
Postuar mė parė nga
shigjeta
Beteja mes Cezarit e Pompeut, zbulohet anija e mbytur
Ajo nuk ėshtė gjurmė e luftėrave botėrore, as e Luftės sė Ftohtė, por e njė tjetėr beteje, e cila na shtyn shumė herėt nė kohė.Nė kohėrat e Cezarit e Pompeut, pėrplasjet mes tyre u zhvilluan nė tokė e nė det, madje pranė brigjeve ilire. Herkuli teknologjik nxori nė dritė njė tjetėr dėshmi nga e shkuara. Bėhet fjalė pėr njė anije, e cila nga studimet paraprake mendohet se i pėrket 2100 vjetėve tė shkuar. Nė vijim tė ekspeditės disavjeēare nė ujėrat shqiptare, ekipi i studiuesve shqiptaro-amerikanė nė bordin e anijes Herkules, pas skanimit tė zonės pėrqark gadishullit tė Karaburunit, ka ndeshur nė reliktin e njė anijeje tė mbytur. Prej pamjeve tė para tė ofruara nga roboti i lėshuar nėn ujė mendohet tė jenė mbetjet e njė anijeje tė mbytur diku nė kapėrcyellin e shek. III para erės sonė. Sipas koordinatorit tė kėtij projekti, pėrfaqėsues tė Qendrės Shqiptare tė Kėrkimeve Detare, Auron Tare, anija e mbytur nė perėndim tė ishullit tė Sazanit, nė njė thellėsi prej 50 metrash, ka pasur nė hambarėt e saj mbi 300 amfora tė tipit Lambolie 2 (amfora tė mėdha qė transportonin verė apo vaj ulliri). E gjatė gati 30 metra, njė anije e pėrmasave tė tilla, me ngarkesė tė paprekur pėr gati 2100 vjet dhe nė njė gjendje shumė tė mirė, ėshtė njė gjetje mjaft e rrallė nė Mesdhe.
Kur Iliria prodhonte verė dhe vaj
Arkeologėt qė kanė marrė nė duar pamjet e para tė ofruara nga roboti, mendojnė se kjo gjetje e rrallė do tė hedhė mė shumė dritė mbi fakte tė panjohura tė popullsisė detare tė Ilirisė sė Jugut, si dhe marrėdhėniet tregtare tė tyre me vendet e tjera tė Mesdheut. Sipas arkeologut Dr. Adrian Anastasi (Instituti i Arkeologjisė), zbulimi i kėtij relikti shėnon
Anija Herkules, qė po bėn skanimin e ujėrave shqiptare njė sukses tė rėndėsishėm, jo vetėm pėr ekspeditėn, por edhe pėr arkeologjinė nėnujore shqiptare. Historia e Ilirisė ndėrthuret fort me historinė e dy superfuqive tė kohės, Greqisė, Romės antike dhe bregdeti ynė ėshtė shembulli e prova konkrete e kėsaj ndėrthurjeje, thotė Anastasi. Sipas tij, amforat Lambolia 2, me tė cilat duket se ishte ngarkuar anija, konsiderohen si prodhime me origjinė adriatike, pavarėsisht se ato janė gjetur edhe nė Mesdhe, kryesisht nė brigjet e Mesdheut perėndimor. I pėrkasin kryesisht periudhės nga gjysma e dytė e shek. II deri nė gjysmėn e parė tė shek. I para erės sonė. Kėto amfora janė pėrdorur kryesisht pėr transportin e verės e tė vajit dhe kronologjikisht korrespondojnė me periudhėn e artė tė lulėzimit tė ekonomisė romake (shek II p.e.s-shek. II e.s), por edhe me ngjarje tė rėndėsishme tė Ilirisė, kryesisht tė lidhura me hegjemoninė e Romės drejt Ballkanit, por edhe me pėrplasjet brenda vetė Senatit romak, sqaron arkeologu. Pėr dr. Jeff Royal, arkeolog i RPM Nautical Foundation, kjo anije ėshtė sė pari dėshmi e peshės qė kishin brigjet ilire si qendra tregtare, por edhe tė prodhimit tė verės gjatė shek. II p.e.s-shek. I e.s.
Dėshmi e betejės mes Cezarit dhe Pompeut?
Nėse arkeologėt pėrpiqen tė jenė tė pėrmbajtur dhe shumė tė kujdesshėm nė deklaratat e tyre, duke u bazuar tek koha dhe vendi, Auron Tare guxon pėr mė tepėr, duke e bėrė anijen pjesė tė njė prej konflikteve mė tė famshme tė kohės, luftės mes Cezarit dhe Pompeut. Zbulimi i kėtij relikti tė mrekullueshėm mund tė sjellė dėshmi shumė interesante pėr njė periudhė tė njohur tė historisė sė Romės, tė zhvilluar nė brigjet e Ilirisė antike. Megjithėse arkeologėt janė tė kujdesshėm pėr tė dhėnė njė pėrcaktim tė saktė tė destinacionit tė anijes, duke gjykuar nga datimi i saj, unė mendoj se duhet marrė nė konsideratė dhe mundėsia qė ajo tė ketė qenė pjesė e Flotės Romake, e cila furnizonte ushtrinė e Cezarit apo tė Pompeut gjatė Luftės Civile, tė zhvilluar siē e dimė edhe nė territorin e Jugut shqiptar. Nga dėshmitė antike dimė se si Cezari apo edhe Pompeu humbėn mjaft anije gjatė periudhės kur kampet e ushtrive pėrkatėse ishin pozicionuar nė Ilirinė e Jugut dhe pėrkatėsisht nė Orikumin e lashtė apo edhe pėrgjatė lumit Vjosa, thotė Auron Tare, teksa shton se prania e kėsaj anijeje kaq pranė Orikut antik, Orikumit mund tė jetė njė dėshmi e rėndėsishme mbi kėto beteja tė famshme.
Nėn ujė deri nė krijimin e infrastrukturės
Amforat e gjetura nė bordin e anijes sė zbuluar nė afėrsi tė ishullit tė Sazanit, nė njė thellėsi prej 50 metrash.
Ndėrsa zbulimet e njėpasnjėshme i bėjnė ujėrat e Adriatikut e Jonit, nė veēanti ujėrat shqiptare ndėr mė tė pasurat nė fushėn e arkeologjisė nėnujore, specialistėt vihen pėrpara njė problemi qė kėrkon zgjidhje. Bėhet fjalė pėr infrastrukturėn e nevojshme pėr ta vėnė nė eficiencė kėtė pasuri, tė konservohet, ruhet e vizitohet nga publiku. Derisa kjo infrastrukturė do tė mungojė, kėto gjetje do tė qėndrojnė nėn ujė, ku edhe janė mė tė sigurta se mbi tė. Studiuesit e ekspeditės bėjnė thirrje qė institucionet zyrtare tė jenė aktive nė krijimin e njė muzeu tė historisė sė nėndetit, i cili jo vetėm do tė sjellė fakte tė reja historike, por do tė shndėrrohet nė njė qendėr tė rėndėsishme tė turizmit kulturor. Deri mė tani, ekspedita nuk mund tė kryejė gėrmime arkeologjike nėn ujė apo studime tė mėtejshme, pasi Shqipėrisė i mungon njė laborator profesional qė tė konservojė kėto gjetje si dhe njė muze, i cili do tė prezantonte kėto zbulime. Themeluesi i Fondacionit RPM Nautical, George Robb Jr., thotė se Zbulimet e 5 viteve tė fundit mund tė krijojnė njė muze unikal pėr Ballkanin, por fatkeqėsisht nuk ka asnjė laborator apo muze, i cili tė jetė i gatshėm pėr kėtė mundėsi tė madhe qe i jepet Shqipėrisė. Ekspedita shqiptaro-amerikane e kėrkimeve nėnujore zhvillohet ēdo verė me synim krijimin e hartės sė pasurive arkeologjike dhe historike nėnujore. Kjo ekspeditė e financuar nga RPM Nautical Foundation konsiderohet si njė prej 10 ekspeditave mė tė rėndėsishme nė botė. Gjatė kėtyre viteve ka zbuluar deri mė tani mbi 20 anije nė ujėrat shqiptare dhe mbi 15 nė ujėrat e Malit tė Zi.
ALMA MILE - Panorama
Krijoni Kontakt