PO.
Historia e Shqiperise duhet ndryshuar, jo sipas kerkesave te Turqise apo Greqise apo cdokujt tjeter, por sipas kerkesave te shqiptareve, sepse e kane bere komunistet sipas interesit te diktatures. Thjesht nuk duhet te shkruajme urrejteje por histori sa me reale qe do te ngelet ne perjetesi.
Kaq dhe nuk ka nevoje mendoj te debatohet per, ose mbi, mundesine apo deshirat apo supozimet e kerkesat e joshqiptareve. Turqine duhet ta konsiderojme shtet mik per interesin tone, kaq duhet ta kuptojme ne shqiptaret qe nga me injoranti deri tek presidenti.
Selam
Bese dhe hakmarrje.
Po dhe ti thuash po e mohoj qe mi ke vrare te paret e mi meqe tani kemi interes ndaj njeri-tjetrit vetem nje injorant, tradhetar, interesaxhi mund ta beje. Ja kete kuptoj une. Neser nuk eshte cudi te kerkoni ndryshim historie per interes te serbit . Kur eben per njerin e ben dhe per tjetrin po ta deshi interesi.
Ndryshuar për herë të fundit nga mia@ : 04-09-2011 më 09:33
Feelings change - memories don't.
Ju me kso ideja te pista kurre s'keni per te pasur paqe me Shqiponjat.
Me mire do te ishte te kerkoni falje per marrezirat e poshtersirat qe i keni bere 500 vite mbi Shqiptaret, sesa te vini ne shtepine tone e te na ofendoni pa kurrfar turpi .
Per gjakmarrje s'di çka te te them, pasiqe ekziston te te gjith popujt e botes ne ter rruzullin tokesore. Ndersa BESA, per ty nuk ka kurrfar mundesie te kete ndonje domethenje, per ty Besa eshte vetem nje fjale nga gjuha shqipe.
Ps.: Miqesi me turqit e arabet ??? Po more pse jo, por vetem nese rrine ata ne vend te vet me gjak, gjuhe, mentalitet e kulture te vet, e na ne vendin tone me gjak, gjuhe, mentalitet e kulture tonen. Ne nuk po duam te jua mbjellim atyre gjakun, mentalitetin dhe kulturen tone, edhe pse ata shum e deshirojne kete, sidomos fara, gjaku, gjena yne po iu intereson fort atyre . Iu ka interesuar gjithmone, dhe nuk jan ata te vetmit qe kan kso interesa tek populli Shqiptar.
Religion Is Curable
une mendoj qe nuk ka te drjet turqia te kerkoje edhe pse te kerkoje ne sduhet te i japim kete mundesi...ne jemi nje komb komb ne vete e historite nuk i ndryshojm ne pse kerkojn shtetet qe kane bere ketu luftrat e tyre....nje gje te tille me ja nis mund te kerkoje gjermania nga krejt bota e shume e shume shtete po jo more nuk shkon kjo keshtu....historine e kemi ne baza te se vertetes e jo ne diqka shpifje mbi popullin turk qe sot mudnte te dmetoje edhe mardhenjet me turqine...ne jemi per bashkpunim po jo hise ajo te kerkoje tek ne...kjo eshte e tepert qfare kerkon...
Ehe, mos prit qe do te t'kuptoje ndokush ketu. Shume mitologji historike jane shnderuar ne dogma dhe po guxove me prek mbi to, do te grithesh. I frikesohen rishikimit te historise me nje qasje reale, jashte logjikes komuniste, e ne anen tjeter thiren si shkencetare dhe fete i kritikojne per dogamtizma hermetike. Ec e birju n'fije.
I feel Kosovereign!
Kërkesa e diplomatëve dhe e zyrtarëve të lartë shtetërorë të shtetit turk për rishikim të teksteve shkollore të historisë me arsye se ato përmbajnë elemente fyese ndaj shteti turk janë të paarsyeshme dhe me prapavijë të rrezikshme. Kështu ka thënë në bisedë për "Kosova Sot", historiani Hakif Bajrami. Një kërkesë të tillë, sipas tij, është atentat ndaj historisë kombëtare të shqiptarëve.
Prapavijë e rrezikshme
Historiani Bajrami ka mohuar kategorish se tekstet shkollore të historisë përmbajnë elemente fyese ndaj ish- Perandorisë Osmane dhe, siç është shprehur ai të Turqisë së sotme mike. Duke i konsideruar këto si thirrje që të hiqet dorë nga figurat qendrore të historisë kombëtare. "Kërkesa që ne të heqim dorë nga lufta 10 shekullore për liri dhe pavarësi, është një kërkesë që unë e quaj atentat mbi historinë kombëtare shqiptare", ka pohuar ai. Sipas tij, kërkesës turke për ndryshimin e teksteve të historisë, përkatësisht për një rishikim të teksteve të historisë i ka paraprirë një aktivitet i çarqeve diplomatike politike turke mjaft i dendur në të gjitha aspektet. "Posaçërisht në 5 -6 vjetët e fundit dhe ata kanë shtruar kërkesa që në kuptimin e atypëratyshëm nuk ishin shumë problematike. Por, është vërejtur se është fjala për një prapavijë mjaft të rrezikshme", ka potencuar Hakif Bajrami. Ai ka thënë se Perandoria Osmane ishte okupatore dhe për shumë shekuj sundoi, duke mos lejuar mësimin në gjuhën shqipe, duke u treguar shumë e ashpër dhe mjaft brutale në shumë raste, veçmas gjatë kryengritjeve që bënin shqiptarët. "Mjafton të përmendim vitet 1910 - 1911.
Dokumentet për krimet
"Dokumentet flasin për krime të tmerrshme të kryera nga Shefqet Turgut Pasha. Për njerëz të pushkatuar dhe të ngulur në hunj çdo 10 metra përgjatë rrugën Prishtinë -Podujevë", ka pohuar ai, duke thënë se këto fakte, të cilat fare lehtë mund të kontaktohen nëpër arkiva nëse pasqyrohen në libra shkollore nuk janë fyese, sepse ashtu edhe kanë ngjarë. E, sipas tij, këtë e vërtetojnë edhe dokumente e tjera, që Bajrami i posedon, të cilat tregojnë se pas shuarjes së kryengritjen, Sulltani i kishte paguar me flori familjarët, të cilëve osmanët ua kishin vrarë anëtarët e tyre. Ai ka thënë se historianët e kanë mbrojtur të vërtetën dhe duhet ta bëjnë atë pa u hamendur, edhe nëse ajo është e hidhur, me qëllim që ato të mos përsëriten, sepse duke thënë të vërtetën ne ndërtojmë ardhmërinë dhe fqinjësi e mirë. "Me sa kam mundur të përcjell këtë debat, të gjithë janë treguar të vëmendshëm, sepse në tekstet shkollore të historisë nuk ka fyerje ndaj popullit osman dhe atij mik turk", ka pohuar Bajrami, duke u shprehur se këtë nuk e kanë bërë politikanët. Po ashtu, sipas tij, nuk është aspak fyese për shtetin turk të shkruhet se ka bërë marrëveshje dhe pakte që i kanë dëmtuar shqiptarët, si ai për shpërnguljen e shqiptarëve në Turqi, bile edhe disa vjet pas Luftës së Dytë Botërore, që, sipas tij, e dëmtuan shumë popullin shqiptar. "Zyrtarëve turq, që vijnë këtu duhet t'u kujtohet së çfarë bënë Titoja dhe Fuad Kyprili më 1953 në Split. Aty është bërë marrëveshje edhe është 'ratifikuar' konventa jugosllavo - turke e vitin 1938 për t'i depërtuar shqiptarët në Anadoll", ka thënë ai. Kësaj situate, sipas tij, i ka kontribuar edhe një pjesë e intelektualëve tanë, të cilët në një mënyrë a tjetër janë vënë në shërbim të saj. Ai ka përmendur simpoziumin e vitit të kaluar me moton "Ta shkruaj historinë me tolerancë", nga ku dhe Bajrami kishte paraparë zhvillimet e mëvonshme. "Sapo hyra në atë simpozium më janë afruar dy persona, njëri turk dhe tjetri ishte përkthyes, të cilët kanë kërkuar nga unë që të mos ua prishja simpoziumin. Mirëpo, unë u tregova atyre gjatë një bisede se historia nuk shkruhet me tolerancë, por mbi dokumente e fakte të vërtetuara", ka pohuar historiani Bajrami. I. Vatovci(kosova.sot)
po duhet te ndryshojme po jo ato qe thone turqit duhet thene qe shqiptaret paguan haracin me te madh se gjithe popujt e tjere qe edhe pse gjoja turqia na la te "veteqeverisemi"deri sa u largu bente pazar me tokat shqiptare
Mbas 100 viteve , Kosova dhe Serbia do behen miq sikur sot Turqia me Kosoven dhe Shqiperine .
Dhe per hir te miqesise me Serbine ajo na kerkon ta ndryshojme historine , te mos i quajme agresor ne kohen kur ka sundu ne Kosove . Na kerkohet ti fshijme masakrat dhunimet , pastrimet etnike qe ka bere per 100 vjet ne Kosove .
Si mendon si do te ndiheshin sot gjithe ato nena qe kane dhene bijt e tyre , gjithe ato motra qe kan dhane vellezerit e tyre , gjithe ata baballar qe kan dhan djemt e vajzat e tyre ?
Dardanët e Turqisë dhe turqit e Dardanisë
» Dërguar më: 05/09/2011 / Gazeta Shqiptare
Nga ALBERT HITOALIAJ
Traktati i Kadeshit është nënshkruar gjatë shekullit të 13-të para Krishtit, mes faraonit madhështor Rameses i II-të i Egjiptit dhe mbretit Hatusili i II-të i Hititëve, për të krijuar dhe mbajtur marrëdhënie paqësore. Ky konsiderohet Traktati më i vjetër i shkruar, që mbijeton ende sot. Ai u regjistrua në Egjipt, i gdhendur në muret e tempujve me hieroglife, si dhe në ish-Perandorinë Hitite, (territori i Turqisë së sotme) në pllaka dheu të pjekura. Lista e aleatëve të Hititëve, e regjistruar në shkrimet egjiptiane, përfshinte një sërë fisesh. Dardanët ishin mes tyre. "Këto fakte, marrë në formulimin e Kronikës Paskhal, se Dardanët ishin Hititë, po aq sa dhe fakti se Dardanë e Trojanë ishin në ushtrinë Kheta-sira në betejën e Kadeshit, na tregojnë shtrirjen e gjerë dhe madhështinë e perandorisë Hitite" (Sir Charles W. Wilson, 'The empire of the Hittites', Nisbet, 1884, f.59). Tekstet egjiptiane mbajnë të shkruar emrin e dardanëve (Drdny) si një evidencë të asaj beteje të rëndësishme: "...ne kemi dëshmitë e teksteve egjiptiane, se Drdni (Dardanët - asnjë emër tjetër i ngjashëm nuk njihet) luftuan si aleatë të Hititëve në betejën e Kadeshit" (Gurney, Oliver Robert; "The Hittites"; Penguin boks Edition 2, 1990, f.47). Po për cilët Dardanë bëhet fjalë në tekstet e lashta të Egjiptit të faraonëve? "Në 'Listën e aleatëve të Hititëve', të regjistruar nga shkruesit egjiptianë, përfshihen një numër fisesh nga Anadolli dhe Siria: Drdni, të marrë zakonisht si Dardanët, një emër grek Homerik për trojanët" (I. E. S. Edwards, "The Cambridge Ancient History: History of the Middle East and the Aegean region c. 1380-1000 B.C., Vol 2, Part 2, Cambridge University Press, 1975, faqe 359-360). Kemi të bëjmë me dardanët ose trojanët e Homerit. Sipas studiuesve, dardanët janë një prej fiseve të shumta pellazgjike, ashtu si dhe epirotët apo maqedonasit. "Dardano-Ilirët, të cilët, duke iu referuar traditave të lashta, ishin paraardhësit e fiseve të shpërndara në Trojë, Epir dhe Itali, duhet të kenë qenë me origjinë shqiptare. Ilion (shënim A.H: emri i Trojës) është një fjalë shqipe" (Malte-Brun, Conrad; "Universal geography", Vol. 6", 1828, f. 113). Të njëjtët dardano-ilirë, shekuj më vonë, ndërtuan një tjetër qytet historik: Kostandinopojën (nga Kostandini i Madh). Shkëlqimi i këtij qyteti, ishte produkt i fuqisë krijuese ilire. "Nga mesi i shek. 3-të deri në mesin e shek. të 4-t, pas Krishtit, frerët e Perandorisë ishin vazhdimisht në duart e perandorëve me origjinë ilire: Gaius Decius, Klaudius Gotikus, Aurelian, Probus, Dioklecian dhe Konstandin i Madh" (The Neë Encyclopaedia Britanica, Volume 14; 2003, f. 615). Në 1453 qyteti i ndërtuar nga perandori ilir Kostandini i Madh, u ngrys Kostandinopojë dhe u gdhi Stamboll. Kjo rënie e ndryshoi përgjithmonë botën. Kjo copëz historie, ku fiset dardane ekzistojnë të regjistruar në shkrimet antike të Egjiptit, në Traktatin e Kadeshit, marrëveshjen e parë diplomatike të njohur në histori, nuk ekziston në librat shkollore të historisë në Turqi. Nuk ekziston në ata shqiptarë e s'ka pikë dyshimi që nuk ekziston as në ata grekë, të cilët në këtë mënyrë do të pranonin lashtësinë e popullsisë autoktone shqiptare, popullsia dardane e Iliadës. Mënyra që ne shqiptarët shkruajmë historinë paska shqetësuar deri edhe vetë kreun e diplomacisë turke i cili në deklaratën e tij të fundit në Kosovë kërkon rishikim të shtrembërimit të historisë që bëjmë ne shqiptarët. Me fjalë të rëndomta, ata, otomanët, nuk kanë qenë pushtues si ç'jepet në tekstet shkollore shqiptare. Mund të duam ta ndryshojmë historinë, por nuk mundet ajo vetë të ndryshojë fytyrën e saj (ku t'i çojmë 220 kryengritje anti-osmane?!). Davutogllu, është diplomat e jo historian e për këtë arsye, vëzhgimi 'shkencor' që na ofron, sikur ne po transformojmë historinë, është i tepërt për ne dhe domosdoshmëri për të. Ajo që ai kërkon është shtimi i influencës në rajon, dominimi vendeve ku ka besim mysliman (e jo vetëm), kryerja e lidhjeve e urave strategjike me shtetet e Ballkanit duke realizuar një perandori të re otomane, por këtë herë jo me shpatë, por me penë (soft power). Ai flet për versione titiste e enveriste, ku po qe se i referohemi "titistëve" e "enveristëve", me pak fjalë historia nën perandori do të ishte kështu: Shqipërin' e mori turku, i vu zjarr! Shqipëtar, mos rri, po duku, shqipëtar! Mjaft punove për te tjerë, o fatkeq! Kujto vendin tek ke lerë dhe tek heq (Çajupi). Pra shkrimi i historisë është një përthyerje e të vërtetës me qëllim që ajo të marrë formën e qëllimit strategjik që ka diplomacia turke apo greke (edhe grekët kanë pretendimet e tyre për rishikim historie) ndaj shqiptarëve. A ka rëndësi historia në vetvete? Në këtë rast jo. Për ta, rëndësi ka arritja e qëllimeve strategjike që kanë ndaj Shqipërisë. Dardanët (shqiptarët) e zhvendosur në Turqi nuk kanë shkollat e tyre e nuk njihen si minoritet shqiptar në Turqi, por pavarësisht kësaj platforma e Turqisë synon që të mbështesë të drejtat e turqve të Dardanisë (lexo: shqiptarët që flasin turqisht e që banojnë në Kosovë). Shpjegimi duket se gjendet përsëri te historia e diplomacisë. Atë na e sjell gjeografi amerikan Isaiah Bowman, drejtori i "Shoqërisë Amerikane të Gjeografisë" dhe kryekëshilltari për territoret pranë Presidentit Woodrow Wilson në Konferencën e Versajës. Për shkrimtarët e konspiracionit nuk është aspak i panjohur pasi në vitin 1921 u bë drejtori i CFR (Council of Foreign Relations). Ja se ç'thotë ai për Shqipërinë: "Është e vështirë për Shqipërinë që të kundërshtojë veprimet e fqinjëve të saj sepse ajo nuk është e bashkuar...Për një kohë të gjatë Italia ka insistuar që në çdo rast të ketë një bazë detare në portin e Vlorës dhe një zonë mbrojtjeje, mjaftueshëm të gjerë, për operacione tokësore në rast sulmi. Kjo do t'i siguronte asaj një supermaci navale në Adriatik dhe në ruajtjen e gjithë bregut të saj lindor... Do të ishte e rëndësishme që kufijtë përfundimtarë të Shqipërisë t'i kishim të skicuara në mënyrë të kujdesshme, që të bënim bashkimin, me aq sa është e mundur, e të gjithë shqiptarëve të lidhur drejtpërsëdrejti me pjesën kryesore, dhe të siguronim zhvillimin ekonomik, i cili formon një nga bazat e paqes së qëndrueshme. Gjithashtu, në kundërshtim me procesin e bashkimit janë shtetet rivale kufizuese, Greqia, Jugosllavia dhe Italia. Po qe se për të çuar para, interesat e tyre tregtare, këta shtete ushtrojnë format tradicionale të propagandës politike atje mund të shkaktohet çrregullim, për të mos thënë shkatërrim." (Isaiah Bowman,The new World, problems in political geography, 1921, f. 312). Ballkani ynë, mund të jetë gjeografikisht i vendosur disi në periferi të Europës, por nga ana strategjike është në zemër të saj, si nyje e rëndësishme gjeopolitike. Kjo arsye ka motivuar zhvillimet e dekadave të fundit. Kjo është edhe arsyeja që shtete të ndryshme ushtrojnë presion mbi vendin tonë, për të arritur dobësimin kombëtar shqiptar, për të pasur kontroll apo influencë. Turqia synon detin Adriatik ashtu si e synojnë edhe fqinjët e tjerë. Strategjia turke synon dominimin mbi rajonin Deti i Zi-Egje-Adriatik; synon projektimin nga fuqi rajonale në globale. Arsye kjo, që shtyn edhe Davutogllunë në misionin e tij historik, jo si rishkrues i saj por si krijues i momentit historik. Ky mision mund të shkojë për shtat edhe me synimin shqiptar për fuqizim e krijimin e aleancave strategjike rajonale. Por, po na kërkojnë shumë! Po na kërkojnë të jemi mohues të qenies sonë. Një miqësi e tillë 'vëllazërore' e komb-mohuese, do të na shndërronte në një komb lëvozhgë veze 'të mbrojtur' por bosh brenda.
"The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML
Krijoni Kontakt