Russ Baker
(Vijon nga numri i kaluar)
Pavarėsisht pėrdorimit tė tė gjithė plumbave tė lidhur me lidhjet e diskutueshme personale, Popi, prapė se prapė, po kalonte njė periudhė tė vėshtirė me procesin e Senatit. Pėr shkak tė sė kaluarės sė tij partiake dhe aspiratave tė tij pėr poste tė larta, ai ishte njė zgjedhje disi e diskutueshme pėr njė post qė kėrkonte sė paku dukjen e njė subjekti neutral nė politikė. Senatori Frenk Ēėrē shprehu shqetėsimin e tij qė njė figurė politike do tė drejtonte atė qė ishte parashikuar tė ishte “mė pak politikė lokale dhe agjenci mė e ndjeshme nė Uashington”. Pėr mė tepėr, Bushi po pėrmendej si njė shoqėrues i Fordit nė vitin 1976.
“Ishte e gabuar pėr Bushin qė t’i dėshironte tė dyja postet, edhe pse nė njė kohė qė pėrkonte me 200-vjetorin”, – tha Ēėrē, gjysmė me shaka. Nė pėrgjigje tė njė kritike tė tillė, Fordi deklaroi nė njė letėr se Bushi nuk po kėrkonte postin e zėvendėspresidentit.
“[Bush] mė kėrkoi qė unė tė merrja kėtė vendim, – pohonte Fordi nė letėr. – Kjo tregon diēka pėr njeriun dhe dėshirėn e tij qė ta bėjė kėtė punė pėr kombin.”
Bushi, nga ana e tij e pėrcaktoi edhe mė trashė.
“Si i modės sė vjetėr, mund tė mendojnė disa, por ėshtė detyra ime t’i shėrbej vendit tim”, – i tha Bushi Senatit tė Komitetit tė Forcave tė Armatosura.
Senati pėrfundimisht e aprovoi Bushin me njė votim nga 64 nė 27 vota. Menjėherė pas kėsaj, Popi u njoh nga drejtuesit elitė tė Inteligjencės mbarėbotėrore. Ashtu siē shkruan nė kujtimet e tij Konti Aleksandėr de Marenēes, drejtuesi i Inteligjencės Franceze:
Me presidentin Bush mė prezantoi ambasadori francez i Kombeve tė Bashkuara nė njė shėnim tė shkruar me dorė.
“Ai ėshtė njė zotėri i vėrtetė”, – mė shkruante ambasadori, – i lindur nė njė familje nė Nju-Inglėnd, i cili ka respekt qė nga lindja pėr vlerat themelore tė moralit qė ne tė dy ndajmė.”
Menjėherė pas mbėrritjes sė kėtij shėnimi, Xhorxh Bush u kthye nė Paris. Ishte marsi i vitit 1976. Qė nga lėvizja e parė, ne kemi shkuar shumė mirė. Takimi ynė i parė u mbajt nė zyrėn time, nė shtabin qendror, gjatė njė darke tė mrekullueshme tė pėrgatitur nga shefi ynė i kuzhinės sė Marinės franceze. Akoma mė kujtohet sufleja.
Bush shoqėrohej nga ndihmėsi i tij kryesor, gjenerali Vernon Uollters, i cili ishte dhe do tė ngelet njė nga diplomatėt mė tė jashtėzakonshėm dhe analisti mė inteligjent nė Perėndim. Mjerisht, duart e tyre ishin shumė tė lidhura nga dėshtimet sistematike dhe gėrryese tė sistemit tė Inteligjencės Amerikane. Kur ai u kthye nė Uashington, mė erdhi shumė shpejt njė shėnim i shkruar me dorė:
Mik i dashur,
…dreka ishte e mahnitshme, por biseda dhe shprehja e pikėpamjeve tuaja pėr botėn e trazuar ia kaluan edhe asaj suflesė sė kėndshme. Njė divident shtesė ka edhe pėr mikpritjen e ngrohtė tė Barbarės, gruas suaj tė hijshme…
Sinqerisht Xhorxh B.
Si drejtor i CIA-s Popi ishte njė njeri shumė i zėnė. Nė njėrėn anė ai duhej tė ishte vazhdimisht nė Kapitol Hill, pėr tė zbutur anėtarėt e Kongresit, ndėrsa nga ana tjetėr, ai duhej tė ndihmonte qė CIA t’i jepte pėrgjigje Komitetit tė Kishės, e cila ishte nė luftė kundėr mėnyrave tė kėqija tė veprimeve tė agjencisė si dhe tė tejkalimit tė teprimeve tė tyre.
Njė zgjidhje pėr shqyrtim ishte thjesht pastrimi i njė dosjeje, pėr tė cilėn kishte fakte. Pėrpara asaj kohe, drejtori Helms i cili e la CIA-n, kishte urdhėruar shkatėrrimin e dosjeve tė eksperimenteve tė kontrollit tė mendjes dhe qindra orė regjistrime tė bėra fshehurazi nė kaseta audio tė bashkėbisedimeve tė tij.
Senatori Frenk Ēėrē, sė paku, dukej sikur kishte njė ide tė vakėt se diēka nuk shkonte.
“Nuk kam asnjė pyetje nė mendje, – tha ai, – por ajo fshehje ėshtė rendi i ditės.”
Pas propozimit tė Bushit, ish-presidenti Nikson, nė mėnyrė krejt tė paqėllimtė i ofroi Popit njė kėshillė: “Do tė tundoheni nė masė tė madhe pėr tė siguruar anėtarėt e Komitetit tė Senatit qė ēdo gjė qė do tė bėjė CIA nė tė ardhmen, tė jetė njė libėr i hapur, – shkruan ai. – Mendoj se do tė ishte shumė mė mirė nėse do tė dilnit hapur dhe tė mbronit fort CIA-n, si dhe tė ruani nė mėnyrė tė veēantė aktivitetet e saj tė fshehta.”27
Pėrgjigjja e shkruar me dorė e Bushit pėr kėto vėrejtje, sugjeronin qė lideri i rrėzuar nuk kishte pse tė frikėsohej.
“Nuk mund tė pajtohem me kėtė, – shkruan Bush. – Ne nuk duhet tė shohim agjencinė tė kompromentuar nga zbulime tė pamatura.”
Pėr dikė qė gjoja nuk dinte asgjė nė lidhje me Inteligjencėn, Popi u bėri mjaft pėrshtypje profesionistėve tė tjerė tė fushės. Konti Marenēes vuri nė dukje:
“Sipas mendimit tim, amerikanėt, janė mė pak tė pėrgatitur sesa tė gjithė. Disa nga krerėt e Inteligjencės Amerikane me tė cilėt kam pasur lidhje tė ngushta… asnjėherė nuk i kanė kuptuar nė mėnyrė tė plotė… aksiomat mė thelbėsore tė luftės apo spiunazhit, apo tė gjeopolitikės nė konfliktin Jug-Veri. Ndoshta ai qė iu afrua mė shumė ishte Xhorxh Bush.”
Diēka me tė vėrtetė epokale po ndodhte – por qė po shmangte tėrėsisht medien dhe publikun. Pas emėrimit tė Popit nė Kinė gjatė dorėheqjes sė mallkuar tė Niksonit, Fordi e solli pėrsėri nė postin e shefit tė spiunazhit. Dhe mė pas i dorėzoi Bushit njė mandat tė pashembullt.
Menjėherė pasi Popi mori nė dorė CIA-n nė 17 shkurt 1976, Fordi njoftoi njė riorganizim tė madh qė rriti jo vetėm autoritetin e agjencisė, por edhe autoritetin e drejtuesit tė saj mbi komunitetin e gjerė tė Inteligjencės, pėrfshirė agjencitė qė ishin pjesė e Departamentit tė Mbrojtjes. “New York Times” raportoi se tashmė Bushi kishte mė shumė pushtet se ēdo drejtor tjetėr i CIA-s qė nga krijimi i saj.
Bushi e zotėronte kėtė rritje tė pushtetit nė emėr tė kompleksit tė industrisė ushtarake qė presidenti Aizenhauer e kishte paralajmėruar nė mėnyrė tė shkėlqyer nė fjalimin e tij tė lamtumirės. Duke politizuar procesin e analizimit tė Inteligjencės, ai impononte njė njėanshmėri sistematike qė mbėshteste njė linjė tė re, qė shkonte nė drejtim tė bllokut komunist. Ky ishte njė ndryshim i drejtpėrdrejt i politikės Nikson–Kisinxher.
Bushėt, kur i vjetri ėshtė ēelėsi i tė riut
“Tronditės nė zbulimet e tij, i shkruar me mjeshtėri dhe gjykime tė drejta, “Familja e sekreteve” ėshtė tabloja e parė dhe e plotė historike e dinastisė Bush dhe e epokės qė ajo modeloi”. Ky ėshtė vlerėsimi i parė pėr veprėn mė tė fundit tė Russ Baker, gazetar invesigativ dhe fitues i disa ēmimeve, dhe i sapo nxjerrė nė treg nga “Shekulli Media Group”.
Siē thuhet edhe nė parathėnie, kjo ėshtė historia e vėrtetė e njė familje qė kemi menduar se e dinim dhe e njė vendi qė me zor kemi filluar ta kuptojmė. Xhorxh Bush, babė e bir, janė shumė mė tė ndėrlikuar dhe bėmat e tyre janė shumė mė shqetėsuese, sesa mund t’i kishte pranuar arsyeja e thjeshtė.
Ky libėr tregon ēka ndodh realisht pas historisė sė tyre, duke nxjerrė nė pah sekrete qė familja Bush ėshtė pėrpjekur tė fshehė prej kohėsh. Kėto zbulime mbi Bushėt bėjnė qė tė zbardhet njė e vėrtetė edhe mė tronditėse pėr vendin. Nuk ėshtė fjala vetėm pėr atė sesi njė klan i tillė arriti tė zaptojė presidencėn apo zėvendėspresidenten pėrgjatė njėzet vjetėve tė periudhės sė fundit njėzetetetėvjeēare dhe tė mbetet, nė thelb, i panjohur. Problemi qėndron se metodat e vjedhjes dhe tė manipulimit qė fuqizuan ngritjen e tyre, reflektojnė njė sėmundje mė tė thellė: dobėsimin e vazhdueshėm tė raportit tė publikut amerikan me instrumentet e demokracisė sė vet.
Autori thotė se: “Nė vitin 2004, ndėrsa Xhorxh W. Bushi po shkonte drejt rizgjedhjes si president, unė fillova kėrkimet qė do tė ēonin te ky libėr. Isha i vendosur tė ballafaqohesha me pyetjet qė shkonin pėrtej mbylljes sė siglės sė lajmeve 24-orėshe: Ēfarė pėrfaqėson pushteti i kėtij njeriu, qė ėshtė frikshėm i papėrshtatshėm pėr postin qė mban?
A mund tė mėsohej gjė nga fenomeni Xhorxh W. Bush, nė mėnyrė qė tė mund tė na ndihmonte neve, amerikanėve, nė zgjedhjen e udhėheqėsve tanė dhe nė pėrcaktimin e rrugės sonė tė pėrbashkėt?…Pėr habinė time, fillova tė shoh se tė kuptuarit e Xhorxh H. W. Bush (i Vjetri, ose Popi , siē e thėrrasin miqtė dhe tė afėrmit), pėrbėnte ēelėsin pėr tė kuptuar tė birin – dhe kjo jo thjesht pėr sa i takon anės sempliste e psikanalitike, sė cilės i janė drejtuar disa komentues.
Pėr kėtė arsye, gjysma e kėtij librit merret kryesisht me Popi Bushin. Ai jep rrugėn nėpėrmjet sė cilės babai mishėron ndėrthurjen e naftės, financės dhe shėrbimit tė fshehtė, qė nė vendin tonė ka qenė forca hije gjatė gjysmės sė dytė tė shekullit tė kaluar e mė gjatė. Ėshtė vendimtar pikėrisht ky sfond pėr tė kuptuar Xhorxh W. Bushin”.
Axhenda e ngarkuar e drejtort tė CIA-s, pėr tė zbutur anėtarėt e Kongresit, pėr tiu pėrgjigjur kritikave pėr veprimet e agjencisė si dhe tė tejkalimit tė komptetencave. Urdhėri i ish-drejtorit Helms pėr shkatėrrimin e dosjeve tė eksperimenteve tė kontrollit tė mendjes dhe qindra orė regjistrimeve tė bėra fshehurazi nė kaseta audio tė bashkėbisedimeve private
Ramsfeld, Ēejni-dyshja qė sajoi luftėn nė Irak
Nėn drejtimin e Ramsfeldit, Ēejnit, njė Paul Ulfvitz i ri dhe tė tjerė qė ishin ngjitur nė “masakrėn hallouin”, Popi filloi tė gjente mėnyra pėr tė mbledhur rreth vetes analistė, tė cilėt nuk e njihnin mjaftueshėm kėrcėnimin sovjetik. Pėr kėtė qėllim ai krijoi njė skuadėr dytėsore analitike, e cila prodhonte vlerėsime alarmante tė aftėsive tė ushtrisė sovjetike. Koncepti u njoh si Ekipi A/Ekipi B. Nė kėtė mėnyrė, Popi ishte babai i “gamesmanship”-eve analitike dhe i biri do ta pėrdorte pėr tė justifikuar luftėn nė Irak gati tri dekada mė vonė – nėn drejtimin e po tė njėjtit Ramsfeld, Ēejni dhe Ulfvitz.
Kjo e bėn veēanėrisht ironike qė gjatė presidencės sė W., Popi u karakterizua gjerėsisht si i kujdesshmi qė u trondit nga fryrja e politikave tė huaja prej djalit tė tij. Nė vitin 2003, pasi u bė e qartė se armėt e Irakut tė shkatėrrimit nė masė, cituar si shkak pėr luftė, nė fakt nuk ekzistonin, “Newsweek” vėrejti se “dėshtimi i Inteligjencės” ishte njė trashėgimi e familjes Bush: Gjatė viteve 1970, vija e ashpėr e konservatorėve ndėshkoi CIA-n se ishte e butė me sovjetikėt. Si rezultat, drejtori i CIA-s, Xhorxh Bush, ra dakord qė tė lejonte njė ekip qė tė vėzhgonte Inteligjencėn dhe tė nxirrte konkluzionet e tij.
Ekipi B i cili pėrfshinte presidentin e ardhshėm Xhorxh W. dhe strategun e luftės sė Irakut Paul Ulfvitz, nxori njė raport tė ashpėr, duke pretenduar se kėrcėnimi sovjetik ishte nėnvleftėsuar shumė… Iraku ėshtė pjesė e njė modeli. Nė secilėn prej kėtyre rasteve, argumentet pėr kėrcėnim qė vinin nga njė vend, ishin pjesė e llojit tė regjimit. Raportet e Ekipit B shpjegonin se analiza e CIA-s kishte tė meta, sepse ishte e bazuar mė sė shumti nė “tė dhėna tė vėshtira” – fakte domethėnėse.
Projektet intriguese tė Bushit tė vjetėr
Pėrveē operimit tė ashpėr dhe gatimit sipas rendit tė Shėrbimit tė Inteligjencės, Popi drejtoi disa projekte tė reja intriguese. Ai rekrutoi sauditė pėr tė siguruar financim pėr operacionet e fshehta tė agjencisė qė Kongresi i kishte ndaluar, ose kishte refuzuar t’i financonte. Nė fakt, Bushi privatizoi operacionet e fshehta amerikane. Ky program, i cili do tė trajtohet me detaje nė kapitujt 13 dhe 14, ofroi pėrfitime tė prekshme pėr sauditėt, duke lejuar kėshtu vazhdimin e aktiviteteve tė diskutueshme tė CIA-s dhe, sikurse do ta shikojmė, e pasuroi rrethin e Popit nė Teksas.
Pėrpunimi i operacioneve tė CIA-s ishte njė biznes i rrezikshėm. Megjithatė nė shtator 1976, Uashingtoni u trondit, nė kuptimin e plotė tė fjalės, nga shpėrthimi i njė makine para ambasadave, ku u vra Orlando Letelier, ish-ambasadori i presidentit kilian Salvador Aljende dhe njė kritik i regjimit ushtarak tė Augusto Pinoēetit. Gjithashtu vdiq edhe kolegu amerikan i Letelier, Roni Mofit. Bushi kėmbėnguli qė qeveria amerikane nuk kishte dijeni dhe as dorė nė kėtė akt terrorizmi.
Por hetimet e mėvonshme kiliane dhe gjykimet, treguan se vrasjet ishin kryer nga ish-punonjėsi i kontraktuar i CIA-s Majkėll Tounlej, njė amerikan i dėbuar nga atdheu qė kishte shkuar tė punonte pėr shefin e shėrbimeve tė fshehta tė Pinoēetit.
Pjesa mė e ēuditshme ishte se Tounlej, i cili kishte qenė nė listėn e tė vėzhguarve tė Departamentit tė Shtetit si njė terrorist i mundshėm, para vrasjes, kishte arritur tė hynte lirshėm nė Shtetet e Bashkuara. Kjo ishte njė shenjė e frikshme e asaj ēfarė do tė ndodhte nė vitet qė ēuan nė 11 Shtatorin e vitit 2001, kur, tė paktėn, njė nga rrėmbyesit do tė hynte nė Shtetet e Bashkuara, edhe pse ishte nė listėn e tė vėzhguarve nga CIA.
Tounlej u dėnua nė Shtetet e Bashkuara nė vitin 1978, ndėrkohė qė demokrati Xhimi Karter ishte nė Shtėpinė e Bardhė. Agjentėt e tij kilianė u dėnuan nė vitin 1993. Ish-shefi i policisė sekrete kiliane pranoi se urdhrat i kishin ardhur nga Pinoēeti. Por krimi ėshtė kryer nė terrenin dhe nėn mbikėqyrjen e Popit nga njė prej ish-mercenarėve tė agjencisė.
Nė vijim
Rikthimi i vrasjes sė madhe dhe mė tė diskutueshme, tė Kenedit, nė qendėr tė vėmendjes dhe qėndrimi i CIA-s nė kėtė ngjarje. Stuhia e hetimeve, pasi Xhorxh Bushi mori nėn drejtim CIA-n, te vrasja e pazgjidhur e JFK-sė dhe te Dallas.
Zhdukja e gangsterit Xhon Roseli, pas dėshmisė pėr njė komplot pėr tė vrarė presidentin Kenedi dhe gjetja e trupit tė tij tė dekompozuar brenda njė fuēie ēeliku karburanti pranė Majamit(shekulli)
Familja Bush
Krijoni Kontakt