Close
Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 21
  1. #11
    EPIROT Maska e EDLIN
    Anëtarësuar
    16-07-2007
    Vendndodhja
    ku bëhen qinglat
    Postime
    1,527
    Citim:

    E me dhe juve tani ....!
    Ky konsulli grek , por dhe keta zagaret e tjere te grekut , ne fund te fundit punen e tyre bejne ! Per mua pavaresisht se jane armiqte e Shqiperise dhe Shqiptareve , per ta duhet patur respekt se jane nacionaliste per vendin e tyre , pavaresisht se "qener dhe bije qenesh" !

    Ne ketu votojme dhe mbeshtesim Sali serbin qe nuk po leh , por po i fal territore shqiptare grekut dhe nuk themi gjysem llafi ...! Por kemi ketu ne forum shqipfoles qe do te vrisnin gjithe shqiptaret e tjere per Saliun ....!

    Mos e boni kaq te modhe , ne fund te fundit keta greqerit nuk eshte se po e bejne vetem sot kete pune ...! Kane mbi 100 vjet ...!

    Kjo qe ke shkruar me siper tregon sa i ceket jeni.
    Lexohuni me mire se po thoni te njejten gje e s'po kuptoheni..
    Sa per relax sodisni natyren e qete te "v.epirit"

    Permendore per andartet greke.....
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Epiri është dhe do të mbetet gjithmonë shqiptar ashtu si e krijoi natyra dhe historia - A. Frasheri

  2. #12
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-01-2012
    Vendndodhja
    Rrefugjat ne vendin tim ...
    Postime
    991
    Citim Postuar më parë nga EDLIN Lexo Postimin
    Lexohuni me mire se po thoni te njejten gje e s'po kuptoheni..
    Sa per relax sodisni natyren e qete te "v.epirit"

    Permendore per andartet greke.....
    Ku ne te se emes ndodhet ky lapidar ? Brenda dheut qe gjakosi ?

  3. #13
    EPIROT Maska e EDLIN
    Anëtarësuar
    16-07-2007
    Vendndodhja
    ku bëhen qinglat
    Postime
    1,527
    Permendorja per nder te andarteve qe kryen masakra ne fshatrat e Sarandes, gjirokastres, Permetit e Tepelenes ne 1913-1915 ndodhet ne Krani te Delvines.
    Ne foto eshte kryetari i MEGA-s Kristaq Koçis duke folur per autonomine e V.epirit me 19.02 2012

    PARTIA E MINORITETI GREK MEGA KËRKON HAPËT SHPALLJEN E AUTONOMINË E VORIO EPIRIT
    Arben LLALLA



    Për herë të parë pas kaq vitesh politikanë dhe drejtues të partisë së minoritetit grek që jetojnë në Shqipëri “MEGA,, kanë kërkuar hapët Autonominë e Vorio Epirit. Kjo kërkesë e tyre është deklaruar ditën e diel më 19 shkurt 2012 me rastin e shpalljes së Autonomisë më 17 shkurt 1914.

    Ngjarja ka ndodhur në fshatin Krania të prefekturës së Delvinës ditën e diel në kishën e Shën Gjergjit. Me rastin e shpalljes së Autonomisë përfaqësues të partisë së minoritetit MEGA kanë vajtur në përmendoren e Thimios Lolit, një adart i cili ka luftuar për shpalljen e Autonomisë së Vorio Epirit më 1914. Në këtë ceremoni përkujtimore foli gazetari Theodhoros Asvestopulos i cili përshkojë ngjarjen historike që çuan në shpalljen e Autonomisë më 17 shkurt 1914, në Gjirokastër. Më tej fjalën e mori kryetari i partisë MEGA të minoritetit Kristaq Kiços i cili tha: “Çdo komb në botë ka heronjtë e tij, dhe për këtë kemi ardhur ne sot për të përkujtuar heronjtë tanë kombëtar të cilët luftuan për të drejtat e tyre, në tokën e tyre stërgjyshore, këtu në Vorio Epir(në Shqipërinë e Jugut). Është detyra jonë për të nderuar heronjtë e djeshëm dhe për të marrë shembull për luftën e sotme. Për të ruajtur arsimin tonë, pronën tonë, identitetin tonë kombëtar. Për të ruajtur gjithçka që gjyshërit tanë na e kanë lënë për të cilat luftuan dhe sakrifikuan. Të gjithë bashkë duhet ta kuptojmë se shkojmë për të arritur kombëtar…”

    Më tej kryetari i MEGËS Kristaq Kiços vuri kurora me lule tek përmendorja e adartit Thimo Lolis i cili është nga fshati Krania.

    Deklarat e Kristaq Kiços është e para deklaratë e një politikani minoritar i cili hapët deklaron se vazhdojnë luftën tyre në hapat e heronjve të autonomisë së Vorio Epirit. Kohëve të fundit janë shtuar aktivitetet e minoritarëve grek për provokuar destabilizimin e Jugut të Shqipërisë.
    Ndryshuar për herë të fundit nga EDLIN : 22-02-2012 më 10:26
    Epiri është dhe do të mbetet gjithmonë shqiptar ashtu si e krijoi natyra dhe historia - A. Frasheri

  4. #14
    EPIROT Maska e EDLIN
    Anëtarësuar
    16-07-2007
    Vendndodhja
    ku bëhen qinglat
    Postime
    1,527
    Minoritarët ekstremistë grekë tentojnë nxitjen e destabilizimit të jugut


    Nga Arben LLALLA

    Greqia, edhe pse ndodhet prej disa vitesh në katastrofën ekonomike deri në një falimentim të butë si shtet strukturat shtetërore të atjeshme gjejnë fonde për të mbështetur organizatat e ndryshme për destabilizimin e Jugut të Shqipërisë, për të realizuar ëndrrën e vjetër të Autonomisë së Vorio Epirit. Misionarë të ndryshëm që i përkasin minoritetit grek në Shqipëri, të cilët nuk duan miqësinë greko-shqiptare dhe paqen në Ballkan, të paguar fort nga Athina dhe diaspora greke vazhdojnë misionin e priftit Kosma Etoliani dhe të Gjeorgjio Zografit.

    Nxitësit kryesorë të aktiviteteve antishqiptare janë Panajot Barka, profesori universitar i cili nuk po e gjen vetveten prej kaq vitesh në fushën e politikës shqiptare, Harallambos Karathanos, një politikan grek që i ndërron partitë si fëmija pelenat, Naum Disho, vllehu që mohon gjuhën e mëmës së tij, vllahishten për pak euro greke, humbësi i bashkisë së Himarës me origjinë nga Progonati, Vasilis Bollanos, Theofan Kalivioti, ministri sahan lëpirës andej dhe këtej kufirit greko-shqiptar Spiro Ksera, i cili nuk di të fshehë eurot e fituara me “djersë”, ish përkthyesi dhe shoqëruesi i Anastas Janullatosit kur shkeli përherë të parë Shqipërinë, deputeti Vangjel Dule, i cili mbahet në politikë për hatër të kryepeshkopit Janullatos, shqiptari i greqizuar Pirro Dhima, nga varfëria ekonomike dorëzoi targat e makinës xhip dhe pritet të emigrojë në Amerikë për të mbledhur të holla në emër të shkollave greke në Himarë, por ndoshta një pjesë e mirë e këtyre lekëve të përfundojnë në xhepat e tij.
    Për çdo vit shoqatat vorio epiriote dhe rinia vorio epiriote organizojnë tubime dhe festime për Autonominë e Vorio Epirit duke shfaqur haptas qëllimet e tyre për aneksimin e Jugut të Shqipërisë. Ata, si gjithnjë me të njëjtin skenar që prej shumë vitesh, i njëjti fjalim, të njëjtat fytyra të ekstremistëve minoritarë grekë të Shqipërisë u tubuan edhe këtë herë më 19 shkurt rreth orës 11:00 në Athinë për të kryer ritet fetare dhe kombëtare në përkujtim të 98 vjetorit të shpalljes së autonomisë së Vorio Epirit të 17 shkurt 1914. Organizatorët kryesorë të këtij manifestimi janë ata që kërkojnë destabilizimin e jugut të Shqipërisë si ish-kandidati për deputet i partisë Demokracia e Re dhe tashmë anëtar i partisë ekstremiste të djathtë greke LAOS Harallambos Karathanos, i lindur në Greqi, por prindërit e tij janë me origjinë nga Dropulli, Theofan Kalivioti drejton shoqatën Rinia e Vorio Epirit dhe është nga Livadhia e Sarandës. Këta minoritarë, si gjithnjë çirren për Autonominë e Vorio Epirit me shpresën se Perëndia do i dëgjojë britmat e tyre dashakeqëse.
    Aktiviteti filloi me një lutje në këtë kishë, Shën Gjeorgjio Karitsi dhe me vendosjen e kurorave tek Ushtari i Panjohur, pranë godinë së Kuvendit të Greqisë ku pati edhe një mosmarrëveshje me trupat policore, të cilat ishin në gatishmëri si pasojë e protestës së sindikatave në të njëjtën orë për masat e rrepta ekonomike që ka miratuar Kuvendi i Greqisë. Manifestuesit e përkujtimit të 98 vjetorit të Autonomisë u përzien me protestuesit e sindikatave. Fjalimin qendror, këtë herë e mbajti Dhimitris Perdhiqis, kryetar i Lëvizjes për Rilindjen e Vorio Epirit. Më tej u fol edhe për dënimin e dhënë nga gjykata shqiptare për Naum Dishon, për të cilin, folësit deklaruan se është dënuar vetëm e vetëm se është grek. Të pranishëm ishin përfaqësues të partisë Demokracia e Re, deputetja Evgjenia Çumani, nënkryetari i partisë PBDNJ Thoma Jani, anëtarë të partisë minoritare MEGA, OMONIA, përfaqësues të shoqatës Rinia Vorio Epiriotase, Theofanis Kaliviotis, Eleni Dhimu, kryetari i Lidhjes së Dropullit të Poshtëm Kostas Qiriaku etj. Pasi shprehën dhimbjen për Autonominë e Vorio Epirit, ata u bashkuan me protestën e sindikatave greke. Në të njëjtën kohë në Athinë u mbajt një Seminari për Protokollin e Korfuzit të organizuan nga Fronti Patriotik. Qëllimi i këtij Seminari ishte për të bërë të njohur opinionit rreth Protokollit të Korfuzit. Organizatorët kanë planifikuar një sërë takimesh me organizatat ndërkombëtare dhe në veçanti me faktorin politik të Rusisë, i cili ka shfaqur kohëve të fundit interes për shpalljen e Autonomisë.
    Epiri është dhe do të mbetet gjithmonë shqiptar ashtu si e krijoi natyra dhe historia - A. Frasheri

  5. #15
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-01-2012
    Vendndodhja
    Rrefugjat ne vendin tim ...
    Postime
    991
    Ne kemi ne drejtimin politik te vendit , elemente dhe klane te shitura ne sherbim te sllaveve dhe grekerve !
    Prandaj si sllavet dhe greket bejene qejf ne kurriz te shqiptareve brenda Republikes se Shqiperise ...

    Jugu u Shqiperise , eshte lene ne doren e grekut me te gjitha . Rruga nga Kakavija e deri ne Tepelene eshte asfalt i gjalle , ndersa nga Tepelena deri ne Tirane e me siper , nje katastrofe e vertete qe ka shtate vjet qe bejne sikur do ta bejne !
    Po keshtu antenat e TV-ve shqiptare Top Chanel etj. u prene nga KKRRTSH me porosi te qeverise sepse akoma nuk kishin marre statusin "kombetar" .....

    Ndersa Greku ngre permendoret e Milosheviceve greke ne token shqiptare .....

    Po perpiqen shume keta antishqiptaret , perfshi qeverine e Shqiperise , te mireorganizuar dhe te bashkerenduar ne veprime , por me falni per shprehjen "M.UT do te hane , te gjithe bashke !". Taksirati i shqiptareve te vonohen dhe te heqin e vuajne akoma per disa kohe !

  6. #16
    i/e regjistruar Maska e cool_shqype
    Anëtarësuar
    30-05-2007
    Vendndodhja
    jetoj me lemoshat e nanes natyre
    Postime
    1,024
    Citim Postuar më parë nga violativo Lexo Postimin
    Ne kemi ne drejtimin politik te vendit , elemente dhe klane te shitura ne sherbim te sllaveve dhe grekerve !
    Prandaj si sllavet dhe greket bejene qejf ne kurriz te shqiptareve brenda Republikes se Shqiperise ...

    Jugu u Shqiperise , eshte lene ne doren e grekut me te gjitha . Rruga nga Kakavija e deri ne Tepelene eshte asfalt i gjalle , ndersa nga Tepelena deri ne Tirane e me siper , nje katastrofe e vertete qe ka shtate vjet qe bejne sikur do ta bejne !
    Po keshtu antenat e TV-ve shqiptare Top Chanel etj. u prene nga KKRRTSH me porosi te qeverise sepse akoma nuk kishin marre statusin "kombetar" .....

    Ndersa Greku ngre permendoret e Milosheviceve greke ne token shqiptare .....

    Po perpiqen shume keta antishqiptaret , perfshi qeverine e Shqiperise , te mireorganizuar dhe te bashkerenduar ne veprime , por me falni per shprehjen "M.UT do te hane , te gjithe bashke !". Taksirati i shqiptareve te vonohen dhe te heqin e vuajne akoma per disa kohe !
    DHE PAK KE THENE........
    Ngrene permendore e varreza, vene gure me mbishkrime cirilike ne themelet e kishave krye hafia e asfalias Janulla qe na e bene dhurate politikqenet, shiten c'do fushe te ekonomise dhe sistemit bakar me strategji kombetare te Greku, grinden si kafshe te antikitetit prostipolitikanet tane dhe lene me miliona njerez te varrur neper dyert e europes ku te cuditur na shohin se si ka mundesi te jemi ne kete grade, mos te guxoje njeri ti shaje se cojne receten menjehere Dhulet e Hristodhulet, Kserat e Plerat ta pushojne nga puna....
    DHE SI THATE DHE JU TAKSIRATI I SHQYPTAREVE TE VUAJNE ........
    each second is eternity as eternity is now,
    and now, now is forever

  7. #17
    Krenar si Shqiptar Maska e Alvlora
    Anëtarësuar
    17-12-2004
    Vendndodhja
    Toronto, Kanada
    Postime
    92

    Ja kush jane ...............

    Citim Postuar më parë nga Bel ami Lexo Postimin
    Fatkeqesisht ironia jote e holle nuk kuptohet nga disa te tjere!
    Me qe e ka te holle po i jape nje.......... nga une.


    Çfarë po luhet me Himarën? Po bëhen përpjekje që Vasil Bollano të ngrejë flamurin e autonomisë së Vorio Epirit më 17 shkurt 2014, në Himarë? (Në të vërtetë grekët nuk janë aq trima që të bëjnë veprime të tilla, por ata gjejnë gjithnjë renegatë shqiptar të tipit Vasilis Bollanos që të realizojnë qëllimet e tyre. Dhe Gjeorgji Zografi që shpalli autonominë e Vorio Epirit më 17 shkurt 1914 nuk ishte grek, por shqiptar ortodoks nga Lunxhëria.)

    Nga Arben Llalla
    Ka disa vite që Himara është kthyer në vend beteje midis shqiptarëve dhe grekëve ekstremistë të cilët duan që këtë qytezë të vogël ta kthejnë në zonë minoritare edhe pse minoriteti grek nuk është vendas dhe pjesa më e madhe e himariotëve janë shqiptarë ortodoks, por të cilët për përfitime ekonomike pas viteve 1990 identifikohen shpeshherë si grek.


