Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 21
  1. #1
    Harambash Killer Maska e Gameness
    Anëtarësuar
    13-03-2006
    Vendndodhja
    Aty-ktu... por, parasegjithash në "kullën e fildisht".
    Postime
    623

    Konsulli Ikonomu nderohet për greqizim të Jugut të Shqipërisë

    (n'litar!)

    Konsulli Ikonomu nderohet për greqizim të Jugut të Shqipërisë

    Balkanweb, 15 gusht 2011

    TIRANE- Konsulli grek në Korçë, Theodhoros Ikonomu Kamarinos është vlerësuar pak kohë më parë, nga Fondacioni grek i Amerikës, me motivacionin; “Për shërbime të shquara për përhapjen e greqizmit në Vorio Epiri, apo siç e quajnë ata në ( Jugun e Shqipërisë). Pikërisht në datën 28 korrik, gazetari Arben Llalla njoftoi se është organizuar një ceremoni e veçantë, në qytetin e Korçës, me rastin e organizatës OMONIA, një nga
    kafet e një prej fshatrave të Korçës, ku konsulli ka pranuar medaljen, edhe pas skandalit në fillim të këtij viti, ku ai u bëri thirrje qytetarëve korçarë që të mos kenë frikë të deklarohen se janë grekë. Kryetari i Fondacionit Grek për Amerikën, Mihalis Servos, që i firmosi konsullit mirënjohjen nuk mori pjesë në dorëzimin e saj edhe pse ai ndodhej prej disa ditësh në Janinë. Mirënjohja iu dorëzua “Njeriut me Xhup”, siç njihet në opinionin shqiptar ky diplomat grek në një kafene fshati, diku në bjeshkët e Korçës larg syve´të njerëzve “kuriozë” në prani të kryetarit të OMONIA-s së Korçës Naum Disho, ish deputetit Ligoraq Karamelo, përfaqësues të organizatave nacionaliste të “Rinisë Vorioepiriote”, dega e AXAIAS dhe të shoqatës vorioepirtiote “PIRRO”, dega në Thesali. Për tu treguar padronëve të tyre se qëllimi i aktiviteti u arrit gjatë ceremonisë në kafenë e fshatit këta pjesëmarrës ngritën flamurin e Greqisë.(Askujt në Shqipëri nuk i pengon ngritja e flamurit të Greqisë apo të një vendi tjetër kur flamuri nuk vendoset për qëllime dashakeqëse. Shqiptarët janë popull human dhe dashamirës të cilët nuk provokojnë, nuk sulmojnë, por vetëm dinë të mbrohen, prandaj mos të shqetësohet Athina për flamurin e saj se mos ndalohet në Shqipëri e cilave është anëtare e NATO-s bashkë me Greqinë).

    KONGRESI I JANINËS
    Ndërkohë, nga data 29-31 korrik, në qytetin e Janinës zhvilloi punimet Kongresi i Dytë Botëror i Epirotasve që jetojnë dhe punojnë jashtë Greqisë. Në këtë Kongres nuk mungoi as nacionalisti grek i çështjes së Vorioepirit, Nikolas Geixh, firmëtari i mirënjohjes së konsullit grek, Mihalis Zervos etj. Në përfundim të punimeve Kongresi zgjodhi kryesinë e re, ku Vasil Bollano, ish-kreu i Bashkisë së Himarës,i cili humbi në zgjedhjete 8 majit u zgjodh anëtar i këshilli drejtues. Ndërsa deputeti dhe kryetari i PBDNJ-së, Vangjel Dule dhe shumë minoritarë të tjerë që janë ministra në qeverinë e Shqipërisë nuk patën fatin të zgjidheshin në postet drejtuese të Kongresit të Botëror të Epirotasve që jetojnë jashtë Greqisë. Organizata SFEVA, (e themeluar dhe drejtuar prej disa vitesh nga Mitropoliti i Konicës Sebastianos, kjo organizatë njihet për aktivitete ekstremiste për shpalljen e Autonomisë së Vorioepirit), më 6 gusht dërgoi përfaqësuesit e degës së saj të Selanikut në fshatin Polenë të Korçës, për të zhvilluar aktivitetet propagandistike për aneksimin e jugut të Shqipërisë. Aktivistët e SFEVA-s i rikujtuan polenasve kontributin tyre për rindërtimin e kishës së fshatit dhe se ata gjithnjë do të ndihmohen, sepse janë grekë si shumë fshatra të tjerë të Korçës. “Dhe mos ta harrojnë Greqinë, ajo është nëna e tyre, prandaj ndihmat materiale dhe morale nuk do t’i mungojnë asnjëherë”, kanë deklaruar aktivistë të SFEVA-s.
    Gueghes and Toskes are an iron race, as hard as the rocks they inhabit.

  2. #2
    QEVERIA Maska e policia911
    Anëtarësuar
    02-04-2009
    Vendndodhja
    new york
    Postime
    167
    akoma merreni me keto pralla mer njerz????
    ska ne shqiperi as greqi/turqi /serb por vetem shqiptar
    RROFTE SHQIPERIA

  3. #3
    EPIROT Maska e EDLIN
    Anëtarësuar
    16-07-2007
    Vendndodhja
    ku bëhen qinglat
    Postime
    1,527
    Spiro Ksera dhe Vangjel Dule të pranishëm në dhënien e Mirënjohjes ish-diplomatit grek që u përzu në heshtje nga Shqipëria

    Arben LLALLA

    Shoqata “Rinia e Vorio Epirit,, ditën e shtunë më 11 shkurt, ishte organizatorja e një mbrëmje me rastin e Prerjes së Pites t vitit 2012 në Athinë.
    Figura kryesore e kësaj mbrëmje ishte ish-konsulli grek në Korçë Theothoros Ikonomu Kamarinos i cili u vlerësua me Mirënjohje të lartë për kontributin e tij për greqizmin e Jugut të Shqipërisë.
    Fjalën e hapjes të këtij aktiviteti e bëri kryetari i shoqatës “Rinia Vorio Epiriote,, Theofanis Kaliviotis, i cili është nga Livadhia e Sarandës. Ndërsa nënkryetarja e kësaj shoqate Eleni Dhimu nga Saranda i dhurojë pllakën e Mirënjohjes Theothoros Ikonomu Kamarinos i cili deklarojë se do të punojë për çështjen e Vorio Epirit. Diplomati grek Ikonomu ose njeriu me Xhup Kinezi siç njihet në Shqipëri për kontributin e tij antishqiptar është vlerësuar edhe nga Naum Disho, i shumë kërkuari nga drejtësia shqiptare kohët e fundit.

    Gjithashtu këtë aktivitet e përshëndetën ministri i Punës dhe i Çështjeve Sociale Spiro Ksera i cili tha se duhet të jemi të bashkuar për të fituar të drejtat tona. Më tej foli Panos Panajotopulos, sekretari për politikën e jashtme të partisë Demokracia e Re e Andoni Samaras, i cili deklarojë se ministri i jashtëm grek Stavros Dhimas po bënë përpjekje që qeveria shqiptare tju plotësojë të gjitha të drejtat që ju takojnë. Politikani grek i Demokracisë së Re foli edhe për dënimin pa të drejtë nga gjykata shqiptare të grekut Naum Disho si dhe përpjekjet e diplomati Theothoros Ikonomu Kamarinos për çështjen e Vorio Epirit.

    Më tej folën kryetari i partisë minoritare MEGA, Kristaq Kiços, Kryetari i PBDNJ, Vangjel Dule, kryetari i shoqatës Vorio Epirote Harallambos Karathanos i cili në fillim të muajt mars do të jetë organizatori i manifestimit të përkujtimin të Autonomisë së Vorio Epirit, etj.
    Gjatë muajt shkurt-mars shoqatat greke që punojnë për Autonominë e Vorio Epirit do të organizojnë një sërë aktivitetesh si më 19 shkurt do mbahet një Simpozium për Protokollin e Korfuzit. Ish-kampioni Olimbik në peshëngritje shqiptari i greqizuar Pirro Dhima do të udhëtojë në Amerikë në mars-prill, me qëllim për mbledhjen e fondeve për financimet e aktiviteteve për greqëzimin e Jugut të Shqipërisë. (Kriza ekonomike që po kalon Greqia ka bërë që pak ditë më parë Pirro Dhima të dorëzojë në polici targat e makinës xhip për ti shpëtuar tatim taksave. Baba i katër fëmijëve familja e tij tashmë do mund të përdori vetëm një makinë). Të gjitha këto aktivitete janë paraparë që të krijohet një imazh i keq për Shqipërinë në prag të marrjes së ftesë, kandidat për tu anëtarësuar në BE.

    Kush është Diplomati që është vlerësuar me disa Mirënjohje nga shoqatat e minoritetit grek?

    Ish-Konsulli i Përgjithshëm grek Theothoros Ikonomu njihet për opinion e gjerë për deklaratën se: “Po, ekzistojnë grekë në Korçë. Po, vllehët janë grekë. Grekë, mos u trembni nga regjistrimi i popullsisë të shpallni origjinën reale dhe të gjithë atyre që janë në dyshim dhe me frikë dhe pyesin veten jam me siguri grek, ju them një gjë, shkoni në varreza dhe shikoni varrezat e etërve dhe gjyshërve tuaj dhe gjuhën në të cilën janë shkruar dhe merrni vendimin tuaj. Janë në gjuhën greke. Ky është Vorio Epiri. Në Vorio Epir eksitojnë grekë, kjo vërtetohet dhe do vërtetohet më tepër kur të regjistrohet popullata dhe këtu duhet të funksionojnë të drejtat e minoritetit. Kurajë, shpresë dhe betejë”.
    Deklaratë e cila provokojë një situatë të pakëndshme diplomatike midis Greqisë dhe Shqipërisë. Por kjo deklaratë u mirëprit me entuziazëm nga organizatat ekstremiste greke që luftojnë për autonominë e Vorio Epirit. Shumë organizata të tilla e nderuan me Mirënjohje diplomatin grek Theodhoros Ikonomu për aktivitetet e tij jashtë fushës diplomatike.
    Epiri është dhe do të mbetet gjithmonë shqiptar ashtu si e krijoi natyra dhe historia - A. Frasheri

  4. #4
    Peace and love
    Anëtarësuar
    16-06-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    1,897
    U perzu ne heshtje? Po c'duhet te bente Shqiperia te qellonte me topa?

  5. #5
    EPIROT Maska e EDLIN
    Anëtarësuar
    16-07-2007
    Vendndodhja
    ku bëhen qinglat
    Postime
    1,527
    Ne fakt titulli eshte i gabuar, ai nuk u perzu as ne heshtje e as me "topa", iku se i mbaroi mandati..
    Epiri është dhe do të mbetet gjithmonë shqiptar ashtu si e krijoi natyra dhe historia - A. Frasheri

  6. #6
    Krenar si Shqiptar Maska e Alvlora
    Anëtarësuar
    17-12-2004
    Vendndodhja
    Toronto, Kanada
    Postime
    92

    Edlin, po shtoje vetem pamjet e takimit

    Po shtoje tek ky shkrime pamjet e e ketij takimi.
    Citim Postuar më parë nga EDLIN Lexo Postimin
    Spiro Ksera dhe Vangjel Dule të pranishëm në dhënien e Mirënjohjes ish-diplomatit grek që u përzu në heshtje nga Shqipëria

    Arben LLALLA

    Shoqata “Rinia e Vorio Epirit,, ditën e shtunë më 11 shkurt, ishte organizatorja e një mbrëmje me rastin e Prerjes së Pites t vitit 2012 në Athinë.
    Figura kryesore e kësaj mbrëmje ishte ish-konsulli grek në Korçë Theothoros Ikonomu Kamarinos i cili u vlerësua me Mirënjohje të lartë për kontributin e tij për greqizmin e Jugut të Shqipërisë.
    Fjalën e hapjes të këtij aktiviteti e bëri kryetari i shoqatës “Rinia Vorio Epiriote,, Theofanis Kaliviotis, i cili është nga Livadhia e Sarandës. Ndërsa nënkryetarja e kësaj shoqate Eleni Dhimu nga Saranda i dhurojë pllakën e Mirënjohjes Theothoros Ikonomu Kamarinos i cili deklarojë se do të punojë për çështjen e Vorio Epirit. Diplomati grek Ikonomu ose njeriu me Xhup Kinezi siç njihet në Shqipëri për kontributin e tij antishqiptar është vlerësuar edhe nga Naum Disho, i shumë kërkuari nga drejtësia shqiptare kohët e fundit.

    Gjithashtu këtë aktivitet e përshëndetën ministri i Punës dhe i Çështjeve Sociale Spiro Ksera i cili tha se duhet të jemi të bashkuar për të fituar të drejtat tona. Më tej foli Panos Panajotopulos, sekretari për politikën e jashtme të partisë Demokracia e Re e Andoni Samaras, i cili deklarojë se ministri i jashtëm grek Stavros Dhimas po bënë përpjekje që qeveria shqiptare tju plotësojë të gjitha të drejtat që ju takojnë. Politikani grek i Demokracisë së Re foli edhe për dënimin pa të drejtë nga gjykata shqiptare të grekut Naum Disho si dhe përpjekjet e diplomati Theothoros Ikonomu Kamarinos për çështjen e Vorio Epirit.

    Më tej folën kryetari i partisë minoritare MEGA, Kristaq Kiços, Kryetari i PBDNJ, Vangjel Dule, kryetari i shoqatës Vorio Epirote Harallambos Karathanos i cili në fillim të muajt mars do të jetë organizatori i manifestimit të përkujtimin të Autonomisë së Vorio Epirit, etj.
    Gjatë muajt shkurt-mars shoqatat greke që punojnë për Autonominë e Vorio Epirit do të organizojnë një sërë aktivitetesh si më 19 shkurt do mbahet një Simpozium për Protokollin e Korfuzit. Ish-kampioni Olimbik në peshëngritje shqiptari i greqizuar Pirro Dhima do të udhëtojë në Amerikë në mars-prill, me qëllim për mbledhjen e fondeve për financimet e aktiviteteve për greqëzimin e Jugut të Shqipërisë. (Kriza ekonomike që po kalon Greqia ka bërë që pak ditë më parë Pirro Dhima të dorëzojë në polici targat e makinës xhip për ti shpëtuar tatim taksave. Baba i katër fëmijëve familja e tij tashmë do mund të përdori vetëm një makinë). Të gjitha këto aktivitete janë paraparë që të krijohet një imazh i keq për Shqipërinë në prag të marrjes së ftesë, kandidat për tu anëtarësuar në BE.

    Kush është Diplomati që është vlerësuar me disa Mirënjohje nga shoqatat e minoritetit grek?

    Ish-Konsulli i Përgjithshëm grek Theothoros Ikonomu njihet për opinion e gjerë për deklaratën se: “Po, ekzistojnë grekë në Korçë. Po, vllehët janë grekë. Grekë, mos u trembni nga regjistrimi i popullsisë të shpallni origjinën reale dhe të gjithë atyre që janë në dyshim dhe me frikë dhe pyesin veten jam me siguri grek, ju them një gjë, shkoni në varreza dhe shikoni varrezat e etërve dhe gjyshërve tuaj dhe gjuhën në të cilën janë shkruar dhe merrni vendimin tuaj. Janë në gjuhën greke. Ky është Vorio Epiri. Në Vorio Epir eksitojnë grekë, kjo vërtetohet dhe do vërtetohet më tepër kur të regjistrohet popullata dhe këtu duhet të funksionojnë të drejtat e minoritetit. Kurajë, shpresë dhe betejë”.
    Deklaratë e cila provokojë një situatë të pakëndshme diplomatike midis Greqisë dhe Shqipërisë. Por kjo deklaratë u mirëprit me entuziazëm nga organizatat ekstremiste greke që luftojnë për autonominë e Vorio Epirit. Shumë organizata të tilla e nderuan me Mirënjohje diplomatin grek Theodhoros Ikonomu për aktivitetet e tij jashtë fushës diplomatike.

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-01-2012
    Vendndodhja
    Rrefugjat ne vendin tim ...
    Postime
    991
    E me dhe juve tani ....!
    Ky konsulli grek , por dhe keta zagaret e tjere te grekut , ne fund te fundit punen e tyre bejne ! Per mua pavaresisht se jane armiqte e Shqiperise dhe Shqiptareve , per ta duhet patur respekt se jane nacionaliste per vendin e tyre , pavaresisht se "qener dhe bije qenesh" !

    Ne ketu votojme dhe mbeshtesim Sali serbin qe nuk po leh , por po i fal territore shqiptare grekut dhe nuk themi gjysem llafi ...! Por kemi ketu ne forum shqipfoles qe do te vrisnin gjithe shqiptaret e tjere per Saliun ....!

    Mos e boni kaq te modhe , ne fund te fundit keta greqerit nuk eshte se po e bejne vetem sot kete pune ...! Kane mbi 100 vjet ...!

  8. #8
    Krenar si Shqiptar Maska e Alvlora
    Anëtarësuar
    17-12-2004
    Vendndodhja
    Toronto, Kanada
    Postime
    92
    Citim Postuar më parë nga violativo Lexo Postimin
    E me dhe juve tani ....!
    Ky konsulli grek , por dhe keta zagaret e tjere te grekut , ne fund te fundit punen e tyre bejne ! Per mua pavaresisht se jane armiqte e Shqiperise dhe Shqiptareve , per ta duhet patur respekt se jane nacionaliste per vendin e tyre , pavaresisht se "qener dhe bije qenesh" !

    Ne ketu votojme dhe mbeshtesim Sali serbin qe nuk po leh , por po i fal territore shqiptare grekut dhe nuk themi gjysem llafi ...! Por kemi ketu ne forum shqipfoles qe do te vrisnin gjithe shqiptaret e tjere per Saliun ....!

    Mos e boni kaq te modhe , ne fund te fundit keta greqerit nuk eshte se po e bejne vetem sot kete pune ...! Kane mbi 100 vjet ...!
    Kjo qe ke shkruar me siper tregon sa i ceket jeni.

  9. #9
    Lazaratas Maska e Bel ami
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    Lazarat
    Postime
    1,184

    Kjo qe ke thene eshte si puna e gishtit mbi plage.Disa nuk e duan, sepse e verteta u dhemb.Fatkeqesisht ironia jote e holle nuk kuptohet nga disa te tjere!
    ... E ku thuhene ne karte
    Fjalet e Gjuhes se Zjarrte!

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-01-2012
    Vendndodhja
    Rrefugjat ne vendin tim ...
    Postime
    991
    Citim Postuar më parë nga Alvlora Lexo Postimin
    Kjo qe ke shkruar me siper tregon sa i ceket jeni.
    O miku im ....! Mos me shiko mua sa i ceket jam , por shiko se te iku nga prona jote (e Shqiperise) 350 km katrore territor ! Det i thelle dhe jo i ceket sic jam une ! Det plot nafte dhe antika qe flene aty prej mijra vjetesh ! Mbase dhe qytete te vjetra nen uje ! Mbase edhe skeptri i Zojsit (Zeusit) ndodhet ne thellesite e atij deti .....

    Anija e Akile d' Oileo , qe kthehej nga Troja e shkaterruar , kendonte Homeri , u be copash ne ishullin GurGura ose GuraienPetren (Korkyra emri me i lashte qe ruhet edhe sot per Korfuzin) , keshtu qe edhe mbeturinat e asaj anijeje mund te ndodhen aty , ne ate cope det te memes se vjeter Shqiperi ......

    Lerme mua ne cektesine mendjes time ! Ne fund te fundit i pari qe e vuan jam pikerisht une !
    Ndryshuar për herë të fundit nga violativo : 21-02-2012 më 12:23

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •