Close
Faqja 4 prej 7 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 63
  1. #31
    albania is the best Maska e ismani
    Anëtarësuar
    14-06-2009
    Vendndodhja
    tetova
    Postime
    583
    Citim Postuar më parë nga Se7en Lexo Postimin
    Otoman-Osman-Isman-Turk pis milet

    Me perkthy nofken tende (me gjase emrin) ne shqip do te thote TURK... Deri diku hipoteza e Ternaves del te jete e sakt ...
    je e sigurt ne kete cka the isman turk por arbnor emri cka don me thane
    100 vite shtet 100 VJET KRENARI 100 VITE SAKRIFIC TERE JETEN TE BASHKUM KOSOV ILIRD CAMERI MALSI

  2. #32

    Sulltan Murati - pushtues apo shenjtor?

    Te varri i sulltan Muratit

    Reportazh

    Një vizitë në tyrben dhe varrin e sulltanit turk në Obeliq të Kosovës

    Hija e një mani të madh ka rënë në oborrin e tyrbes ku prehet një sulltan. Askush nuk e di me siguri, por besohet se kjo pemë e egër është rreth 700- vjeçare. Gojëdhënat dhe ekspertët e drurëve thonë se, për nga vjetërsia, ky man është i dyti në Kosovë. Trupi i tij është çarë më dysh. Sa më shumë kohë ka rrjedhur, aq më shumë degët kanë shkuar në drejtime të kundërta, pikërisht si historia e këtij vendi nëpër shekuj. Është fshati Mazgit, i Obeliqit, toka ku prehet sulltan Murati, i vrarë në betejën e famshme të Fushë-Kosovës 618 vjet më parë. Tyrbja ose ndërtesa në të cilën është vendosur varri është e rrethuar me varre të personave e që e kanë ruajtur nëpër dekada. Janë gjashtë shekuj, e numri i tyrbedarëve që në shqip do të ishte varruajtës, është i madh. Një derë ku bien në sy këpucët e hequra e të rreshtuara pa rregull është hyrja për të parë nga afër varrin e sulltanit. Njerëz që luten me duar të shtrira e kanë rrethuar. Njëri prej tyre këndon, ndërsa të tjerët e shoqërojnë duke ekzekutuar ritualin mysliman. Mes tyre, edhe fëmijë të cilët luten me po aq seriozitet sa dhe të rriturit. Shkrepja e aparatit më sikletos disi. Asgjë nuk pipëtin. Duhet të fiksoj këto çaste. Ata çohen dhe dalin në oborr. Ndërsa tyrbja mbushet nga njerëz të tjerë, por kësaj here shqiptarë. I ngjan një xhamie. Një llambadar që zgjatet me një zinxhir nga kupola e pikturuar bie në qendër të gjatësisë së varrit. Ndërsa një libër i shenjtë, i një madhësie jo fort të zakonshme, është hapur në dritare duke krijuar një atmosferë edhe më mistike.

    Pushtues apo shenjtor

    Ciceroni zyrtar mungon dhe gjithçka që mund të thuhet nga ndonjë i pranishëm nuk mund të merret si e vërtetë. Sanija, një grua boshnjake me origjinë, e martuar me një shqiptar, por tashmë e ve, është personi i fundit që kujdeset për mirëmbajtjen e varrit dhe të ndërtesës ku është vendosur. Ajo tregon se vizitorët te varri i komandantit të ushtrisë osmane që la kockat në këtë tokë, janë të shpeshta. Kryesisht turq, por ka dhe shqiptarë që shuajnë kuriozitetin. Një nga këta është Anife Podgorica, një grua 45-vjeçare. Shtëpia e saj është vetëm disa metra më tej. "Jam lindur e rritur këtu, por shumë rrallë kam ardhur", thotë ajo. A e shikoni këtë varr si diçka të shenjtë? Ngurron të flasë. "Nuk di në është i shenjtë...‘‘ A nuk ka qenë pushtues? - e ndihmoj. "Po thotë ajo, pushtues që na ka lënë 500 vjet mbrapa". Arsyetimi i zakonshëm i shqiptarëve kur flitet për pushtimin osman, që ka qenë dhe më jetëgjati. Por për disa komandanti i ushtrisë turke është një shenjt. Kështu beson një tjetër grua nga Vushtria, Mihane Jashari. Ajo vjen shpesh dhe beson se fati do t‘i ndihmojë asaj dhe familjes për një jetë më të mirë. Qarkullojnë edhe legjenda se ky varr bën mrekulli. "Mjafton ta prekësh", thotë Mihania. Disa bëjnë rrugë të gjatë vetëm për një prekje. Një plakë, edhe kjo shqiptare, madje ngurron edhe të vërë buzët e saj mbi pëlhurën me fjalë Kurani. Ajo shtron një copë të qëndisur që e ka marrë enkas dhe pastaj mbështet kokën dhe buzët duke mërmëritur lutjen e saj.

    Sulltani - rruga për në BE

    Lutje përshpërit edhe Murat Unganes,një besimtar nga Izmiri, rreth të pesëdhejtave. Është avokat dhe ka ardhur në Kosovë për një vizitë turistike. Natyrisht, varri i sulltan Muratit është pjesa më e rëndësishme e guidës së tij nëpër Kosovë. Por sa i gjallë është miti për sulltan Muratin në Turqi? "Është mjaft i njohur", thotë avokati i cili mban të njëjtin emër me sulltanin. Për të, beteja e Fushë-Kosovës është lufta më e rëndësishme që ka bërë Perandoria Osmane. "Unë mendoj se me këtë luftë ne fituam betejën me Evropën", thotë ai. Nuk e fsheh. Është aspirues për Evropën, si pjesa më e madhe turqve që po përpiqen të imponohen në dyert e BE-së. Por Murati nuk mund t‘i shpëtojë "kurthit" të një kryqi. Është në qafën time, një kryq i stilizuar, por për mua s‘ka peshë fetare. Vetëm një formë e bukur artistike prej argjendi. Pyet në jam myslimane apo katolike. Jo vetëm për ta befasuar i them se jam ateiste. Murati nis ‘detyrën‘ e tij prej besimtari të shpjegojë krijimin e jetës. Një gjethe molle dhe një krijese të rastësishme aty si miza është objekti i "laboratorit" shpjegues. Biseda mbaron me një debat të shkurtër mbi lirinë, Evropën dhe fenë. Të tjerë turistë të ardhur nga Turqia i drejtohen një muzeu që ende nuk ka fulluar të funksionojë.

    Kush e vrau

    Sulltan Murati, komandanti që më 1389 ishte vënë në krye të një ushtrie të madhe e kish ndalur marshimin e tij në fushën e gjërë të Kosovës për të pritur betejën e radhës. Ushtria e udhëhequr nga car Llazari, ishte ajo me të cilën do të ndeshej. Murati, sipas burimeve më të besueshme të historianëve të kohës, llogaritej se kishte një ushtri prej 27-30 mijë vetash, ndërsa Llazari 15-20 mijë. Serbët i kanë marrë të gjitha meritat për vete, por kronikat e hershme osmane të shek. XVI përmendin se shqiptarët ishin gjithashtu pjesëmarrës në ushtrinë e car Llazarit e, po kështu, edhe hungarezët dhe pjesëtarë të etnive të tjera të Ballkanit. Beteja thuhet se ishte shumë e egër. Humbjet ishin të mëdha në të dyja krahët. Të dy komandantët mbetën në fushëbetejë. Njëri i shenjtërua pas pak vitesh, Llazari, ndërsa Muratin duket se e shenjtëroi koha dhe legjendat për vrasjen e tij. Janë kaq të shumta këto legjenda, sa studiuesve, në mungesë të dokumenteve që lipset ta përshkruanin ngjarjen ashtu siç ka ndodhur, u është dashur të hamendësojnë mes fjalësh e faktesh. Sepse të vërtetën e fundit duket se e ka marrë në varr përgjithmonë. Por të gjitha historitë dhe legjendat kanë një pikë të përbashkët. Sulltan Murati ka vdekur nga dora e një ushtari të quajtur Millosh Kobiliqi. Sipas studiuesve ai, heroi, ishte hungarez. Kronikat osmane permendin një ushtar i cili iu afrua Muratit me dredhi ose në sajë të fatit. Disa thonë se ushtari ishte i fshehur mes të plagosurve, i mbuluar në gjak, dhe befas u çua në këmbë e ia nguli thikën sulltanit. Një tjetër thotë se "personi i pafe" ishte lutur që t‘ja puthte dorën, por në vend të saj i kishte ngulur thikën. Por studiuesit mendojnë se turqit nuk e dinin si kish ndodhur realisht vrasja. Ndërsa kronikanët e krishterë japin një tjetër version të ngjarjes. Një kalorës mes 12 të tjerëve që çan turmën dhe sulmi i guximshëm e çon te Murati ku dhe e vret duke e qëlluar me shtizë. Sa për Llazarin, ai u zu rob nga turqit dhe u vra fill pas vrasjes së Muratit. Fitues në këtë betejë ishte ushtria osmane.

