-
Saint Lucia njohu Kosovėn

Saint Lucia njohu Kosovėn
Saint Lucia, shtet anėtar i Komunitetit tė Karaibeve, respektivisht CARICOM-it, ka njohur pavarėsinė e Republikės sė Kosovės. Lajmi ėshtė bėrė i ditur nė njė konferencė pėr gazetarė nga kėshilltari pėr media i Ministrisė sė Punėve tė Jashtme, Artan Behrami. Me kėtė njohje, numri i vendeve qė kanė pranuar shtetėsinė e Kosovės shkon nė 81.
Kjo njohje ėshtė rezultat i angazhimit tė Ministrit tė Punėve tė Jashtme tė Kosovės, Enver Hoxhaj, i cili mė 18 maj 2011 nė New York ka marrė premtim nga Ministri i Punėve tė Jashtme tė Santa Lucias, Rufus Bousquet, se vendi i tij do ta njoh shumė shpejt Kosovėn, tha Behrami.
Ndėrkohė njė ditė mė parė zyra e zėvendėskryeministrit tė parė tė Qeverisė sė Republikės sė Kosovės, Behgjet Pacolli, ka njoftuar njė ditė mė parė se vendimin pėr njohjen e kosovės e kanė marrė edhe shtetet tjera anėtare tė Komunitetit tė Karaibeve. Kosova, sipas zėvendėskryeministrit Pacolli do tė pranojė konfirmimet zyrtare pėrmes pėrfaqėsive tė veta diplomatike nė botė, respektivisht nė Londėr, New York, Gjeneve, Paris, etj., edhe notat verbale pėr njohje nga kėto shtete.
Anėtarėt e Komunitet tė Karaibeve respektivisht CARICOM-it janė: Antigua dhe Barbuda, Bahamas, Barbados, Belize, Dominicia, Grenada, Guyana, Haiti, Xhamajka, Montserrat, Saint Kitts and Nevis, Saint Lucia, Saint Vincent, Suriname dhe Trinidad Tobago. Deri mė tash nga Organizata e CARICOM-it Kosovėn e ka njohur edhe Belize.
Saint Lucia ėshtė njė ishull nė pjesėn lindore tė detit tė Karaibeve. Ajo ka njė sipėrfaqe prej 620 km2 dhe ka njė popullsi prej rreth 173,765. Saint Lucia ėshtė anėtare e Kombeve tė Bashkuara qė nga 18-09-1979.
Me kėtė njohje, numri i vendeve qė kanė pranuar shtetėsinė e Kosovės shkon nė 81. Kėtė javė shteti kosovar ėshtė njohur edhe nga Guinea, Nigeri dhe Benini. Njohjet e fundit janė rezultat i implementimit tė Strategjisė pėr njohjen e Republikės sė Kosovės, e cila tashmė ka filluar tė jap efektet e pritura me rastin e miratimit nga Qeveria e Kosovės. /Telegrafi/
-
-
U vendos tani do e vizitoj ket vend te bukur. Urime do zoti e njofin edhe me shume shtete.
-
-
Behxhet Pacolli po ben nje pune fenomenale.Uroj qe te kemi me shume njerez te kalibrit te Pacollit.Ky vizionar i madh meriton respektin e te gjithe shqiptarve kudo qe jane.Ishallah realizohet idea e Pacollit per nje hapesire ekonomike e kulturore panalbane.
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt