Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 19 prej 19
  1. #11
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    shyqyr qe jan kishat..
    kush do shkon e ka deren hapur.. qetsohet i lutet Zotit..

    edhe xhamijat po ashtu..

  2. #12
    i/e regjistruar Maska e bamatat
    Anėtarėsuar
    07-01-2010
    Vendndodhja
    Ne malet e Laberise atje ku Dielli dhe Shqiponja rrine bashke
    Postime
    1,070
    Mudn t'ju bej nje pyetje ? Mire ekzistojne ! Po kush i nderton ? Nga parate e kujt ? Cfare interesi ka ai qe i nderton qe harxhon kaq shume para ?

    Jam kurioz te di , sepse te them te drejten eshte nje cike si e ngaterruar kjo pune !

    Dhe e di se kush ma ngaterron ? Vetem fakti qe ata qe flasin aty ne emer te zotit , jane njerez qe askush nuk i beri te shenjte (vetem zoti e ka te drejten t'ua delegoje shenjterine) dhe per me keq i takojne nje grupi po njerezish te organizuar , me pasuri , me financa , me pushtet etj etj struktuara qe nuk kane te bejne fare me Zotin apo me fjalen e shenjte te tij !

    I cike e cuditshme duket , sepse vetem pse hedh nje lecke te zeze nga koka ne kembe , na quhesh i shenjte ! Atehere i bie te jesh i barabarte me policin e shtetit , pse eshte veshur me rroba blu !!!!!!

    Kush di ndonje pergjigje racionale qe mundet ta perthithe ky truri yne i homosapiens sapiensit ?

  3. #13
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    bamatush..

    do vij dita e do me thuac.. mua ose tjerve..
    ore..dua nje kishe ose xhami te vete te falem e lutem.. dini gje juve..

    ktu do jemi..

    dhe nexhi me envernė keshtu mendonin se jan kot..mirpo..hm..

    andej na fundi filloj dhe enveri te kerkoj muzik kishtare..
    kurse nexhua me zi priti ti vinre madre tereza e ti qepet nga prapa qe ajo ta bekonte e te lutej per familjen e saje..

    je i ri ti bamo kodrombasbregu..

    ..

    prit prit..

    .
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Brari : 06-10-2011 mė 14:18

  4. #14
    i/e regjistruar Maska e bamatat
    Anėtarėsuar
    07-01-2010
    Vendndodhja
    Ne malet e Laberise atje ku Dielli dhe Shqiponja rrine bashke
    Postime
    1,070
    Citim Postuar mė parė nga Brari Lexo Postimin
    bamatush..

    do vij dita e do me thuac.. mua ose tjerve..
    ore..dua nje kishe ose xhami te vete te falem e lutem.. dini gje juve..

    ktu do jemi..

    dhe nexhi me envernė keshtu mendonin se jan kot..mirpo..hm..

    andej na fundi filloj dhe enveri te kerkoj muzik kishtare..
    kurse nexhua me zi priti ti vinre madre tereza e ti qepet nga prapa qe ajo ta bekonte e te lutej per familjen e saje..

    je i ri ti bamo kodrombasbregu..

    ..

    prit prit..

    .
    Prisja ndonje pergjigje o Brarkaush .......

    Cfare pergjigje mundet te jete kjo ? Keshtu sic shkruan ti , shkruanin ata shkrimtaret e Enverit ....

    Me gushtin bashke
    vate dhe vapa
    zoti na ruajt
    c'dimer vjen prapa !

    Dhe ti po na kercenon me "dimrin" , ne vend qe te ndash dijen tende me ne ..... ! Apo mos do te thuash qe Sala pritet te bej aq te keqija akoma mbi kete komb , sa neve nuk kemi se ku vemi tjeter vec te falemi ku te mundet ?

    Une nuk jetoj ne fatkeqen Shqiperi ! Keshtu qe mos ma llogarit Salen fare !

    Mekatet ua kam lene juve , qe keni nevoje te lani shpirtin ....... Ne rast se di ndonje gje qe nuk ka lidhje me ato qe thashe , ndaje dijen me ne !
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga bamatat : 06-10-2011 mė 14:55

  5. #15

    Pse ekzistojnė kishat?

    Ne fakt parat qe jane harxhuar per te ndertuar miljona kisha duke kushtuar biljarda dollare ne ndertimin e tyre per sherbim te Zotit, mendoje qe Zoti do ishte me i kenaqur sikur keto biljarda dollare hekur dhe tulla tu ipeshin miljona njerezve qe vdesin nga urija

  6. #16
    i/e regjistruar Maska e bamatat
    Anėtarėsuar
    07-01-2010
    Vendndodhja
    Ne malet e Laberise atje ku Dielli dhe Shqiponja rrine bashke
    Postime
    1,070
    Citim Postuar mė parė nga EuroStar1 Lexo Postimin
    Ne fakt parat qe jane harxhuar per te ndertuar miljona kisha duke kushtuar biljarda dollare ne ndertimin e tyre per sherbim te Zotit, mendoje qe Zoti do ishte me i kenaqur sikur keto biljarda dollare hekur dhe tulla tu ipeshin miljona njerezve qe vdesin nga urija
    Pikerisht kete kisha parasysh kur bera pyetjen .

    Ne Shqiperi jane hedhur kaq miliarda dollare apo euro per te ndertuar lloj e lloj kishash dhe xhamijash , per te mbajtur ne kembe me te gjitha shpenzimet lloj e lloj stafesh apo "lajmetaresh" , apo fletushka njoftimesh ....... nderkohe qe ne Shqiperi akoma nuk eshte bere nje investim serioz per te bere eficiente qofte edhe nje dege te ekonomise , qofte edhe me nje investim modest "pionier" p.sh. per perpunimin e frutave te kontraktuara me fshataret shqiptare ...... etj. etj. pra per te nxitur qarkullimin e prodhimit .......

    Mendoj se investimi ne ekonomi , per krijimin e zinxhirit te kerkes- produkteve , jo vetem do te ngrinte nivelin ekonomik te shoqerise , por do te qetesonte dhe shpirterat dhe do t'i "kthente" ne udhen e Zotit . Do te kishte me pak vjedhje , me pak vrasje , me shume qytetari , dhe ajo qe eshte e fundit do t'i lihej me pak vend dhe hapsire "djallit" !

    Por ne fakt eshte e kunderta , "djalli" ka kapur qeverine , djalli ka kapur edhe kishat dhe na ben propogande greke dhe antishqiptare , djalli ka kapur edhe xhamite ku nje pjese e te rinjve me mjekra kane nje qendrim te cuditshem dhe aspak komunikues ....... etj. etj. qe te mos zgjatem , pa folur per vetvrasjet e jehovave .......

    Investim i cuditshem "pan"shqiptar ?????!!!!! Pa e zene ne goje percarjen qe e gjen edhe ne kete forum ...........

  7. #17
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    24-01-2011
    Postime
    3

    111

    Shume mendime po jepen ne kete forum , duke dale herpas here edhe nga tema per te cilen duhet folur: Pse egzistojne kishat? Kjo eshte tema dhe jo kush dhe pse i ka ndertuar ,apo me se dhe si po ndertohen , kush sherben dhe si sherbejne e kush jane?Te nderuar anetar te forumit ,te mos dalim nga tema keto jane tema te jera per te cilat mund te diskutohet ne nje teme te veēante , pra te mos i ngaterojme gjerat.
    Pra per temen perse egzistojne kishat mund te flasesh shume dhe mund te mos thuash asgje, por mundt te flasesh po shume dhe te thuash pak apo anasjelltas.
    Kishat kane egzistuar qe perpara lindjes se krisht , por thirreshin me emrin tempull ku njerezit me lutjet e tyre i drejtoheshin Zotit per shume gjera qe ata i shqetesonin apo problemet qe kishin.Te krishteret keto tempuj i quajne kisha myslymanet xhami , jehovajte i quajne salla etj.Pra me pak fjale kishat kane egzistuar dhe egzistojne duan apo nuk duan disa fanatike dhe ekstremisto-ateiste , per te vetmen arsye qe njerezit te luten dhe te gjejne ate qetesi shpirterore per te cilen kane nevoje dhe i drejtohen Zotit (dhe jo priftit pasi shume njerez vene nje shenje barazie ndermjet tyre).Dikush mund te thote se falet dhe ne shtepi gje qe nuk ben keq , por qetesine qe te jep vajtja dhe falja ne kishe nuk mund te krahasohet me ate te shtepise.Prandaj kishat egzistojne dhe do te egzistojne per te bere te mundur komunikimin dhe te qenurit sa me prane Zotit per te gjithe ata qe e besojne dhe shpresojne ne ndihmen e tij:

  8. #18
    i/e regjistruar Maska e bamatat
    Anėtarėsuar
    07-01-2010
    Vendndodhja
    Ne malet e Laberise atje ku Dielli dhe Shqiponja rrine bashke
    Postime
    1,070
    Citim Postuar mė parė nga agapula Lexo Postimin
    Shume mendime po jepen ne kete forum , duke dale herpas here edhe nga tema per te cilen duhet folur: Pse egzistojne kishat? Kjo eshte tema dhe jo kush dhe pse i ka ndertuar ,apo me se dhe si po ndertohen , kush sherben dhe si sherbejne e kush jane?Te nderuar anetar te forumit ,te mos dalim nga tema keto jane tema te jera per te cilat mund te diskutohet ne nje teme te veēante , pra te mos i ngaterojme gjerat.
    Pra per temen perse egzistojne kishat mund te flasesh shume dhe mund te mos thuash asgje, por mundt te flasesh po shume dhe te thuash pak apo anasjelltas.
    Kishat kane egzistuar qe perpara lindjes se krisht , por thirreshin me emrin tempull ku njerezit me lutjet e tyre i drejtoheshin Zotit per shume gjera qe ata i shqetesonin apo problemet qe kishin.Te krishteret keto tempuj i quajne kisha myslymanet xhami , jehovajte i quajne salla etj.Pra me pak fjale kishat kane egzistuar dhe egzistojne duan apo nuk duan disa fanatike dhe ekstremisto-ateiste , per te vetmen arsye qe njerezit te luten dhe te gjejne ate qetesi shpirterore per te cilen kane nevoje dhe i drejtohen Zotit (dhe jo priftit pasi shume njerez vene nje shenje barazie ndermjet tyre).Dikush mund te thote se falet dhe ne shtepi gje qe nuk ben keq , por qetesine qe te jep vajtja dhe falja ne kishe nuk mund te krahasohet me ate te shtepise.Prandaj kishat egzistojne dhe do te egzistojne per te bere te mundur komunikimin dhe te qenurit sa me prane Zotit per te gjithe ata qe e besojne dhe shpresojne ne ndihmen e tij:
    Une mendoj se nuk jemi aspak jashte teme kur diskutojme se kush i ka ndertuar dhe ku i ka gjetur parate !

    Kjo ne thelb na jep edhe pergjigjen se perse jane ngritur dhe ekzistojne ato !

    Keshtu qe jemi brenda teme ! Madje pa sqaruar se kush i nderton dhe me cfare parash , gjithe diskutimet as nuk mundet t'i afrohen te vertetes dhe do te jene vetem hamendje apo genjeshtra !

    Po te jete se deshironi genjeshtra , na e thoni ! Une kam nje fantazi tejet te cmendur ! Mund t'ju kenaq si te deshironi ! Por ama te vendosim kompromisin qe "do te bejme gallate dhe jo diskutime " . Mos kujto se duke kerkuar te verteten , nuk dime te genjejme !!!!

    Zotin , mos e ngaterro me muhabetet tona ! Ai as nuk na e ka dhene kete leje dhe as nuk do t'ia dije per llapa-lloqet tona dhe as per guret , tullat dhe llacin qe gatuhet per te ngritur ca godina ....... qe vete neve ua kemi vene emrin kisha apo xhamia etj. etj. ku e di une se cfare emrash te tjere iu kane vene ane e mbane botes ......!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga bamatat : 11-10-2011 mė 13:21

  9. #19
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    Une mendoj se nuk jemi aspak jashte teme kur diskutojme se kush i ka ndertuar dhe ku i ka gjetur parate !
    Pyetja tende eshte nje pyetje budallacke, dhe me e bukura eshte se ti nuk e kupton kete gje. Eshte njesoj si une te te pyes ty: Ku i gjete parate qe ndertove/bleve shtepine ku banon? Ose me mire akoma: Ku i gjete parate qe shkon ne universitetin ku studion? Ty mund te te duket si pyetje normale, por ne fakt nuk eshte aspak normale, pasi njerezit nuk te japin llogari ty se ku i gjejne parate qe i investojne per te blere nje shtepi apo per te shkolluar femijet. Pergjigjia qe do te merrje po te pyesje njerezit e thjeshte per keto gjera do te ishte: "Ik tutje or budall se nuk te jap llogari ty se si e fitoj buken e gojes apo jetoj jeten time."

    Tani ka njerez budallenj, qe kembengulin ne te tyren ka edhe njerez injorante. Dallimi mes budallait e injorantit eshte se budallai asnjehere nuk pyet per te mesuar, por pyet per te kembengulur ne budallallekun e tij, kurse injoranti pyet pasi nuk di dhe do te mesoje. Shpresoj qe ti te jesh injorant qe vertete do te mesosh, e jo nje cope budall i pandreqshem. Po te jap nje pergjigje per ate qe pyet.

    Kishat Orthodhokse, ndertohen me fondet e vete besimtareve orthodhokse, qofshin keta shqiptare apo te huaj. Te gjithe ata besimtare orthodhokse ne bote qe vleresojne besimin e tyre si te shenjte, investojne nga te ardhurat e tyre personale per ndertimin e ketyre kishave. A do ta bente nje gje te tille nje njeri pa besim apo me besim te vdekur? Sigurisht qe jo. Per nje te pabese, te gjithe ata qe japin leke nga kuleta e tyre per kishat jane njerez budallenj.

    Arsyeja tjeter perse besimtaret orthodhokse ndihmojne me sa mundin Kishen, ka te beje me faktin se kjo eshte menyra e tyre per te falenderuar Perendine, per te gjitha bekimet qe Perendia u ka dhene ne jeten e tyre. Per besimtarin, te gjitha te mirat maleriale apo shpirterore per njeriun, jane dhurata te Perendise, qe i perkasin Perendise, dhe qe Perendia na i ka dhene. Duke i ndare keto dhurata materiale te Perendise me Kishen, keta besimtare jane duke i ndare me gjithe besimtaret e tjere, dhe jane duke vene ne jete dy nga mesimet me te rendesishme te Krishtit per gjithe besimtaret e krishtere orthodhokse: a) te duash me gjithe shpirt Perendine Triun b) te duash e kujdesesh per ate fqinjin tend po aq shume sa do dhe kujdesesh edhe per vetveten.

    Pasuria qe Krishti na la trashegimi para se te ngjitej ne qiell eshte pikerisht: Kisha. Eshte detyra jo vetem e pasardhesve te zgjedhur te Krishtit, apostujve e pasardhesit e tyre (peshkopet e prifterinjte), por edhe detyra e besimtareve te thjeshte qe te kujdesen per Kishen, si per anen fizike edhe per ate shpirterore: ana fizike eshte godinat e bukura apo kishat e stolisura bukur pa kursyer asnje shpenzim per Shtepine e Zotit; ana shpirterore jane mesimet e Krishtit te trasheguara brez pas brezi deri me sot, qe perbejne doktrinat e dogmat e beses orthodhokse, apo pasurine e cmuar theologjike dhe liturgjike te Kishes. Orthodhokset e kane per detyre nga Perendia qe ti bejne te dyja, edhe anen fizike edhe ate shpirterore te Kishes: ashtu sic e kemi detyre po na Perendia qe te kujdesemi si per trupin edhe per shpirtin tone ne po te njejten menyre.

    Qe te te gdhend ca akoma me shume, po te mesoj edhe nje tradite te lashte mes shqiptareve. Nje nga habite e cudite me te medha per pushtuesin osman mes shqiptareve, ishte edhe pse shqiptaret e pesuan me keq se te gjithe popujt e tjere ballkanike, edhe pse perandoria otomane beri te pamunduren per ti kthyer shqiptaret nga te krishtere orthodhokse ne muslimane, edhe pse shume kisha u kthyen ne xhami, asnjehere pushtuesi nuk arriti qe te shuaje besimin orthodhoks nga zemra e atij populli. Perkundrazi, habia e tyre buronte se edhe pse te krishteret orthodhokse ishin me te paket ne numer mes shqiptareve, edhe pse ishin me te diskriminuar me ligj meqenese nuk ishin muslimane, orthodhokset ishin dhe vazhduan te ishin shtresa me e emancipuar e shoqerise dhe shtresa me e pasur e popullsise. Pas familjeve te bejlereve qe e vune pasurine ne kurriz te popullit te tyre dhe fale ofiqeve te Sulltanit, vinin familjet orthodhokse ato qe kishin vene pasuri jo vetem ne vend, por edhe ne Stamboll. Me keto pasuri, keto familje financuan e mbajten ne kembe ato qindra kisha shekullore orthodhokse ne mbare vendin, qe i kemi trashegimi edhe sot e kesaj dite. Si atehere, si sot, edhe pse Shqiperia eshte nje popull me shumice muslimane, numri i kishave dhe manastireve orthodhokse ne vend, eshte shume here me i larte se numri i xhamive. Fshatra te tera orthodhoksesh qe mund te kishin vetem 20 familje gjithsej, kishin ngritur e mbanin hapur 4-5 kisha ngritur ne nder te shenjtoreve te ndryshem. Ky eshte nje testament jo vetem i pasurise se tyre, por mbi te gjitha eshte nje testament i besimit te tyre.

    Nje tjeter tradite unike orthodhokse qe e gjejme mes shqiptareve qe nuk e gjejme mes asnje populli tjeter orthodhoks, eshte ajo qe njihet si "Ankandi i Ikonave". Diten e Ujit te Bekuar, 6 janarit, besimtaret orthodhokse mblidhen ne kishe per te "blere" ikonat e shenjtoreve. Behet nje ankand anetaret e Kishes ofrojne leke per te marre ikonen e shenjtorit e per ta mbajtur ne shtepine e tyre per tere vitin. Kjo eshte menyra e tyre jo vetem qe te ndihmojne financiarisht Kishen, por edhe te nderojne shenjtoret e familjes: cdo familje ka nje shenjtor mbrojtes per te cilin tregon nje nderim te vecante. Edhe kjo tradite e "Ankandit te Ikonave" i ka rrenjet e veta tek epoka e pushtimit osman, ku bejleret e agallaret dergonin njerez ne Kisha e manastire qe te vidhnin ikona, ne menyre qe t'i shtrengonin besimtaret e zones qe tu paguanin me flori qe ti merrnin mbrapsht ato ikona.

    Eshte me mire te jesh njeriu me i varfer ne bote, njeriu me injorant e i pashkolluar ne bote, por ama te kesh bekimin e Perendise, se sa te jesh njeriu me i pasur ne bote, e njeriu me i ditur i botes, e Perendia te te ktheje krahet.

    A e mesove tani se kush i "financon" kishat, or tunxh i Laberise?

    Une qe kam besim ne Zot e jam i krishtere orthodhoks, e ndihmoj Kishen financiarisht dhe me talentet e mia qe mi ka dhuruar Perendia. Ti qe nuk ke besim nuk te behet vone per Kishen, nuk te ka shkelur kemba ne Kishe e jo me ta ndihmosh ate. Por kjo nuk te pengon ty, qe ne ate mentalitetin tend te trasheguar komunist, te vazhdosh te kerkosh llogari besimtareve.

    Albo
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 11-10-2011 mė 14:59

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •