Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 9
  1. #1
    JEZUSI I VETMI SHPETIMTAR Maska e i shpetuari
    Anėtarėsuar
    28-02-2003
    Vendndodhja
    NE VENDIN E EMANUELIT
    Postime
    56

    Cool A Ka Vlere( E Aplikueshme) Dhuntia E Te Folurit Ne Gjuhe Te Huaja Per Ditet Tona?

    KISHA NJE PYETJE PER JU TE GJITHE: "A KA VLERE(A ESHTE E APLIKUESHME) DHUNTIA E TE FOLURIT NE GJUHE TE HUAJA PER DITET TONA?
    SIC DIME NGA SHKRIMI QE BESIMTARET NE SHEKULLIN E PARE FOLEN NE GJUHE TE HUAJA SIC PERMENDET TEK VEPRAT E APOSTUJVE KAP 2:4 ETJ. A ESHTE KJO DHUNTI PER NE SOT APO JO? PRA A MUND NE TE FLASIM NE GJUHE TE HUAJA SIC FOLEN BESIMTARET ATHERE?
    ZOTI JU BEKOFTE TE GJITHEVE.
    I SHPETUARI.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    html

  2. #2
    mbushem me pafundesi.. Maska e ABIGAIL
    Anėtarėsuar
    10-12-2002
    Vendndodhja
    Athine
    Postime
    785
    Pershendetje i Shpetuar!

    Mendoj se kjo dhunti jepet dhe sot, dhe sigurisht qe eshte e vlefshme.

    1. Nderton vete te krishterin qe e ushtron kete dhunti.

    2. Nderton edhe kishen kur ka interpretim.

    Personalisht njoh shume persona qe e kane kete dhunti.

    Me dashurine shpenguese te Krishtit Jezus!

    ABIGAIL
    Dituria prehet nė zemrėn e atij qė ka mend, por ajo qė ėshtė nė zemrėn e budallenjve merret vesh.

  3. #3
    i Krishtere Maska e i krishteri
    Anėtarėsuar
    01-05-2002
    Vendndodhja
    itali
    Postime
    660

    Amen

    eshte ashtu siē thua ti ABIGAIL.Te flasesh ne gjuhe te panjohura ka e rendesishme per nje te krishtere sepse 1)ndikon ne rritjen e te krishterit
    2)mund te ndikoj edhe ne ndertimin e kishes nese ka kush interpreton.
    eshte menyra se si nje i krishtere mund te ci perpara ne fryme!!!

    Me respekt vellai Juaj!!!
    Tani pra keto tri gjera mbeten:
    Besimi, Shpresa dhe Dashuria;
    Por me e madhja nga keto eshte
    DASHURIA

    Zoti ju bekofte te gjitheve

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-04-2002
    Postime
    2,281

    Po.

    Perendia eshte i njejti si dje , sot e ne jete te jeteve.
    Fryma e Shenjteruar vepron tek te gjithe besimtaret, me te njejten Fuqi ashtu sic verpoi edhe tek apostujt. Ai i jep HARIZMAT( dhuratet) ashtu sic i ndau gjithsecilit ne diten e Pentakostise. Shpesh here ndeshemi me GINJESHTRAT e Satanit, i cili perpiqet qe ta demoralizoje besimtarin e krishtere, duke u perjekur qe ti tregoje atij se: ti si i krishtere nuk mund te jesh si Pjetri apo Pali e tjere. Por Bibla na thote se Perendia eshte i pandryshueshem dhe i perjetshem. Te gjithe jemi ndertuar mbi Themelin e Pasotjuve , Krishtin.
    E folura ne gjuhe , ashtu sic thote dhe motra Abigail, rrit persoalisht te Krishterin, por eshte e frutshme per kishen kur ne te ka interpretuse. Une personalisht shpeshehere flas dhe ne Gjuhe te panjohur, por shpeshehre kur qendroj vete ne lutje 1Kor:14.
    Zoti ju bekofte .
    Ps. Ju lutem te gjithe te krishtereve te forumit, qe te shprehin mendimin e tyre rreth kerkeses qe une kam bere, si dhe te qendrojne ne lutje per realizimin e saj. Por si gjithmone u befte
    vullneti i Krishtit amen.
    Deshmuesi.

  5. #5
    mbushem me pafundesi.. Maska e ABIGAIL
    Anėtarėsuar
    10-12-2002
    Vendndodhja
    Athine
    Postime
    785
    CFARE THUHET PER "GJUHET" NE PERGJITHESI.


    Nga pasazhet sė bashku tė Veprave dhe tė letrės sė parė tė Korintasve, "gjuhėt" shfaqet si tė ketė qenė njė gjuhė aktuale, e cila s’ishte mėsuar kurrė nga folėsi.

    Nė 1 Korintasve 14, besimtarėt ishin duke folur njėherėsh dhe lutur nė njė gjuhė tė panjohur. Unė s’besoja se ishte dokėrr. Unė besoj se ishte fenomeni i njėjtė si me ditėn e Pentekostis – njė gjuhė e vėrtetė. Nė qoftė se pėrdorej nė adhurime publike, i nevojitej njė interpretues, por jo nė se pėrdorej nė lutjet private.

    Janė shumė veta qė besojnė se janė dy lloje tė ndryshme gjuhėsh: E para, njė gjuhė qiellore (disa herė quhet si njė gjuhė lutje), e cila ėshtė e pakapshme pėr ēdokėnd nė tokė, dhe e dyta dhuratė e gjuhėve, e cila ėshtė njė gjuhė e panjohur pėr folėsin, por e kapshme pėr kėdo, diku nė botė.
    Sidoqoftė, tė njėjtat fjalė janė pėrdorur nė gjuhėn origjinale nė Besėlidhjen e Re, pėr tė pėrshkruar manifestimet e gjuhėve nė mėnyrė pėr tė treguar unitetin e kuptimit tė saj.

    Tė folurit nė gjuhėt ėshtė kujtuar pėr herė tė parė nė Besėlidhjen e Re nė Veprat. Pas ringjalljes sė Krishtit, Ai u tha ndjekėsve tė Tij (rreth 120 veta) tė prisnin nė Jeruzalem gjersa atyre t’u jepej Fryma e Shenjtė. Kur Fryma e Shenjtė do tė vinte, do t’u jepte atyre fuqinė qė tė bėheshin dėshmi e qartė pėr tėrė botėn.

    Nė Veprat 2 , ne lexojmė pėr pėrmbushjen e kėtij premtimi. Fryma e Shenjtė mbushi tė gjithė dhomėn e sipėrme, dhe tė gjithė ata filluan tė flisnin gjuhė tė ndryshme, gjuhė tė cilat si kishin mėsuar kurrė. Ata dolėn nė rrugė dhe filluan tė tregonin punėt e mrekullueshme tė Zotit dhe duke u lutur dhe duke e lavdėruar, dhe ēdokush e dėgjoi mesazhin nė gjuhėn e vet amtare.

    Nė kėtė moment qėllimi kryesor i gjuhėve ishte tė mundėsonte predikimin e dishepujve pėr mesazhin e Krishtit nė masat e njerėzve tė huaj qė ndodheshin nė qytet gjatė festivalit religjioz. Ishin dyzina me dialekte qė pėrfaqėsonin turmėn dhe shumė paganė tė ngurtėsuar u ēuditėn tek dėgjonin mesazhin e njė Shpėtimtari ēifut nė gjuhėn e tyre amtare.

  6. #6
    mbushem me pafundesi.. Maska e ABIGAIL
    Anėtarėsuar
    10-12-2002
    Vendndodhja
    Athine
    Postime
    785
    Njė nga subjektet mė tė diskutuara nė botėn e tė krishterit sot ėshtė ēėshtja e dhuratave tė mbinatyrshme tė Frymės, veēanėrisht tė gjuhės. Janė pikpamje tė ndryshme ndėrmjet atyre qė flasin nė gjuhė, qė vlerėsojnė qėllimin e gjuhėve, llojet e gjuhėve, ēfarė gjuha indikon dhe kush duhet tė flasė nė gjuhė.

    Linja e vjetėr e Pentakostis dhe njė linjė e re shkrimtarėsh dhe folėsish tė artikulluar qė janė pėrpjekur tė bėhen oratorė pėr fenomenin e ri tė gjuhėve, zakonisht duke u referuar si njė lėvizje karizmatike, nuk bien dakort nė tė gjitha pikat.

    Sinonimisht, shumė evangjelistė kanė folur fuqimisht kundėr kėtij manifestimi modern nė ditėt e sotme, dhe akuzat e tyre shtrihen pėr tė tilla si "tė gjitha gjuhėt janė tė djallit" deri tek "Zoti mund tė japi sot dhuratė, por ti mė mirė tė shikosh punėn tėnde duke i qėndruar larg asaj".

    Shkrimet, zakonisht citojnė tė vėrtetojnė kėtė tezė te 1 Korintasve 13:8-12 "Dashuria nuk ligshtohet kurrė; por profecitė shfuqizohen, gjuhėt pushojnė dhe njohuria do tė shfuqizohet, sepse ne njohim pjesėrisht dhe profetizojmė pjesėrisht. Por, kur tė vijė pėrsosmėria, atėherė ajo qė ėshtė e pjesshme do tė shfuqizohet. Kur isha fėmijė, flisja si fėmijė, mendoja si fėmijė, arsyetoja si fėmijė; kur u bėra burrė, i flaka gjėrat fėminore. Tani nė fakt, ne shohim si nė pasqyrė, nė mėnyrė tė errėt, por atėherė do tė shohim faqe pėr faqe; tashti njoh pjesėrisht, kurse atėherė do tė njoh thellė ashtu sikurse njihem".

    Janė tė shumtė shkollarėt biblik qė besojnė se "perfeksioni" nė kėtė pasazh i referohet pėrfundimit tė rregullit tė Besėlidhjes sė Re. Kjo shkollė ėshtė e mendimit dhe debaton se pas shkruajtjes sė Besėlidhjes sė Re nuk kishte asnjė arsye pėr dėrgimin e mėtejshėm tė shėnjave origjinale tė mbinatyrshme nga Zoti, kėshtu qė dhuratat s’duhen pranuar. Pėr kėtė qėllim ata shikojnė me kaq skepticizėm mbi kėto manifestime tė kėtyre shėnjave tė dhuratave.

    Ky ėshtė njė pasazh i vėshtirė i padiskutuar i Shkrimeve, por unė kam arritur tė besoj se "perfektja" i referohet njė kushti, i cili do tė bėhet i vėrtetė nė ne, kur Krishti tė kthehet pėr Kishėn dhe tė na japi ne trupa tė lavdishėm si i Tij. Atėherė ne do ta shikojmė Atė ballė pėr ballė dhe do ta njohim ashtu siē Ai na njohu. Prandaj pėr mendimin tim, ky pasazh i vetėm s’mjafton pėr ndalimin e gjuhėve sot, duhet tė shohim tė gjithė Shkrimin e Shenjtė.

  7. #7
    mbushem me pafundesi.. Maska e ABIGAIL
    Anėtarėsuar
    10-12-2002
    Vendndodhja
    Athine
    Postime
    785
    SHENJAT E DHUNTIVE ─ CFARE DHE PSE ?


    Nė listėn e dhuntive frymėrore, tė cilėn Pali e pėrmend nė Romakėve kap. 12 dhe 1 Korintasve kap. 12, ka rreth 10 qė mund t’i konsiderosh si aftėsi normale tė thjeshta, megjithėse ēdo dhunti frymėrore shoqėrohet nga njė fuqi hyjnore kur punoj nė Frymė. Sidoqoftė, janė dhunti tė ndryshme tė pėrmendura qė janė tėrėsisht tė mbinatyrshme nė manifestimet e tyre si dhuntia e shėrimit, mrekullive, gjuhėve, profecive dhe interpretimit.
    Nė letrėn e Hebrenjve, autori thekson qartėsisht pse dhuntitė e mbinatyrshme u dhanė:

    "Prandaj ne duhet t’u pėrmbahemi mė shumė atyre qė dėgjuam, se mos shkasim ndonjė herė nga rruga. Sepse, nė qoftė se fjala qė u fol nga engjėjt ėshtė e patundur dhe ēdo shkelje e mosbindje mori njė shpagim tė drejtė, si do tė shpėtojmė ne, nė qoftė se e lėmė pas dore njė shpėtim kaq tė madh? Ky shpėtim, si u shpall nė fillim prej Perėndisė, u vėrtetua ndėr ne nga ata qė e dėgjuan, ndėrsa Perėndia dėshmonte pėr tė me anė shenjash e mrekullish, me vepra tė ndryshme tė fuqishme dhe me dhurata tė Frymės sė Shenjtė, sipas vullnetit tė tij" Hebrenjtė 2: 1-4.

    Ungjilli i pėrmbushur nė Krishtin duhet tė ketė autoritet tė fortė pėr ēifutėt qė ta pranojnė atė, si njė mesazh i cili zėvendėsoi ēfarė ai u kishte mėsuar atyre gjithmonė. Bota pagane gjithashtu, duhet tė bindet qė dishepujt nuk po sillnin vetėm njė histori rreth njė Zoti tjetėr ndėrmjet tė shumtėve, por mesazhet e tyre ishin nga i Vetmi Zot i Vėrtetė.

    ėshtė njė fakt i pamohueshėm qė kėto dhunti u ndėrprenė nga tė qėnurit shumė tė njohura, aty nga mesi i shekullit tė dytė deri sa erdhėn kohėrat moderne. Kjo s’mund tė shpjegohet duke thėnė se tė gjithė besimtarėt gjatė kėtyre shekujve nuk besonin Zotin pėr kėto dhunti. Mė pėlqyeshėm, e vėrteta ėshtė se s’ishte vetėm njė nevojė e mėparshme pėr rivėrtetimin e mesazhit tė Ungjillit, siē kishte qėnė prioritare para pėrfundimit tė Besėlidhjes sė Re. Ky ėshtė shkaku i tė pasurit pak ose fare, tė dėshmive tė pėrdorimit tė dhuntive tė gjuhėve gjatė atyre shekujve. Ndoshta ishte pėrdorim privat i gjuhėve si njė qėllim dytėsor, gjersa nevoja primare nuk kishte nevojė mė tė eksistonte.

    Keqkuptimi i parė qė kishte shkarė mbi "gjuhėt" ngazėlluese por tė pamatura entuziaste, ėshtė se ēdokush mund dhe duhet tė ketė eksperiencėn e tė folurit nė gjuhė. Ky ėshtė konkluzion logjik i mbėshtetur nė eksperiencėn e tij personale. Shumė ose s’ishin rilindur me tė vėrtetė ose mund tė kenė qėnė kristianė, tė cilėve nuk iu mėsua qė Fryma e Shenjtė banon nė ta, qė nga koha e shndėrrimit tė tyre dhe gjendej aty pėr tė pėrforcuar jetėn e tyre
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Peniel : 06-07-2007 mė 16:56

  8. #8
    ...dhe jeta ime u fal Maska e Peniel
    Anėtarėsuar
    10-03-2003
    Vendndodhja
    -|- Atje ku njeriu takohet me Perėndinė
    Postime
    1,257
    Si mendoni?





    Nėn Hirin e Tij,

    ns
    קָדֹושׁ קָדֹושׁ קָדֹושׁ יְהוָה צְבָאֹ


    I Shenjtė I Shenjtė...

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-05-2005
    Vendndodhja
    Duke shtegtuar ne Krishtin qe banon brenda meje
    Postime
    177
    Ps. Ju lutem te gjithe te krishtereve te forumit, qe te shprehin mendimin e tyre rreth kerkeses qe une kam bere, si dhe te qendrojne ne lutje per realizimin e saj. Por si gjithmone u befte
    vullneti i Krishtit amen.
    Deshmuesi.
    Vella, a mund ta perseritesh edhe nje here ate kerkesen?

    Per sa i perkte gjuheve, jap dakork me Abigail, deshmuesin dhe te krishterin.

    Nese pranojme se Perendia nuk ndryshon atehere perse te mos pranojme se Ai mund te jape edhe sot dhuntine e te folurit te gjuhe te tjera? ( keshtu permenden ne Veprat καὶ ἐπλήσθησαν πάντες πνεύματος ἁγίου καὶ ἤρξαντο λαλεῖν ἑτέραις γλώσσαις καθὼς τὸ πνεῦμα ἐδίδου ἀποφθέγγεσθαι αὐτοῖς. Tė gjithė u mbushėn me Frymėn e Shenjtė dhe filluan tė flisnin nė gjuhė tė tjera, siē i lejonte Fryma tė shpreheshin..
    Sarayu, the one who is streaming.

Tema tė Ngjashme

  1. Nezir Myrta LINGUISTIKA
    Nga ZANOR nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 11-06-2009, 00:44
  2. Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 10-05-2009, 20:15
  3. Problemet shėndetėsore tė fėmijėve
    Nga Foleja_ nė forumin Tė jesh prind
    Pėrgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 06-05-2006, 05:14
  4. Cila eshte vlera e dijes prej debatit filozofik ne forum?
    Nga Sokoli nė forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Pėrgjigje: 24
    Postimi i Fundit: 19-01-2005, 14:11
  5. Kultura e te folurit ne kuvendet shqiptare
    Nga Albo nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 23-01-2003, 20:37

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •