Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    Thirr ne rruge te Zotit! Maska e IslamInfo
    Anėtarėsuar
    09-08-2011
    Vendndodhja
    Ne token e Allahut!
    Postime
    1,457

    Lightbulb Profeti a.s. dhe Ramazani

    PROFETI, salallahu alejhi ue selem, DHE RAMAZANI

    Na pėrcillet se Abdullah b. Abasi, radijallahu anhu, ka thėnė:

    “I Dėrguari i Allahut, salallahu alejhi ve selem, ishte njeriu mė bujar e i shtohej edhe mė shumė bujaria nė muajin Ramazan kur e takonte Xhibrilin. Ai me tė nė kėtė muaj takohej ēdo natė dhe para tij mėsonte Kuranin. Prandaj i Dėrguari, salallahu alejhi ve selem, ishte mė bujar se era e dėrguar me mirėsi tė shumta”.

    Hadithi ėshtė i saktė dhe pėrmendet nė disa libra bazė tė kėsaj shkence. Ndėr dijetarėt mė tė shquar qė e kanė shėnuar nėpėr librat e tyre janė kėta:

    - Imam Buhariu e shėnon nė pesė vende nė Sahihun e tij me nr. 6, 1902, 3220, 3554, dhe 4997. Po ashtu nė librin Edebul Mufred, nr. 224.

    - Imam Muslimi nė Sahihun e tij, nr. 5964, 5965.

    - Imam Ahmedi nė Musnedin e tij, 5/143, 5/180

    - Imam Tirmidhiu nė librin e tij; Shemail Muhamedije, nr. 303.

    - Imam Nesaiu nė Sunenin e tij, nr. 2094.

    - Imam Ibėn Maxhe, nr. 1610, 2254.

    Rėndėsia e hadithit:

    Hadithi tregon pėr gjendjen dhe cilėsitė e Profetit, salallahu alejhi ue selem, nė pėrgjithėsi, por veēon gjendjen e tij nė muajin e shenjtė tė Ramazanit. Kjo gjendje ėshtė shumė e ngritur dhe pėrmes saj vėrehet qartė ngritja e tij shpirtėrore dhe rėndėsia qė ai i jepte muajit tė shenjtė, duke i shtuar adhurimet gjatė tij, si dhe duke mėsuar Kuranin librin e Zotit, libėr qė edhe pse i zbriste kėtij njeriu, ai prapė nuk mjaftohej me aq, por vazhdonte ta mėsonte me mėsuesin e tij Xhibrilin, alejhi selam.

    Komentimi i hadithit:

    Fjala e Pejgamberit, salallahu alejhi ve selem: “I Dėrguari i Allahut, salallahu alejhi ue selem, ishte njeriu mė bujar”

    Nuk ka dyshim se i Dėrguari, salallahu alejhi ue selem, ishte njė njeri i tillė dhe kishte cilėsi tė tilla, kur dihet se Allahu i Lartėsuar e zgjodhi atė njeriun mė tė mirė nė faqen e tokės pėr t’i shpallur mesazhin hyjnor e edhe mė tepėr se kjo, Zoti me Mėshirėn e Tij ia plotėsoi edukatėn e mirė dhe ia kompletoi tė gjitha cilėsitė e mira, tė cilat duhet t’i zotėronte njė i dashur i Tij. Si mos tė ishte njeri bujar, kur kėtė cilėsi e kishte edhe Zoti i tij, si dhe Ai dėshironte ta kenė edhe robėrit e Tij. Tirmidhiu na pėrcjell nga Sadi, radijallahu anhu, se i Dėrguari, salallahu alejhi ve selem, ka thėnė: “Allahu ėshtė Bujar dhe e do bujarinė”. Gjithashtu pėrcillet tė ketė thėnė: “Unė jam njeriu mė bujar”. Njė gjė tė tillė e tregojnė pėr tė edhe shokėt e tij, kur e tregon edhe Enesi, radijallahu anhu, siē e shėnon Buhariu, se: “i Dėrguari, salallahu alejhi ve selem, ishte njeriu mė trim si dhe mė bujari”.

    “I shtohej edhe mė shumė bujaria nė muajin Ramazan kur e takonte Xhibrilin”

    Mė lart pėrmendėm se i Dėrguari, salallahu alejhi ve selem, ishte shumė bujar, e nė kėtė pjesė tė hadithit tregohet qartė se ai e shtonte kėtė veti tė tij edhe mė tepėr nė kėtė muaj. Kjo pėr shkak se muaji i Ramazanit ėshtė muaji i mirėsisė, i zbritjes sė mėshirės sė Zotit mė shumė se ēdo herė tjetėr, mėshirė kjo e cila i pėrfshin njerėzit dhe i shtyn drejt devotshmėrisė, e cila e shtynte edhe Profetin, salallahu alejhi ve selem, drejt veprave mė tė mira. Gjithashtu pėr arsye se pasi Allahu nė kėtė muaj i shton mirėsitė e Tij, edhe i Dėrguari i Tij, salallahu alejhi ve selem, dėshironte ta pasonte rrugėn e Zotit tė tij duke i shtuar vetitė e tij tė mira kėtė muaj, ndėr tė cilat ishte edhe bujaria.

    Nuk ka dyshim se ndikim tė madh tek ai pėr shtimin e kėsaj vetie tė mirė kishte takimi me mėsuesin e tij, Xhibrilin, alejhi selam, nga i cili mėsonte dhe edukohej. Kjo gjė bėhej shkak qė tė shtohej bujaria e tij ndaj tė tjerėve, si falėnderim ndaj Allahut, qė t’ia shtojė mirėsitė e Tij edhe mė shumė. I Dėrguari, salallahu alejhi ve selem, ndikohej shumė nga mėsimet e mėsuesit tė tij Xhibrilit, siē ndikohet ēdo nxėnės i mirė nga dersi i mėsuesit tė mirė e pastaj ai ders e shtyn t’i shtojė veprat e mira. Pėrveē kėsaj, ndikim tė madh kishte edhe shpeshtimi i leximit tė Kuranit, i cili kur kryhet ndikon pa masė nė ngritjen morale dhe fetare tė njeriut dhe pas kėsaj pasojnė punėt e mira nė tė cilat nxit ai.

    “Ai takohej ēdo natė me tė (Xhibrilin) nė kėtė muaj dhe para tij mėsonte Kuranin”

    Xhibrili, alejhi selam, nuk zbriste tek i Dėrguari, salallahu alejhi ve selem, vetėm pėr t’i sjellė shpalljen hyjnore, por edhe pėr shumė gjėra tė tjera, ndėr tė cilat ishte edhe pėrsėritja dhe mėsimi i asaj qė kishin mėsuar mė herėt. Nė kėtė transmetim pėrmendet se i Dėrguari, salallahu alejhi ue selem, mėsonte Kuran para Xhibrilit, kurse nė disa tė tjera pėrmendet se e lexonte Kuranin para tij. Qė tė dy transmetimet janė tė sakta, si dhe kanė tė njėjtin kuptim, por edhe mund tė themi se i Dėrguari disa vite mėsoi Kuranin dhe shkencat e tij para Xhibrilit, e pastaj kur i pėrfunduan ato, atėherė vetėm e pėrsėriste atė para mėsuesit tė vet, qė mos ta harrojė, edhe pse Allahu e di mė sė miri.

    Pra, Xhibrili, alejhi selam, qė kur u bė detyrim agjėrimi i Ramazanit, ēdo vit zbriste tek Profeti, salallahu alejhi ue selem, dhe i mėsonte Kuranin, pra, atė pjesė qė i kishte zbritur atė vit ia mėsonte, si dhe i pėrsėriste pjesėt qė i kishin zbritur para tij qė mos t’i harronte.

    Nė njė transmetim qėndron se Xhibrili, alejhi selam, vitin e fundit e dėgjoi tė Dėrguarin, salallahu alejhi ue selem, ta pėrsėriste Kuranin dy herė gjatė njė Ramazani. Kjo ėshtė e saktė sipas transmetimeve tė haditheve nėpėr librat burimore tė dijetarėve tė hadithit. Ata e komentojnė kėtė ngjarje, se Xhibrili herėn e parė e mėsoi si ēdo vit qė vepronte me tė, kurse herėn e dytė i bėri njė pėrmbledhje tė pėrgjithshme tė mėsimeve kuranore dhe gjithashtu pėrsėritjen e asaj qė mbante mend i Dėrguari, salallahu alejhi ue selem. Kjo ishte edhe pėrgatitje nga ana e mėsuesit tė vet, qė kur ta gjejė vdekja tė jetė sa mė i freskėt me mėsimet e Kuranit dhe shkencave tė tij. Por kjo nuk do tė thotė, se Profeti apo Xhibrili e dinin se atė vit i Dėrguari, salallahu alejhi ue selem, do tė vdiste. Ata e pėrsėritėn Kuranin dy herė atė vit me urdhėr tė Atij, qė i di fshehtėsitė e qiejve dhe tė tokės, pra, me urdhėr tė Allahut.

    “Prandaj i Dėrguari, salallahu alejhi ue selem, ishte mė bujar se era e dėrguar me mirėsi tė shumta”.

    Nė pjesėn e fundit tė kėtij hadithi Ibėn Abasi, radijallahu anhu, i kthehet asaj qė tha nė fillim, pra, pėr tė treguar bujarinė e Profetit, salallahu alejhi ue selem, bėn njė krahasim me erėn. Me kėtė erė nėnkuptohet era, e cila sjell me vete retė me shi tė bollshėm e pastaj ai shi bie mbi tokėn e vdekur nga thatėsira dhe e ngjall atė, por edhe mbi tokėn e njomė. Pra, kjo erė nuk bėn dallim pėr asnjė lloj toke, por pėrfshin me mirėsitė e saj ēdo gjė qė gjen para vetes, dhe ngase nuk sjell furtuna e as breshėr ėshtė e mirėpritur nga ēdo njeri dhe ēdolloj toke. E i Dėrguari i Allahut, Muhamedi salallahu alejhi ue selem, ishte jo vetėm si kjo erė me bujarinė dhe mirėsitė e tij tė shumta, por Ibėn Abasi thotė se ishte edhe mė bujar se kjo erė e pritur pėr njė kohė tė gjatė. Dhe ai me tė vėrtetė ishte i tillė, bujaria e tij kaploi ēdo gjė: njerėzit dhe kafshėt, insektet dhe bimėt... Tek ai gjenin mirėsi secili dhe pėr ēdokėnd kishte diēka nga e cila ai person do tė pėrfitonte. E gjėja mė e madhe nga e cila tė tjerėt pėrfitonin ishte thirrja e tij nė Islam dhe garantimi i xhenetit atij qė do t’i pėrgjigjej kėrkesave tė tij.

    Nė kėtė pjesė tė hadithit pėrmendet se Pejgamberi, salallahu alejhi ue selem, ishte po kaq bujar nė jetėn e tij nė pėrgjithėsi e jo vetėm nė muajin e mėshirės, nė atė tė Ramazanit. Lind pyetja: a thua si ishte ai nė kėtė muaj, meqė ngrihej shumė mė tepėr nė devotshmėri dhe cilėsi tė mira. Ibėn Abasi, radijallahu anhu, pasi nuk kishte me ēfarė ta krahasonte bujarinė e tij nė kėtė muaj, sepse nuk kishte diēka me tė cilėn mund tė krahasohej Profeti, salallahu alejhi ue selem, atėherė e krahasoi me kėtė erė gjatė gjendjes sė tij jashtė kėtij muaji, e sa i pėrket muajit Ramazan s’ke me ēfarė ta krahasosh bujarinė e tij, salallahu alejhi ue selem.

    Nga dobitė e hadithit:

    1- Bujaria ėshtė cilėsi e Allahut, tė cilėn Ai e dėshiron tek robėrit e Vet.

    2- Profeti, salallahu alejhi ue selem, ishte njeriu mė bujar, e i shtohej kjo veti nė muajin e shenjtė tė Ramazanit, kur takohej me mėsuesin e tij, Xhibrilin, alejhi selam.

    3- Hadithi tregon se besimtari nė kėtė muaj duhet tė mundohet t’i shtojė punėt e tij tė mira, siē janė: bujaria, devotshmėria, namazi etj. Pra, ēdo cilėsi dhe adhurim qė e do Allahu dhe shpėrblen pėr tė.

    4- Kuptojmė se Pejgamberi, salallahu alejhi ue selem, takohej me Xhibrilin, alejhi selam, nė Ramazan dhe jashtė tij, e shihnin njėri-tjetrin dhe bisedonin ndėrmjet tyre.

    5- Xhibrili, alejhi selam, zbriste ēdo natė tė Ramazanit pėr t’i mėsuar Kuranin, pra, atė pjesė qė pat zbritur ai atė vit dhe pjesėt e zbritura mė herėt qė mos t’i harronte.

    6- Muaji i Ramazanit pėrveē se ėshtė muaj i adhurimeve, ai ėshtė edhe muaj i leximit tė Kuranit dhe i studimit tė tij, prandaj ēdo besimtar duhet ta ketė kėtė parasysh.

    7- I Dėrguari, salallahu alejhi ue selem, ishte mė bujar se era, qė tregon se me tė nuk krahasohej askush dhe asgjė nga krijesat e Allahut, kur janė nė pyetje vetitė pozitive dhe ato tė mirat pėr tė cilat robi shpėrblehet.

    8- Njeriu duhet tė mėsojė fenė e tij, edhe nėse ka kaluar nga jeta e tij disa vite. Sepse besimtari duhet tė ketė gjithmonė si qėllim tė tij ngritjen psikike dhe fetare deri nė vdekje. Njė fjalė e urtė thotė: “Kėrkoje diturinė nga djepi deri nė varr”.

    9- Pas Profetit, salallahu alejhi ue selem, askush nuk duhet tė ngurrojė tė ketė mėsues tė vetin, duke pretenduar se mjafton pėr tė vetėm leximi i librave dhe nuk ka nevojė pėr mėsues. Nėse i Dėrguari i Allahut, mėsonte nga krijesat atė qė Allahu ia pat zbritur, atėherė a ka kush pas tij qė nuk do tė ketė nevojė pėr mėsues.

    10- Kurani ka nevojė pėr pėrsėritje e nėse jo, atėherė ikėn sikurse tė mos kishte ekzistuar fare. Kjo pėr arsye sė nxėnia e tij pėrmendėsh dhe mos-harrimi janė adhurime, tė cilat Zoti nuk ia jep atyre qė i ikin kėtij adhurimi pasi kanė qenė njė kohė tė gjatė me tė.

    11- Hadithi tregon se besimtari duhet tė ndikohet nga derset e hoxhės tek i cili merr pjesė nė ligjėrata, njė gjė tė tillė e vėren njeriu atėherė kur sheh tek vetja se ėshtė duke u ndikuar pozitivisht nga ato ligjėrata, siē ndikohej Profeti, salallahu alejhi ue selem.

    Nė fund themi se ky ishte Profeti jonė, salallahu alejhi ue selem, nė kėtė muaj, prandaj pasojeni atė, o besimtarė tė sinqertė, nėse jeni vėrtetė tė tillė!

    Shkruan: Lulzim Susuri.

    Marre nga: http://albislam.com

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    25-05-2008
    Postime
    3,745
    Nje dite nje njeri qe jetonte ne nje qytet te SUedise,e ne te cilin kishte shume musliman ,emigrant natyrisht nga shtetet arabe tha qe nata ne keto dite eshte vetem tre ore,dhe dua te ju pyes se si ja bojne keta besimtar per kete gafe te Muhamedit ne kuran ,qe agjerimi duhet te fillon me lindjen e diellitt dhe mbaron me perendimin e tij,duke ditur qe nuk guxon asnje shkrojne e kuranit te ndryshoj apo pershtatet??!!!

  3. #3
    Thirr ne rruge te Zotit! Maska e IslamInfo
    Anėtarėsuar
    09-08-2011
    Vendndodhja
    Ne token e Allahut!
    Postime
    1,457
    “O ju qė besuat, agjėrimi u ėshtė bėrė obligim sikurse qė ishte obligim edhe i atyre qė ishin para jush, kėshtu qė tė bėheni tė devotshėm. (Jeni tė obliguar pėr) Ditė tė caktuara, e kush ėshtė i sėmurė prej jush ose ėshtė nė udhėtim (e nuk agjėroi), atėherė ai (le tė agjėroj) mė vonė aq ditė. E ata qė i rėndon ai (nuk mund tė agjėrojnė), janė tė obliguar pėr kompensim, ushqim (ditor) i njė tė varfėri e ai qė nga vullneti jep mė tepėr, ajo ėshtė aq mė mirė pėr te.

    Mirėpo, po qe se e dini, agjėrimi ėshtė mė i mirė pėr ju. (Ato ditė tė numėruara janė) Muaji i Ramazanit, qė nė tė (filloi tė) shpallet Kur’ani qė ėshtė udhėrrėfyes pėr njerėz dhe sqarues i rrugės sė drejtė dhe dallues (i tė vėrtetės nga gėnjeshtra).

    E kush e pėrjeton prej jush kėtė muaj, le tė agjėrojė, ndėrsa kush ėshtė i sėmurė ose nė udhėtim, le tė agjėrojė aq ditė nė ditėt e mėvonshme. All-llahu me kėtė dėshiron lehtėsim e jo ngarkim pėr ju. (T’i agjėroni ditėt e lėshuara mė vonė) qė tė plotėsoni numrin, ta madhėroni All-llahun pėr atė se ju udhėzoi dhe qė ta falėnderoni.” (El-Bekare:183-185)


    Keto ajete kuranore i kane ndare agjeruesit ne tre kategori:

    1. Ata qe kane mundesi te agjerojn, nuk jane te semure dhe nuk jane udhetare, atyre u obligohet agjerimi.

    2. Ata qe s'kane mundesi te agjerojn nga semundja, apo i ngarkon agjerimi sic jane udhetaret, ne kete rast u lejohet mos te agjerojn, mirepo e kompenzojn ne dite te ardhshme.

    3. Ata qe nuk shpresohet te sherohen nga semundja ndonjeher, dhe nuk shpresohet se do te mund ta kompenzojn agjerimin ndonjeher. Keta duhet te ushqejn nga nje te varfer per cdo dite qe nuk e kane agjeruar.

    Sa u perket atyre qe jane ne vende ku dita eshte shume e gjate, une njoh te tille qe flejn gjate dites dhe kane mundesi te agjerojn.

    Ne qoftese nuk kane mundesi dhe frikesohen se po agjeruan kjo do t'i shkaktoj semundje te rende, ateher u lejohet ta kompenzojne ne ditet tjera kur netet jane me te gjata.

    Besimtari i sinqerte dhe i shendoshe mundohet qe ta agjeroje cdo dite, dhe nese ne ndonjeren prej tyre e sheh veten se s'ka mundesi apo eshte ne rezik ateher e mere lehtesimin e Zotit dhe e kompenzon ne ndonje dite tjeter.

    Pra, sic ceket ne Kuran, Zoti me kete nuk don qe te na ngarkoj, po te na i fal mekatet dhe te behemi me te devotshem.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •