Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anëtarësuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767

    Fisnikëria shqiptare ndër shekuj

    Vetëflijimi për mbrojtjen e atdheut, tipar moral i shqiptarëve ndër shekuj. Projekti i memorialit të Borshit parasheh ekspozimin mbi 6 pllaka prej bronzit, ku krahas asaj të trimave të Sopotit, vend të veçant zë Adem Jashari me familje


    Astrit LEKA

    Postuar më, 16 gusht 2011

    "…1571, në kështjellën e Sopotit (Borshi i Sarandës), luftëtarët shqiptarë të armatosur vetëm me shigjeta e jataganë, për të mos rënë të gjallë në dorë të 1500 jeniçerëve e spahijve të armatosur me armë zjarri (arkebuze ), pasi i lanë të futen 500 turq brenda në kështjellë, i vunë zjarrin barutit të paktë, duke u hedhur në erë bashkë me turqit pushtues". (Contarini, f.30, Venedik 1572). Le të kujtojmë se ky gjest heroik duhet konsideruar nderi i Evropës. Pasi pa mbushur një vit ndodhën masakrat e Natës së Shën Bartolomeut në Paris, ku brenda natës së 23 gushtit 1572 u therën 3000 veta të krishterë nga të krishterët, ndërsa gjate vitit që vijoi u masakruan 30000 të krishterë të tjerë në Francën e asaj kohe, po nga të krishterët. Në mos më shumë, po t'u besojmë në njëfarë mase shifrave që jep historiografia sovjetike, e cila, si tendencioze që është, jep 100000 të masakruar për atë vit.

    Për nisjen e këtij projekti, në të mirë të shqiptarëve, ne, si SOLIDEST, shprehim mirënjohjen tonë, duke e falënderuar për herë të dytë Gjenevën, e cila na lejoi të vendosim në një vend të nderuar bustin e heroit tonë kombëtar, mbrojtës të qytetërimit evropian Gjergj Kastriot- Skënderbeu. Po Gjeneva e Zvicrës na dha mundësinë të gjejmë në bibliotekat dhe arkivat e saj vërtetimin shkencor të ngjarjeve heroike, të mbrojtësve shqiptarë me sakrifica sublime të Kështjellës së Sopotit- Borshit të Sarandës, që është në themel të këtij projekti mbarëkombëtar: VETËFLIJIMI PËR MBROJTJEN E ATDHEUT, TIPAR MORAL I SHQIPTAREVE NDËR SHEKUJ. Projekti i Borshit, pasi i kaloi të gjitha fazat e procedurës së pranimit, pret vetëm ndërtimin, përgatitjen e kolokiumit shkencor dhe inaugurimin e përmendores (memorialit), në prani të dërgatave të të gjithë shqiptarëve të botës. Pas ngjarjeve heroike të Borshit, shqiptarët dëshmojnë se vetëflijimi për mbrojtjen e Atdheut është atavik.

    …1826, në luftimet e pavarësisë greke në Misolongj, suliotët e Marko Boçarit, në shembullin e sopotarëve, për të mos rënë të gjallë në dorë të pushtuesit të huaj, u hodhën në erë e nuk iu dorëzuan turkut.

    …1861, Oso Kuka me shokë u hodh në erë, duke ua vënë flakën municioneve, për të mos rënë të gjallë në dorë të pushtuesit të huaj, (Atë Gjergj Fishta, "Lahuta e malësisë").

    … 1861, kur Garibaldi e bëri zbarkimin në Sicili, ekspeditën e 1000 vullnetarëve, prej të cilëve shumë arbëreshë, për ta rrëzuar mbretin Burbon e për ta bërë Bashkimin e Italisë, në një luftim, një arbëresh ia shpëtoi jetën Garibaldit, duke i vënë gjoksin e tij plumbit armik. Fjalët e Garibaldit në të mirë të shqiptarëve mbetën në historinë e Italisë.
    Unë këtë e mësova nga profesori im arbëresh, me mbiemër Kuçi (Cucci), në Firence të Italisë, në korrik të vitit 1941. Falënderoj për konfirmim të kësaj të vërtete historike profesorin arbëresh të Universitetit të Palermos, Mandala, dhe profesorin Altimare të Universitetit të Kozencës, kur na bashkuan manifestimet e 100-vjetorit të Alfabetit të Gjuhës shqipe në Manastir.

    … 1913. Gjatë Luftës së Parë ballkanike, vajza 17-vjeçare, shqiptare e Maqedonisë, me emrin Sulltane, duke mos duruar masakrimin e burrave, grave, madje edhe të plakave e fëmijëve të fshatit nga ushtria bullgare, i mori leje gjyshes, pasi e ëma nuk ia dha, i preu flokët e doli në fushë të burrave, ku e vrau komandantin bullgar, sigurisht duke u vetëflijuar, ashtu siç i kishte hije. Kisha kohë që e kërkoja këtë gjest vetëflijimi të
    shqiptarëve të Maqedonisë, por pa dobi. U desh vajtja ime në 100-vjetorin e Kongresit të Manastirit, për t'u plotësuar mungesa e projektit nga profesorët vendës, por edhe nga vetë Ali Ahmeti me shokë e në Kosovë nga Jakup Krasniqi me shokë. Sulltania na kishte edhe bustin e ngritur. M'u lumtë shqiptarëve të Maqedonisë për këtë nismë kaq fisnike, nderimin e heroinës,

    …1998, Adem Jashari dhe familja e tij në Prekaz të Kosovës e pranuan vdekjen me nder, për të mos rënë të gjallë në dorë të pushtuesit të huaj. Ky hero, duke qenë i epokës sonë, pra i njohur nga të gjithë nuk do komente të tjera.

    Projekti për ngritjen e memorialit në përkujtim të vetëflijimit të shqiptarëve në Borsh e ka historinë e vet. Në të vërtetë, ne jemi konsultuar me shumë shqiptarë e të huaj që e kuptojnë rëndësinë e projektit dhe që na kanë mbështetur. Por, na u desh të siguronim në Shqipëri mbështetjen e pushtetit lokal të Lukovës, që ka nën juridiksionin e vet Borshin, por edhe atë të qarkut të Vlorës, që të mund të përparonte projekti. Sigurisht, kërkuam dhe gjetëm edhe mbështetjen e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, të Kosovës, personaliteteve me vlerë të Maqedonisë, Malit të Zi, si dhe të mjediseve universitare të botës shqiptare, por edhe të huaj të interesuar. Rezultati i kësaj veprimtarie është edhe bashkëpunimi ynë si SOLIDEST me rektorin e Universitetit të Gjenevës, duke shkuar në Borsh si ekspeditë shkencore e përbashkët me Universitetin e Gjenevës më 2005, ku Shtojcë autoriale

    Në korrik të vitit 1941 vendosa ta lë jetën paqësore, pa bursë shteti, në kolegjin prestigjioz CICOGNINI në Prato-Firence, ku na shpinin çdo dy javë në opera, për t'u kthyer në Shqipëri, për të luftuar për lirinë e saj në moshën 16-vjeçare. Kjo ndodhi edhe nën ndikimin e Qemal Stafës, atëherë student në Firence, më i madh e më i ditur se unë, por edhe pse tek unë lëvrinte gjaku i gjyshërve të mi Ibrahim Leka e Nebi Sefa, të cilët e ndihmuan direkt Ismail Qemalin në shpalljen e Pavarësisë. Gjyshi nga nëna, edhe si nënshkrues i Aktit të Shpalljes së Pavarësisë dhe iniciator i Kongresit të Lushnjës, që regjimi komunist ia zhduku varrin. Një varr që ardhja e Demokracisë ia zëvendësoi me dekoratën më të lartë, një bust bronzi e një emër shkolle në qytetin e tij.
    bashkëpunimi vazhdoi me Akademinë e Shkencave të Shqipërisë.

    E vërteta historike e këtij projekti fillon me zyrtarizimin e tij në takimin në UNESCO-Paris midis nesh dhe presidentit Moisiu, ministrit të Kulturës, Rinisë e Sporteve dhe ambasadorëve të Shqipërisë në Francë e në UNESCO (Letra e ministrit të Kulturës të Shqipërisë (më 26.1.2005).

    Një nxitje në dobi të realizimit të projektit ishin edhe diskutimet e zhvilluara në Paris nga 26 deri më 27 tetor 2006, në mbledhjen e parë ndërkombëtare të delegatëve të 23 shteteve më të rëndësishme të botës për "Kujtesën e ndarë". Ky koncept i ri, Kujtesa e ndarë kërkon nga ata që shkruajnë historinë e një kombi që ta njohin edhe historinë e armikut para se të nisin shkrimin e historisë kombëtare. Dhe kjo shtrohet me qëllim që shkrimi i historisë të mos u lërë brezave urrejtjen kronike.

    Gjatë zhvillimit të punimeve të takimit të mbledhjes së Kujtesës së ndarë nga shumë personalitete u pranua se 7 vjetët e fundit rinia e botës po i drejtohet patriotizmit. Këto deklarata, të bëra në atë mbledhje të nivelit më të lartë ndërkombëtar, ma përforcuan bindjen se duhet të realizoja sa më shpejt projektin patriotik, sepse një njohje nga të gjithë brezat e vlerave të trashëguara ndër shekuj, si edhe mbështetja në patriotizëm do të lehtësonin shumë udhën e kombit shqiptar për të dalë nga gjendja e vështirë, në të cilën ndodhet sot. Këtë e kërkon ngritja e prestigjit tonë kombëtar që ka rënë në pikën më të ulët të historisë së tij.

    Projekti i memorialit të Borshit parasheh ekspozimin mbi të të 6 pllakave prej bronzi, ku krahas asaj të trimave të Sopotit (Borshit e gjithë asaj krahine) të kenë vendin e nderit edhe shqiptarët trima suliotë të Misolongit, që luftuan për pavarësinë e Greqisë, vend ballkanik, Oso Kuka me shokë, përfaqësuesi i Shkodrës dhe i shqiptarëve të Malit të Zi, i pavdekësuar nga Atë Gjergj Fishta i madh, arbëreshi që i shpëtoi jetën Garibaldit, vajza shqiptare nga Maqedonia dhe Adem Jashari me familje nga Kosova.

    (Autori është kryetar i SOLIDEST-it, me seli në Gjenevë)

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    06-10-2010
    Postime
    103
    Kotesira.
    Cfare i shkrepet secilit thote. Si thote nje fjale e urte e "perkthyer":
    "Cmenduria nuk shkon ne mal"!
    Po ja qe shkon ne maje te Sopotit.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •