Nisja e lidhjeve me Jugosllavine
e Titos dhe perjetimi i prishjes
se tyre
Fatos Daci
Pas goditjeve te forta, me 1948, ndaj grupeve
“armiqesore titiste” ne gjirin e larte te udheheqjes
se Partise se Punes e te shtetit komunist, Koci
Xoxes e kompani, jo vetem nuk mund te behej
fjale per “muaj mjalti” ne marredheniet mes
Jugosllavise e Shqiperise, perkundrazi, situata
precipitoi ne gjendje lufte. Shqiperia e shihte,
tanime, Jugosllavine si agjenture te imperializmit
amerikan, si nje kercenim te rrezikshem per
sovranitetin e saj dhe si armike te betuar te
marksizem-leninizmit. Dhe, kohe pas kohe e
akuzonte ate per nderhyrje ne punet e
brendshme te saj me ane te agjenturave dhe
veprimeve subversive te UDB-se. Ndersa
Jugosllavia e shihte Shqiperine si armike
potenciale te saj, aq me shume kur dyshonte se
Shqiperia nxiste dhe trazirat “irredentiste” ne
Kosove! Dhe kjo periudhe lufte ne front te hapur
vazhdoi deri me 1971, kur u vendosen kontaktet
kulturore dypaleshe te organizuara mbi bazen e
marreveshjeve te mirefillta shteterore. Keto
marredhenie kulturore, arsimore dhe akademike
vazhduan plot 10 vjet, deri me 1981, kur plasen
demonstratat e studenteve te Prishtine, te
punetoreve te Trepces e te gjithe qytetareve te
Kosoves per liri e pavaresi. I pari kontakt kulturor
qe ai i vizitave reciproke te gjimnazeve dhe te
ansambleve folklorike te Dibres se Madhe dhe te
qytetit te Peshkopise, me 1971...
Ne pranveren e vitit 1971 Dibren e vizitoi nje grup
i madh kulturor i perbere nga nxenes e mesues te
gjimnazit te Dibres se Madhe dhe Shoqeria
Kulturore e Artistike “Liman Kaba”, i cili si dhurate
i solli drejtorit te gjimnazit te Peshkopise nje
televizor bardhe e zi, qe ishte surpriza e kohes. Ky
grup i madh kulturor dha shfaqje ne qytetin e
Peshkopise dhe pastaj edhe ne Tirane e Durres.
Ne pergjigje te kesaj vizite te Dibres se Madhe u
takonte gjimnazit “Demir Gashi” te qytetit te
Peshkopise dhe Ansamblit te Shtepise se Kultures
“Haki Stermilli” te Peshkopise, qe me
23-25qershor te atij viti, t’u kthenin viziten. Po kjo
nuk ishte e lehte. Njerezit “e rinj” te Shqiperise
Socialiste do te shkonin ne Jugosllavine e Tito
revizionistit! Prandaj, ky aktivitet u konsiderua
nga shteti komunist si nje gje shume e
rendesishme dhe per kete u moren masa urgjente
e te shumanshme.
Puna e pare qe duhej zgjidhur pa buje e pa
zhurme ishte lista e atyre qe do te shkonin.
Normalisht duhej te shkonin te gjithe maturantet
e gjimnazit dhe te gjithe anetaret e ansamblit
folklorik, por disa prej tyre nuk permbushnin
kriteret klasore, nuk kishin besimin politik,
prandaj nuk duhej te shkonin. Dhe keta u
menjanuan ne menyre shume te sofistikuar.
Shteti komunist nuk shpalli as lista se kush do te
shkonte e te perjashtoheshin ata qe nuk do te
shkonin dhe as lista se kush nuk do te shkonin
dhe te dilnin ata qe do te shkonin. Por, ne Degen
e Puneve te Brendshme te Dibres thirren disa
nxenes e nxenese, qe kishin prinderit e tyre
anetare te PPSH dhe punonin ne institucione te
besuara dhe disa kengetare e valltare me besim
politik e ideologjik dhe i dhane secilit lista me 5-6
veta per t’i lajmeruar nen ze. Kjo menyre linte
jashte, me marifet e me lezet, ata qe ishin te
padeshiruar ne kete udhetim.
Nder te perjashtuarit isha edhe une, edhe pse nje
nder nxenesit me te mire dhe sekretar i
Organizates se Rinise se klases. Prita me kot deri
nje dite para, se mos me lajmeronte njeri, po jo.
Isha perjashtuar, per “fajin” politik te babait tim,
se kishte kryer studimet ushtarake ne Rome, Itali
dhe para Clirimit kishte sherbyer si oficer ne
Mbrojtjen Kufitare te Zogut dhe ne Guardia di
Finanza te Italise, duke i mohuar kontributin ne
LANC dhe ne arsim si mesues, nga 23 dhjetori
1944, kur hapi shkollen ne Kalis deri ne vitin
1953, kur u pushua nga puna ne arsim per
shkaqe politike dhe u debua ne nje rreth tjeter!
Prita e prita te me lajmeronin dhe mua, por jo.
Ndaj vendosa te shkoja e t’i ankohesha pse isha
perjashtuar nga ky udhetim Selim Alliut, drejtorit
tim te gjimnazit, nje personaliteti te vertete
shkencor e drejtuesi nga me te spikaturit e
Dibres, me pas “Mesues i Popullit”, qe sy e faqe
ishte caktuar si kryetar delegacioni, por ne fakt ne
perberje te ketij delegacioni ishin tre
zevendesministra, si: i Arsimit, i Brendshmi dhe i
Jashtmi. Sa trokita ne deren e zyres se tij dhe
hyra brenda, drejtor Selimi, me pyeti: “A erdhi,
Fatos?” –Po.- i thash une. – Beju gati, neser te
nisesh!-me tha. As ai nuk me pyeti pse kisha
shkuar e as une nuk i thash cfare kerkoja, por
biseda u be drejt e ne teme dhe ne u morem vesh
shume mire. Kjo me dha te kuptoje se ai ishte ne
dijeni te perjashtimit tim nga ai udhetim dhe se
kjo gje mund te ishte diskutuar gjate. Lajmerova
familjen time ne Sllove, se do te shkoja edhe une.
Prandaj, vellai, Ibrahimi, ishte nisur ne oren 12.00
te nates nga shtepia dhe erdhi ne mengjes ne
Peshkopi, per te me sjell nje kostum me te mire se
ai qe kisha. Por, atehere, qe vone, sepse ishim
ngjitur ne autobus dhe prisnim te niseshim e nuk
kisha kohe te nderroja rrobat. Sidoqofte shkova
edhe une. ...
Ishte hera e pare, qe i gjithe ekipi prej dy
autobusesh udhetonte jashte shtetit. Nuk mund
ta fshehim se syte tane te pangopur u befasuan
nga tregu i Dibres se Madhe, me aq shume mallra
e aq shume salltanete. Keshtu beme edhe ne
Struge, ku te gjithe turreshin dhe pas oreve false
per femije, pas rrobave te gatshme dhe pas oreve
te verteta etj. etj. Pati dhe nga ata qe sedren e
lane menjane dhe me marifete te ndryshme
nxisnin mikpritesit t’u dhuronin dicka. Keshtu
bene nxenesit, keshtu bene profesoret tane,
keshtu bene dhe artistet e muzikantet. Rame
shume poshte, se poshte ishim! Cdo gje atje na
dukej me e bukur, me interesante. Na behej se
atje njerezit ishin me pak te lodhur, se ishin me te
lumtur, se ishin tulak, bardhe si bora, te qeshur e
me fytyre te lare, qe u ndriste. Pa le, burokratet e
regjimit qene lodhur duke na dhene porosite se si
te silleshim dhe ishin stermunduar te na
mbushnin mendjen se ato qe ne do te shihnim,
nuk ishin e verteta e jetes se andejme, sepse “ata
andej vetem grate lakuriq na paskeshin te tyret,
se gjithcka tjeter s’qenkesh e tyre, se cdo gje na e
paskeshin ndertuar mbi bazen e nje borxhi te
madh, te kredive kapitaliste, qe sillnin skllaveri
politike!”.
Por dielli nuk mbulohej me shoshe. Atje gjetem
plot mallra, plot makina. Tregu ishte dingas. Tek
ne lame pak mall, pak makina, vetem per
institucionet. Edhe pritja qe na u be qe
madheshtore. Detyra jone kryesore ishte te
jepnim disa shfaqje artistike me kenge e valle
popullore, me rapsodi etj, si dhe te vizitonim disa
qendra industriale e kulturore. Koncertet u dhane
ne Pallatin e Kultures te Dibres se Madhe, qe ishte
ndertuar me ndihmat e termetit te fuqishem te
vitit 1967. Nuk mund te mos sjell ndermend ate
atmosfere te zjarrte e patriotike qe ndiznin
shfaqjet e grupit dibran te folklorit. Nga reagimi i
dibraneve te andej kufirit nuk ishte veshtire te
kuptoje se dicka ishte ne shperthim e siper. Sa
here qe kengetaret e rapsodet tane artikulonin
fjalet “Atdhe”, “Flamur”, “Shqiperi”,
“Skenderbe”,”Liri”, “Pavaresi” etj., e te tjera
ngjashme me ta, salla shperthente ne ovacione
dhe ne vaj. Deti i loteve derdhej rreke ne ate salle
moderne shfaqjesh. Vecanerisht rapsodi Haziz
Ndreu e ngriti peshe sallen....Malli per Shqiperine,
shtetin ame, sic e quanin ata, u kishte kapluar
zemrat e u kishte djegur shpirtin. Ndaj simbolet
tona, ishin ne zemrat e mendjet e tyre. Emrat e
qyteteve tona i kishin vene tek djemte e vajzat e
tyre. Syte i kishin nga ne, nga Shqiperia!
Mjaft bukur kenduan edhe Abdyl Sturce, Melita
Shehu, Muharrem Zajmi, Skender Cala. Nuk
mund te harrohen vallet e bukura te luajtura nga
Dali Hoxha e Misim Daku, si dhe valltaret e tjere te
grupit te valleve.
Nder qendrat industriale qe vizituam ishin Fabrika
e Qilimares dhe Gips Radika. Ne te dyja na ra ne
sy disiplina e larte ne pune dhe habiteshim se sa
shume shfrytezonin kohen e punes punetoret e
tyre, nderkohe qe ne ndermarrjet shqiptare
nderprerjet e punes ishin gje e rendomte....Ne
lokale te qytetit pame plot monitor televizoresh
me ngjyra, kur Shqiperia nuk kishte as sinjal
televizioni shteteror jo me televizor ne familje e
lokale. Sa luks e sa gje e jashtezakonshme na u
duk kur e pame te parin televizor me ngjyra, me
ekran te madh, ne nje lokal, ku po fliste Tito! Sa
interesante na u duk nje makine korrese e vogel,
qe kosiste jonxhen e nje fermeri!
Sa mbreselenes qe udhetimi me motoskaf ne
Liqenin e Dibres! Ne anen e pertejme te tij, andej
nga livadhet, pushuam dhe pime kafe e gjera
freskuese, si : “Coca Cola”, “Pepsi” etj, qe s’na i
kishin pare syte e s’u kishim degjuar as emrat, se
ne njihnim vetem aranxhaten 7 lekeshe. Ndersa,
tek Lokali “Cami”, i Dan Camit, u shtrua nje dreke
e bollshme dhe bujare nga mikpritesit. Aty u
ngriten dhe dolli dhe u thane fjale miqesie. Por,
gjithkund u ruheshim “revizionisteve”. Cdo fjale e
tyre duhej analizuar e shoshitur me kujdes, se
mos ishin provokime dhe pastaj pergjigjeshim.
Keshtu ndodhi edhe ne Sollokic, ne familjen e
burrit te nderuar Shaban Daci, qe ishte mikpritesi
im dhe i Maliq Dumanit. Gruaja e Shabanit ishte
halla e Maliqit, motra e te nderuarit Rasim Dumani
nga Shupenza. Por, as halla nuk e kishte pare
Maliqin 20 -vjecar deri ate dite e as ai hallen,
sepse kufijte ishin mbyllur hermetikisht me 1948,
edhe pse Shupenza me Sollokicin ishin balle
perballe, jo me shume se 2-3 kilometra larg, por
kufiri qe bere dere hekuri per dy palet.
Kur shkuam te Shaban Daci kishte dale tere fshati
te na priste. Dhoma, ku hyme, qe mbushur plot.
Une, si me jabanxhiu, zura kryet e vendit. Ne
rrinim si ne “ferra”, sepse nuk njihnim asnje njeri
nga ata dhe se nuk dinim as zakonet e tyre.
Pastaj ishim fare te rinj, pa pervoje ne oda e ne
zijafete. Por, kete gajle na e hoqi Shabani, i zoti i
shtepise. “ Ky ketu eshte zoti Velko, shefi i UDB-
se!”-drejtoi gishtin nga nje burre verdhacuk e
hollak. Tjetri s’e deshi veten. “Dhe ky ketu eshte
oficer i UDB-se.”-drejtoi gishtin dhe nga ai. Dhe
ketu mori fund muhabeti yne. As folem e as iu
pergjigjem kujt, megjithese pyetjet vazhduan dhe
pas ketij prezantimi. As pime raki, birre e vene, te
cilat ishin me bollek. Po, buke hengrem sa
deshem, se ishim te rinj dhe ishim lodhur gjithe
diten ne kembe, vizite ketu e vizite atje. Une
hengra dhe nje koke dashi, sa nje koke demi.
Shabani na tregoi se ne bjeshket e Kercinit kishte
rreth katerqind krere dele dhe barinjte, qe rrinin
ne stan me to. Na beri pershtypje se edhe
embelsiren andej e hanin me shendete, si pihet
rakia kendej nga ne. P.sh. ato dite ishte liruar nga
sherbimi ushtarak djali i Shabanit, nipi i Rasim
Dumanit, dhe u detyruam te hanim racione
embelsire per shendetin e tij. Cudia e dyte ishte
se pas bakllavase na erdhi sultiashi! Sidoqofte,
mikpritja qe shembullore dhe u kenaqem te dy
palet....
Kur u nisem per ne Diber te Madhe na thane se
do te shkonim ne Tetove, Gostivar, Shkup dhe
Prishtine dhe se do te rrinim andej rreth 10-15
dite. Por plani ndryshoi shume shpejt. Sa e pane
se ne e humbem toruan nga malli neper kembe,
nga mireqenia qe bente dallim me tonen,
vendosen qe te na kthenin per tre dite, dhe
keshtu shkuam me 23 dhe u kthyem ne Diber me
25 qershor 1971. Megjithate, me
bashkemoshatare gjimnaziste shkembyem edhe
adresat. Edhe une i mora adresen nje gjimnazisti,
me sa me kujtohet Faik Ballances, dhe ai mori
timen. Madje, kur u ktheva i dergova nje leter,
prej te ciles nuk mora asnjehere pergjigje, se
asnjehere letra nuk kishte shkuar atje ku e nisa.
Letra, me siguri qe mbajtur ne Dege te
Brendshme, praktike e njohur ne Shqiperi, per te
shmangur me cdo kusht kontaktet e komunikimin
me te huajt dhe per te “shpetuar” njerezine nga
“infektimi borgjezo-revizionist”. Ndaj, shpesh here,
dukej se ne cdo shkurre flinte nje “lepur”, nje
diversant. Jam habitur, kur para pak vitesh, tani
ne demokraci, Maliqi me tregoi se ate vit qe qeme
kthyer nga Jugosllavia, e kishin thirrur disa here
ne Dege te Puneve te Brendshme, ku i kishin bere
provokime dhe presion psikologjik, duke i treguar
fotot ne familjen e Shaban Dacit, ne te cilat kishin
vene gishtin tek dy oficeret e UDB-se dhe mbi nje
te arratisur, per te cilet as ai e une nuk kishim
pergjegjesine me te vogel. Por, shyqyr, nuk kishin
mundur ta denonin !...
Dhe pak gjera, dhurata, i moren nxenesit,
profesoret e artistet. Kur erdhem ne dogane
mesuesi im i marksizmit, L. Manjani, m’u lut t’i
kaloja nje ore te markes “Dareill”. Dhe nje ore
ishte gje e rendesishme per ne, sepse ata te
paket qe kishin ore i kishin ore te lira, dosido, te
markave “Ruhla” e “Umf” te Gjermanise Lindore.
Une e mora persiper t’ia kaloja, se nuk kisha as
vete ore ne dore. Dhe, e kalova pa rene ne sy. E
mbajta rreth nje muaj, pastaj ia dhashe mesuesit
tim.
Po gjerat e tjera, qe kishin marre te tjeret, kishin
rene ne sy te autoriteteve shteterore dhe te
Sigurimit te Shtetit. Filluan analizat ne organizatat
e Partise per komunistet dhe ne kolektiva per
punonjesit e kuadrot. Filluan ndeshkimet per te
gjithe ata qe kishin shkelur normat e moralit
komunist! Profesore dhe komuniste moren
verejtje ne Parti, si dhe paralajmerim per pushim
nga puna, disa te tjere u transferuan ne
kooperativa bujqesore per t’u kalitur e edukuar
me frymen e klases punetore! Eh, si shkoi kjo
pune!
* Publicist, historian