Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,967
    Postimet në Bllog
    22

    Kadare: Përçarja, veprimtari antikombëtare

    Flet shkrimtari i madh: Nga tensionimi i politikës shqiptare, tek pozicioni i Shqipërisë ndaj luftës në Irak

    Kadare: Përçarja, veprimtari antikombëtare

    “Vënia në shënjestër e Edi Ramës, një ndërtuesi, midis duhmës shkatërruese, shenjë e keqe”

    Robert Rakipllari

    TIRANE – Këmbëngulja për përçarje e politikës shqiptare duhet të konsiderohet si veprimtari antikombëtare. Kështu u shpreh dje në një intervistë për gazetën “Shekulli”, shkrimtari i madh, Ismail Kadare. Ai ka komentuar gjithashtu edhe debatet për komisionin hetimor ndaj Edi Ramës dhe pozicionin e Shqipërisë ndaj luftës në Irak.

    Ditët e fundit, vihet re një ngritje e tensionit politik në Shqipëri, pasi siç është deklaruar nga të dy palët, marrëveshja politike Nano-Berisha nuk ekziston më, si e gjykoni këtë rikthim të politikës shqiptare në konfliktualitet dhe çfarë pasojash mund të ketë sipas jush?

    Ju e dini se marrëveshjen pozitë-opozitë, ashtu si shumica dërrmuese e opinionit publik në Shqipëri, unë e kam përshëndetur. Nuk kam qenë aq naiv sa të besoja në sinqeritetin e plotë të saj. Megjithatë, kam parapëlqyer një marrëveshje qoftë edhe të pasinqertë, në krahasim me një grindje të sinqertë. Nuk dua të bëj humor me gjera që janë dramatike, por të gjithë jemi dëshmitarë se gjer tani e vetmja veprimtari që politikanët e kanë bërë me zemër, me përkushtim, pa hile, me përgjegjësi, si të thuash, të lartë, ka qenë kacafytja. Kurse të kundërtën e saj, pajtimin e kanë bërë shkel e shko, sa për të larë gojën, për të fituar ndonjë "bravo!" nga Evropa ose për interesa thellësisht vetiake. Gjithë populli shqiptar, gjithë shqiptarët që jetojnë kudo nëpër botë, zbutjen, pajtimin ndërshqiptar e kanë sot brengën dhe preokupimin e tyre më të madh. Në këtë pikë, unë nuk di ndonjë vend tjetër në Evropë, ku klasa politike të jetë në kundërshtim me vendin e vet, dhe kundër tij. Mendoj që opinioni ynë mbarëkombëtar, brenda dhe jashtë Shqipërisë, këtë këmbëngulje për përçarje të politikës shqiptare duhet ta konsiderojnë si veprimtari antikombëtare. Sepse s'mund të jetë veçse e tillë një politikë që po i merr frymën e që i mbyll rrugët e zhvillimit këtij vendi. Me këtë rast dëshiroj të përsërit pyetjen time të vjetër, që është në të vërtetë dyshimi im i vjetër, nëse kjo mbrapështi e politikës shqiptare vjen si rrjedhojë e një mungese emancipimi, e një lajthitjeje tribale, e një çarturie shqiptaro-ballkanase, apo është thjesht e programuar.

    Z.Kadare që prej dy-tre javësh, Kuvendi dhe politika shqiptare është mbërthyer rreth një diskutimi për ngritjen e një komisioni parlamentar për hetimin e Edi Ramës, mendoni se kjo është një e drejtë që i takon opozitës apo është thjesht një tensionim i situatës politike para zgjedhjeve lokale?

    Kryetari i Bashkisë së kryeqytetit akuzohet për faje për të cilat janë akuzuar shumica e politikanëve dhe qeveritarëve shqiptarë të të gjitha ngjyrimeve politike. Ndërkaq, ndryshe nga shumica e të fajësuarve që ne i mbajmë mend vetëm nga akuzat që u janë bërë, ngaqë s'kemi parë të na lenë ndonjë kujtim tjetër, Edi Rama, mu në sytë tonë ka ndryshuar kryeqytetin e vendit. Rrjedhimisht, edhe sikur të pranonim që kryetari i Bashkisë së kryeqytetit ka ecur në traditën e keqe të të korruptuarve, radha e gjykimit të tij do të vononte shumë. Ndaj, sa t'i vijë radha, le ta lemë të punojë Edi Ramën. Vënia në shënjestër e një ndërtuesi midis duhmës shkatërruese, e një njeriu që zgjon shpresë, midis atyre që shtojnë dëshpërimin, e një qytetari të kohës, që gëzon simpatinë e brezit të ri, midis injorancës që po plaket, është për mendimin tim një shenjë jashtëzakonisht e keqe.

    Disa analistë politikë në Shqipëri kanë kundërshtuar qëndrimin e qeverisë shqiptare në mbështetje të SHBA-së për luftën në Irak, në optikën tuaj çfarë pozicioni duhet të mbajnë shqiptarët në këtë përplasje mes SHBA-së dhe disa prej vendeve të BE-së me në krye Francën?

    Mendoj se Shqipëria ka bërë një zgjedhje të drejtë. Mirënjohja tradicionale ndaj SHBA, (kundërshtimi amerikan për copëtimin e Shqipërisë në fillim të shekullit dhe roli kryesor për çlirimin e Kosovës në fund të tij), për fat të mirë nuk bie ndesh me interesat e sotme shqiptare dhe SHBA mbeten sot aleati ynë i fuqishëm. Shqipëria është një shtet i kërcënuar nga terrorizmi kështu që luftën kundër tij mund ta konsiderojë si luftë të saj. Një arsye më tepër që opinioni publik shqiptar të jetë gjerësisht në favor të një ndërhyrjeje në Irak është kujtimi i dramës së Kosovës, atëherë kur shqiptarët prisnin me padurim ndërhyrjen ushtarake të NATO-s kundër regjimit të Millosheviçit, aq shumë tê ngjashëm me atë të Sadam Hyseinit sot. Në kushtet e një acarimi midis SHBA-së dhe një pjese të Evropës, për shkak të Irakut, vendet e ish-bllokut sovjetik, që porsa kanë hyrë ose synojnë të hyjnë në Evropë, vetvetiu janë ndodhur në një pozitë disi delikate. Shqipëria, ndonëse e shkëputur kaherë nga blloku sovjetik, bën pjesë në këtë grup. Dihet tashmë se zgjedhja që bënë këto vende, e Shqipëria bashkë me to, përkrah Evropës Atlantike, shkaktoi nervozizëm të përzier me ironi, në atë që u quajt "Evropë e vjetër", sidomos në Francë. Nervozizmi, e aq më tepêr ironia janë quajtur fare të pavend nga vetë opinioni publik francez. U shquan për kritikë të rreptë kundër këtij nervozizmi filozofi i shquar, Alain Finkelkraut, Bernar Kuchner etj. Nervozizmi, e sidomos ironia, kanë qenë të pavend për disa arsye. E para këto janë shtete sovrane dhe është e drejta e tyre të marrin atë vendim që duan. E dyta, në Evropë s'mund të ketë shtete të familjes e shtete jashtë saj, me fjalë të tjera, të nënës e të njerkës, siç u duk në një deklaratë të papërgjegjshme, kur u bë shantazh ndaj këtyre vendeve. (Ne të familjes do të merremi vesh mes nesh, por ju që sapo hyni, do të paguani harxhet). E treta, vendeve ish-komuniste, të porsadala nga sundimi sovjetik nuk mund t'u valavitet flamuri i aleancës me Moskën si ngushëllim për humbjen e Washingtonit. E katërta dhe kryesorja, alternativa që u shtrua përpara këtyre vendeve: o me SHBA o me Evropën, në një vështrim të thellë të gjërave është alternativë e paqenë, për të mos thënë absurde. Sipas vizionit të këtyre popujve, që është dhe vizioni ynë shqiptar, s'mund të ketë qëndrim të vërtetë proevropian që në të njejtën kohë të jetë antiamerikan. Dhe e kundërta, proamerikanizmi për ne s'mund të jetë kurrë në thelb antieuropian. Mendoj se ky vizion, si të thuash i jashtëm për botên perëndimore, është më i sakti nga tê tjerët. Për ne, që kemi qenë të veçuar nga qytetërimi perëndimor, Evropa dhe SHBA kanë qenë një dhe të pandarë. SHBA dhe Evropa jo veç e veç, por bashkarisht, përbënin Perëndimin, shpresën tonë të vetme për liri. Prandaj acarimi brenda Perëndimit nuk mund të përjetohet prej këtyre popujve veçse si ngjarje tejet dramatike, që bie ndesh me interesat e tyre themelore. Në këto kushte, të gjitha vendet ish-komuniste, duke përfshirê edhe vendin tonë, janë tê interesuara që konflikti SHBA-Evropê të kapërcehet dhe uniteti i Perëndimit tê vendoset sa mê shpejt. Natyrisht interesat e vetë Perëndimit të kërcënuar aq rëndë sot, e në një rrafsh më të gjerë, ato të krejt botës së sotme e kërkojnë këtê gjë.
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  2. #2
    Ku jeni mor Pd-ista(Salista)...mos do ta quani dhe Kadarene te perlyer ne "aferet" e Rames eee? E thote bukur 'smaili...rradha e gjykimit do ti vije vone atij qe ka perfituar nga ky popull,qe nga i peshku i madh...e deri ke i vogli...kshu qe Sal-peshkaqeni ben mire te shofi rradhen e vet njehere.
    U let him hold a gun 2 ur head during sex?I thought u were a feminist
    Usually he takes the clip out

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Patrioti
    Anëtarësuar
    17-01-2003
    Vendndodhja
    Neumuenster
    Postime
    347
    E degjoj dhe e lexoj gjithmone me kenaqesi.
    Duhet te dish dicka, per te kuptuar qe sdi asgje.

Tema të Ngjashme

  1. Premisa të gabuara
    Nga Arrnubi në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 30-04-2012, 18:25
  2. A po realizohet teoria e konspiracionit hebre?
    Nga DEN_Bossi në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 20-11-2006, 12:27
  3. Rexhep Qosja: Të vërtetat e vonuara
    Nga ARIANI_TB në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 19-09-2006, 20:51
  4. KADAREJA mbi Fene ne Shqiperi !!
    Nga NoName në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 126
    Postimi i Fundit: 01-07-2006, 00:09
  5. Historia fetare përmes historisë dramatike (nga Ismail Kadare)
    Nga macia_blu në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 23
    Postimi i Fundit: 13-01-2004, 12:15

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •