Harrohen pensionet e Maqedonisė

11:27 / 20.08.2011

Ēėshtja e kthimit tė pensioneve tė qytetareve tė Kosovės qė kanė punuar nė Republikėn e Maqedonisė, vazhdon tė neglizhohet nga Ministria e Punės dhe Mirėqenies (MPMS).

Zyrtarisht ka mė shumė se dy vite qė kjo ministri nė vazhdimėsi ka dhėnė data konkrete pėr kthim tė pensioneve, por deri mė tash asgjė nuk ka nė kėtė drejtim, ku si pasojė qytetarėt e Kosovės vazhdojnė tė bredhin nėpėr institucione tė Republikės sė Maqedonisė pėr tė rregulluar ēėshtjen e pensioneve nė baza individuale.

Shumė prej tyre pėr tė bėrė njė gjė tė tillė, detyrohen tė shpenzojnė shuma tė konsiderueshme tė parave pėr t’iu ikur barrierave dhe pritjeve tė gjata.

Zyrtarė tė Ministrisė sė Punės dhe Mirėqenies Sociale thonė se janė nė fund tė arritjes sė marrėveshjes, pa precizuar kohėn se kur mund tė ndodhė kjo.

Behxhet Gaxhiqi, kėshilltar i ministrit tė Punės Nenad Rashiq, thotė se gjatė vitit 2010 kanė filluar negociatat nė lidhje me palėn maqedonase nė fushėn e sigurimeve pensionale mes dy vendeve. “Deri mė tani janė mbajtur takime me qėllim tė rregullimit tė kėsaj materieje nė fushėn e pensioneve, ku janė bėrė harmonizime konkrete nė fushėn e pensioneve, pėr qytetarėt tanė qė kanė punuar nė Maqedoni, po ashtu edhe pėr qytetaret e Maqedonisė qė kanė punuar nė Kosovė, pėr njohjen e stazhit te punės sė tyre nga te dy vendet”, tha ai.

Ai tha se takimi i fundit ėshtė mbajtur para dy muajve, ku nė kėtė takim tė nivelit tė ekspertėve tė dy vendeve janė diskutuar pikat qė do t’i pėrmbajė marrėveshja .

Gaxhiqi tha se pala maqedonase ka mbetur ta pėrpunojė draftin dhe mė pas t’ia dėrgojė palės Kosovare pėr komente, ku mė pas do tė caktohen datat pėr nėnshkrimin e marrėveshjes nė fushėn e pensioneve.

Nė anėn tjetėr, ekspertė tė ēėshtjeve sociale nė vend thonė se zvarritja e procesit tė kthimit tė pensioneve tė qytetareve tė Kosovės qė kanė punuar nė Maqedoni ėshtė tejet e paarsyeshme.

Alban Zogaj, nga instituti “Riinvest”, thotė se zvarritja e procesit tė kthimit i ka kushtuar tej mase njė grupi tė caktuar tė moshuarish qė kanė punuar nė kėtė shtet.
“Kosova ka ambasadė nė Maqedoni dhe kėta nė mėnyrė automatike duhet tė merren me ketė punė. Shumė thjeshtė deri mė tash ėshtė humbur shumė kohė, dhe ne nuk kemi edhe mė tej kohė pėr tė humbur”,tha ai.

Zogaj tha se kthimi i kėtyre fondeve do tė ndikojė dukshėm edhe nė rritjen e konsumit nė vend. /Zėri/Telegrafi/