    "Fitorja e shenjtë"

    Varri i Muratit dhe historia e tij ka mbetur në hijen e car Llazarit dhe të betejës e Fushë-Kosovës. Monumenti i saj, as një kilometër larg varrit të Muratit, u ngrit në vitet 60 të shekullit të njëzetë për t‘u bërë kështu edhe busull orientuese e mitit të tyre për Kosovën. Në majë të kësaj kulle ku një ushtar i KFOR-it piqet në diell duke e ruajtur, është gdhendur në një pllakë të metaltë edhe skema e betejës që lartëson Llazarin. Pasi u vra, Kisha serbe e shpalli martir, por miti i katastrofës kombëtare serbe ishte ende larg. Vetëm në shekullin XIX serbët filluan të ngjallin mitin dhe një festë që dikur ishte thjesht fetare; i kushtohej profetit Amos të Dhiatës së Vjetër, u bë festa e Vidovdanit. Kurorat e vendosura më 28 qershor të këtij viti nga klerikët më të lartë serbë janë tharë aty në rrëzë të murit ku kryqëzohen shpatat e ku me cirilik shkruhet versioni serb i betejës. Car Llazari ishte sërish në qendër të vëmendjes, pasi grupe radikale që krijuan një gardë me emrin e tij, tentuan të hyjnë në Kosovë. Por beteja e famshme që vazhdon të ushqejë mitin serb për Kosvën, për sa i përket historisë së Perandorisë Osmane, nuk është më e rëndësihmja. Fitorja më e hershme e saj buzë lumit Marica në Bullgari, më 1371, besohet se ishte ajo që i hapi rrugë pushtimit të përgjithshëm osman të Ballkanit. Ka rrjedhur shumë kohë, historia është transformuar, por varri i Muratit dhe munumenti i betejës që përkujton car Llazarin shtyjnë ditët, vitet, shekujt në të njëjtën fushë, por me rrëfime të ndryshme që frymëzojnë po kaq ndryshëm aspiratat për Kosovën.

    Gazeta Shqip, 13/08/2007

  3. #33
    Ka disa vite qe lexoj ne gazeta se behen vizita dhe mbahen mbledhje perkujtimore per nje kryepushtues te kombit shqiptar dhe te popujve ballkanas, te quajtur Murat i cili la kockat ne Betejen e Kosoves.

    Eshte nje tallje me historine tone kombetare!

    Cilit shqiptar i intereson nje perkujtim i tille dhe nje perqeshje e gjakut te derdhur te heronjve shqiptare dhe te heronjve te popujve fqinje?

    E per kete teme hapni nje rubrike te veçante ne forum te titulluar "Fatkeqesia shqiptare", ne te cilen do te mund te hapeshin tema me permbajtje te tilla!
    Ndryshuar për herë të fundit nga DYDRINAS : 20-08-2011 më 17:21

  4. #34
    Style & Substance Maska e qeveriablu
    Anëtarësuar
    16-05-2011
    Postime
    1,816
    Citim Postuar më parë nga DYDRINAS Lexo Postimin
    Cilit shqiptar i intereson nje perkujtim i tille dhe nje perqeshje e gjakut te derdhur te heronjve shqiptare dhe te heronjve te popujve fqinje?
    Nje pjese e konsideruar e atyre qe te pershendesin me "Selam" dhe thone "Ngutu more se mbetem ne rruge,e na shkoi iftari" dhe ata "Qe zgjohen ne mesnate si lugeter per te ngrene buke,se jemi ne ditet e bekuara e agjerimi eshte i rende.." Dhe te gjithe ata qe mbajne pantollona te shkurtera dhe mjekrra sa te babadimrit.....dhe kategori te ndryshme forumiste qe kur i thua "Behu me Shqiptar " thone "Estukfurllah,ti don te me lesh pa iman,allah,allah ...shpetona "
    Ndryshuar për herë të fundit nga qeveriablu : 20-08-2011 më 17:49
    Mos blej asnje prodhim qe fillon me barkodin 860 (prodhime serbe),dhe ato 520 (prodhime greke) !

  5. #35
    albania is the best Maska e ismani
    Anëtarësuar
    14-06-2009
    Vendndodhja
    tetova
    Postime
    583
    100 vite shtet 100 VJET KRENARI 100 VITE SAKRIFIC TERE JETEN TE BASHKUM KOSOV ILIRD CAMERI MALSI

  6. #36

    Nuk ka fjalë fyese për turqit në tekstet e historisë, thonë historianët

    Nuk ka fjalë fyese për turqit në tekstet e historisë, thonë historianët

    Publikuar: 21.08.2011 - 09:06

    Prishtinë, 21 gusht - Autorët e librave të historisë kanë reaguar fuqishëm për kërkesën e ministrit turk të arsimit, që ka kërkuar në Prishtinë heqjen e “paragrafëve fyese” në librat shkollorë.
    “Në asnjë tekst të historisë ku programet përfshijnë shkrimet për Perandorinë Osmane nuk ka asnjë fjalë fyese. Nëse themi psh. Perandoria Osmane është pushtuese, s’kemi çka i bëjmë, sepse Perandoria Osmane sipas fakteve është e tillë, është pushtuese. Nuk e thotë asnjë historian tjetër ndryshe në Kosovë. Dikush edhe mund të ketë ngarkesa të natyrave të tjera, por faktet nuk mund t’i ndryshojmë për hir të interesave të politikës ditore”, ka thënë historiani Frashër Demaj për KTV-në.
    Demaj, që është një nga autorët e librave të historisë, Frashër Demaj, thotë se, ashtu siç janë dallimet e thella ndërmjet politikës dhe shkencës ministrat duhet të merren me punët që iu përkasin dhe t’i lënë autonomi shkencës.
    Sipas tij, nga libri i klasës së pestë e deri tek klasa e 12 e shkollës së mesme të lartë, nuk figuron as edhe një paragraf i vetëm ku fyhet populli turk, por asnjë popull tjetër.
    “Rishkrimi i testeve shkollore veçmas të historisë është bërë në frymën evropiane por, kjo në asnjë mënyrë nuk do të thotë që, për shkak të interesave politike të shtrembërohet historia e një populli pa asnjë fakt të vetëm. Për më tepër me korrigjimet e mundshme të historisë nuk duhet të merren politikanët, por njerëzit e kësaj fushe”, është shprehur Demaj.
    Ai thotë se ministri turk, do të duhej të përcillte mesazh falënderimi për shqiptarët të cilët kontribuan në ndërtimin e Turqisë moderne.
    Demaj ka shtuar ë se, në qoftë se ndokush mendon se osmanët kishin ardhur në Kosovë për turizëm është punë e tyre, por ai rikujton se sundimi i perandorisë osmane nga beteja e Kosovës e deri në pavarësimin e Shqipërisë kaluan plot 523 vjet pushim.
    Ngjashëm shprehet edhe historian Hakik Bajrami.
    “Okupatori mbetet okupator. Krimet që i kanë bërë Turgut Pasha e sulltanët e Turqisë, asnjë ministri, asnjë individ në asnjë mënyrë nuk mundet t’i injorojë. Ato çfarë ka bërë Perandoria Osmane, kanë qenë krime dhe krime do të mbesin, pavarësisht korrigjimeve e rishkrimeve që mund të bëhen në libra. Krejt e dinë që Gjergj Kastrioti-Skënderbeu ka luftuar kundër turqve. Tash na me e fshi atë a? Krejt botën e japim, e Skënderbeun s’e japim”, shprehet historiani Hakif Bajrami për gazetën Express.
    Si historian që është, ai përmend disa raste të krimeve që osmanlinjtë kanë bërë në trojet shqiptare.
    “Prej Shkupit e deri në Merdar, Pasha i Turqisë më 1910, në çdo 10 metra e ka ngulur në hunj nga një shqiptar. A t’i harrojmë ne ato? Jo, nuk duhet t’i harrojmë edhe nuk bën t’i harrojmë”, shprehet shumë i mllefosur historiani Bajrami.
    Madje ai përmend diskriminimin që ajo Perandori i ka bërë popullit shqiptar.
    Ai thekson se Perandoria Osmane në vitin 1868, serbëve u ka lejuar që të hapin shkollë në mes të Stambollit, ndërsa shqiptarëve nuk ua ka lejuar hapjen e tyre as në vilajetet e veta.
    Edhe historiani Fehmi Rexhepi u shpreh per Top Channel se në tekstet e historisë në Kosovë nuk ka kurrëfarë fyerje për turqit, por vetëm fakte historike dhe se kjo kërkesë është e pakuptueshme.
    Reagime ka pasur edhe ndër shqiptarët e Maqedonisë, ku ka reaguar ashpër edhe akademiku shqiptar nga Maqedonia, Arbër Xhaferri dhe shumë historianë në vend.

    Koha Ditore

  7. #37

    Arben Xhaferi: Kërkesat turke janë rrënuese

    Arben Xhaferi: Kërkesat turke janë rrënuese

    Politikologu dhe intelektuali, Arben Xhaferi, në një intervistë për Express është shprehur kundër ndryshimit të teksteve të historisë, kërkesë kjo e shtetit turk drejtuar institucioneve të Kosovës.

    Sipas tij, ky do ishte kompromis absurd që do të shënonte fillimin e qëndrimit jolojal të një pjese të madhe të shqiptarëve ndaj shtetit, si në Kosovë ashtu edhe në Shqipëri.

    Xhaferi thotë se Turqia po bënë përpjekje ta ndryshoj të vërtetën historike dhe imazhin e turqve.

    “Neoosmanizimi, sado që prezantohet si projekt serioz, megjithatë nuk është i tillë. Është një rreng propagandues për përdorim të brendshëm. Intelektualët shpeshherë prodhojnë teori të logjikshme por që janë të rrezikshme për interesat kombëtare”, ka shtuar Xhaferi.

    Afrimi i raporteve diplomatike e miqësore ndërmjet Kosovës dhe Turqisë ka shkuar deri në atë masë saqë Turqia i kërkon Kosovës që ta bëjë ndryshimin e teksteve të historisë.

    Ministritë e Arsimit të të dyja vendeve vlerësojnë se brenda teksteve aktuale të historisë në Kosovë ka vende ku fyhet populli turk dhe se ato pjesë duhet ndryshuar. Mirëpo, ata nuk kanë specifikuar se çfarë konsiderohet si fyerje.

    Tema

  8. #38
    krenar qe jam malsor..... Maska e _MALSORI_
    Anëtarësuar
    21-07-2005
    Vendndodhja
    diku neper bote
    Postime
    2,637

    o njerez

    hodhi nje budalla gurin ne uje dhe 100 te menqur nuk po e nxjerrin dot..a po e shihni se lajmi eshte dhene nga nje faqe interneti pa integritet..ku e keni videon e naim ternaves duke thene keshtu e ashtu..hej medet ..i kris nje budallai tja kepuse nje rrene dhe te menqurit rrahin uje ne havan..sa i vertete eshte ky lajm..

    kur te vertetohet saktesisht se cka ka thene naimi hajdeni e diskutoni..jo keshtu ne hava...
    a do male me debore,trima te forte dhe malsore,fort bujare dhe burrerore,shko ne kukes i ke me dore.

  9. #39
    Intifada verzioni 4.0 Maska e mesia4ever
    Anëtarësuar
    01-12-2006
    Vendndodhja
    Guinea
    Postime
    6,386
    Ka qene terrorizim i popullsise shqiptare dhe ndarja e trojeve shqiptare ka ndodhur me pajtimin e Perandorise Osmane. Por ministri i turqise normal se kerkon kete se kjo nuk i konvenon. Historianet dhe politikanet tane nuk duhet ta shesin te verteten, cdo sulm qe iu eshte bere trojeve shqiptare nga shtetet e ndryshme duhet te mesohet ne histori, e aq me pak Perandoria Osmane qe ka bere sulmin me te madh dhe krahasohet me Holokaustin. Kush don ta injoroje, nuk ka problem le ta injoroje, por kush don ta ndryshoje, ai nuk eshte asgje tjeter vecse nje injorant i pavlere. Nuk rritet dashuria per Turqine duke fshire historine.

  10. #40
    OPENMINDED Maska e land
    Anëtarësuar
    12-12-2003
    Postime
    7,684
    kush osht ky turk some naim ternava mer?
    ca boni ju kosovaret, pse i lini keta handikapate te derdellisin? ju jeni shqiptar mer, nuk jeni turq si ky sumqimi ternava qe flet ne emrin tuaj.

Faqja 4 prej 7 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •