mua sme takon te shkruaj me shume se kaq, sepse nuk e di nje ndjenje te tille, mirepo po bej dua qe Allahu t'ju bashkoj ne xhenet ne shtepine e perhershme, sepse kjo bote eshte e shkurte, e assesi nese Allahu i ka mar tek Ai nuk do te thote se ua done te keqen atyre apo ty, krijesa me e dashur tek Ai ishte jetim.

    Kalofsh mire, Zoti te bekofte!

  4. #4
    Atje ku je ti........ Maska e tetovarja87
    Anėtarėsuar
    26-11-2009
    Vendndodhja
    Tetove
    Postime
    7,660
    Falemnderit per keshillat dhe lutjet e juaja z.Islami....

    Ai nuk do te thote se ua done te keqen atyre apo ty

    ne fillim mendoja se c'te keqe kemi bere qe te jetojm ne kete menyr,e merja si denim jeten time...
    por pastaj u mesova ,nga te tjeret duke me keshilluar e me treguar ngjarje e histori,lexova diku qe " njeriu do te sprovohet ne kete jete aq shum deri sa kur te ece te jete i pagabueshem" me duket se e ka lexuar tek nje liber "hadithe te Pejngamberit a.s"


    edhe une keshtu lutem,dhe me jep vullnet ajo se "inshalla Zoti na takon ne boten tjeter" i them vetes "tpakten une kure te vdes kam atje kend te me pres,kam aje kend te takoj"

    gjithashtu urroj te kaloni mire...


    respektet e mia....
    Loti nuk sjell dhimbje,por dhimbja sjell lot,mos thuaj o Zot kam 1 dhimbje,por o dhimbje kam 1 Zot

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •