Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    Thirr ne rruge te Zotit! Maska e IslamInfo
    Anėtarėsuar
    09-08-2011
    Vendndodhja
    Ne token e Allahut!
    Postime
    1,457

    I derguari ju flet per ramazanin

    I Dėrguari, salallahu alejhi ve selem, ka thėnė: "Allahu shtrin dorėn e Tij gjatė natės qė tė pendohet mėkatari i ditės dhe shtrin dorėn e Tij gjatė ditės qė tė pendohet mėkatari i natės, deri sa tė lind dielli nga perėndimi" (Muslimi)



    I Dėrguari, salallahu alejhi ve selem, ka thėnė: "ēdonjėri prej umetit tim do tė hyjė nė xhenet pėrpos atij qė nuk dėshiron. Dikush pyeti: e kush nuk dėshiron o i Dėrguar? Tha: ai qė mė ndjek mua do tė hyjė nė xhenet kurse ai qė mė kundėrshton mua nuk dėshiron tė hyjė nė xhenet." (Buhariu)

    I Dėrguari, salallahu alejhi ve selem, ka thėnė: “natėn e parė tė ramazanit prangosen djajtė dhe xhinėt rebelė, dyert e zjarrit mbyllen dhe nuk lihet hapur asnjė prej tyre. Dyert e xhenetit hapen dhe nuk mbyllet asnjė prej tyre. Ēdo natė njė thirrės thėrret: o ti qė do tė mirėn, ec dhe bėje atė! O ti qė do tė keqen, ndalu! Allahu dikė e liron prej zjarrit edhe atė pėr ēdo natė” (Tirmidhiu, hasen)

    I Dėrguari, salallahu alejhi ve selem, ka thėne: "kush agjėron Ramazanin, me besim dhe shpresė nė shpėrblimin e Tij, i falen mėkatet e mėparshme. Kush ngjall natėn e Kadrit me adhruim, duke pasur besim dhe shpresė nė shpėrblimin e Allahut, i falen mėkatet e mėparshme." (Buhariu dhe Muslimi)

    I Dėrguari, salallahu alejhi ve selem, ka thėnė: "ka humbur edhe pėrkundėr dėshirės sė tij, ai qė arrinė Ramazanin dhe e kalon atė para se t'i falen mėkatet" (Sahih Tirmidhi)

    I Dėrguari, salallahu alejhi ve selem, ka thėnė: "Kush agjėron njė ditė pėr hir tė Allahut, Allahu do t'ia largojė fytyrėn nga zjarri shtatėdhjetė vjeshta" (Buhariu)

    I Dėrguari, salallahu alejhi ve selem, ka thėnė: “pesė namazet, xhumaja deri nė xhumanė tjetėr dhe ramazani deri nė ramazanin tjetėr i falin mėkatet, nėse largoheni nga mėkatet e mėdha” (Muslimi)

    I Dėrguari, salallahu alejhi ve selem, ka thėnė: "hani syfyr, sepse vėrtetė nė syfyr ka bereqet" (Buhariu)

    I Dėrguari, salallahu alejhi ve selem, ka thėnė: “sa syfyr i mirė i besimtarit janė humrat” (Sahih Ebu Davdu), po ashtu ka thėnė: “bėni syfyr qoftė edhe me njė gllėnjkė ujė” (Sahih elXhami)

    I Dėrguari, salallahu alejhi ve selem, ka thėnė: "Kush nuk braktis fjalėt e kota dhe veprimin sipas tyre, Allahu nuk ka nevojė qė ai tė braktis hajen dhe pijen" (Buhariu)

    I Dėrguari, salallahu alejhi ve selem, ka thėnė: "kush falė namazin e natės gjatė ramazanit, me besim dhe shpresė nė shpėrblimin e Allahut, i falėn mėkatet e mėparshme. kush falet gjatė natės sė Kadrit, me besim dhe shpresė nė shpėrblimin e Allahut, i falen mėkatet e mėparshme" (Nesaiu)

    I Dėrguari, salallahu alejhi ve selem, ka thėnė: "kush ushqen njė agjėrues, fiton sa shpėrblimi i tij, mirėpo pa iu pakėsuar agjėruesit shpėrblimi i vet" (Sahih Tirmidhi)

    I Dėrguari, salallahu alejhi ve selem, ka thėnė: “kur ndonjėri prej jush tė gdhihet ndonjė ditė agjėrueshėm, le tė mos flet fjalė tė ndyta as mos tė bėj veprime injorante e nėse ndonjėri e shanė apo e sulmon, le t’i thotė unė jam njeri qė agjėroj” (Muslimi)

    I Dėrguari, salallahu alejhi ve selem, ka thėnė: “Allahu i madhėruar thotė: “agjėrimi ėshtė pėr Mua dhe Unė do ta shpėrblej atė, (agjėruesi) braktis epshin, hajen dhe pijen pėr Mua. Agjėrimi ėshtė mburojė kurse agjėruesi ka dy gėzime, njė gėzim kur bėn iftar dhe njė gėzim kur tė takojė zotin e tij. Era e keqe e gojės sė agjėruesit ėshtė mė e mirė tek Allahu se era e myshkut.” (Buhariu)

    I Dėrguari, salallahu alejhi ve selem, ka thėnė: “Allahu pėr ēdo natė dhe ditė (tė ramazanit) liron dikė prej zjarrit. Ēdonjėri prej tyre ka njė lutje qė i pranohet” (Ahmedi)

    I Dėrguari, salallahu alejhi ve selem, ka thėnė: “ua tejkaluan tė vetmuarit! Pyetėn: kush janė tė vetmuarit, o i Dėrguar? Tha: ata dhe ato qė e pėrmendin Allahun shumė.” (Muslimi)

    Aishja, radijallahu anha, tregon: thash o i Dėrguar! Nėse e takoj Natėn e Kadrit, ē‘tė them? Tha: do thuash: o Allah, Ti je falės, e do faljen, mė fal mua!” (Sahih Ibėn Maxhe)

    Allahu i madhėruar thotė: “Nata e Kadrit ėshtė mė e mirė se njėmijė muaj” (Kadėr:3) Kurse I Dėrguari, salallahu alejhi ve selem, ka thėnė: “ka bėn iradet gjatė natės sė Kadrit, me besim dhe shpresė nė shpėrblimin e Allahut, i falen mėkatet e mėparshme” (Buhariu)

    I Dėrguari, salallahu alejhi ve selem, ka thėnė: “lutja ėshtė adhurim” pastaj lexoi ajetin: “Zoti juaj ka thėnė: "Mė thirrni Mua, Unė ju pėrgjigjem, e ata qė nga mendjemadhėsia i shmangen adhurimit ndaj Meje, do tė hyjnė tė nėnēmuar nė xhehenem". (Sahih Tirmidhi)

    Abdulla ibėn Abasi tregon: “I Dėrguari i bėri obligim fitrat qė tė jenė pastrim pėr agjėruesin nga fjalėt e kota e tė pahijshme si dhe ushqim pėr tė mjerėt. Kush i jep para namazit (tė Bajramit) i pranohen, e kush i vonon pas namazit janė thjeshtė njė lėmoshė.” (Sahih Ebu Davud)

    Rubej bint Muavidh tregon: “fėmijėt i shtynim tė agjėrojnė dhe bėnim disa lodra nga leshi ashtu qė kur qanin pėr ushqim, ua jepnim ato deri sa tė vinte iftari” (Buahriu dhe Muslimi)

    Aishja, radijallahu anha, tregon: I Dėrguari i Allahut bėnte itikaf dhjetė ditėt e fundit tė ramazanit deri sa vdiq. Pas tij, bashkėshortet e tij bėnin itikaf.” (Buhariu dhe Muslimi)

    I Dėrguari, salallahu alejhi ve selem, ka thėnė: “nė xhenet ėshtė njė derė qė quhet Rejan. Ditėn e Kijametit nėpėr tė do hyjnė agjėruesit dhe askush tjetėr pėrpos tyre. Do thuhet: ku janė agjėruesit? Do hyjnė nėpėr tė, dhe kur tė hyjė agjėruesi i fundit mbyllet dhe askush tjetėr mė nuk do tė hyjė.” (Buahriu dhe Muslimi)

    I Dėrguari, kur hynte nė dhjetė ditėt e ramazanit, e gjallėronte tėrė natėn, zgjonte familjen, ishte pėrplot zell dhe i pėrvilej adhurimit.” (Muslimi)

    I Dėrguari, salallahu alejhi ve selem, ka thėnė: “kėrkoni Natėn e Kadrit nė dhjetė ditėt e fundit tė ramazanit.” (Buhariu)

    I Dėrguari, salallahu alejhi ve selem, bėnte adhurime gjatė dhjetė ditėve tė fundit tė ramazanit qė s’i bentė jashta tyre.” (Muslimi)

    I Dėrguari, salallahu alejhi ve selem, ka thėnė: “agjėruesi ka dy gėzime. Kur bėn iftar gėzohet dhe kur e takon zotin e tij gėzohet me agjėrimin qė ka bėrė.” (Buhariu dhe Muslimi)

    I Dėrguari, salallahu alejhi ve selem, ka thėnė: “umreja nė ramazan kompenson njė haxh me mua.” (Buhariu)

    I Dėrguari, salallahu alejhi ve selem, ka thėnė: “kush agjėron ramazanin pastaj ia bashkėngjet pas tij edhe gjashtė ditė tė shevalit, ėshtė sikur me agjėrua tėrė kohėn” (Muslimi)

    I Dėrguari, salallahu alejhi ve selem, ka thėnė: “agjėrimi dhe Kurani do ndėrmjetėsojnė pėr robin ditėn e kiametit. Agjėrimi do thotė: o zot, ia ndalova ushqimin dhe kėnaqėsitė gjatė ditės, prandaj mė lejo tė ndėrmjetėsoj pėr tė! Kurani do tė thotė: ia ndalova gjumin gjatė natės prandaj mė lejo tė ndėrmjetėsoj pėr tė! Tha: dhe do tė ndėrmjetėsojnė.” (Ahmedi, sahih)

    Agim Bekiri

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    08-06-2010
    Vendndodhja
    Aty ku nuk me gjen njeri
    Postime
    106
    Allahu te shperbleft me te mirat e tij per Keto thenje, qe i sjelle per ne Ketu.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •