Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 5
  1. #1
    Kill Illuminati Maska e skordiani
    Anëtarësuar
    16-09-2008
    Vendndodhja
    Kosove,Prishtine
    Postime
    23

    Parlamenti i BE-së dhe planet për eliminimin e fesë

    Parlamenti i BE-së dhe planet për eliminimin e fesë
    Që prej përfundimeve të punimeve në 14 Dhjetor 1999, Parlamenti i Bashkimit Evropian ka ngritur vetullat dhe pyetjet në lidhje me strukturën e saj. Kulla kryesore e quajtur ndërtesa “Louise Weiss”, duket e veçantë, e pazakontë. Pse duket e papërfunduar? Themeluesit thonë se ajo pasqyron “natyrën e papërfunduar të Evropës”. Megjithatë, disa hulumtime dhe kërkime në këtë çështje zbulojnë dhe nxjerrin në shesh simbolizmin e errët dhe të thellë të ndërtesës. Vënja në dukje burimin e vërtetë të inspirimit prapa ndërtesës Louise Weiss është vënja në dukje besimet e fshehta të Elitës Botërore, aspiratat dhe synimet e tyre të errëta dhe interpretimi i shkrimeve të shenjta antike.
    Do dalim drejt e në thelb: ndërtesa Louise Weiss është bërë me qëllim që të duket si piktura “The Tower of Babel” (Kulla e Babelit) nga Pieter Brughel i Vjetri në vitin 1563. Historia e saj thotë se Kulla e Babel-it kurrë nuk u përfundua. Kështu që, Parlamenti i BE-së në parim është duke vazhduar punën e papërfunduar të Nimrodit, tiranit famëkeq, i cili ishte duke ndërtuar Kullën e Babel që të mos e përfill dhe të sfidojë Zotin.
    A mendoni ne ky është burim i mirë i inspirimit për një “institucion demokratik”?


    Nimrod dhe kulla Babel
    Historia e Nimrodit dhe Kullës së Babel-it paraqitet në shumë tekste të kulturave antike duke përfshirë Islamike, Hebreje, Greke etj. Nimrod thuhet të jetë themeluesi dhe mbreti i perandorisë se parë pas Përmbytjes. Ajo përfshin Babilonin (Babel), Uruk, Akkad dhe Kalneh. Ai është i njohur të jetë një njeri që solli tiraninë tek populli derisa përpiqej të eliminonte besimet fetare.

    “Ishte Nimrod i cili i nxiti ata te një fyerje dhe përbuzje te Zoti. Ai ishte nipi i Ham, djalit të Noah, një njeri guximtar, i një fuqie të madhe të aftësisë. Ai i bindi ata të mos të atribuojnë Zotin, që thuhej se ishte rruga e vetme që të jenë të lumtur, por të besonin se ishte kurajoja dhe guximi i tyre që sigurojë atë lumturi. Ai gjithashtu gradualisht ndryshoi qeverinë në tirani, duke mos parë asnjë mënyrë tjetër që t’i largonte njerëzit nga frika dhe adhurimi i Zotit, por ti sillte ata në varësi të qëndrueshme në fuqinë e tij…Tani shumica ishin gati të ndiqnin vendimin e Nimrod-it dhe të konsiderojnë si pjesë e frikës t’i gjunjëzohen Zotit”
    Sipas shpjegimeve biblike, Babel ishte qyteti që bashkonte njerëzimin, të gjithë duke folur një gjuhë të vetme dhe duke migruar nga Lindja. Ishte vendlindja e Nimrodit. Ai vendosi se qyteti duhet të ketë një kullë aq vigane sa “maja e saj duhet të jetë në parajsë”. Ajo kullë megjithatë nuk ishte për adhurimin dhe lavdimin e Zotit, por i ishte dedikuar madhështisë së njeriut me një motiv të të bërit një “emër” për ndërtuesit. Versioni Midrash i historisë shton madje se ndërtuesit e Kullës thanë:

    “Zoti s’ka të drejtë të zgjedhë botën e sipërme për Veten e tij, dhe të lërë botën e poshtme te ne; prandaj ne do të ndërtojmë një kullë, me një idhull në majë duke mbajtur një shpatë, kështu që të mund të shfaqet sikur ne të nënkuptonin të luftonin me Zotin”.
    Zoti, duke parë natyrën Zot-sharëse të Kullës, i dha secilit person një gjuhë të ndryshme që t’i ngatërroj dhe t’i hutoj ata. Të paaftë për të kryer punën, njerëzit u shpërndanë kudo në botë.

    Simbolizmi i Parlamentit të Bashkimit Evropian

    Atëherë konstruksioni i Parlamentit të BE-së në imazhin e Kullës së Babel dërgon mesazhin se Nimrod kishte filozofinë e saktë dhe Kulla e tij e Babel ishte një ide e mirë. Pra ne po kërkojmë:

    1. Një paraqitje graduale të tiranisë
    2. Eliminimin e adhurimit të Zotit që të paraqitet varësia në fuqi
    3. Të gjithë njerëzit duke folur gjuhën e njëjtë dhe fenë e njejtë
    4. Refuzimi i Zotit duke u përpjekur të bëhen zotëra

    E dini çfarë? Ato janë norma kryesore dhe madhore të Besimeve të fshehta të elitës botërore. Ata nuk janë katolikë, muslimanë apo diçka tjetër. Sistemi i tyre besues është i bazuar në Fe Misterioze (rituale pagane, adhurimi i Diellit, kosiderimi i Luciferit si ai që u dha dritë racës humane, duke e parë Zotin si një forcë që dëshiron t’i mbajë njerëzit në errësirë). Rendi i Ri Botëror i tyre do t’i ketë boshatisur gjithë adhurimin në Zot, të paraqes një gjuhë të vetme dhe të ndërrojë demokracinë në tirani.

  2. #2
    Kill Illuminati Maska e skordiani
    Anëtarësuar
    16-09-2008
    Vendndodhja
    Kosove,Prishtine
    Postime
    23

    Parlamenti i BE-së dhe planet për eliminimin e fesë

    Posteri i ndaluar



    Shohim popullin e Evropës duke e rindërtuar Kullën e Babel-it. Ja disa argumente që duhet t’i përmendim: Së pari, ne kemi një vërtetim se ndërtesa Louise Ëeiss ishte në të vërtetë e inspiruar nga Kulla e Babel-it. Posteri rikriojoi kullën e përpiktë në pikturën e Pieter Brueghel, madje edhe të siguroheshin të përfshinin pjesën e thyer të themelit. Kjo nuk vihet aspak në dyshim.
    E dyta, slogani: “Europe: Many Tongues One Voice” (përkthim: Evropa: Shumë Gjuhë Një Zë) i referohet Zotit që hutoi popujt me shumë gjuhë. Parlamenti në mënyrë efektive do të kthej mbrapsht ndëshkimin e Zotit që të japë një mësim në lidhje me adhurimin dhe arrogancën. E treta, shikoni mirë yjet në pjesën e sipërme. A duken ata të çuditshëm? Ata janë të kthyer mbrapsht apo pentagramë të prapësuar. Simbolizmi prapa pentagramëve është shumë i thellë dhe kompleks por ne mund të themi një yll (pentagram) i rregullt i referohet “Sundimi i së mirës” dhe një yll i kthyer mbrapsht i referohet “sundimi i së keqes”.



    Ky poster është ndaluar për shkak të protestave të grupeve të shumta njerëzish. Megjithatë është shumë e zbuluar dhe jep prova për besimet e fshehta të themeluesve të Parlamentit të Bashkimit Evropian

    Në përfundim

    Bashkimi Evropian është një supershtet që në të përfshihen 27 shtete (më shumë në të ardhmen). I njejti fat do të presë shtetet Amerikane dhe Aziatike, të cilat duhet të bashkohen me një flamur dhe monedhë të vetme që të krijojnë shupershtete tjera. Ato janë themelet për një Qeveri Të Vetmë Botërore, një qëllim i shumë kërkuar nga elita botërore. Parlamenti i Be-së është monumenti i parë që përfaqëson një supershtet dhe zbulon dhe demaskon simbolizmin e thellë, urrejtjen ndaj fesë, planet për Rendin e Ri Botëror dhe miratimin e tyre të mprehtë për tiraninë.



    :Burimi:Killuminati - Alb
    Ndryshuar për herë të fundit nga skordiani : 19-08-2011 më 07:05

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691
    kjo tema e ka vendin tek ndonje nenforum fetar.

  4. #4
    Dominus Albanae Maska e Geri Tr
    Anëtarësuar
    17-08-2009
    Vendndodhja
    Tirana the Shitty Metropolis
    Postime
    1,837
    Paranojat mbizoterojne aty ku ka boshllek,dhe injorantet jane vasal te paranojave te tyre.
    Të gjitha gjërat që ne shohim apo duken, janë vetëm një ëndërr brenda një ëndrre

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e ajzberg
    Anëtarësuar
    22-09-2004
    Postime
    2,214
    Me duket se kuptova qe ,me renien e kulles se Babelit,u shduk tirania kudo ne bote dhe njerezit jetuan ne paqe dhe lumturi,pastaj u krijua BEja ,flitet qe ata qe banojne ne BE jane rrezikuar te kalojne ne tirani,ne qe jemi jashte saj mundohemi te futemi ,por me qe na duan shume,na lene jashte BEse..........
    Dija eshte injorance e mesuar.....

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •