pajtohem me z.godo dhe e mbeshtes kete ide mjaft te qelluar!
Godo: Berisha president, Basha kryeministër
30-08-2011 13:35 CET
Historiani dhe politikani i njohur shqiptar, Sabri Godo ka deklaruar në emisionin “Fakt” të Çlirim Pekës, se Berisha duhet të rikthehet në postin e presidentit, ndërsa Lulzim Basha duhet të emërohet kryeministri dhe lideri i ardhshëm i së djathtës.
“Basha është një burrë fisnik, që ka sjelljen e duhur për këdo dhe që ka ndjenjën e mirënjohjes, që është shumë e rrallë te politikanët e sotëm, të cilët marrin atë që u duhet dhe nuk e kthejnë më kokën mbrapa të shikojnë se ç’bëhet. Unë shikoj dhe majtas dhe djathtas, por nuk shikoj ndonjë figurë më bindëse se Lulëzim Basha për të marrë drejtimin e vendit, për tërë formimin e tij kulturor, drejtimin e tij perëndimor dhe gjithçka që ka të bëjë me figurën e tij”, ka thënë Godo.
Sipas tij, si institucion, deri tani Presidenca është nënvlerësuar, duke i bërë një dëm shumë të madh këtij vendi. “Një President i vullnetshëm dhe i fuqishëm si Berisha në personalitetin e tij do të mund të vendoste shtetin ligjor në Shqipëri, që është një nga problemet nr.1 të këtij vendi, dhe do të çonte përpara dhe shtetin e së drejtës që është më i vështirë se shteti ligjor. Gjithashtu, Berisha do të mbronte Kushtetutën dhe të drejtat e qytetareve, veti të cilat nuk i kam parë te asnjë President”, ka deklaruar Godo.
Ai ka kritikuar ashpër edhe presidentin aktual, Bamir Topi, për të cilin ka thënë se, “unë nuk e çmoj fare rolin e presidentit në zgjidhjen e krizës politike në vend, nuk më ka mbetur në mend asgjë që ka thënë ai”.
“Ka një diapazon gjuhe prej 100 fjalësh, unë presidenti, institucioni presidencës, korniza presidenciale… vërtitet rreth këtyre fjalëve dhe në fund ajo që tha ishte çudia e madhe, zgjidhni krizën, bëni debat… Pikë e zezë, kjo mbetet që të thotë një president?! Kështu që mua më duket se ai nuk dha ndonjë kontribut me gjithë insistimin e 3 diplomatëve të shquar, të cilët në të vërtetë dhanë një ndihme të madhe për të ulur tensionet dhe për të bërë zgjedhje të mira që ishin të domosdoshme për Shqipërinë”. /tema/
Krijoni Kontakt