Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 7
  1. #1
    Emathia Maska e MaDaBeR
    Anëtarësuar
    20-05-2003
    Vendndodhja
    Në çdo vend ku ka jetë
    Postime
    5,321

    Leonard Cohen: Maestroja që nxorri sa mundi nga dëshpërimi i ti

    Edhe pas hedhjes në treg të albumit të tij të ri ‘Ide të Vjetra’ artisti, kompozitori dhe këngëtari 77-vjeçari Leonard Cohen “është i gëzuar që është i palumtur” thotë Uilliam Langley. I gatshëm dhe energjik, Leonard Cohen ka sot pamjen e një avokati të moshuar të mafias, me një zë të përshkruar si po “aq të thellë sa një minierë kromi Siberiane”. Nuk kam të ardhme, e di që ditët e mia janë të pakta”, pëshpërit Cohen në albumin e tij të fundit. Është kjo mungesë e plotë gëzimi që i ka dhënë poetit-këngëtar, pseudonime si “Laughing Len”, për të mos përmendur Princi i Pesimizmit, Kumbari i Trishtimit dhe Maestoja i Melankolisë. Por ndërsa të qëndruarit duke parë anën e errët i ka shërbyer atij mjaft mirë për shumë vite, ka shenja shqetësuese që tani në moshën 77-vjeçare ai është bërë shumë serioz.

    Disa mendojnë që fakti që Cohen është i palumtur është i kuptueshëm. Ai ka pasur një jetë të ashpër, para dhe pasi u bë i famshëm. Kush do që ka pasur të drejtuar në kokë një armë që mbahej nga Phil Spector, apo të humbasë fitimet e një karriere të tërë prej një menaxheri të paaftë, madje edhe dikush që i kanë dhënë emrin e mesit Norman, ka mjaft arsye për të qenë i palumtur.

    Ndërsa ishte në Lodër javën që shkoi, për të njoftuar daljen e albumit “Old Ideas”, albumi i tij i 12, ai tregoi pak shenja gëzimi. Kritikët përgjithësisht ranë dakord që albumi ishte diccka e mirë. Dikush e lavdëroi veprën si një “përzierje e vuajtjes, zemërthyerjes dhe errësirës”, dhe dikush tjetër si “ një reflektim karakteristik mbi dashurinë, vdekjen dhe vuajtjen”. Cohen i cili rrallë herë ka komentuar punën e tij konfirmoi: “Kam arritur në një përfudim sefundmi, që unë do të vdes. Por e dini, do të më pëlqente ta bëja vdekjen me një tingull.”

    Ndoshta duhet ti jemi mirënjohes që ai vazhdoi të jetojë kaq gjatë. Jeta e tij që shquhet për “shëmtinë” dhe që është shpenzuar më së shumti sicc edhe ka pohuar vetë nga qëndrimet në aeroporte dhe pritja e autobusëve.

    Ai ka ardhur deri këtu përmes dështimeve, alkoolizmit, traumave , ndarjeve, problemeve me drogën dhe vetëanalizën. Në vitet 70’ ai bëri një album me producentin e “çmendur” Phil Spector, dhe më vonë kujtonte: “Një natë, Phil mua afrua me një shishe verë në dorë dhe në dorën tjetër një pistoletë 45 mm, më hodhi njërin krah në qafë dhe më tha ‘Leonard unë të dua.’ Unë i thashë, ‘Shpresoj që të jetë e vërtetë Phil’”.

    E ndërsa gjithë kjo gjendje e lehtëson të bërit muzikë që i egzalton njerëzit, ajo nuk e bën të lehtë të jesh Leonard Cohen. Një nga arsyet se pse është e vështirë që t’i marrësh një intervistë atij është fakti se ai e ka të vështirë të shpjegojë faktin se s’ka dashur kurrë të jetë një këngëtarë Pop dhe është bërë një i tillë.

    Kjo nuk është një përrallë. Në autobiografinë e saj, këngëtarja Judy Collins kujton se kur e ka tërhequr përdore Cohenin për ta nxjerrrë në skenë më 1967 ky i ka thënë: “Nuk mund ta bëj, do të vdisja nga turpi.”

    Tani ai është një këngëtar i mësuar me skenën. I gatshëm dhe energjik, ai ka pamjen e një avokati të moshuar të mafias në kostumin e zi. Zëri që dikur është përshkruar si aq i thellë sa një minierë kromi Siberiane, është tani më i thellë dhe më i ashpër prej moshës, por pa dyshim i shkon përshtat. Kur Cohenit i duhet ndonjë variacion vokal, ai thjeshtë therrët te tjerë. Sidoqoftë ajo që ai nuk ka shpjeguar dot deri më tani, është se përse janë gjithë këto këngë të errëta. Ai zakonisht i shmanget kësaj pyetje, ose duke përdorur shprehje parazite të tipit “vijnë nga zemra” apo që mekanizmi i këngës nuk mund të shpjegohet.

    Karriera e tij ka qenë e vështirë. Kur ju fut botës së muzikës bastet nuk ishin për të. Ai ishte afër të 30-tave dhe menaxherët e popit zakonisht e pyesnin “mos je shumë i vjetër për këtë lojë?” Ai nuk ishte i bukur, nuk mund të këndonte mjaft mirë dhe nuk kishte ndonjë karizëm të dukshme. Ai shpërtheu kur Judy Collins, të cilën e kishte takuar në një lokal, vendosi të rregjistrojë këngën e tij “Suzanne”. Ky ishte hiti i tij që e vuri në rrjesht me Bob Dylan dhe e beri të sukseshëm. Prej asaj dite ai mbeti i njejtë për vite me rradhë. Nuk u martua asnjëherë, humbui 5 milion dollarë pas mashtrimit nga menaxheri i tij, u fsheh për ca kohë në një manastir në Kaliforni dhe u rikthye sërish duke thënë se kishte shëruar depresionin. Nuk u martua kurrë. Kjo ishte një nga fobitë e tij. Këto ditë të pakta që i kanë mbetur ai do ti shpenzojë si javë, duke kënaqur, nxitur dhe mërzitur fansat. Suksesi thotë ai është mbijetesë dhe sëfundmi ai i ka prekur fundin të dyjave.
    Për inad të Djallit dhe Shqyptarëvet, Zoti ka me mbajtë Shqypninë më kambë me nder e me lumni

  2. #2
    Emathia Maska e MaDaBeR
    Anëtarësuar
    20-05-2003
    Vendndodhja
    Në çdo vend ku ka jetë
    Postime
    5,321
    Nje nga kenget e albumit me te fundit te Leonard Cohen.

    Për inad të Djallit dhe Shqyptarëvet, Zoti ka me mbajtë Shqypninë më kambë me nder e me lumni

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Tipiku
    Anëtarësuar
    08-08-2005
    Postime
    3,950
    Per mua Kryevepra e tij eshte kjo



    Por ka edhe te bukura si




    Stjerner er dom som lyser i Mørke

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Prudence
    Anëtarësuar
    11-03-2008
    Postime
    2,419
    Me pelqejne shume si kenget edhe zeri i tij.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Tipiku
    Anëtarësuar
    08-08-2005
    Postime
    3,950
    Eshte Unik ne Llojin e vete mu me ka pelqyer shume muzika edhe zeri i tij jane kaq te qete edhe relaxus.
    Mos te harrojm qe disa nga kenget e tije kane qene kolona zanore Filmash.

    Stjerner er dom som lyser i Mørke

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e leci
    Anëtarësuar
    14-01-2003
    Vendndodhja
    Goetheanum,Italy
    Postime
    1,742
    Cohen....thjesht magjik,kolona zanore e nje pjese te jetes time
    Quod timor cladis.
    Sed intuitum amet elit vitae est

  7. #7
    life is a flower Maska e maryp
    Anëtarësuar
    02-05-2006
    Vendndodhja
    ne univers
    Postime
    3,897
    kisha ca pa e degjuar..


    cibo per l'anima..

    tipiku te pershendes lali

    NESSUNA VITA PUO' DIRSI COMPLETA SENZA UN PIZZICO DI FOLLIA (COELHO)

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •