Close
Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 30
  1. #21
    Kalorës i Lirisë Maska e BlueBaron
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Në Tironën e Ondrrave
    Postime
    5,046
    Hey goca jeni OT !!!


    @Yes*

    T'paskan zili ca goca me shami mgjs duket vetem xhelozi femrash.

    Ca thone: "Zilia eshte forma me e sinqerte e admirimit".

    Ec e kuptoje ...
    Mund të shkëpusësh Çunat nga TIRONA, por kurrë nuk mund të shkëpusësh TIRONËN nga zemra e Çunave !!!

  2. #22
    Kalorës i Lirisë Maska e BlueBaron
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Në Tironën e Ondrrave
    Postime
    5,046
    Citim Postuar më parë nga **** Lexo Postimin
    Sigurisht qe do e fitoj, ne 2008 e fitoj fale Sara palin ne 2012 fale Michele Bachman kishte lene edhe ajo ca gjurme budallalliqe si palin ne media sot lol. Eshte loje ata nuk nxjerrin kandidat te zote po nxjerrin disa tru boshe. Obama fiton ato marrin disa leke edhe fame edhe cdo gje eshte ne rregull.

    Eshte kohe e gjate deri ne Nentor '12. Pastaj, nqs kane ndermend te rifitoje atehere paskan plane te egra per boten. Te shohim ...
    Mund të shkëpusësh Çunat nga TIRONA, por kurrë nuk mund të shkëpusësh TIRONËN nga zemra e Çunave !!!

  3. #23
    100%shqiptare Maska e loneeagle
    Anëtarësuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    not where i want to be
    Postime
    4,224
    Citim Postuar më parë nga BlueBaron Lexo Postimin
    Eshte kohe e gjate deri ne Nentor '12. Pastaj, nqs kane ndermend te rifitoje atehere paskan plane te egra per boten. Te shohim ...
    Po pra eshte e frikshme ne vecanti qe dokumentar mbas dokumentari theksohet qe toka nuk mund te perballoj 8 miliarde njerez. por te shofim koha do e tregoj. Do zoti nuk kane ndonje plan per te na heq qafe :P me 100% nuk e di, por them se ka shume mundesi qe obama te fitoj sepse GOP nuk ka nxjerr kandidat te zote.
    I LOVE GOD

    j&g

  4. #24
    Kalorës i Lirisë Maska e BlueBaron
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Në Tironën e Ondrrave
    Postime
    5,046
    Citim Postuar më parë nga **** Lexo Postimin
    Po pra eshte e frikshme ne vecanti qe dokumentar mbas dokumentari theksohet qe toka nuk mund te perballoj 8 miliarde njerez. por te shofim koha do e tregoj. Do zoti nuk kane ndonje plan per te na heq qafe :P me 100% nuk e di, por them se ka shume mundesi qe obama te fitoj sepse GOP nuk ka nxjerr kandidat te zote.

    Me sa e kam ndjekur une deri para nja dy ditesh, kandidatet e mundshem jane Romney dhe ai teksani per republikanet. Per ate Romneyn kam lexuar sikur eshte i afte, ndoshta nje F.D. Roosvelt i dyte. Ndersa per kete teksanin s'kam lexuar gje ...
    Mund të shkëpusësh Çunat nga TIRONA, por kurrë nuk mund të shkëpusësh TIRONËN nga zemra e Çunave !!!

  5. #25
    100%shqiptare Maska e loneeagle
    Anëtarësuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    not where i want to be
    Postime
    4,224
    Citim Postuar më parë nga BlueBaron Lexo Postimin
    Me sa e kam ndjekur une deri para nja dy ditesh, kandidatet e mundshem jane Romney dhe ai teksani per republikanet. Per ate Romneyn kam lexuar sikur eshte i afte, ndoshta nje F.D. Roosvelt i dyte. Ndersa per kete teksanin s'kam lexuar gje ...
    Romnin nuk e le kush se eshte mormon, ai ne texas eshte i cmendur lol flet kot. Shet mend se ka industrin e naftes. Flet pa fakte. Une mendoj se do ngelet kjo gruaja me obamen edhe dihet qe psycho do fitoj perseri. Ai eshte thjesht nje orator asgje me teper asnjeher sme ka pelqyer.
    Ndryshuar për herë të fundit nga loneeagle : 19-08-2011 më 14:26
    I LOVE GOD

    j&g

  6. #26
    ʚϊɞSabr is Sweetʚϊɞ
    Anëtarësuar
    10-04-2011
    Vendndodhja
    In my thoughts free from the world
    Postime
    534
    Citim Postuar më parë nga Yes* Lexo Postimin
    Shiko njëherë çfarë kulture të dobët diskutimi që ke, dhe jo vetëm kaq, por i'a këput ca gënjeshtra të ulëta shumë. Por për hir të së vërtetës, po të përgjigjem mirë tani.

    .
    Ja ta kujtoj që nga fillimi ku shkrimi i parë që ti ke bërë në këtë forum, ka qenë pikërisht të ironizoje atë që unë po shkruaja tek tema mbi shaminë në francë, por prap mbylla njërin sy e bëra sikur nuk ta mora me të keq, mgjs kishe qëllim dashakeq, aq sa ne lidhje me atë temë shumica e atyre që ti shkruaje ishin sulme direkte mbi personin tim. Nuk mjaftoi kjo, por fute edhe hundët, ne një diskutim që unë po bëja me një anëtar, duke më thënë që unë po genjëja mbi jetën time personale, por edhe ajo të doli huq. Tjetër, më citove prap tek një temë e hyllienit, dhe aty të thashë që mos më cito më, nëse e ke me sulme personale mbi mua, (sepse personalizimit e bisedave nuk i kam hiç në qejf, sepse janë mungese argumentimi mbi vete temën). Aty ti më the, që nuk do më citoje më, sepse isha personi që ti kishe më antipati në forum, pra çdo gjë personale nga ana jote. Nëse ke dyshime, mbi këto që them, t'i përmendi edhe temat përkatëse, dhe po deshe t'i sjelli edhe vetë citimet.
    Që atëherë as më ka rënë ne mënd të të citoj, mgjs në çdo rast ke qenë ti e para që e ke pasur me mua, dhe më pas tek tema e La Lune, ndërkohe që unë argumentoja temën pike e për pe, ti u shprehe për mua se unë dukesha si çakall, pra edhe më fyve, kur unë s'të kam fyer kurrë.
    Ndërsa tek një temë mbi atë hoxhë mafiozin, nuk të citova ty si person, por atë idiotllekun që kishe shkruar, dhe të thashë që mos fol në emër të të gjithë muslimanve, sepse ata , muslimanët që njoh unë, do iu vinte turp nga këto idiotsitë përcarëse që propagandoni ju. Jo më kot, edhe citimin e bëra pa nickun tënd, ashtu siç e bëra fillimisht edhe tek kjo temë më këtë "perlën tjetër", që do thotë se nuk e kam me mendësinë tënde, por me të gjithë ata që i përkasin kësaj mendësie urryese ndaj vetë atyre që juve i'u shpëtuan lëkurën
    Nuk e di kujt deshe t’ia japesh gjithe kete shpjegim! Nese mua, flm, po s’ke patur nevoje, sepse e di shume mire qe nuk eshte keshtu. Po dua te besoj qe e paske haruar kronologjine qe coi deri tek antipatia, e jo qe po e shtremberon me qellim, sepse do t’me dhimbsej Shqiperia pastaj per nivelin e juristave qe po prodhoka.
    S’e kam ndermend me banalizu temen me te tilla personalizime, andaj nese vec ke haruar sesi ka shkuar rjedha, urdhero, temat ende jane kendej diku, dhe mund t’i shohesh shkronje per shkronje.
    I feel Kosovereign!

  7. #27
    ...do t’me dhimbsej Shqiperia pastaj per nivelin e juristave qe po prodhoka
    Shqipërisë dhe atyre që nxjerr Shqipëria, ti nuk ke gojë të flasësh se nuk i'u afrohesh as tek maja e gishtit, kshu që ktheje kokën nga kibla ti- se andej e ke rracën tënde.
    S’e kam ndermend me banalizu temen me te tilla personalizime, andaj nese vec ke haruar sesi ka shkuar rjedha, urdhero, temat ende jane kendej diku, dhe mund t’i shohesh shkronje per shkronje.
    Ti banalizon çdo temë, sidomos ato ku marr pjesë unë, dhe temat janë aty, shkrimet dhe ato personalizmet e tua janë kudo, sepse fshati që duket nuk do kallauz. Shihet mirë se çfarë formimi dhe kulture ke zotrote, dhe qëllimi yt. Madje siç të thashë, një herë po më tregoje edhe për jetën time personale, dhe të kishte rënë në mend që të më tregoje në forum, se çfarë ironizimi i kam bërë arabëve islamikë në një tjetër forum, ku kam qënë më parë, që për hir të së vërtetës hera e parë që unë të kam hasë ka qenë këtu, por si duket ti e kishe mllefin personal ndaj meje qe kohë më parë, se t'i kisha tallur vëllëzerit arab në një forum tjetër para këtij.
    Kështu që ti mund të vazhdosh akoma, si me personalizime, po ashtu me hipokrizi të rradhës, por sikur nuk të ka hije një sjellje e tillë në ramazan.
    Nga ana ime, e kam mbyllur këtë me ty, sepse nuk i'a vlen as të të citojnë gishtat e mi.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Fleur Blanche : 19-08-2011 më 16:29

  8. #28
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Citim Postuar më parë nga Yes* Lexo Postimin
    Fredi e di shumë mirë se kush janë fabianet, dhe qëllimet e tyre, por edhe mua m’u duk pak si i cunguar në lidhje me faktin që nuk e përmendi Obamën si fabianist, dhe se cilit lob i përket dhe se nga kush u financua si kur u bë senator, po ashtu edhe kur u bë president, sepse kjo lidhet direkt me lobet pro-serbe dhe anti shqiptare. Mbase edhe e ka thënë mes rreshtave, por nuk e kam kapur unë, s’di ç’të them…
    Por që ke shumë te drejtë në lidhje atë se çfarë ushqeu tek trushkulurit, ç’ti thuash ketij komenti këtu poshtë, që të përzien stomakun:



    E thënë nga ata që i’u digjet zemra për arabinë dhe shpellat e saj, një shenjë mosmirënjohje totale. Se kur serbi i maskaronte, përdhunonte etj etj shqiptarët ne Kosovë, këta “gërmat” arabe, nuk donin t’ia dinin, por edhe tani - jo që nuk i’u bë vonë që ta njohin as si shtet, por ushqejnë urrejtje ndaj atyre që e shkëputën prej serbit. Dhe si shprehen një here; e benë vetëm për të na tregu se na mbajnë në jetë.
    As qeni nuk kafshon dorën e atij që e ushqen. Se m’u kujtua një shprehje që ka pasë thënë dikush në forum, më duket se Uriel-i “mirënjohja është virtyt i qenit”. Stalini e kishte thënë këtë, meqë ra fjala? Që do thotë, se njerëz të tillë, janë më poshtë se edhe vetë kafshët që në natyrën e tyre janë mirënjohese.
    Akoma nuk e kanë kuptuar këta arabët antiamerikan që kanë mësuar gjuhën shqipe dhe na hiqen si shqiptarë , se çfarë luhet në këtë mes, dhe se mos të kishte qenë për disa miq amerikan që ka kombi ynë në lobe të fuqishme, sot Kosova nuk do ishte më as në hartë, se shtoji kësaj edhe vetë antishqiptarët që kemi si udhëheqëes tanë, kush e di si do ishim copëtuar edhe më shumë…
    Ja ç’bëjnë këta: kanë përqafuar traditat arabe, duke menduar se janë në ndjekje të ndonjë feje, që i’u premton parajsën, pa e kuptuar se ku qëndon loja, që pasi t’i kenë arabizuar me tradita të huaja turko-arabe, serbi të jetë në pritje të thotë “ketu nuk ka tradita shqiptare, sepse nuk ka shqiptarë, këtu ka arabë dhe turq, që ne u përpoqëm t’i benim njerëz, sepse shiko se si ne tani jemi duke përqafuar traditen europiane duke negociuar me BE, ndërsa këta janë anti perëndimorë, kanë tradita turko arabe, dhe jo europiane, negocionojnë dhe protestojnë për xhamira etj etj…” Kështu është e gjithë puna, të eleminohet tradita e pastër e shqiptarit, duke futur tradita turko-arabe, që në fund të thuhet nga serbët : këtu nuk ka shqiptarë.
    Jam habitur, kur disa miq të mi nga Gjakova, më kanë thenë që në Prizren i’u pëlqen të flasin turqisht !!



    Kjo është pra! ShBA-së po i mirret fryma për vete, veç po ra totalisht Amerika në duart e tyre, as nuk dua ta mendoj si do jetë e ardhmja…edhe për vetë ne shqiptarët, që akoma nuk e dimë se nga po na çojnë…


    Hmmm, mos do thuash ti se motoja fabiane When I strike, I strike hard, është huazim i kësaj që ka thënë Crowley : Cap. II,v. 60: Therefore strike hard & low, and to hell with them, master!
    Ma thuaj qartë, se më lodhe….


    B.Baron, ky jevgu që thua ti, nuk del dot nga origjina e tij, prej nga është….E sa për kokë turku, të gjithë këta si puna e tij, nuk janë gjë tjetër vetëm se kukulla teatri për publikun.
    Ndërsa se cfarë do tregojë koha; Koha janë vetë njerëzit, sepse e bëjnë njerëzit, dhe e thënë më ndryshe - të ardhmen mundohen ta krijojnë “Olimpikët”, duke i paraqitur planet e saj në mënyrë të dukshme, sepse askush nuk do ta besojë…

    Illyrian rex, për atë punën e fesë, ç'të them? Besimi lindi bashkë me njeriun, por u dogmatizua më pas nga një kastë për ta robëru njeriun.... Edhe nëse e marrin në planin e të Dërguarve, secili prej tyre në popujt respektivë, nuk është se erdhi për të vendosë një fe statike, por qëllimi i secilit prej tyre, qe mësimi i vlerave morale, shoqërore, familjare, dija etj etj...Por puna është se pasardhësit që lanë pas në ato popuj, e përdorën për të manovruar njeriun, për t'i hequr lirinë. I ofruan figura djajsh e ferri dhe parajse, nje supermarket ndëshkimesh, që po nuk ecën sipas atyre rregullave (që i përpiluan me dinakëri gjoja nën petkun e fesë), njerëzit do t'i priste ndëshkimi i Perëndisë, vetëm e vetëm që t'i mbanin njerëzit nën kontroll.
    Nganjëherë, më shkon mendja se mbase këto lloj dogmash fetare që u bënë
    institucion, i krijuan vetë Olimpikët, sipas periudhave kohore , dhe tani po përpiqen vetë të ç'bëjnë atë që vetë krijuan, për t'iu përshatur një rendi tjetër "kohor".
    E sa për traditën europiane, as këtu nuk di të them gjë me siguri, sepse mos harro atë që njihet si : fisnikëria e zezë europiane - se nga cili krah është...

    Ç'u zgjata edhe unë tashi
    Po nga e di ti cfarë di Fredi për dicka që as ja kishe idenë që ekzistonte ? Shprehja që më ra goja në tokë duke të përmendur, por që nuk dashke ta shikosh është sipër:

    "Remould it nearer to the heart's desire" e Omar Khajamit, Magi dhe Zoroasterian par excellance(të vjen të qeshësh me këta trushpëlarët që rrijnë e thonë "njëriu perëndimor, njëriu perëndimor"_. Kjo ndodhet tek Rubairat, përkthyer mjeshtërisht nga Persishtja nga Imzot Fan Noli.

    Në cep të djathtë mbajnë globin me freza dhe e godasin duke e "re-mould" sipas dëshirave të tyre, ose më saktë vizionit. Nuk kam kohë të merrem me lidhjen Crowley e gjithë mistikët me këta Fabianët, është dicka që do studim, por do dhe një farë doze realizmi.

    PS: Arjanët dyshoj se kanë lidhje me ne të Ilirikut, sepse vijnë nga tokat Indiane, dhe historikisht kanë pasur ngjyrë të florinjtë.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Hyllien : 19-08-2011 më 20:08
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  9. #29
    Eh ç'më lodhe kokën ti tani mua, mos po ma merr gjë hakun? (shaka)

    Citim Postuar më parë nga Hyllien Lexo Postimin
    Po nga e di ti cfarë di Fredi për dicka që as ja kishe idenë që ekzistonte ?
    Unë shqip të thashë që fabianët i kam hasur më parë tek libri Komiteti i 300-ve i Coleman, prandaj edhe kur më the që përfaqësoj atë shoqëri, nuk ngurova të them mos më përfshij me gjëra që nuk kam lidhje.

    Nuk kam kohë të merrem me lidhjen Crowley e gjithë mistikët me këta Fabianët, është dicka që do studim, por do dhe një farë doze realizmi.
    Tash, meqë e kë hapur vetë këtë bisede, sepse nga simpatia që unë kam për Crowley, ti na e lidhe pastaj çështjen me fabianët, kshu që çoje deri në fund.
    PS: Arjanët dyshoj se kanë lidhje me ne të Ilirikut, sepse vijnë nga tokat Indiane, dhe historikisht kanë pasur ngjyrë të florinjtë.
    Ja që të zura
    Së pari, tek ajo tema "udhëtim mbi të vërtetën", ti po thoshje shqip që tema e hapur ishte në rregull, dhe mbi të gjitha re dakort me autorin mbi rracën superiore. Ja si shprehet vetë autori i temës, tek vetë tema;

    Iliret ishin arjane te paster dhe me vone do te them edhe nga rrjedhin arjanet. Une po mundohem te nis nga strumbullari. Aty ku nisi cdo e keqe.
    Tjetër, mesa di unë, arianët kanë këto tipare ; lëkurë shumë të bardhë, bjond, sy blu-jeshilë.
    Dhe ja si thote vetë ajo Blatavsky që ti i bie më qafë kot, ajo thotë se arianët janë me origjinë nga ATLANTIDA.
    Ekziston edhe teoria, që pikërisht ishin atlantë, dhe u përzien me rracat e tjera inferiore, nga ato në Tibet, Egjiptin e lashtë, Amerikën Qëndrore dhe Jugore, dukë lënë gjurmë aty të rracës ariane.

    Ja se ç'thuhet tjetër nga arkeologët : Sometime around 1700 BC, the Aryans invaded the ancient urban civilizations of the Indus Valley, and destroyed that culture.

    E për t'i dhënë pak shije në fund, po ta jep edhe në version e mitologjisë, se si konsiderohen arianët : In myth, the Aryan race was supposed to possess great physical beauty reflecting their noble character.

    Sa për një sqarim të vogël tashi; kjo ishte vetëm si formë replikë mbi atë që the mbi rracën ariane, sepse personalisht edhe pse jam e tillë, e kam thënë që jam përtej rracave. Për mua nuk ka superiorë dhe inferiorë, ose kështu më pëlqen të mendoj le të themi. Nuk do e lexoj më Main Kampf, se ai nazisiti i vogël e ka fajin që më foli për atë libër, se gati u "infektova" edhe unë.

    p.s: huh, na e prishe edhe fundjavën tashi duke u marrë me këto gjëra
    Ndryshuar për herë të fundit nga Fleur Blanche : 20-08-2011 më 06:05

  10. #30
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Aspak nuk rashë dakort me autorin, ishe ti që nuk ke qejf të lexosh që më akuzove nja 200 herë se po mbroj teorira superioriteti Shqiptarësh etj, ndërkohë që unë të thashë troc që nuk është aspak e vërtetë sepse po flisja për të tjera gjëra, pra dac direkt ndac indirekt unë nuk bie dakort me autorin. Autorin e vlerësoj sepse solli gjëra interesante.

    Vetëm se Gjermanët na vinin në refene për të qënë shërbëtorë të zellshëm të sistemit perandorak të tyre nuk do të thotë që ne jemi Arjan të pastër se na vinte në refene Hitleri, për të mos thënë që me sa kam lexuar unë ka gjasa që nuk jemi fare. Arjanët janë të ardhur, ngjyrë florinjtë(prandaj dhe Grekët e lashtë na i bëjnë bjond!!!!! ) ne jemi autokton në ato toka, bashkë me ata Arvanitët poshtë nesh. Dreqin e mori nuk kemi ardhur dje në këtë botë, i kemi parë të gjitha ngjyrat, vizionet perverse njerëzore dhe kemi kaq pavarësi sa ti analizojmë gjërat me thellësi. Ne e dijmë shumë mirë c'është Turku, c'është Arabia, c'është Sllavi, e c'është BE-ja, e sidomos c'është Anglia, por në këtë planet jetojmë nuk kemi alternativë tjetër e me këta njerëz duhet të merremi për të ruajtur e pse jo optimizuar në maksimum ekzistencën tonë.

    Kjo është një mesele me teoritë e gjuhës, duke i vendosur nga një INDO përpara, formulim manaxherial i shpikur nga Anglezët për të ngatërruar popujt origjinal, dhe nëse të duket e cuditshme kjo gjë, mjafton të shikosh historinë se si kanë zaptuar Skoci dhe Irlandë, sot dy shtete pa histori dhe për rreth 800 vjet nën sundimin Anglez. Anglia është dhe shkaktari numër një që po implikon Amerikën në luftrat e saja, sepse fuqi perandorike Ameirka nuk ka qenë kurrën e kurrës, shumë nga luftrat që po bëhen janë tërësisht antikushtetuese dhe gjithë teoritë e bashkimit e unifikimit vijnë po nga Anglia, për të inovuar veten e saj në krye të botës duke promovuar gjoja diversitetin tek ish-kolonitë e saj nga Kina, India, Afrika e tutje. Amerika po cohet në altar për tu sakrifikuar nga një bandë bastardësh. Nuk është vec Crowley i lidhur me këta por dhe Hall-i e shumë të tjerë. Lexoi me kujdes dhe do shikosh "blueprintin" e projektit madhor hegjemonik centralizues në botë.

    Dhe ne këtë njohurinë tonë e kemi dizavantazh të madh kur mundohemi të bëjmë diplomaci, pasi nuk na lejon karakteri jonë, njohuria jonë e shfaqur si në formë të artikuluar si në formë jo të artikuluar sic duhet që të bëjmë rrolin e skuthit dhe budallait. Ne e dijmë kush është kush, e cfarë masakrash kanë kryer në histori, edhe ata sigurisht janë koshient për këtë gjë, prandaj na kanë katandisur në shekuj sa një cop m.., gati për të na hedhur në det nëse është nevoja e të na zhdukin fare. Edhe ai Kandy* që flet e shumë të tjerë këtu thellë thellë e dijnë këtë gjë, vec kanë gjetur tjetër krah shprehje, dhe kjo është dhe tragjedia jonë, të ndarë përgjithmonë, nga dysh në tresh, e kushedi cfarë do na rezervojnë më vonë. Që të kuptosh implikimin e pushtimit Osman në Shqipëri dhe ndërrimin e orientimit dhe vlerave tona, përfytyro që e njëjta magnitudë, në mos më e vogël se pushtimi jonë do ishte sikur Osmanët do pushtonin edhe Italinë. A do dilnin vallë veprat që dolën ? Operat ? Filozofia, literatura, muzika, historia, skulptura, politika etj që lulëzuan në Itali, një popull me traditë të lashtë të rrënjosur tek ajo klasike ?
    Ndryshuar për herë të fundit nga Hyllien : 20-08-2011 më 09:14
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •