Futbollisti nga Lugina Arbnor Fejzullahu në kombëtaren e Shqipërisë U19
presheva.com, 20 gusht 2011
Talenti nga Lugina, Arbnor Fejzullahu do të mbrojë ngjyrat e kombëtares shqiptare të fudbollit. Këtë lajm e ka konfirmuar vetë lojtari.
Fejzullahu ishte i propozuar tek shefi i zyrës për talentët Redi Jupit, nga ana e përfaqësuesit të Tifozat Kuq e Zi, Jetmir Salihu. I cili më pas nën përcjellje të trenerit Sadat Pajaziti ishte pjesëmarrës në kampin e talentave të organizuar nga FSFH që u mbajt nga 3 – 7 gusht të këtij viti në Kamëz.
Ku aty u dallua me paraqitjet e mira, duke detyruar përcjellësit e kampit që të fillojnë të interesohen për të. Kohë më parë, Fejzullahu me paraqitjet e mira me klubin KF Tërnoci kishte detyruar edhe federatën serbe të fudbollit t’i bëj ftesë për të luajtur me U18 e Serbisë.
Kjo ofertë ishte refuzuar menjëherë nga vetë lojtari, pasi ëndërra e tij ishte që një ditë të veshë bluzën e kombëtares shqiptare, gjë e cila tani më është bërë realitet. Për Fejzullahun gjithashtu janë interesuar edhe shumë klube nga Kosova, Shqipëria dhe Europa. Mirëpo, më afër nënshkrimit duket të jetë klubi Besa nga Kavaja, pohon vetë lojtari.
Krijoni Kontakt