    Me ardhjen në krye të baskisë së Himarës shqiptari i greqizuar nga Progonati Vasilis Bollanos u shtuan presionet dhe aktivitetet e shoqatave, partive dhe politikanëve grek të Athinës, Amerikës dhe të minoritetit për ta përcaktuar Himarën si qendër të lashtë të greqizmit. Gjatë disa mandatëve që Vasilis Bollanos ishte kryetar i bashkisë së Himarës bëri shumë lëvizje politike në dëm të shqiptarëve dhe Shqipërisë duke e kthyer Himarën në arenë lufte politike midis Shqipërisë dhe Greqisë. Gjithnjë gjatë fushatave të ndryshme të zgjedhjeve lokale dhe parlamentare ishim mësuar që Himara të pushtohej për disa ditë nga deputet, policë, politikanë, kriminelë të ardhur me misione nga Athina për destabilizimin dhe krijimin e një imazhi të keq të Himarës shqiptare.

    Me humbjen e Vasilis Bollanos në zgjedhjet për pushtetin vendor në maj 2011, u duk se ranë presionet e grekëve për Himarën. Por Kali i Trojës mendon se si të fusin në dorë kryetarin e ri të Himarës Jorgo Gorën i cili fitojë këtë qytezë nën siglën e PS.

    Jorgo Goron për ti matur grekët pulsin kombëtar nëse mund të blihet si Bollano e ftojnë në Amerikë Këshilli i himarjotëve të Amerikës ku i kishin rezervuar edhe disa takime me personalitete të jetës politike të Amerikës, por që i përkasin lobit grek të atjeshëm.

    Më 15 janar 2012 Jorgo Goro bëri një takim në Annapolis me përfaqësuesit e shoqatës së himarjotëve të Amerikës, ku u diskutua rreth çështjeve që lidhen me Himarën, zhvillimin e turizmit, pornat. Në këtë takim ishin të pranishëm prifti Kozma Karavela, Arben Nina, Stiv Zhupa, Nik Dhimas, Fotis Martinos, Nikos Bezanis, Petro Gjikura etj. Kryetari i baskisë së Himarës ndoqi edhe liturgjinë në kishën e Shën Kostandini dhe Helenës.


    Ndërsa më 18 janar z.Goro u takua në Uashinton me Kongresmenin Republikan të shtetit të Floridës greko-amerikanin Gus Biliraqin i cili njihet si njëri nga mbështetësit e fortë të çështjes së grekëve në Shqipëri. Në këtë takim u diskutua rreth çështjeve të të drejtave të minoritetit grek dhe pronave të kishës ortodokse.

    Në Njujork, Jorgo Goro pati takime me vëllezërit Tenet, ish-shefin e CIA Gjeorgjio Tenet dhe Vasili Tenet i cili është mjek.

    Sipas disa thashethemeve të grekëve të Amerikës, Jorgo Goro refuzojë të takohej me disa përfaqësues ekstremistë të lobit greko-amerikan të cilët njihen si nxitës të destabilizimit të Jugut në Shqipëri. Ai refuzojë të takohej me përfaqësuesit himariot të Bostonit si dhe me kryetarin e Federatës Epiriotase Dhimitrios Kutulas.

    Shumë shpejtë pritet që Pirro Dhima të udhëtoj për në Amerikë për grumbullimin e fondeve për shkollën greke Omeri të Himarës. Sipas lajmërimit të Federatës Epiriotase të Amerikës, Pirro Dhima do të marri pjesë në disa mbrëmje bamirësie si në Boston, Çikago, Njujork, Annapolis, ku do të kërkohen të holla për përhapjen e greqizmit në Himarë dhe më gjerë në jugun e Shqipërisë.(Mundet që një pjesë e të hollave Pirro Dhima ti mbajë për vete sepse gjendet në krizë të thellë ekonomike, baba i katër fëmijëve Dhima në janar dorëzojë targat e makinës xhip si pasojë për mos pagimin e tatim-taksat vjetore.)

    Peshëngritësi tashmë i pensionuar Pirro Dhima më 25 mars do jetë në Njujork për të marrë pjesë në paradën që do të organizojë lobi greko-amerikan me rastin e festës së Pavarësisë së Greqisë. Në 31 mars do gjendet në Atlantik Cyti.

    Më 22 Prill Dhimas do të bëj takime me grekët e Bostonit. Janë paraparë gjithashtu takime të Pirro Dhimës me kryepeshkopin e Amerikës Dhimitris, me kryetarin këshillit Botëror të Epirit si dhe me kongresmenin greko-amerikan Gus Biliraqis, takim që do mbahet në Departamentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

  8. #18
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-01-2012
    Vendndodhja
    Rrefugjat ne vendin tim ...
    Postime
    991
    Citim Postuar më parë nga EDLIN Lexo Postimin
    Lexohuni me mire se po thoni te njejten gje e s'po kuptoheni..
    Sa per relax sodisni natyren e qete te "v.epirit"

    Permendore per andartet greke.....
    Ky andarti grek , me bekimin e qeverise sone , ka vene kemben serish atje ne tokat ku beri gjak ! Por sic e shikon dhe ti dhe une , tani ndodhet ne forme betoni , nderkohe qe endrra e tij nuk eshte realizuar ......!

    Nga populli shqiptar i jugut , gjithmone i ka ardhur e mira Shqiperise dhe ka qene ai atje ne trojet e te pareve , qe nuk ka lejuar realizimin e endrres se grekeve ....! Edhe po ta merrnin greket me ndihmen e fuqive te medha ate territor , sa do t'i hapnin bela vehtes , jo sot , por edhe ne ditet me te mira te tyre ! Do te ishte derdhur lume gjaku shqiptar , por greket do te kishin falimentuar ! Mbase dhe arvanitet nuk do te ishin venitur ...... !

    Ai andarti grek , ka ardhur aty , jo pse e ka sjelle populli i jugut , por sepse e ka sjelle qeveria ..! Jane politika serbo-greke e qeverise ajo qe eshte rreziku me i madh per Shqiperine , pa me serbet dhe greket kemi 1000 vjet ketu ku jemi ! Kane hyre dhe kane dale , me zjarr dhe me hekur , me ushtri dhe andarte dhe ustashe dhe prape jane kthyer andej nga kane ardhur ....! Nuk besoj se e kane bere me qejf ikjen ....!

    Por kur na jane ulur ne krye te vendit si t'ia bejme ...?

  9. #19
    EPIROT Maska e EDLIN
    Anëtarësuar
    16-07-2007
    Vendndodhja
    ku bëhen qinglat
    Postime
    1,527
    Por kur na jane ulur ne krye te vendit si t'ia bejme ...?
    Besoj se jemi ne gjendje t'i japim zgjidhje edhe ketij problemi.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Epiri është dhe do të mbetet gjithmonë shqiptar ashtu si e krijoi natyra dhe historia - A. Frasheri

  10. #20
    EPIROT Maska e EDLIN
    Anëtarësuar
    16-07-2007
    Vendndodhja
    ku bëhen qinglat
    Postime
    1,527
    Partia greke Demokracia e Re, projekt për aneksimin e Jugut të Shqipërisë

    Minoriteti grek në jug të Shqipërisë është i pakënaqur për mbrojtjen e të drejtave të tyre. Me ardhjen në pushtet, Partia greke Demokracia e Re, jo vetëm që do të mbrojë minoritetin grek, por pretendon se do të aneksojë Jugun e Shqipërisë. Ndërkaq, ajo akuzon edhe 8 grekët në Kuvendin e Shqipërisë se nuk kanë folur asnjëherë për të drejtat e minoritetit grek. Në kuadrin e mbrojtjes së minoritetit grek, partia greke Demokracia e Re, më 8 Prill organizoi në hotelin “DIVANI CARAVEL”, në Athinë Konferencën me temë: “VORIO EPIRI, e shkuara, e tashmja dhe e ardhmja”. Në këtë aktivitet folën politikanë dhe deputetë të partisë Demokracia e Re, me kryetar Andoni Samaras, shefi për Politikën e Jashtme dhe deputeti Panos Panajotopulos, i cili është një antishqiptar i betuar. Ai gjatë luftës së Kosovës mbështeste regjimin e Millosheviçit, duke sulmuar ashpër NATO-n dhe ShBA-në. Ai tha se trungu kombëtar i Greqisë është në Shqipërinë e Jugut. “Objektivi i është mbijetesa e minoritetit grek në tokat dhe shtëpitë e stërgjyshërve. Shqipëria është e detyruar të zbatojë Konventën Ndërkombëtare për Mbrojtjen e Pakicave Kombëtare. Ne si parti kemi treguar ndjeshmëri të lartë për minoritetin. Me ardhjen në pushtet të Demokracisë së Re, do të ndryshojnë marrëdhëniet e trungut kombëtar me Jugun e Shqipërisë, nuk do të bëjmë dallime mes partive dhe organizatave apo individëve kur bëhet fjala për minoritetin, kryetari ynë Andoni Samaras dhe personalisht unë do të jemi më afër grekëve në Jugun e Shqipërisë, ne do t’ju mbështesim qoftë në Greqi, apo më tokën e atdheut”, tha Panajotopulos.

    Pjesëmarrësit
    Në aktivitet morën pjesë deputeti Prokopis Pavlopulos, ish-ministrat dhe deputetët Kostis Haxhidhaqis, Nikitas Kaklamanis, Katerina Papakosta, Manolis Agjelakas. Pra, përfaqësues të lartë të partisë Nea Demokracia, duke zbutur sado pak mungesën e kryetarit të partisë së tyre Samaras, i cili kishte premtuar se do të ishte i pranishëm në këtë aktivitet që e organizon partia e tij. Ndërsa politikanë nga minoriteti grek i Shqipërisë, ishte kryetari i partisë MEGA, Kristaq Kiços, i cili njihet për deklaratat ekstremiste në dëm të Shqipërisë, Zisos Lucis, Lefter Prifti, Kristo Argjiris. Ishin edhe dy diplomatët e lartë të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Greqisë, ish-Konsulli i Përgjithshëm në Gjirokastër, Joanis Çovas dhe ish-Konsulli i Përgjithshëm i Konsullatës greke në Korçë, Theodhoros Ikonomu-Kamarinos. Në sy ra mungesa e përfaqësuesve të partisë PBDNJ dhe organizatës OMONIA, Vangjel Dule dhe Vasilis Billanos, edhe pse ishin të ftuar zyrtarisht shumë ditë më parë për të mbajtur kumtesë rreth temës së Konferencës. Siç duket Vangjel Dule dhe Vasilis Bollanos, pas marrëveshjes së fshehtë që kanë bërë me një nga partitë e mëdha shqiptare për të dalë në zgjedhjet e ardhshme me lista të përbashkëta për deputet, po bojkotojnë aktivitet që organizohen me temë rreth aneksimit të jugut të Shqipërisë.

    Kiço: Të bashkohet minoriteti grek
    Politikanë nga minoriteti grek i Shqipërisë, ishte kryetari i partisë MEGA, Kristaq Kiços, në fjalën e tij foli për bashkimin e minoritetit. “Disa flasin për bashkimin e minoritetit, por në të vërtet nuk po themi dhe nuk po bëjmë diçka për bashkimin. Ne jemi këtu me shpresën se Demokracia e Re do të bëj diçka drejtpërdrejtë për të zgjidhur problemet e minoritetit në vendin tonë”, theksoi ai. Ish-konsulli i Përgjithshëm Theodhoris Ikonomu, i cili është i akuzuar nga Ministria e Jashtme greke për keqmenaxhimin e Konsullatës greke në Korçë, tha se në Kuvendin e Shqipërisë ka 8 grekë. Por ia shtroi se grekët nuk kanë folur asnjëherë për problemet e tyre. “Duhet të themelohet një organ kombëtar, ku të bashkohen të gjithë grekët e Shqipërisë. Në Kuvendin e Shqipërisë ka 8 grekë, por është sikur nuk ka asnjë, sepse ata asnjëherë nuk kanë folur për problemet e minoritetit”, theksoi ai.


    Nga Arben LLALLA
    Epiri është dhe do të mbetet gjithmonë shqiptar ashtu si e krijoi natyra dhe historia - A. Frasheri

Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •