Prishtinë: Tërnava pohon se shqiptarët janë turq
e mërkurë, 10 gusht 2011 / skerdilaid
Zv/kryeministri i Turqisë, Bylent Arinç, ka marrë pjesën të mërkurën në ceremoninë turke të 622-vjetorit të vdekjes së Muratit I, organizuar në fshatin Mazgit të Kastriotit.
Pas vizitës në varrin e ashtuquajtur të "sulltan Muratit" në territor shqiptar, zv/kryeministri turk ka pohuar se midis Turqisë dhe Ballkanit ka lidhje të thella dhe se ka një solidaritet të madh midis popullit turk dhe atij "kosovar".
Ndërkaq për rëndësinë e varrit të Muratit ka folur edhe kryetari i komunës së Bursës, Turqi, Reçep Altepe.
"Jemi mbledhur për të kujtuar një personalitet që ishte shumë i rëndësishëm. Sulltan Murati ishte i gatshëm të luftonte në çdo kohë dhe zhvilloi 37 luftëra dhe e fundit ishte ajo në Kosovë, ku ishte një luftë për ekzistencë, dhe pati thënë se 'Edhe nëse do të bie dëshmor, me rëndësi është që të fitohet lufta'", ka deklaruar Altepe.
Më tej ai ka vazhduar me falsifikimin e historisë shqiptare duke pohuar se Murati I u vra nga "një serb".
“Ai me djemtë e tij arriti ta fitonte luftën por në këtë vend në të cilin ndodhemi ai u vra nga një serb. Ai është i varrosur në dy pjesë në Bursa dhe në këtë vend ku ndodhemi dhe ne do të vazhdojmë ta përkujtojmë këtë njeri kaq të mençur”, ka thënë Altepe.
Në shënimin e përvjetorit të 622-të të vdekjes së Muratit, sulltanit që nisi pushtimin e tokave të Arbërit, kanë marrë pjesë edhe ministri i Administratës Publike, Mahir Jagçilar, si dhe kryetari i organizatës abrahamike "Bashkësia Islame e Kosovës", Naim Tërnava.
Në fjalën e tij në varrin e ashtuquajtur të "sulltan Muratit", kreu i BIK-ut, Naim Tërnava, ka deklaruar se turqit dhe shqiptarët i kanë familjet dhe gjakun e përzier me njëri-tjetrin.
“Ky vend flet për historinë tonë dhe ky vend flet se ne si dy popuj kemi familje të përziera dhe gjakun e përzier tash e 622 vjet dhe falë tij ne sot jemi besimtarë myslimanë shumicë”.
http://ateistet.org/lajme/prishtine-...aret-jane-turq
Lind pyetja shqiptaret a jane turq me te vertete ?
Krijoni Kontakt