Esselamun alejkum we rahmetullahi we berekatuhu.
Nė kėtė temė shpresoj qė tė mos ndėrhyn askush, pasi nuk e hap pėr debat dhe pėr biseda, por pėr tė pėrfituar ai qė do ( bashkė me mua ). Do mundohem ( inshAll-llah ), qė ta sjell nė mė shumė postime, kėshtu qė tė jetė mė i kuptueshėm ajo qė do sjellim pėr kėtė temė.
Me emrin e Allahut, Mėshiruesit, Mėshirėbėrėsit
El Fatiha - Hapja
Ėshtė shpallur nė Meke
Pjesa e parė
Kuptimi i El-Fatihas dhe emrat e saj
Kjo kaptinė quhet El-Fatiha e qė nė gjuhėn tonė ka kuptimin Hapja e Librit, ėshtė kaptina me tė cilėn fillojnė lutjet-namazi. Nga shumica e dijetarėve ėshtė quajtur Umm Al-Kitab (Nėna e Librit).
Nė hadith autentik tė transmetuar nga Tirmidhiu, i cili e ngriti ne shkallėn sahih, Ebu Hurejra transmeton e thotė se i Dėrguari i Allahut, Muhamedi salallahu alejhi we selem ka thėnė:
«ﺍﻟْﺤَﻤْﺪُ ﷲِ ﺭَﺏَ ﺍﻟْﻌَﺎﻟَﻤِﻴﻦَ ﺃُﻡﱡ ﺍﻟْﻘُﺮْﺁﻥِ ﻭَﺃُﻡﱡ ﺍﻟْﻜِﺘَﺎﺏِ ﻭَﺍﻟﺴﱠﺒْﻊُ ﺍﻟْﻤَﺜَﺎﻧِﻲ ﻭَﺍﻟْﻘُﺮْﺁﻥُ ﺍﻟْﻌَﻈِﻴﻢُ»
Elhamdulilahi-Rabbil-Alemin ėshtė Nėna e Kuranit, Nėna e Librit dhe shtatė ajetet e Kuranit tė lavdishėm qė pėrsėriten (shtatė ajetet e kėsaj sureje pėrsėriten nė ēdo rekat gjatė namazit).
Gjithashtu, ėshtė quajtur edhe El-Hamd dhe Es-Salah, sepse Profeti salallahu alejhi we selem ka thėnė se Allahu ka thėnė:
«ﻗَﺴَﻤْﺖُ ﺍﻟﺼﱠﻠَﺎﺓَ ﺑَﻴْﻨِﻲ ﻭَﺑَﻴْﻦَ ﻋَﺒْﺪِﻱ ﻧِﺼْﻔَﻴْﻦِ، ﻓَﺈِﺫَﺍ ﻗَﺎﻝَ ﺍﻟْﻌَﺒْﺪُ:ﺍﻟْﺤَﻤْﺪُﺩِﷲ ﺭَﺏﱢ ﺍﻟْﻌَﺎﻟَﻤِﻴﻦَ، ﻗَﺎﻝَ ﺍﷲُ:
ﺣَ ﻤِ ﺪَ ﻧِ ﻲ ﻋَ ﺒْ ﺪِ ﻱ»
E kam ndarė namazin ndėrmjet Meje dhe robit Tim nė dy gjysma. Kur robi thotė:Falėnderimi i takon All-llahut, Zotit tė Gjithėsisė! Allahu thotė: Robi im mė lavdėroi
.
El-Fatiha ėshtė quajtur edhe Salah, sepse tė recituarit e saj ėshtė kusht pėr vlefshmėrinė e namazit. Ėshtė quajtur edhe Esh-Shifa (Shėrimi). Gjithashtu, quhet edhe Er-Rukjeh (shėrim, mjet shėrimi), sepse nė Sahih ekziston rrėfimi i Ebu Seidit ku tregon historinė e Sahabiut i cili i kėndoi El-Fatihan udhėheqėsit tė njė fisi i cili ishte i helmuar. Mė vonė, i Dėrguari i Allahut tha sahabiut:
«ﻭَﻣَﺎ ﻳُﺪْﺭِﻳﻚَ ﺃَﻧﱠﻬَﺎ ﺭُﻗْﻴَﺔٌ»
Nga e dite se ajo ėshtė rukje?
Ibn Abasi, Katade dhe Ebu-El Alij thonė se El-Fatiha ėshtė shpallur nė Meke.
Allahu thotė:
(ﻭَﻟَﻘَﺪْ ءﺍﺗَﻴْﻨَـﻚَ ﺳَﺒْﻌًﺎ ﻣﱢﻦَ ﺍﻟْﻤَﺜَﺎﻧِﻲ)
Mė tė vėrtetė, Ne u kemi dhuruar juve shtatėshen Methani (shtatė ajetet e kaptinės El-Fatiha qė pėrsėriten)(15:87).
Allahu e di mė sė miri.
Vazhdon inshAll-llah...
Krijoni Kontakt