LDK: Qeveria e PDK-së tenton ta falsifikojë historinë
Lidhja Demokratike e Kosovës vlerësoi të hënën se Qeveria e PDK-së, e njohur gjerësisht për mungesë transparence, për papërgjegjshmëri e shpërdorime në të gjitha fushat, tani, tinëzisht e për interesa politike, i ka hyrë punës që të ndryshojë politikisht tekstet e historisë së popullit shqiptar.
Sipas LDK-së, edhe pse Qeveria u përpoq ta fshehë, u mësua që ajo tanimë ka nisur veprimet politike për ndryshimin e teksteve shkollore të lëndës së historisë.
“Lidhja Demokratike e Kosovës vlerëson se Qeveria nuk guxon të ndërhyjë në çështje të kësaj natyre, meqë këto nuk janë çështje të politikës së ditës e as çështje të qeverive. Tekstet shkollore burojnë nga kurrikulat dhe shkruhen nga profesionistët. Vetëm në vendet totalitare qeveria ndërhyn ose përcakton se për çfarë duhet të shkruhet në tekstet shkollore e si duhet të shkruhen ato. Çdo ndërhyrje në këtë fushë, nënkupton tendencën për të shtrembëruar të vërtetën dhe për të falsifikuar faktet”, vlerëson kjo parti.
Më tej thuhet se të gjitha diskutimet për çështje të kësaj natyre, përherë duhet të bëhen në qarqet akademike e intelektuale, sepse vetëm qarqet e tilla janë kompetente për të vlerësuar lëndën dhe gjuhën e teksteve.
Sipas LDK-së, Qeveria duhet të përkrahë këto qarqe në punën e tyre, të ndihmojë konkrektisht, së pari duke u garantuar kushte e liri në punën e tyre, e jo të marrë përsipër të bëjë keq punën që profesionistët e bëjnë mirë.
“Qeveria e cila e ka shpallur Kosovën shtet të dijes, duhet ta dijë që shtetin e tillë nuk mund ta udhëheqin njerëzit e paditur”, vlerëson LDK. /Telegrafi/
Asnjë kompromis, kurr asnjëher.. deri n'apokalips!
Kur ka falsifikim të fakteve, atëherë komentimi i historisë bëhët akoma më banal. Ata që kanë shkruar historinë mbi bazën e fakteve dhe kanë komentuar drejt kurr nuk i tremben rishikimit të teksteve të historisë. Ata që kanë falsifikuar klithin sllogane patriotike për të fshehur krimin qe kanë bërë.
Nga Wikileaksi nuk frikësohet askush që ka folur hapur, drejt e sinqerisht në çdo kohë e çdo vend. Për ata që gënjejnë e intrigojnë: Wikileaks, Viki-Çka?
Ndryshuar për herë të fundit nga Marmara : 12-09-2011 më 21:10
BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE
Pse ty po ta kerkoje Serbia rishikim te historise do te duket normale dhe do pranosh rishikosh historine per ti bere qejfin Serbit?
Nuk eshte pune frike, por njeriu ka cik krenari per veten e vet dreqi ta haje. Nuk do ulesh e te denjosh te degjosh cdo lloj pacavureje qe kerkon te grricet me dinjitetin tend.
Feelings change - memories don't.
Kanë për ta ndryshuar dhe atë. Do thonë nesër "ajo qe Serbia e Milloshevicit", librat në Kosovë kështu do shkruajnë pse cfarë kujton ti. U hap kutia e Pandorës qysh me nënshkrimin e asaj pacavureje që sot quhet Kushtetutë e Kosovës, kushtetuta e askujt, e vizatuar enkas për ta lënë atë si territor, vënd e popull pa asnjë identitet ose "me shumë indentitete".
Kujt i thua. Flet me murin.
"The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML
kjo thuhet e shkruhet edhe sot nga e gjith bota (inkluziv Shqiptaret), qe luftrat, masakrimet, gjenocidet, debimet e spastrimet etnike i beri rezhimi i Millosheviqit, e jo Serbia apo populli Serb i poshter e i prapambetur.
besa edhe lufa e Kosoves sot quhet "konflikt" e jo lufte.
Ndryshuar për herë të fundit nga Skorpioni : 15-09-2011 më 08:22
Religion Is Curable
Krijoni Kontakt