NJERIU DHE VEGLA POLITIKE, ZOT.
Nga Alban Bytyēi
Shqipėria
Besimi nė idenė zot ka ekzistuar qė nė kohėt para historike, pra para fillimit tė shkrimit tė historisė. Koha nė tė cilėn besimi nė idenė e shumė zotrave ėshtė praktikuar, ėshtė shumė mė e gjatė se koha nė tė cilėn besimi nė idenė e njė zoti tė vetėm ėshtė ushtruar. Shumica e njerėzve tashmė besojnė nė idenė e njė zoti tė vetėm. Por besimi nė kėtė ide ushtrohet sipas disa zakoneve kulturore qė emėrohen, kristianizėm, budizėm, islamizėm
Nė njė farė mėnyre mund tė thuhet se pjesa mė e madhe e botės aplikon njėfarė ateizmi kulturor. Pėr shembull njė pėrson qė i lutet idesė zot nė zakonin katolik nuk beson nė idenė zot qė njė person i lutet nė zakonin budist apo islamik. Nga cilido kėndėvėshtrim qė ti qasemi, asnjėri nga praktikantėt e zakoneve islamike, budiste, katolike apo nuk beson nė idenė zot tė besimit tjetėr. Kjo praktike ėshte njėfarė ateizmi kulturor.
Nė disa vende mosbesimi nė idenė e zotit sipas zakonit tė tjetrit, zakonisht nė zotin e shumicės, sjell konkurencė ndėrmjet njerėzve me zakone tė ndryshme. Kjo konkurence mė shpesh se jo, pėrshkallėzohet nė dominim tė palės me numėr me tė vogel apo me fuqi mė tė kufizuara. Madje shpeshherė, konkurenca pėrfundon nė vrasje apo shkatėrrim total tė palės kundėrshtare.
Nė vėnde si Shqipėria, mendohet se konkurenca ėshtė e atillė saqė politikanėt, persona publik apo edhe qytetarėt e zakonshėm, e quajnė tolerance apo bashkėjetesė ndėrfetare. Nė qytete si Shkodra, konkurenca fetare sjell kundėrshtimin dhe refuzimin e venjės sė shtatores sė Nėnė Terezės nė hyrje tė qytetit sepse grupi i aktivistėve qė e kundėrshtonte vendosjen e bustit nė hyrje tė qytetot, besonin nė idenė zot sipas kulturės islamike. Ky refuzim ishte njė simbolike qė fakton se fetė janė thjeshtė rryma politiko-kulturore, synimi i tė cilave ėshtė tė dominojnė shoqėritė.
Nė vende si Kosova dhe Shqipėria, sidomos nė zonat mė tė thella ku shanset pėr tė pasur tė mira materiale janė shumė tė vogla apo mos-ekzistuese, besimi nė idenė zot sipas zakoneve islamike sjell investime tė qindra millionė dollarėve, nė ndėrtimin e xhamive dhe nė kultivimin e rritjes sė leshit. Ashtu si nė zonat ku Shqipėria pėrceptohet tė ekzistojė vetė nė form de jure, p.sh. nė Jug, ku disa dhjetra (nė mos qindra) mijėra familje marrin pension nga grekėt (origjina e parave nuk dihet) pėr tu regjistruar si minoritarė, edhe nė zonat e thella Shqiptare, si dhe nė mesin e Tiranės, banorėt marrin pension pėr tė rritur leshin e gushės, pak a shumė e pėrngjashme me mjekrėn e njė mamali me brirė, burrit tė dhisė.
Nė gjininė tjetėr, grave u duhet tė mbulojnė leshin e kokės. Nė situata extreme gratė mbulojnė fytyrėn e tyre me njė perde tė zezė, dhe duken si patėllxhana qė rendin andej e kėndej. Nėse zoti do tė donte qė ju (fetarėt) duhet tė mbulonit kokėn apo fytyren, me forcėn qė ju perceptoni qė ai tė ketė, ai do tua kishte mundėsuar njė lafshė qė to varej si ajo e shpendėve, pulės apo bibės. Ngaqė nuk keni lafshė, pse pranoni qė tė jetoni tė verbuara nga njė perde e zezė.
Pėrngjashmėria ndėrmjet de jures sė Jugut dhe tė thellėve, mund tė pėrfshkruhen me njė fjalė, tė humburit. Me frazėn tė humburit, nėnkuptohet pėrkufizohet humbja e njė pjese tė shoqėrise qė tashmė e kemi humbur nga ajo ēfarė konstituon Shqipėri; tė vjedhur nga grekėt dhe arabofonėt. Ndryshimi, ėshtė, ndėrsa pensionet greke po demografizojnė njė qoshe tė bregut shqiptarė, kuadrot qė merrem me kultivimin e leshit, tė thellėt, po demografizojnė tė gjithė shoqėrinė, deri nė qelizat e veta mė tė thella. Kali i trojės po shfrytėzohet nė pėrpapjen e njė virusi shumė tė rrezikshėm. Ashtu si mendimi nazist pėrdori arianizmin, islamikėt po pėrdorin idenė zot. Tė dyja, ide shkatėrrimtare dhe fallso.
Shpesh herė, pėrsonat publik qė kontribojnė nė hulumtimin dhe ndėrtimin e opinioneve nė shoqėrinė shqiptare, dhe ata tė huaj, krenohen dhe lavėrojnė Shqipėrinė pėr nivelin e tolerancės ndėrfetare. A mos vallė kjo do tė thotė se aplikimi i kulturave fetare sjell automatikisht vrasje dhe gjakderdhje? Perceptimi popullor dhe ai politolog ėshtė qė ne shqiptarėt jemi me fat sepse nuk po pėrjetojmė gjakderdhje me motive fetare. Nėse themi se jemi me fat, atėherė kjo me doemos nėnkupton qė tė qenurit fetarė pritet qė tė jesh jo-tolerant dhe tė vrasesh ata qė nuk i luten idesė zot sipak zakonit tėnd (katolik, islamik ) apo qė nuk i luten idesė zot fare. Ėshtė e thjeshtė tė gjykohet kėshtu, qė keto zakone janė gjakderdhėse, sepse besimtarėt udhėzohen nga bibla dhe kurani. Mė poshtė janė pėrfshirė dy fragmente nga kėta libra tė shenjtė.
Bibla: Ligji i Pėrtėrirė 13: 12. Nė qoftė se njė ndėr qytetet e tua qė Zoti, Perėndia yt, tė jep pėr tė banuar, dėgjon tė thuhet 13. qė njerėz tė ēoroditur kanė dalė nga gjiri juaj dhe kanė mashtruar banorėt e qytetit tė tyre duke thėnė: Shkojmė tu shėrbejmė perėndive tė tjera, qė ju nuk i keni njohur kurrė, 14. ti do tė bėsh hetime, kėrkime dhe do tė marrėsh me kujdes nė pyetje; dhe nė qoftė se ėshtė e vėrtetė dhe e sigurt qė ky veprim i neveritshėm ėshtė kryer me tė vėrtetė nė gjirin tėnd, 15. atėherė do tė vrasėsh me shpatėn tėnde banorėt e atij qyteti, duke vendosur shfarosjen e tij dhe gjithēka qė ndodhet nė tė; do tė vrasėsh edhe bagėtinė e tij. (marrė online http://alturl.com/xjdg7 URL i shkurtėr)
Kurani:Suretu Et-Tewbe 9: 5. E kur tė kalojnė muajtė e shenjtė, luftoni idhujtarėt kudo qė ti gjeni, robėroni dhe ngujoni ata, e vinju pritė nė ēdo shteg. 29. Luftoni ata qė nuk besojnė All-llahun e as botėn tjetėr, nuk e konsiderojnė tė ndaluar (haram) atė qė e ndaloi All-llahu dhe i dėrguari i Tij, nuk besojnė fenė e vėrtetė, prej atyre tė cilėve u ėshtė dhėnė libri, derisa ta japin xhizjen nė dorė e duke qenė tė mposhtur. 30. E jehuditė thanė: Uzejri ėshtė djali i All-llahut , e tė kristerėt thanė: Mesihu ėshtė djalė i All-llahut. All-llahu i vraftė, si largohen (nga e vėrteta)! (marrė online http://alturl.com/tpcvg URL i shkurtėr)
Ėshtė pėr tė tė ardhur keq qė pėr hirė tė argumentit ju kėrkohet qė tė lexoni kaq shumė material tė shenjtė, mirėpo gjykohet se ėshtė e nevojshme pėr tė kuptuar nevojėn e kėsaj kritike. Lind pyetja; ēfarė ndikimi do tė kishte nė lagjen tonė nėse njė fėmijė katolik tė do ti mėsohej se versioni biblik ėshtė i vertėtė dhe nėse e anasjellta do ti ndodhte njė fėmije musliman, ku versioni kuranik i shtjellohet tė jetė i vėrtetė. Fjalitė e shenjta tė pėrmendura mė lart pretendohet se vinė direkt nga qėnia e lartmadhnishme qė shpjegohet nėpėrmjet idesė zot. Kėto urrdhėrime pėrcillen si fakte tė patjetėrsueshme qė vinė nga i gjithėfuqishmi; ideja zot. Prandaj, sipas predikuesve, pak a shumė hipokritė tė paskrupullt, qofshin ata figura historike apo klerikė qė jetojnė sot, tė cilėsdo fe, NE njerėzit e thjeshtė duhet qė tu pėrmbahemi urrdhėrimeve qė ideja zot pėrcjell tek ne nėpėrmjet kėtyre udhėzimeve tė shenjta.
Tė friguar nga kėto pretendime, nga presioni i predikuesve dhe nga dajaku i pushtetuesve, prindėrit detyrojnė fėmijėt qė ti lexojnė dhe ti zbatojnė fjalėt e idesė zot sipas zakonit pėrkatės, kuranik apo biblik. Kėshtu ka ndodhur, fatkeqėsisht nė pothuajse tė gjitha shoqėritė historikisht dhe vazhdon tė ngjajė nė shumė vende tė botės edhe sot. Le ta imagjinojmė qė fėmijėt e lagjes urdhėrohen tė zbatojnė ēdo urrdhėtim fetar, njė pėr njė, pa mėdyshje. Mė vonė kėta fėmijė armatosen dhe urdhėrohen nga klerikėt, pra predikuesit e kėtyre ideve qė fėmijet e rrobotizuar tė imponojnė besimin e tyre mbi tė gjithė popullsinė e lagjes. Kjo ėshtė ajo ēfarė ka ndodhur nė Kongo, nė Pakistan, Sudan, Afghanistan ku njerėzit vriten sepse nuk besojnė nė idenė zot sipas zakonit tė tjetrit. Kėshtu ndodh edhe me ata njerėz qė janė gati tė na vrasin duke vrarė veten pėr hirė tė njė ideje. Pėrse atėherė mendohet se ėshtė gabim tė krikosh biblėn, kuranin; fetė?
Janė tė shumėllojshme arsyet e mundėshme qė i shtyjnė njerėzit tė anojnė me njerėn apo tjetrėn fe edhe pse tė gjitha duken njėlloj. Tė gjitha kanė njė zanafille dhe tė njėjten arsye pėr tė ekzistuar, shtypjen e mendimit ndryshe. Tė gjitha fetė sillen si parti politike; kėrkojnė pushtet pėr tė administruar jetėn tonė, por nuk pranojnė tė dalin dhe tė konkurojnė pėr votat tona. Nuk pranojnė tė kritikohen ashtu siē kritikohen shkencėtarėt; historian, matematicienėt Pse gėnjehemi nga fjalė boshe, pse u japim pushtet, pse ua rrisim vlerėn nga zero nė absolutizėm?
Pėr kundėr tė gjithėve dhe ndoshta me pakicėn dėrmuese, unė besoj se zoti nuk e ka krijuar njerėzimin, por mashkulli e krijoi idenė se ekziston njė qėnie qė njerėzit tashmė e njohin me emrin zot. Pėr mua pretendimi i ekzistencės sė njė superfuqie natyrore me emrin zot sipas pėrcaktimit tė feve nė librat pėrkatės, mbetet thjeshtė njė ide e bazuar nė mendimet e kohės sė gurit, frikės, vdekjeve nė shumicė dhe vrasjeve nė masė.
Ka shpjegime bindėse se si u krijuan qeniet qė mbartin jetė, pėrfshirė kėtu dhe njeriun. Jo tė gjithė binden nga kėto shpegime. Arsyeja pse nuk binden ėshtė se ose nuk kanė mundėsi ose se nuk duan tė mėsojnė rreth fakteve tė patjetėrsueshme qė shpjegojnė prejardhjen tonė. Ata qė nuk duan tė binden nga shpjegimet e testuara nga ushtrimet shkencore, nuk ofrojnė ndonjė shpjegim bindės, pėrveēse doktrina fetare.
Shpjegimet shkencore janė mė tė thjeshtat, njėkohėsisht mė bindėset dhe mbi tė gjitha, tė vetmet shpjegime qė bazohen nė hulumtime dhe debat shkecor. Shpjegimi se njeriu ka pėrngjashmėri pothuajse pasqyrore me disa qenie tė tjera jetė-mbartėse ėshtė shpjegim tashmė i faktueshėm.
Shpjegimi qė origjina jonė si njerėz vjen nga jetė tė njė forme tė ndryshme nga e jona ėshtė i faktueshėm. Shpjegimi qė jeta filloi miliarda vite mė parė ėshtė po ashtu i faktueshėm. Edhe nėse nuk do tė ishte i faktueshėm, ėshtė gjithėsesi mė i pranueshėm se shpjegimi i doktrinave tė feve abrahamike, (judaizmi, kristianizmi, apo islamizmi) qė bota na qenkėsh krijuar diku 6 10 mijė vjet mė parė dhe se njerėzit e parė ishin Eva dhe Adami apo Havaja dhe Ademi; nė varėsi tė dialektit fetarė. Pasurimi i pėrditėshėm i librarive, muzeumeve dhe institucioneve tė tjera arsimore sjell ēdo ditė e mė shumė fakte tė reja, kocka tė plota qė datojnė qindra mijėra vjet nė tė kaluarėn, si dhe shpjegime tė bazuara ne mendimet dhe rezultate tė hulumtivemeve tė kryera me qasje moderne dhe kapacitete mė tė avancuara se kurrė mė parė. Ėshtė detyrė individuale qė ti kėrkojmė, ti gjejmė dhe ti shtjellojmė ato.
Ndėrkohė klerikėt fetarė e kundėrshtojnė dhe shantazhojnė shpjegimet dhe mendimet qė tė shpien jashtė asaj ēfarė ata besojnė. Me seriozitet tė madh, paēka se e dinė apo ndofta nuk e dine, se e vėrteta nuk ėshtė ashtu siē e mendojnė ata, fetarėt punojnė gjithnjė pėr tė shantazhuar arritjet e njerėzimit. Pėr shembull papa dhe klerikėt e tjerė fetarė gjithnjė kundėrshtojnė arritjet shkencore dhe pėrpiqen ti pėrdhosin ato me budalleqe tė sė kaluarės, si pėr shembull sjelljet e diktatorėve, (stalinit, enverit ) se gjoja kėta tė fundit na i paskan kryer mizoritė sepse ata nuk besonin nė zot. Ndėrkohė qė studime tė njėpasnjėshme tregojnė se kėta njerėz fenė deshėn ta shkatėrrojnė jo sepse nuk besonin nė idenė zot por sepse kishin frikė nga niveli i lartė i kontrollit qė klerikėt kishin mbi popullsinė, tė cilėt, si rrjedhojė, kishin mundėsi pėr tė rrėzuar rregjimet e e diktatorėve. Me budallėqet e tyre biblike (apo tė kopjuara kuranike) ata vazhdojnė tė kenė kontroll te pa legjitimitet dhe pushtim (jo pushtet) mbi qindra milliona njerėz.
Ngaqė jemi specie sociale, ėshtė shumė e vėshtirė tė dalėsh nga rrjedha e zollumshme fetare sepse tė gjithė bashkėfshatarėt, me tė padrejtė, bėhen gjyqtarė pėr \do gjė. Nėse tė ardhurat ekonomike varen nga marrėdhėnia me bashkėfshatarėt, tė menduarit kundėr asaj ēfarė mendon shumica, pra tė thuash se bibla dhe kurani janė libra si tė gjithė librat e tjerė, dhe se zoti i pėrshkruar sipas ideve fetare ėshtė thjeshtė njė ide me zanafile epokėn e shkretėtirės, ėshtė e pamundėshme. Ėshtė gjithashtu zhgėnjyese tė mėsosh se mė tė rriturit tė kanė gėnjyer gjatė gjithė jetės pėr gjithēka kanė diskutuar pėr idenė zot.
Ėshtė njė rreth vicioz qė bazohet nė gėnjeshtra qė datojnė fillimin e doktrinave feve. Gėnjeshtra qė mund tė keni filluar si pėrpjekje tė sinqerta pėr tė shpjeguar injorancėn e ditės, por qė mė vonė, kur nga friga e humbjes se autoritetit nė shoqėrinė e asaj kohe, janė shndėrruar nga pėrpjekje pėr tė shpjeguar njė problem, nė njė hipokrizi pėr tė mbajtur pushtetin shoqėror. Natyrisht, fetė me vonė janė konvertuar nė vegla politike dhe kanė pėrfunduar tė jenė gėnjeshtrat mė konsekuenca vdekjeprurėse.
Fetarėt kanė gėnjyer pėr mijėra vjet. Tehu i shpatės jo vetėm qė ka konvertuar mendjet e pa informuara por duket sikur ka arrit ta kthejė besimin fetarė nė pjesė pėrbėrėse e AND-sė. Nė fakt nuk ėshtė ashtu, por, trysnia familiare dhe shoqėrore, dhe ajo ekonomike, fuqizojnė ndrydhjen e mendimit tė lirė dhe inkuizitiv. Tė dalurit nga mendimet e frikės fetare tė ferrit, dhe tė zjarrit qė na serviret qė nė moshėn zero, ėshtė njė proces i gjatė, i dhimbshėm, emocional dhe mbi tė gjitha kėrkon kohė dhe investim shumė vjeēar. Dalja nga njė besim fetar ėshtė gjithashtu njė proces i vėshtirė por qė ia vlen, sepse na shpie mė afėr sė vėrtetės se bazuar nė mendime racionale dhe shpegime tė sistemuara sipas gjetjeve nė teren, dhe me larg asaj ēfarė besimtarėt e quajnė e vėrteta sipas kulturės kristiane, islamike apo
Tė vertetėn nuk mund tua servir unė me njė shkrim por as papa me njė liturgji dhe as hoxha me njė kėndim arab. Liturgjitė fetare janė opinione tė filtruara sipas botėkuptimit doktrinal. E vėrteta zbulohet nėpėrmjet hulumtimit individual. Ėshtė detyrė individuale tė kėrkojmė dhe tė gjejmė pėrgjigjet tona, por tė jenė pėrgjigje tė informuara nga fakte shkencore. Fatmirėsisht, tashmė ka plot libra qė sjellin fakte tė provueshme. Hulumtimi individual do tju informojė se tashmė ėshtė fakt i patjetėrsueshėm, qė bota dhe qėniet jetė-bartėse nuk janė krijuar nga zoti i kishės apo xhamisė. Ėshtė njė fakt qė secili prej nesh duhet ta zbulojmė individualisht. Nėsė e kėrkon provėn materiale do ta gjesh.
Tė gjithė jemi tė lirė tė besojmė ēfarė tė duam, mirėpo do tė ishte shumė e padrejtė qė versioni i feve abrahamike tė prezantohej si fakt nėpėmjet kurrikulės arsimore. Mėsimet fetare janė vazhdimėsia e gėnjeshtrės.
Besimet nė zotėra kanė ekzistuar para fesė. Feja lindi pėr tė ulur inflacionin e zotėrave sepse nė atė kohė njerėzimi besonte nė shumė zotėra. Nė vitin 2000 para epokės (PE) sonė ėshtė koha e patriarkut tė Israelit Abrahami. Nė vitin 1200 P.E. Moisiu (Moses) bėhet lideri i shpėrnguljes sė hebrejnve. Nė vitet 1100 500 PE njerėzit e hinduizmit pėrfundojnė sė shkruari biblėn e tyre, tė cilėn ata e quajnė Vedas. Nė vitet 563 483 PE, ėshtė koha e budės i cili solli budizmin, nė vitet 551 479 ėshtė koha e Konfucit i cili solli konfucianizmin e kėshtu me radhė kristianizmi nė vitet 2 4 pas epokės sonė kur u shpall se Jezu Krishti gjoja ishte shpėtimtari i botės polli atė cfarė sot njihet si krishtėrimi dhe deri nė vitet 90 pas epokės sonė, doli nė treg edhe testament i ri (bibla) nė vitin 570 632 tė epokės sonė kur Muhameti, i trajnuar nga nje clerik judaist i zonės, lexon biblėn dhe librat e tjerė fetarė dhe i pėrshtat ato nė gjuhen arabe dhe nxjerr nė shitje njė libėr qė e quan kuran.
Nje burrė me emrin Abraham kumtoi mendimet e veta dhe disa tė tjerė u binden pak a shumė kėshtu ka marrė udhė feja judaike. Romakėt vendosen tė pėrdorin idenė fe pėr tė sunduar tė tjerėt. Kėsisoji ata urdhėruan kopjimin dhe ndryshimin e biblės. Grupe njerėzish, si pėr shembull mbledhja e parė e partisė x, u mblodhen dhe kėshtu mori udhė dhe u dakordua se gjoja kishte vetem njė zot. Kjo i shėrbente bashkimit dhe homogjenizimit tė mendimit dhe shoqėrisė.
Duke u bazuar qė nga zhvillimet parahistorike tė njerėzimit deri nė ditėt e sotme, mendohet se ideja zot ka lindur si pėrgjigje ndja ngjarjeve qė ata nuk mund tė shpjegonin. Dhe kėshtu ka ngelur e rrėnjosur nė psikologjinė tonė, sepse vendoset aty qė nė moshėn zero vjeē. Meqė nuk ekzistonin pėrgjigje pėr problemet e pėrditėshme, si p.sh. vdekjet nga sėmundjet e ndryshme, atėherė besohet se lindi ideja se kishte diēka supernatyrore qė gjykonte dhe administronte gjithēka. Sot ne dimė se ēfarė janė sėmundjet; shumicės ua dimė originėn dhe pjesėn dėrmuese kemi aftėsitė ti kurojmė. Nėpėrmjet punės dhe kėrkimit njė ditė do mund ti kurojmė tė gjitha. Doktrina fetare ndėrkohė me gjithė forcėn e vet pėrpiqet qė tė na keq-informojė se vdekjet janė ndėshkim qė zoti na dėrgon sepse paskemi mėkatuar.
Pėr hirė tė argumentit, le tė themi se njė qėnie e tillė ekziston. Sipas pėrcaktimit tė feve kjo qėnie ėshtė e supėrfuqishme, njėkohėsisht e kudondodhėshme, e drejtė, dashuri-plotė, gjithėgjykuese Sipas librave tė historisė mė rezulton se kjo qėnie nuk ka qenė e pranishme aty ku dhe atėherė kur gjėrat kanė ndodhur, nuk ka patur mėshirė ndaj fėmijėve tė vrarė pėrgjatė historisė, nuk ka ndaluar masakrat e bėra nė emėr tė vet, dhe nuk ka gjykuar drejtė kundėr kėtyre veprimeve.
E gjithė kjo mos-ndėrhyrje pėr mua fakton mos-ekzistencėn e njė qėnjeje tė tillė. Nėse jam gabim, dhe provohet e kundėrta, pra qė kjo qenie ekziston dhe ka ekzistuar, atėherė, nuk mund ta njoh autoritetin e kėsaj qėnieje qė na e quajnė zot. Nuk mund tė respektoj njė qėnie kaq tė korruptuar, kaq tė pamėshirshme, kaq hipokrite. Nuk do tė kisha kurrėfare rrespekti. Nė fakt Richard Dawkins e pėshkruan shumė mirė kur thotė: Zoti i Dhiatės sė Vjetėr ėshtė ndoshta karakteri mė i pakėndshėm i tė gjitha trillimeve letrare: ai ėshtė xheloz dhe krenar pėr kėtė; ai ėshtė njė langaraē i padrejtė dhe njė sundues fanatik qė nuk fal askėnd; ai ėshtė hakmarrės dhe gjakpirės dhe spastrues etnik, urryes i grave dhe homofobist gjakatarė; ai ėshtė racist, dhe vrasės i foshnjeve; ai ėshtė vrasės dhe molepsės shkatėrrimtar; ai ėshtė njė harbut megalomaniak, sadomazok, kapricioz, keqdashės dhe zemėrlig.
Natyrisht, pėr kėdo qė i lexon biblen dhe kuranin, do tė shohė se njėra ėshtė kopje e keqe tjetrės. Fetė pėrkatės na janė imponuar pėr motive sundimi. Siē e dimė, fetė islame kanė ardhė mbi shqiptari nėpėrmjet tehut tė shpatės dhe me forcėn e taksave, me rekrutimin e bijve pėr ushtri tė ndryshme p.sh. ajo otomane e kėshtu me rradhe.
Politika islame, po e quaj politikė sepse ajo nuk ėshtė njė fe, por njė parti politike qė dėshiron tė na imponojė njė mėnyrė jetese, ashtu si partia katolike, janė tashmė tė panevojshme. Ato bazohen nė tė kaluarėn dhe ne ndėshkimin e mendimit ndryshe. Ato na shesin sapun pėr djathė ose opinione pėr fakte. Siē ha sapun dhe helmohesh, prano sundohu nga njė opinion nė kundėrshtim tė njė fakti dhe pėso konsekuencat.
Mbi tė gjitha pushtimi islamik ka shkatėrruar tė gjithė atė qė do mund tė quhet identitet shqiptar. Ēnevojė kishim ne shqiptarėt pėr fjalėn allah kur ne kishin fjalėn zot? Opinion njėra opinion tjetra, po pse duhej qė fjalėt tona tė zėvendėsosheshin nga fjalėt e pushtuesit? A nuk thuhet se ne jemi tė gjithė tė barabartė para zotit, atėhere, pse nuk na i pranon ai tė gjitha gjuhėt pse duhet qė tė lexojmė njė libėr nė arabisht? Kjo ėshtė njė metode shumė efektive pėr tė shkatėrruar njė identitet kulturor. Kur zoti nuk me respekton mua, pse duhet tė ndodhe e anasjellta. Ne fakt tė respektoj atė ēfarė quhet zot, i bie tė repektojė njė ide si fashizmi, racizmi, nacionalizmi, marksizmi apo kapitalizmi. Ideja zot, vlen po aq sa ideja racizėm, fashizėm apo nacionalizėm, pra ka vlerėn zero.
Si mund tė kem respekt pėr idenė zotizėm kur zoti i pėrshkruar nga librat fetare si njė qėnie e gjithėfuqishme, e kudondodhėshme, mirėdashėse do tė kishte pas mundėsinė pėr tė ndėrhyrė dhe do tė kishte pas qetėsinė e mendjes pėr ti gjykuar vrasjet e fėmijeve si tė pa pranueshme. Pse nuk ndodhi kjo, sepse zotizmi ėshtė njė ide, nuk ėshtė njė qėnie gjykuese, aq mė pak gjithėgjykuese.
Ndėr shumė arsye tė tjera se pse nuk do tė kisha respekt ėshtė edhe fakti se ideja qė pėrshkruhet si zot ėshtė edhe ide xheloze. Ja njė fragment nga bibla; Ligji i Pėrtėrirė 13. Nė kėtė seksion flitet pėr ndėshkimin qė njerėzit do tė pėsonin nėse ata do tu luteshin zotėrave dhe perėndive tė tjera.
Nė rast se midis jush del njė profet apo njė ėndėrrimtar dhe ju propozon njė shenjė apo njė mrekulli dhe shenja apo mrekullia pėr tė cilėn ju foli realizohet dhe ai thotė: Le tė shkojmė pas perėndive tė tjera qė ti nuk i ke njohur kurrė dhe le tu shėrbejmė; ti nuk do tė dėgjosh fjalėt e kėtij profeti apo tė kėtij ėndėrrimtari, sepse Zoti, Perėndia juaj, ju vė nė provė pėr tė ditur nė se e doni Zotin, Perėndinė tuaj, me gjithė zemėr dhe me gjithė shpirt; Do tė shkoni pas Zotit, Perėndisė tuaj, do tė keni frikė nga ai, do tė respektoni urdhėrimet e tij, do ti bindeni zėrit tė tij, do ti shėrbeni dhe do tė jeni tė lidhur ngushtė me tė. (marrė online http://alturl.com/xjdg7 URL i shkurtėr)
Menjėherė u habita nga niveli i xhelozisė qė ideja zot shpreh nėpėrmjet biblės. Tė kujton nivelin e armiqėsisė qė lidėrėt shqiptarė tė gjitha kohėrave kanė ruajtur kundėr njėri tjetrit. Ėshtė e qartė se lufta e numrave ka qenė akoma mė e ashpėr nė atė kohė. Dy rreshta mė poshtė bibla na urdhėron tė vrasim edhe ēdo tė afėrm nėse ata i lutem njė perėndije tjetėr. Nė rast se vėllai yt, bir i nėnės sate, biri yt ose bija jote, gruaja qė prehet mbi gjirin tėnd apo shoku qė ti e do si shpirtin tėnd tė nxit fshehtazi, duke thėnė: Shkojmė tu shėrbejmė perėndive; hyjnive tė popujve qė ju rrethojnė mos iu nėnshtro atij dhe mos e dėgjo Por ti duhet ta vrasėsh. Kėto sot njihen si vrasje politike.
Pėrveē xhelozisė ne mund tė vemė re edhe zakone tė tjera shkatėrrimtare, qė praktikohen edhe sot. E para se zoti po na vė nė provė. D.m.th., nėse e merrni vesh se babai apo nėna juaj po ju vė nė provė, a do ta pranonit kėtė? Sė dyti, nėse dikush ju thotė se duhet tė mė ndiqni mua dhe tė keni frikė nga mua, a do ta pranonit? A do i bindeshit atij; a do e respektonit atė; a do ishit tė lidhur ngushtė me tė?
Nėse dikush ju thotė qė vėllai yt, bir i nėnės sate, biri yt ose bija jote, gruaja qė prehet mbi gjirin tėnd apo shoku qė ti e do si shpirtin tend duhet vrarė sepse ata mendojnė ndryshe nga, ti a do e bėje kėtė? Besimi nė idenė zot nuk ėshtė i natyrshėm, prandaj unė ekzistoj; dhe si unė shumė tė tjerė. Madje besimi nė idenė zot nuk do tė na imponohej qė nė moshėn zero, nuk do tė ekzistonte fare. Fjala zot jo vetėm qė na imponohet nga fėmijeria dhe na imponohet nė njė formė tė tillė qė duhet ta dimė edhe nė gjuhėn arabe nėpėrmjet otomanėve, sepse kėta tė fundit ranė preh para nesh
Fjala zot nė arabisht, ashtu si shumė fjalė dhe zakone tė tjera na ėshtė imponuar nėpėrmjet shpatės. Ēdo gjuhė e emėron qėnien e pėrceptuar si hyjni e superfuqishme, kudondodhėshme me fjalėn e vet zoti, god, dio, allahu. Arabėt kanė provuar tė kenė qenė mė tė fuqishmit nė imponimin e pėrdorimit tė fjalės sė tyre pėr tė dominuar botėn me kulturėn e tyre.
Sipas arabėve pėr tė kuptuar fjalėn e zotit, qė sipas opinionit tė tyre shkruhet nė librin qė quhet kurani, duhet me doemos tė mėsosh gjuhėn Arabe. Kėsisoji tė gjitha vendet e pushtuara nga feja islame lutjet i kanė nė gjuhėn arabe, gjė qė i shėrben shumė mirė psiqikės pėr tė dominuar tė tjerėt nėpėrmjet kultures, shkatėrrimit tė identitetit vendor. Ky ka qėnė dhe mbetet imperializėm kulturor.
P.sh., pse duhet qė njė katolik shqiptarė tė pėrdori fjalėt ishalla, marshallah ? Gjuha shqipe pėrmban shprehitė e veta tė natyrshme. Kėto janė prurje qė erdhen nė Shqiptari nga tehu i shpatės dhe mė vonė nga tirania e shumicės, ku shumica vendos edhe nėse ata nuk dinė se pėr ēfarė po ju imponohet tė vendosin.
Masat janė shtresat mė pak tė informuara nė bazė tė hulumtimit individual. Pra informacionin nuk e kėrkojnė dhe gjejnė individualisht por u sėrviret nga struktuarat propagandistike. Udhėheqės tė tė gjitha kohėrave kanė pėrdorur mjete tė ndryshme propagandistike pėr tė udhėhequr masat. Fetė tė drejtuara praktikisht nga meshkujt kanė luajtur vetėm kėtė rol.
Deri diku ėshtė provuar tashmė se gjinia mashkullore ka poseduar mė shumė fuqi fizike se sa ajo femėrore, dhe si rrjedhojė, ka patur mundėsinė tė imponojė pikėpamjet e veta mbi shumicėn dėrmuese tė zhvillimeve qė nga kohėt parahistorike deri sot. Pra turmat janė udhėhequr nga meshkujt, edhe pse femrat kanė luajtur role drejtuese nė fragmente tė ndryshme historike.
Feja e organizuar, siē janė fetė mė tė mėdha tė botės, mbeten thjeshtė grupime me pėrcaktime politike, qė deri vonė u kanė shėrbyer tė pasurve dhe politikanėve si mjete administrative, si p.sh., vjelja e taksave, rregjistrimi i lindjes, martesės dhe vdekjes sė popullsisė. Fetė kanė shėrbyer gjithashtu si mjete lufte dhe politike. Vini re ndikimin qė feja ka nė Serbi dhe Greqi, pa permėndur arabinė ku ēdo gjė bėhet sipas sheikėve. Pėrshembull, nė arabi, gruaja nuk lejohet tė ngasė makinen dhe tė dalė jashtė pa u shoqėruar nga njė mashkull. Mirėpo kur femrat shkojnė pėr tė blerė recipetat, ato shiten vetėm nga burrat, sepse nė arabinė saudite, femrat nuk lejohen te kene kontakt me meshkujt qe nuk jane pjese e familjes. Ndėrkohė qė ata praktikojnė martesėn brenda familjes, p.sh. me kushėrirėn apo kushėririn e parė. Sundim dhe hipokrizi, ashtu si shejnt Kozmai grek.
Shenjt Kozmai, njė politikan i njohur Grek ky, u thotė Epiriotėve Dėrgoni fėmijėt tuaj tė mėsojnė greqisht pėr arsye se kisha jonė ėshtė greke. Dhe ti, vėllai im, po nuk mėsove greqisht, nuk mund tė kuptosh ato qė thotė kisha jonė. Mė mirė, vėllai im, tė kesh shkollė greke nė vendin tėnd se sa tė kesh burime dhe lumenj. Cilido i krishterė, burrė apo grua, qė mė premton se brenda nė shtėpi nuk do flasė shqip, le tė ngrihet nė kėmbė dhe tė ma thotė kėtu. Unė do ti marr atij tė gjitha mėkatet nė qafėn time, qė nga dita e lindjes sė tij deri mė sot, do ti porosit tė gjithė tė krishterėt qė ti flasin dhe do ti shlyej tė gjitha mėkatet. Ai nuk do ta gjente kėtė rast sikur tė jepte me mijėra para (Predikimi 7 drejtuar shqiptarėve tė Epirit, Burimi Gazeta Shqip No: 208).
Dua tė them se fetė janė organizma politik, pavarėsisht se pėrpiqen qė tė mos paraqiten si tė tilla. Janė organizma qė kėrkojnė pushtet pa u zgjedhur nga askush. Sa nga ne do tė votonim pėr partinė katolike apo islame nė bazė tė biblės apo kuranit? Atėherė nėse kėto nuk zgjidhen nga askush, pse gėzojnė pushtet politik nė shoqėri?
Pėrse duhet qė feja tė gėzojė tė drejta tė pakufizueshme? Pėrderisa grupime tė ndryshme njerėzish e pėrdorin fenė si njė mjet politik, pse nuk pranojnė ti nėnshtrohen hulumtimeve si tė gjitha organizmat e tjera shoqėrore? Nė momentin qė pretendimet e feve hulumtohen, ato tregojnė se kanė shumė pak vlerė mbi atė ēfarė mund tė konsiderohet vlerė letrare, si pėr shembull novelat e Ismail Kadaresė apo tė Fatos Kongolit.
E vėrteta qėndron se organizimat fetare janė komplet tė panevojshme mirėpo, injoranca dhe tirania e shumicės mundėson ekzistencėn e tyre. Pse? Sepse pėrceptohen tė sjellin diēka positive; nė fakt historia ka provuar qė fetė kanė sjellė vetėm luftra dhe injorancė dhe pakēka tjetėr. Pse, sepse janė organizma qė kėrkojnė tė dominojnė, janė sisteme imperialiste. Psiqika e organizmave fetare ėshtė; tė kontrollosh dhe zaptosh sa mė shumė. Ėshtė luftė numrash. Konkurenca pėr tė pushtuar sa mė shumė me idenė tėnde krijon luftė. Historia e ka provuar kėtė.
Edhe pse nuk besoj se zoti me ka krijuar mua, edhe pse jam i sigurt se zoti qė na pėrcaktohet nga fetė e ndryshme nuk ekziston; dhe se ėshtė njė sajesė mashkullore qė mbetet vetėm njė ide me origjinė parahistorike, besimi individual ėshtė ēėshtje private. Kur ajo mbetet private nuk mund tė jetė biznes i askujt; dhe aq mė pak i imi. Nė momentin qė besimi del nga jeta private dhe kthehet nė njė vegėl politikė dhe pėrdoret pėr tė administruar jetėn publike atėherė si ēdo ide tjetėr duhet analizuar dhe kritikuar. Nuk mundet qė ne tė lejojme njė sistem idesh tė sillet me dy fytyra, nga njėra anė si besim privat dhe nga tjetra si vegėl politike.
Paradoksi ėshtė se masat vrasin veten. Fakti qė masat informacionin e marrin tė pėrpunuar dhe tė infiltruar, do tė thotė se ata kurrė nuk arrijnė tė mėsojnė tė vertetėn e njė ngjarjeje apo njė ideje. Pėr shembull nė Shqipėri bie shi. Uji vėrshon drejt ultėsirės. Shqipėria ka tre diga mbi lumin Drin. Nėse digat hapen nė kohė uji do kullonte drejt detit dhe do pėrmbyste shumė mė pak zona tė banuara dhe toka tė mbjella. Kur uji nuk administrohet mirė, dhe njė sasi e madhe lėshohet njėkohėsisht, kanalet e papastruara pėr 20 vite nuk kanė kapacitetin e mjaftueshėm kullues. Berisha nuk thotė se fajin e ka administrata e tij, dhe pėrfundimisht ai vetė qė i ka emėruar ata. Ai ka opinionin e tij tė korruptuar dhe na thotė se fajin e ka uji, natyra. Masat e marrin opinionin e Berishės si fakt.
Edhe fenė masat e kanė marrė dhe e marrin tė pėrpunuar dhe tė imponuar. Feja ska ndonjė gjė tė vertetė apo pozitive dhe i gjithė ideja ėshtė sajuar nga meshkujt e fortė pėr tė dominuar dhe mbajtur nėn kontroll meshkuj e tjerė dhe gratė; shoqėrinė. Ia vlen tė themi se arsyeja kryesore qė fetė janė akoma kaq tė fuqishme ėshtė mungesa e informacionit tė marrė individualisht nga anėtarėt e shoqėrisė.
Historikisht tė pasurit e kanė pėrdorur fenė pėr tė legjitimizuar superioritetin brutal ndaj kundėshtarėve. Kėshtu kanė lindur mbretėritė, dhe struktura tė tjera dominimi dhe kontrollimi tė pasurisė dhe shumicės. Njerėzit besojnė nė diēka qė nuk provohet sepse kėshtu ju imponohet qė nė lindje.
Pėr shembull, njė i ri merr pėrsipėr tė vdesė mė njė bombė nė brez dhe vret shumė tė tjerė nė mbrojtje tė njė ideje tė imponuar. Ky i ri nuk e kryen kėtė akt sepse ai ka lindur pėr tė vrarė por e bėn kėtė sepse mendja, kapacitetit i tij pėr tė menduar ėshtė shlyer nga trysnia qė ai pėson nga njė mendim me frymėzim fetar. Atij i ėshtė thėnė se nė jetėn e pėrtejme do tė shpėrblehet, do tė gjej 72 vajza tė virgjėra. Atij i ėshtė ngulitur nė tru qė kjo jetė ėshtė e pa vlerė. Vetėvrasėsit i ėshtė rrėnjosur nė psiqiken e tij se ai po bėn diēka tė madhe pėr bosin e tij, idenė zot. Kėtij njeriu ia kanė shkatėrruar mundėsinė pėr tė gjykuar pėr vete, pėr tė vendosur se ēfarė mendon, se kush ėshtė. Pra trupi i njė njeriu pėr herė tė parė, jo nė Japoni por nė vendet arabe, ėshtė shndėrruar nė njė rrobot me mish dhe me gjak si unė dhe si ti, nė njė rrobot qė jo vetėm qė ka mjekėr tė natyrshme por qė mjekėrra i rritet.
Me informacionin qė posedojmė sot, ėshtė e mundėshme tė argumentojmė mos-ekzistencėn e asaj ēfarė fetė abrahamike pėrcaktojnė si zot. Fatkeqėsisht, lexuesit fetarė tė kėtij shkrimi do tė ndihen tė ofenduar. Madje ata / ato ndoshta do mė urrejnė dhe madje disa do tė mendojnė se unė dhe njerėz qė tjerė qė shkruajnė kėshtu duhemi vrarė. Fatkeqėsisht kjo ėshtė psikologjia e shpėrlarjes sė kapacitetit pėr tė menduar.
Ėshtė pėr tė ardhur keq qė ka njerėz qė urrejnė apo mė keq qė vrasin sepse dikush shpreh njė mendim. Argument kryesor pėr kėta njerėz ėshtė se po ju ofendon besimin. Ajo ēfarė kėta individė nuk kuptojnė ėshtė se nė momentin qė besimi fetar lė sferėn private, besimi nuk ėshtė vetėm pronė e/i besimtarit/es. Nė momentin qė ti e lejon besimin tėnd tė kthehet nė ide, nė mėnyrė jetese, dhe kėrkon tua imponosh tė tjerėve, besimi nuk ėshtė mė ēėshtje private por njė mendim nė tregun e ideve. Prandaj dhe shkrime si ky nuk shkruhen pėr tė ofenduar njeri, por pėr tė shpjeguar atė ēfarė ne mendojmė dhe arsyetimin tonė kundėr pėrdorimit tė fesė si njė makinė politike.
Fatkeqėsisht, njerėzimi as qė duket se e ka ndėrmend tė kuptojė se nuk ka nevojė tė besojė nė mė shumė se veten e vet; nė krahėt e shėndoshė dhe nė zemrėn e bamirėsisė pėr tė ndihmuar ata tė cilėve natyra nuk ua ka dhuruar tė njėjtat mundėsi fizike. Vritemi si nė kasaphane sepse disa libra, tora, bibla, kurani e tė tjerė, kanė shkruar diēka mijėra apo qindra vite mė parė. Nuk mund tė thuhet se kėta libra nuk kanė vlerė. Kėta libra vlejnė sa ēdo libėr tjetėr, pra vlerė relative, jo vlerė absolute; jo vlerė kushtetuese; jo vlerė nga ku ne marrim frymėzimet pėr rregullat e jetės sonė. Kėta libra nuk duhet tė sėrviren si libra tė shejntė me status absolut, pasiqė shenjtėria ėshtė po ashtu njė vlerė relative.
Tė pyetur se ēfarė mendojnė pėr biblen, kuranin, apo torrėn, shumica e njerėzve do tė pėrgjigjeshin se kėta libra janė tė shejntė. Fakti qė shumica pėrgjigjen ashtu, nuk vėrteton se kėta libra janė tė shenjtė. Thjeshtė tregon se ky ėshtė mendimi i shumicės. Po a vėrteton kjo se shumica posedon informacion tė bollshėm rreth kėsaj teme? Jo. A vėrteton se shumica ka menduar pėr qasjen e tyre mė shumė se ēfarė u ėshtė imponuar qė nė fėmijėri? Jo!
Nėse shumica e njerėzve beson qė kėta libra janė fjalėt e njė fuqie supernatyrore, atėherė lind pyetja: a ndoshta ka njė shtypshkronjė nė natyrė? Nė tė vėrtetė kėta libra u shtjelluan nga meshkujt nė tokė. Kėta libra ishin njė herė e njė kohė kushtetutat morale tė njerėzimit. Sa mirė tė ishte qė to mos vazhdojnė tė jenė.
Pėr hir tė argumentit le tė themi se Berisha apo Rama, na servirin si kushtetutėn tonė morale njėrėn nga librat fetar. A do ta pranonit? Nuk ma do mendja. Atėherė pse e pranojmė qė kėta libra, duke qenė se nuk janė mendime private por publike, tė mos kritikohen? Pse frenohemi tė themi atė ēfarė mendojmė kur flasim pėr fetė, me arsyetimin se besimtarėt po na ofendohen? Ēfarė tė drejte kanė besimtarėt qė tė mos ofendohen?
Besimi qė nuk pranon tė mbetet privat ėshtė ide dhe pronė publike. Ngaqė ėshtė pronė publikė u pėrket tė gjithėve. Idetė qė na pėrkasin dhe ndikojnė tek tė gjithė duhen hulumtuar dhe kritikuar nga kushdo pa frikė. Refuzimi pėr tu hulumtuar dhe kuptuar nga tė gjithė sjell nė praktikė idenė bėj ēfarė them unė dhe jo ēfarė bėj unė. Kjo ėshtė ajo ēfarė predikojnė flamurtarėt e feve tė ndryshme. Shumica e tyre janė meshkuj, pra bartės tė ideve fillestare dhe tė traditave mijėra vjeēare.
Nejse, ndoshta shumė nga ju mund tė thonė se nga ku e marr unė kėtė tė drejtė, pra pėr tu shprehur haptas, pėrgjigja ime do tė ishte: ashtu si fetarėt kanė tė drejtė tė shesin opinione pėr fakte, edhe unė kam tė drejten ti hulumtoj dhe ti kritiokoj ato. Mua mė lind kjo e drejtė sepse shkatėrrimi i tė drejtės pėr tė menduar krijon shumė rrobotė me mjekėrr. Rrobotėt kanė mundėsinė tė sjellin dėme nė jetė dhe nė materiale.
Ne tė gjithė do e gjenin veten, shpresėn, pasurinė apo ēfarėdo qė kėrkojmė duke punuar dhe arsyetuar drejt qėllimit tonė dhe jo duke ia lėnė fajin dhe duke u justifikuar nė apo me asgjė, idenė zot; dhe kurrėsesi duke ia imponuar mendimin tonė dikujt tjetėr.
Pėr mua superfuqi ėshtė njeriu dhe ėshtė tashmė e provueshme nga kemi ardhur. Mjafton tė lexosh dhe ta kuptosh vetė dhe tė mos presėsh qė tė tė sėrviret nga tė tjerėt. Ne, jetė-bartėsit duke filluar qė nga qėniet mikroskopike e deri tek ne njerėzit, ekzistojmė. Kjo ka rėndėsi. Nėsė pyetja ēfarė ėshtė arsyeja e ekzistencės sonė, ju ngacmon kureshtjen, atėhere, kjo ėshtė pėrgjigjia ime; arsyeja e ekzistencės sonė nuk mė shqetėson. E rėndėsishme ėshtė qė jam, qė punoj, qė gėzoj, qė pas lė njė frut, njė trashėgimi qoftė edhe materiale, dhe pastaj vdes pėr tia lėnė rradhėn dikuj tjetėr. Ēe dua jetėn e pasosur?
Tė marrėsh njė pėrgjigje pėr pyetjen Pse jemi kėtu? ke marrė njė opinion. Sado qė fetė tė ta shesin shpjegimin e tyre si fakt, ajo ēfarė ata thonė, vazhdon tė mbetet njė opinion, sepse ēdo mėsim apo shpjegim fetar vjen nga bibla dhe me vonė nga kopja; kurani. Si mund tė jenė fakt kur librat torra, bibla dhe kurani janė pėrshkrime dhe opinion tė sajuara nga meshkujt. Pėrcaktimi i asaj ēfarė njihet dhe pranohet si zot vjen nga kėta libra.
Mashkulli sajoi idenė zot, dhe jo anasjelltas.
http://agim.poeticforum.com/t17042-a...tike-zot#22838
Krijoni Kontakt