-
George Soros: Greqia dhe Portugalia larg Euros e BE
George Soros, filantrop amerikan i shndėrruar nė miliarder, u shpreh se Greqia dhe Portugalia duhet tė largohen nga BE-ja dhe zona euro pėr shkak tė krizės sė borxheve. "Problemi grek ėshtė trajtuar aq keq sa mė e mira pėr t'u bėrė tani, pėr Greqinė, mund tė jetė largimi nga BE-ja dhe zona euro'', deklaroi ai nė njė intervistė botuar sot nga revista gjermane ''Der Spiegel''.
Ai sugjeroi qė Portugalia tė bėjė tė njėjtėn. "BE-ja dhe euroja do tė mbijetojnė", shtoi ai. George Soros u shpreh po ashtu se ishte koha qė anėtarėt e eurozonės tė pranonin emetimin e obligacioneve evropiane, tė quajtura ndryshe "eurobono", tė cilat Gjermania i ka kundėrshtuar plotėsisht. "Duan ata apo jo, euroja ekziston. Dhe qė kjo e fundit tė operojė si duhet, vendet e zonės euro duhet tė jetė nė gjendje tė rifinancojnė shumė prej borxhit tė tyre nė kushte tė njėjta", theksonte Soros.
George Soros, i cili fitoi mė shumė se njė miliardė dollarė duke vėnė bast kundėr paundi britanik nė vitin 1992, tha se ai nuk kishte ndėrmend tė spekulonte kundėr euros. "Unė me siguri nuk dua tė bast kundėr euros. Kjo pėr faktin se kinezėt janė shumė tė interesuar pėr njė monedhė alternativė ndaj dollarit dhe do t'i shtyjė ata tė bėjnė tė pamundurėn pėr tė ndihmuar evropianėt pėr tė shpėtuar euron", theksoi ai.
Burimi: Balkanweb.com
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt