Apostol Bitraku
Fan Stilian Noli dhe Kisha Ortodokse Autoqefale Shqiptare
Mė 4 dhjetor 1923, nė kishėn e Shėn Gjergjit nė Korēė, nė mes tė njė entuziazmi tė papėrshkruar, Im Zot Noli u fronėsua Peshkop i Durrėsit, Gorės dhe Shpatit.
Morėn fund kėshtu spekullimet e armiqve qė, nėn pretekstin se zgjedhja e Nolit peshkop nė Amerikė ishte e paligjėshme, sulmonin jo vetėm veprimtarinė fetare tė tij, po kryesisht atė politike e patriotike nė shėrbim tė atdheut.
Nė vitin 1907 ndodhi njė ngjarje jo e zakonėshme qė tronditi gjithė shqiptarėt e Amerikės. Vdiq djaloshi 21 vjeēar Kristo Dishnica dhe nuk u gjet njė prift pėr tė kryer ceremoninė e varrimit. Prifti rus ishte i zėnė gjetkė, po ashtu dhe ai sirian, kurse prifti grek qė u ftua pėr kėtė rast, refuzoi kategorikisht se shqiptarėt kishin filluar tė bėnin propagandė pėr njė Shqipėri mė vete dhe grekėt ishin zemėruar tepėr. Merret me mend se ēfarė shqetėsimi, ēfarė indinjate dhe keqardhje shkaktoi kjo tek tė afėrmit e tė ndjerit dhe te gjithė shqiptarėt e tjerė. Dhe ishte pikėrisht kjo ngjarje e hidhur qė i bėri shqiptarėt e Amerikės tė mos rrinin duarkryq, po tė merrnin urgjent masa pėr tė zgjidhur ēėshtjen e priftit. Aty pėr aty u formua njė komision dhe u paraqitėn disa kanditatura pėr prift. Kanditaturėn e parė e vuri Noli, ndėrsa P.N.Luarasi, kur mori vesh qė kėtė veprim e kishte bėrė edhe Noli, e tėrhoqi kanditaturtėn e tij.
Kėshtu, pas shumė pėrpjekjeve, bisedave e takimeve, sipas rregullave tė ngurta kanonike, u arrit qė Fan Noli tė dorėzohet prift mė 8 mars 1908. Pas disa ditėsh ai dha meshėn e parė nė gjuhėn shqipe, e theksojmė, nė gjuhėn shqipe qė konsiderohet si e para liturgji nė historinė e Kishės Ortodokse Shqiptare qė u krijua ato ditė nga shqiptarėt e Bostonit.
Kjo ishte njė ngjarje e shėnuar historike, njė eveniment i madh jo vetėm fetar, po nė radhė tė parė politik e patriotik qė i dha njė goditje tė fortė Patrikanės sė Stambollit dhe kishės greke qė, nėn pretekstin e fesė, nxitnin e pėrkrahnin qarqe tė caktuara nė synimet e tyre shoviniste ndaj vendit tonė. Roli i Fan Nolit nė kėtė ngjarje tė madhe, ishte i dukshėm dhe vendimtar. Fan Noli mori pėrsipėr njė barrė tė rėndė se ia diktuan interesat kombėtare. Ai, duke u veshur prift, synonte tė realizonte programin e tij e nė radhė tė parė bashkimin politik tė shqiptarėve tė Amerikės. Ai mendonte gjithashtu se kishat ortodokse, duke u shkėputur nga varėsia e Fanarit grek, do tė shndėrroheshin nė qendra tė vėrteta tė edukimit tė ndjenjave patriotike, liridashėse e vėllazėrore tė shqiptarėve tė krishterė e myslimanė. Dhe, siē dihet, kėsaj ēėshtjeje ai i kushtoi gjithė jetėn, duke bėrė realitet ėndėrrėn e rilindasve tanė tė mėdhenj.
Pas 13 vjetėsh si kishte vajtur Noli nė Amnerikė, numėri i shqiptarėve aty ishte rritur. Me mijėra hallexhinj nga Shqipėria kishin marrė rrugėn e hidhur tė kurbetit pėr njė copė bukė. Si pasojė u shtuan edhe kolonitė shqiptare aty dhe numėri i priftėrinjve. Nė kėto kushte duhej njė peshkop. Nė fillim Sinodi rus nė ShBA e pranoi kėtė kėrkesė, po mė vonė punėt morėn njė rrugė tjetėr. Vėrtet nė Amerikė u krijua kisha shqiptare, po nė Shqipėri kishat vazhdonin tė administroheshin nga Fanari dhe meshat e ceremonitė e tjera fetare bėheshin nė gjuhėn greke. Noli e kuptonte fare mirė se, duke transferuar fronin peshkopal nė Shqipėri, do tė realizohej shkėputja e plotė e kishės shqiptare nga kisha greke e do t'i jepej fund ndėrhyrjes sė paskrupullt tė klerit grek nė punėt e brendėshme tė kishės dhe shtetit shqiptar. Ndaj ai nuk u tėrhoq para presioneve, vėshtirėsive e intrigave tė armiqve, po e vazhdoi rrugėn deri nė fund. U pėrzien nė kėtė ēėshtje patriku i Rusisė, mitropoliti Platon, kryepeshkopi Aleksandėr etj, u dhanė premtime, u pėrcaktuan edhe data, po tė gjitha ishin fjalė pazari, premtime boshe se ata kishin marrė letra kėrcėnuese nga disa qarqe greke qė nuk donin nė asnjė mėnyrė qė Noli tė bėhej peshkop. Pra, ēėshtja kishte marrė karakter tė theksuar politik. Mė nė fund, pas disa afatesh qė ishin vėnė dhe ishin shkelur, u caktua 26 korriku i vitit 1919 qė tė zhvillohej ceremonia pėr zgjedhjen e Fan Nolit peshkop. Kisha e Bostonit atė ditė ishte mbushur plot dhe tė gjithė shqiptarėt prisnin me ankth. Po, pėr fat tė keq, edhe kėtė herė aktet formale fetare nuk u kryen se kisha ruse nė SHBA, megjithėse kishte premtuar, nuk dėrgoi peshkopėt e saj pėr fronėsimin e Nolit. Atėhere populli i zemėruar, i indinjuar dhe i revoltuar, kėrkoi qė t'u jepej fund kėtyre talljeve e fyerjeve dhe shprehu dėshirėn qė Noli tė vishej Peshkop. Kėshtu populli, sipas tė drejtės zakonore ortodokse, e zgjodhi Nolin peshkop me vullnetin e tij, gjė qė nga disa rrethe tė caktuara e pėr qėllime tė caktuara keqdashėse, u quajt si e paligjėshme. Edhe komisioni peshkopal, i ngritur aty pėr aty, shpalli Kishėn Shqipe tė Amerikės Autoqefale, domethėnė tė pavarur dhe Nolin Peshkop tė saj. Kėshtu kisha shqipe i shkėputi lidhjet e varėsisė edhe me kishėn ruse. Pas meshės Noli mbajti njė ligjėratė tė bukur e tė zjarrtė ku kritikoi ashpėr qėndrimin e kishės ruse dhe gjithė ata qė sillnin pengesa e ngatėrrime nė dėm tė popullit shqiptar dhe Shqipėrisė.
Por, emėrimi i Nolit peshkop shkaktoi njė reagim tė madh si brenda Amerikės, ashtu dhe jashtė saj. Shovinistėt grekė e urryen, e shanė dhe anatemuan deri nė pikėn e fundit. Fan Nolin "ērrėnjosėsin e elenizmės nė Shqipėri" ata e quanin "O Tromeros Alvanistis" (shqiptari i tmerrshėm). Pėr katėr vjet me radhė kundėrshtarėt e tij e akuzuan rėndė dhe pa tė drejtė Nolin si "i vetėquajtur" ose "i ashtuquajturi" peshkop. Nolit nė kėtė kohė i nxorėn njė sėrė telashe. Kur ai u caktua nga "Vatra" si delegat nė Konferencėn e Paqes nė Paris pėr tė kundėrshtuar tė ashtuquajturėn "Ēėshtje tė Vorio Epirit", qarqet reaksionare greke ndėrhynė te konsulli frances tė mos i jepej viza. Dhe ia arritėn qėllimit. Ata pėrdorėn tė gjitha mėnyrat pėr ta penguar Nolin nė misionin e tij se po tė vinte njė peshkop ortodoks shqiptar nė Konferencėn e Paqes, do t'u mbyllej goja pretendimeve shoviniste.
Megjithėkėto pengesa e vėshtirėsi, Noli nuk e rreshti veprimtarinė e tij politike nė shėrbim tė Shqipėrisė, nuk u tremb e nuk u pėrkul para presioneve dhe luftės qė i bėhej nga shumė drejtime. Ai zhvilloi njė veprimtari tė dendur nė Gjeneve nė punimet e Lidhje sė Kombeve ku Shqipėria u pranua si anėtare e saj. Kėtė akt vetė Noli e ka cilėsuar si suksesin mė tė madh nė karierėn e tij diplomatike. Atė e shohim tė zgjidhet kryetar i Partisė Popullore, Ministėr i Punėve tė Jashtėme dhe, me pėrpjekjet e tij, nė Berat, u themelua Kisha Ortodokse Autoqefale Shqiptare. Gjithashtu ai, gjatė kėsaj kohe, pati shumė takime me popullin nė qytete tė ndryshme tė Shqipėrisė dhe mbajti shumė fjalime pėr gjendjen nė vend dhe perspektivėn e sė ardhmes qė konsiderohen si kulmet e oratorisė noliane.
Nė vitin 1921 Noli erdhi nė Korēė. Korēarėt e pritėn me gėzim tė madh dhe entuziazėm tė veēantė. Ishte ditė e vėrtetė feste. Tė gjitha gazetat e Korēės jepnin lajmin e gėzuar nė faqe tė parė dhe me shkronja kapitale. Ja disa fragmente tė shkėputura prej tyre:
- "Kjo ditė ka pėr tė mbetur e paharruar nė histori. Pėr herė tė parė shkeli peshkopi Theofan, themelonjės i Kishės Ortodokse Autoqefale Shqiptare. Lajmi gazmor qė shenjtėria e tij pranoi tė vizitojė Korēėn, u pėrhap kudo si vetėtimė. Qyteti u zbukurua si pėr festė dhe pleqėsia e Mitropolisė dėrgoi njė komision nėn kryesinė e zotit Llambi Bimbli gjer nė Vlorė qė tė presė shenjtėrinė e tij. Nga Vlora nė Korēė vonoi njė ditė se fshatarėt e ndalonin pėr t'i u falur e dhuruar kanisqe dhe kishin ngritur harqe me bredha ku do tė shkonte shenjtėria e tij. Tė premten pra, 9 dhjetor, shenjtėria e tij arriti nė Korēė. Cili vallė mund ta pėrshkruajė pritjen madhėshtore qė iu bė? Korēa dhe gjithė qarku kishin dalė jashtė qytetit me lule nė duar pėr tė pritur tė ardhmin e Shqipėrisė, siē u prit dikur zoti ynė Jezu Krisht nė Jerusalem. Qyteti i stolisur me flamurė dhe tregu u mbyll vet-vetiu. Shkollat, jetimorja ishin prej kohėsh nė tė dy anėt e rrugės. Banda "Vatra" buēiste. Automobilin e tij e shoqėronin 25 automobila tė tjerė qė kishin dalė ta prisnin nė Leskovik dhe Ersekė. Me tė zbritur, populli thirri :- Rroftė peshkopi ynė Theofan! Dhe shenjtėria e tij me zor i mbante lotėt, i prekur tepėr nga mallėngjimi e pritja qė i bėnė korēarėt. Ai falenderoi gjindjen pėr dashurinė e treguar dhe pritjen e ngrohtė." ("Gazeta e Korēės", "Koha","Shqiptari i Amerikės" etj).
Pastaj u mbajtėn fjalimet e rastit dhe nxėnėsit e shkollave thanė vjersha.
Herėn tjetėr kur erdhi Noli nė Korēė ishte viti 1923. Situtata politike kėtė herė ishte e acaruar se do tė bėheshin zgjedhjet pėr nė Asamblenė Kushtetuese. Noli, veē takimeve qė pati me popullin, pranoi edhe kėrkesėn qė iu bė pėr t'u kurorėzuar peshkop, pėr t'i dhėnė kėshtu njė karakter zyrtar pozitės sė tij si klerik e pėr t'u mbyllur gojėn armiqve tė tij qė kishin katėr vjet qė spekullonin nė kėtė drejtim. Dhe ky lajm u mirėprit nga tė gjithė dhe u pėrhap kudo me shpejtėsi. Pas pėrgatitjeve e bisedave qė u bėnė, mė 4 dhjetor 1923, nė kishėn e mirėnjohur tė Shėn Gjergjit nė Korēė, u bė dorėzimi dhe fronėsimi i Fan Nolit si peshkop i Durrėsit, Gorės dhe Shpatit. Kjo mbeti njė ditė historike dhe e paharruar pėr qytetin e Korēės dhe rrethinave tė saj. Populli kishte ardhur qė herėt nė mėngjes pėr tė marrė pjesė nė kėtė ngjarje tė jashtėzakonshme. "Nė orėn 9 nuk kishte vend tė hidhje gjilpėrėn brenda dhe jashtė kishės", - shkruhej nė njė kronikė tė atyre ditėve. Merrnin pjesė njė numėr i madh priftėrinjsh dhe ministri i punėve tė jashtėme Z.Pandeli Vangjeli, kryetari i bashkisė Z.Vasil Avrami me gjithė kėshillin, prefekti me tėrė zyrtarėt civilė, komandantėt e ushtrisė me oficerėt, konsujt e Italisė dhe Sėrbisė dhe njė shumė e madhe prej popullit.
Heshtje mbretėrore pėr tė dėgjuar kėtė ceremoni qė bėhej pėr herė tė parė nė shqip. Kulmi arriti kur peshkopėt Jerotheos dhe Kristofor Kisi, qė drejtonin ceremoninė shqiptuan me zė tė lartė :- Aksios,Aksios! Zoti i faltė vite shumė pėr tė mirėn e atdheut! Njė shprehje biblike kjo dhe gjindja e kuptoi qė kishte kuptimin : i meritueshėm, i meritueshėm, i denjė! Njerėzit me qiri nė dorė mbajtėn frymėn. Njė psherėtimė e thellė, kėnaqėsi tek tė gjithė. Pastaj i fronėsuari veshi rrobat ceremoniale dhe njė dritė e frymė e shenjtėruar ra mbi atė qė do tė udhėhiqte besnikėt nė udhėn e sė vėrtetės. Pasi u lexua Ungjilli, shenjtėria e tij u ngjit nė fron dhe mbajti njė fjalim tė gjatė si ato qė mund tė ligjėronte vetėm ai, duke vėnė nė dukje para pjesėmarrėsve detyrat qė dalin para atdheut dhe fesė.
Si mbaroi mesha, tė tre mitropolitėt dhe kleri, tė veshur me rroba tė shenjta dhe tė pėrcjellė nga tė gjithė zyrtarėt dolėn nga kisha me ceremoni tė madhe duke i dhėnė njė shkėlqim tė veēantė kėsaj dite historike dhe u drejtuan pėr nė Mitropoli. Turma e njerėzve i ndiqte pas. Xhandarmėria e kishte tė vėshtirė tė vendoste rregullin. Gra e vajza nga dritaret e shtėpive tė tyre vėshtronin peshkop Nolin dhe e pėrshėndesnin nga larg. Nė Mitropoli u pritėn nga At Vasil Marko, kryetar i Kėshillit tė Lartė Kishėtar dhe pastaj u bėnė urimet e rastit.
Kėshtu u mbyll kjo ditė e veēantė dhe e paharruar pėr popullin e Korēės. Gazetat e qytetit pa pėrjashtim e pėrshkruan kėtė ngjarje tė shėnuar. Veēanėrisht gazeta "Koha" i la asaj faqen e parė dhe korrespondencėn e zgjeruar e kishte shkruar njė nga penat mė tė njohura tė asaj kohe, patrioti dhe publicisti i shquar Mihal Grameno. Nė shkrimin e tij bie nė sy gėzimi dhe entuziazmi qė ndjen ai pėr kėtė ngjarje tė shėnuar. Pasi pėrshkruan ceremoninė e fronėsimit, vė nė dukje disa merita e bėn disa vlerėsime tė larta pėr Nolin.- Duke krijuar Kishėn Kombėtare, ai vuri jetėn nė rrezik, - thekson Grameno,- po pengesat, vuajtjet, mundimet i shkeli me kėmbė dhe qėndroi si Baba Tomorri i patundur nga barra e rėndė qė mori pėrsipėr. Ndėrsa veprimtarinė e gjerė tė Nolit nė fushėn e kulturės, tė zhvillimit e pėrparimit tė vendit, duke u treguar rrugėn e dritės qė duhet tė ndjekin shqiptarėt, e krahason me atė tė misionarėve Kiril e Metodi pėr sllavėt. Po kėshtu, fjalėn qė mbajti Fan Noli ditėn e fronėsimit peshkop nė Korēė, e krahason me fjalėt qė derdheshin nga goja e Shėn Johan Theollogut. Dhe nė fund ai e uron peshkop Theofanin pėr kėtė vepėr kaq tė shenjtė, duke hedhur kėshtu tė parėn shtyllė tė ēeliktė nė themelet e Shqipėrisė.
Fronėsimi i Nolit peshkop ishte me tė vėrtetė njė ngjarje me rėndėsi tė madhe historike. Kundėrshtarėt politikė pandehėn se me kėtė "fronėsim" Noli do tėrhiqej nga politika dhe do tė merrej me punėt e kishės, po ata mbetėn tė zhgėnjyer kur ai u tha me shaka :- Ejani tė puthemi sot, se nesėr do tė zihemi prapė! Dhe ai e vazhdoi luftėn elektorale duke marrė pjesė aktive nė tė. Jo vetėm kaq, po edhe mė von, siē dihet, deri nė fund tė jetės sė tij Fan Noli dha njė kontribut tė shquar pėr demokracinė nė Shqipėri si personalitet politik i shquar, si letrar, pėrkthyes, historian e mbi tė gjitha si njeri me zemėr tė madhe qė ėndėrroi e sakrifikoi tėrė jetėn pėr njė Shqipėri tė lirė, tė zhvilluar e tė pėrparuar.
Krijoni Kontakt